Hymni i Fuksit

nominoje estrade!

e mbaj mend kete rast qe beri shum buje, meqe kam qene fuks vete :stuck_out_tongue:, por personazhin e kisha perfytyruar tip krejt tjeter si fizionomi dhe karakter.

me qafsh, mos me le te vdes injoriante !
kujt i thuani fuks zharoni juaj ?
ky rrefim me beri shume pershtypje ne tre rrafshe ,
guximi
i pari shqiptar i diktatures i deklaruar si shpiun ne jete , sepse nenkuptohet qe talentin diktatura nuk ja la ti shkoj dem
dhe habia ime rreth nominimeve te kuadrove , marangoz omeltoregji etjera dhe nderlidha paralele me nominimet politike qe i ke dhe sot ne trojet ndershqiptare
p.s.
ncuk estrade , gjtihmone kam admiruar lozhen , ( e ke gjithe skenen ne pllemb te dores plus komoditetitn e te qendruarit )

i nderuar nuk te kuptoj , ç’eshte ky nintendo, une di qe mario kish dy ofiçina, nje ne tirone e nje ne durres, kaq,
e mas lufte, ia shtetezuan, dmth, ia morren,

dafne, un kam problem me komentet e tuja se nuk kuptoj se çfar do me thene. Por duket qe ate kohe nuk e ke jetuar, dhe per kategorine tende muhabeti per fuksat eshte i ndaluar kategorikisht. Je komplet apsajt. Keto gjera un nuk i rrefej me atyre qe nuk e kan jetuar, biles edhe me shumicen prej tyre eshte e kote me bo i dor muhabet per kete çeshtje, i kane “harruar” te gjitha, sepse jan duke bere fuksin ngambrapa. Nuk mund te bejne punen po te kujtojne. Eshte çeshtje koshience, si çdo tjeter. Edhe ky personazhi ne video “nuk di me tregu”, i ka harruar trimerite e tij. Tani i tregon si pensionist.

Inkuiz,
Dashur padashur, duke përmendur fjalën “burg”, Beluli i vuri kapakun kësaj teme.

  • a ve re se Gaber në atë monologun e tij mbi komunizmin në pamje grotesk, në thelb patetik, nuk përmend askurrë tokësoret “baltë, bukë, bythë, burg, …”

  • por në vend të tyre përdor ajroret “forcë, fluturim, ëndërr, vrull, dëshirë …” ?

Diferenca s’ka fjalë: veç një rrem uji - Adriatiku, ndan zgalemin italjan të ëndrrës nga krymbi shqiptar i zhgjëndrrës !

Ani !?
Peshku ju lutem ,i shuani kurreshtjen motres shqiptare parakufirit . kujt i eshte thene fuks ,sepse eshte fjale kyqe ne peshk qe haset dhe mosqartesia e fjales bene qe te mos perqoni ju mezashin 100 %

Me dy germa diferencë ndahet bota: fuksi shqiptar është shpiuni kosovar

e ke kot se nuk ka asnje vend per krahasim midis dy vendeve, si nga pikpamja e glases se zgalemit dhe bythes zgalemit (qe ka qene fashiste ne Itali), ashtu dhe pikpamja e vrullit ajror te zgalemit te Gorkit, mbi te thinjurin breg te detit …

ja ta provoj se mos e gje ne internet ne shqip, kisha dhjetra vite pa e kujtuar perkthimin e Zavalanit.

Ate te Durresit mos e drejtonte Luigi?

keta spiunat aka AGBV, (Anetare te Grupeve te Bashkuara Vullnetare) , informatoret 80-leksha te sigurimit.

e gjeta shyqyr (lapsus, perkthimi eshte i Lame Kodres):

