Historike: Tirana bie nga kategoria

Derbi Dinamo-Tirona ne kat e dyte dhe Partizani-Kamza ne kat e pare. :grinning:

1 Like

He re se su be qameti , edhe Partizani ka qene ne kategorine e dyte.

kshu eshte kur e sjell nga qyteti stalin me autorizim kryetar bashkie ne Tirone ate Vilajet Qyrkun, ta co Tironen ne kategori te dyte…

kurse ay koqypi “opalla” na bo tifozllik te modh moooo, por vecse e bo per Torinon jo per Tironen,

s’bojn hajer komunistat joooo :frowning:

1 Like

Po ndjej me shume gezim nga te tjeret sesa merzi nga bashk-bardh-e-blute. Le te jete kjo dite e erret pikenisja e nje udhetimi alla-feniks.

Po te kesh pare me me kujdes ne pergjithesi te gjitha tifozerite shajne pa hesap dhe ne kor (duhet pranuar qe nuk jane aspak krijues). “Morr i kuq” eshte pothuajse banter para zhargonit mesatar.

Rendesi ka qen Partimorri nuk doli kampion.
Nuk e di se ku do ti dergoje letrat anonime Erion Brace kete vit…

Keshtu ka lezet Anglo Saxon tamam si englezet😄

Edhe kete e bere o kapitalizem??..o sistem i mallkuar !! :grin:

Nuk e pame dot Tirana-Vllaznia sot.
Nuk ishte te telestadjumi i Kryeministrise :frowning:

1 Like

po ca ta veje mer jahu, tifozat e tirones nuk i shkojne, shkodront jo e jo, per ke ta veje neshjen per delegatin e kucoves e?

pastaj ky eshte ai tipi qe ne neshjen e Shqipnise shko m’stadium me flamurin italion.
po ca me diskutu mo teper, ky futi Ismail Morinen ne burg, po a ka turp mo te modh, vetem “opalla” dora vete mund ta bojte se i mori vemendjen Ismaili, nji ca bo xhelozia e smure.

1 Like

Edhe juve o babloke duhet Te keni kohe me bollek qe ndiqni ndeshjet ekampionatit shqiptar te cilat pergjithesisht perfundojne ne rrahje massive.kombetarja na kenaqi ca kohe ,nashi edhe ajo eshte kthyer atje ku ishte 40 vjet me pare .kam nje isharet nga allahu se ndeshja me israelin eshte e fundit per De Biazin .

tirona e dikurshme s ka qen vetem ekip futbolli, per tironcat qe s u adaptun me sistemin ishte non e bab.

ca leshin e favorizume, kapterri ushtris te djelen ne oren 5 t mjesit mlidhte lojtaret e tirones me “gaz 51” ene i bolte zbor, 2 or para neshjes i mlidhte shoferi autobuzit tirones (mol barkderri)per ti pru n stadium…

per tifozat e partizonit e dinamos u organizojshin makinat e ushtris ose ministris mrenshme me shku me pa fuboll neper rrethe, per tifozat e tirones u rezervojshin morrat blu dhe kaushi.( besoj se kto t dy te fundit nuk i ke nigju naiher)

1 Like

Nga Federata…me arbitrime dhe vendime.

Pikerisht per kete e kisha shkaba, e mbaja mend se e ke permend disa here.

Kam vene re qe e perdor shume shpesh shpifjen, mbase prandaj ta permendin te gjithe punen e inteligjences se ulet.

:joy: Ashtu e leme. E si mund te konkuroj une me psikologet e Anabel?

E si mund te konkuroj une me psikologet e Anabel?

je shume larg ne fakt. as qe behet fjale te konkurrosh

Zonja e Selmam Stermasit 97 vjece, shume e kthjellet,paskesh dhane nje interviste mbreslense ne TCh. Nje detaj qe me ngeli ne menje nga ajo qe tha ajo zonje aq e mire,kur tha se ne gjithe shpine shtroheshin dysheke per fjetje dhe ajo qe gatunte gjithe naten per te shtru tavolinen per shoket e te shoqit,sportiste nga rrethet. Ishin si vllezrit e mij,tha.C’jete madheshtore!

Tirona, bashke me Dinamon, paska e favorizume nga federata e partise thote ai tjetri… medet, ca nuk lexon robi i shkrete ne jete… a thu se Beqir Balluku apo Fecor Shehu ishin te cmen me Tironen… tifozet e Tirones i kane fut mrena se kendonin “va pensiero” ne stadium dhe kush ishte me tironen e kishte mortje partine

Ajo qe me beri pershtypje ishte se te gjithe e dinin qe para 2 javesh qe Laci do fitonte ( kjo e pohuar edhe nga trajneri i Vllaznise ne intervisten pas ndeshjes).Si do qe te qendroje e verteta eshte trishtim qe Tirona nuk do jete me ne Superlige.