“Glass” ose : fundi i Shyamalan 1.0 ?


#21

ne kinema (ne France)


#22

per hater te se vertetes: keshtu ka qene historikisht. Ka plot regjizore me demek “te talentum” qe kalojne kufijt e vendeve nga vijne dhe arrijne te financohen nga Shtepi Productioni te kallupit (te ‘mases’ (size) mesatare e siper (deri dhe gjigande hollywoodiane). Ajo qe eshte komike eshte se nuk zgjat shume: pas dy-tre filmash ‘te suksesshem’ (dmth qe korrin sukses financiar, shkurt), ketyre u hyp vetja ne qejf dhe marrin kot. Dhe bejne filma qe deshtojne komplet (dmth deshtojne finaciarisht, meqe ai eshte i vetmi mjet mates i ketyre kompanive). Dhe flaken si qent.
Më tipiku eshte Danis Tanoviç, ai bosnjaku (por qe tani ka marre nenshtetesi belge) qe pat bere ate “No man’s land” (qe mori plot bujë Oscar si filmi me i mire i huaj!). I dhane parà per nja dy-tre filma te tjere (me buxhet te larte - siç thueht nganjehere) dhe kur atij i hypi vetja ne qejf, i dhane shkelmin dhe tani nuk i degjohet më zeri
Delenxhi dhe delirant


#23

e ke thene !!

ps.borgjezia e re krijohet ciklikisht historikisht e keshtu duhet te jete edhe perbrenda fushes se kinemase


#24

paul sanchez qenka ne net


#25

stalker, kape ket, meqe je i majte, dmth i nones natyre, çun mami:

tani Moni meret vetem me dokumentare si ne fillim te karrieres, nuk bo mo fiction.


#26

lajmi i keq eshte se s’ka titra


#27

Filmi i ri i Harmony Korine (regjizori i Spring breakers) në mars në ekrane !!
:+1:


#28

thkx for the news. te shpresojme qe estravaganca s’mbetet vec dekor si shumica e sundance films.

Spring breakers e tejkalonte suksesshem aparencen madje mashtronte qellimshem permes saj

@Albano-id ke linkun e paul sanchez ne PM


#29

Aspak keq Glass. Formalisht nga me te miret e Shyamalan. Per kete ndoshta ndikon buxheti. Rrjedh natyrshem drejt finales. Shymalan perdor mjaft bukur metaforwn e comic books, ku e mbinatyrshmja edhe pse mund te shphegohet mund te jete e vertete.
Te paktwn do ish ne nderin e oskar ta kishin nominu per oskar.


#30

A mos deshe të thuash “edhe pse mund të mos shpjegohet”?

Sepse tek ajo qe kam shkeputur nga komenti yt (perdorimi i metafores se comics books) qendron dhe arsyeja kryesore pse nuk më pelqeu shume (pse të pakten AQ SA më pelqejne ‘të pakten’ filmat e tij - pra të pakten deri tek niveli 8.0).

Sepse unë them keshtu: tek “Split”, nuk kishte metafore super-heronjsh (edhe pse, sidomos në fund, kuptohej çik se ishim në ujra marvel (comics books). Pra dua te them se realizmi (në sensin bazinian, dmth realizmi kinematografik) tek “Split” ka fjalen e fundit, (edhe pse mund të nenkuptonim se ishim në univers mbinatyral nga prezenca në fund fare e Bruce Willis). Ndersa tek Glass, jemi komplet në comic Book.

:flushed:

Unë ketu ‘ngeca’… . Por ka mundesi ta kesh mirë (ta kesh parë mbinatyralen në funksion të realizimit). Ndersa unë mendoj se pashe pothuaj të anasjellten

Prej nga pyetja ime në krye të ketij mesazhi


#31

Duke qene se eshte me teper vazhdim i unbreakable sesa i split (katwgoria villain), Glass mund te quhet se arrin me pak se i pari te merret me te mbinatyrshmen ne funksion te realizmit dhe per shkak te personazhit kryesor Mr.Glass, i cili jeton me comic books. Me shume mund te them qe pashe realizmin brenda te mbinatyrshmes qe shyamalan e arrin fale mizanskenes dhe dualitetit rracionale e mbinatyrshme, dyshimit permanent mbi vete irracionalen misheruar te psikiatria dhe fundit, qe ne fund farw mund te duket pak dhe kitch didaktik apo i sterpare, por qe i shkrin te dyja.
Eshtw nga te paktet film kete vit ku publiku mberthehet mjaftueshem ne salle pas poltrones.