Kënga e Zgalemit

Mbi të thinjurin shesh të detit era fryn dhe mblidhen retë. Midis reve edhe
detit kryelartë shkon Zgalemi si e zezë vetëtimë.
Prek me krahë ai valët, si shigjetë ngjitet reve, dhe këlthet, dhe retë gjegjin
gazin-klithmë të asaj shpese.
Në atë klithmë e atë furtunë,
Zjarr e flakë zëmërimi dhe besimi në fitore gjegjin retë në atë klithmë.
Dridhen çafkat e rënkojnë, përmbi detin përpëliten; janë gati ato të struken
nga ky tmerr në fund të detit.
Përpëliten, si dhe çafkat, kredharakët e rënkojnë; nuk dinë ata të mjerët gëzim
lufte, luftë jete; i tmerron ata gjëmimi.
Ndër shkëmbinj mbulon i trëmbur trupn’ e majmë pinguini…
Ngrihet vetëm kryelartë, me guxim, lirisht Zgalemi mbi të thinjurin det nga
shkuma.
Gjithnjë më tepër ngryset, gjithnjë më poshtë zbresin përmbi detin retë e zeza
dhe këndojnë e hidhen valët lart e drejt nga vjen rrufeja.
Bubullon. Rënkojnë valët: në atë shkumë zëmërimi po luftojnë ato me erën. Turma
valësh rrëmben era, i mbërthen ajo me forcë, i përplas me vrull shkëmbinjve,
duke bërë çika-çika ato masa prej zumrudi.
Po me klithmë shkon Zgalemi, si e zezë
vetëtimë, si shigjetë i përpin retë, shkumën valësh heq me krahë. Si demon, ai
vërtitet, madhështor e kryelartë ky demon i zi rrebeshi; qesh e qan ai
njëherësh…
Qesh me retë, qan prej gazit.
Në tërbimin e gjëmimit lodhje sheh e ndjen demoni; ka besim zogu i furtunës;
retë-diellin dot s’e fshehin!
Era fryn me ulërimë…Bubullon e shkrep rrufeja…
Ndizen retë flakë e kaltër përmbi detin si greminë. Kap shigjeta vetëtimash dhe
në gji i shuan deti. Si gjarpërinj të zjarrtë dridhen mu në det e zhduken
thellë pasqyrimet e atyre vetëtimave shigjeta.
Ja furtuna! Vjen furtuna!
Kryelartë e trim Zgalemi shkon me vrull ndër vetëtima përmbi detin e tërbuar,
që buçet me ulërimë, dhe këlthet-profet fitoreje;
-Sa më tepër e fuqishme le të ngrihet lart furtuna!

aha , kjo qenka ?
po kjo nuk me quditi pra ,se jo me kot kam deklaruar se sistemi ju tjetersoj karakterin , bile bile qe te jem e sinqert me ju indirekt ky fenomen i juaj ka lene pak ndrydhje ne formesimin tim si karakter dhe pse gje borgj nuk ju kisha .
thua ti pse …?
qe pse ,
une kisha nje femijeri ideale , nje prind ideal karshi pergjgjesise ndaj femise por deshi fati qe nje skene makabre la gjurme ne femirine e tij kur ishte ne Shqiperi dhe e reflektoj ne pasardhesit e tij .
mosbesimin ndaj femise .
a ju interesoj vazhdimi a ta lo se po pritoj me e kallxu …

nese e konverton vleren ne euro sa i bie sot te ishin ?

ç’mu desh mu qi vuna kte titull, tani u dhi tema me glase zgalemi.

1 Like

aaa te me falni . por nuk ju ndihmoj dot per kete !
-por me ckam kuptuar , per cmimet apo kambizmat ne euro-cent-leke, dhe anasjelltas makroekonomisti P,Th se eshte specialist i fushes… mbase ju ndihmon ai.

nuk prish pune , eh veq deshta te dij per sa par euro shitet shpirti ?( thone nga Ne )

nuk e di andej nga ju, knej nga ne shitet per 1000 euro n’muj. Shpirti, se suma zgalemit tani nuk vlen nje lek.

nuk e di, por plaku me tregonte se kish filluar pune qysh i vogel, ne kohe te luftes a para luftes se 2B tek ofiçina e Marios ne Tirane. Aty mesoi dhe pjesen dermuese te italishtes.
Ne keto vite te tranziscionit, une mesova rastesisht nga durrsaket, se Mario kishte ofiçine edhe ne Durres,

mire po u pagukan !
se sa per ketej nga ne , besoj qe shkojne si qeni ne rrush ! zor qe jane aq te zote !