#32

Kjo eshte e gjitha. Sepse po të beja nje liste të të gjithe filmave të Shyamalan, Unbreakable do e vendosja ndofta të fundit fare, ndersa Split, nga fillimi fare i listes. Pra unë në fakt problemin e kam me Unbreakable dhe, meqe Glass propozon të njejten kinematografi si dhe Unbreakable (edhe pse dicka më thote qe, fale buxhetit të ulet - 20 miljon $ s’jane asgje!!! - Glass eshte më pak megaloman se Unbreakable, pra më i perkorë, sikur qofte dhe prej faktit qe 90% e filmit eshte nje indoor movie), më pelqen pak a shume sa dhe ai. Dhe jo SHUME (siç më ka pelqy Split).

ps: tani qe po evokoj indoor movie (90% e filmit zhvillohet behind closed doors) po i bie në të qe mund ta them edhe keshtu: filmi nuk më pelqeu shume, sepse mu duk se hezitonte të ulej mes dy karrikesh : nga njera anë filmi i mbyllur, modest, i perkorë (The Visit -5 miljon$; Split - 9 miljon $) dhe nga ana tjeter, filmi disi megaloman, pretencioz (Unbreakable - 75 miljon). Glass mu duk se hezitonte midis ketyre dy ‘modeleve’.

ps2: qe mos keqkuptohem : nuk them kurrsesi se njeri model eshte më i vlefshem (i mirë) se tjetri (pra sa më i ulet buxheti, aq më i mirë filmi). Kurrsesi. Por në rastin e Shyamalan, ata (pra dy modelet në fjale) prodhojne kinematografi goxha të ndryshme. Ja nje element: tek filmat e tij modestë ka shume më teper humor se tek ata me buxhet të larte. Dhe konkretisht, Glass anon më se shumti nga Unbreakable (film tmerresisht serioz, film ku humori mungon teresisht), se sa nga “Split” apo “The visit” apo “Signs” (filma me nota të theksuara humori, shpesh të natyres derision), edhe pse ai ka të perbashket me ta faktin e buxhetit të ulet


#33

kishte disa elemente te vogla humori si biseda e infermierit me rojen mbi rregjimin ushqimor, apo personazhet e ndryshme te Kevin. Me shume shijova mjeshtrine rregjizoriale tw shyamalan sesa filmit ne vetvete, qw nuk eshte ne i miri i tij. Skena klimaks e dyluftimit eshte e nje gjeometrie te papare. Kendet e kamerave.
Ps. ka dale Vice i rregjizorit te The big short. A ja vlen thua?


#34

Jo, akoma, del në 13 shkurt. Nga ty po mesoj për ekzistencen e ketij filmi (qenka biopik për Dick Cheney). Po e merrka Christian Bale Oscar për aktorin më të mirë se ti e di qe akademia vdes për ksi trukesh.

Nese shfaqet atje, mos hezito të shohen The green book, i nominuar për Oscar gjithashtu, por fatmiresisht jo i bere “si i tille” (regjizor eshte njeri nga dy vellezerit e famshem Farrelly). Kam dash të shkruj dicka por mukajeti… .

Sa për humorin, tek filmat e Shyamalan, më shume se për perdorim të tij në nje skene, e kisha fjalen për humorin si mizaskene. Por jam dakort me ty për shembull për skenen e dyluftimit. Biles për mua, filmi filloi të më interesonte vetem duke filluar nga momenti kur Samuel Jackson hyn në skene


#35

Po i hidhja nje sy Cahiers du cinema te shkurtit (sot ka dale në kioskë) dhe shoh qe Vice e kane mbrojtur goxha! (u dashka parë).

Po ashtu, goxha Dosje për Glass (në numrin e janarit filmi nuk ishte komentuar, me siguri sepse nuk kanë mundur ta shohin që në dhjetor (kur pergatitet numri i janarit). Do shoh se c’kane thene, jam kurioz (e do të them dicka)


#36

thua ka dale atje «The Mule » ? (ketu po mbushet java)


#37

The mule del pasneser ne sallat ketej. E kisha ndermend ta shoh ne fakt, traileri me dukej interesant.
Oferta ne salla ketej zakonisht eshte mjaft e ulet ndaj nuk mund te refuzosh disa autore.
Meqe ra fjala, Green Book nuk mu rezulton te kete dale megjithate mund ti hedh nje sy ketu. Ne pamje te pare duket si road movie,


Gjysma tjetër e vëllezërve Farrelly (“Green Book” – film amerikan me regji të Peter Farrelly)
#38

image


#39

Cdesha qe e pashe kete Glass. Dukej sikur skenarin e kishte shkruar nje i semure mendor. Shume film i rende, i frikshem, plot absurditete, shkurt fare patologjik.