I Ketchuprotest

Njësoj dhe për ty, Br3dharak,:

As që më intereson ideja të ul apo të ngre protestën, të ironizoj një parti apo të poshtëroj tjetrën. Unë jam thjesht një vëzhgues që mendoj dhe ndaj përshtypjet. Ti vetë, a je në gjendje t’i japësh përgjigje pyetjes:

  • përse Mirela zgjodhi të hedhë ketchup mbi kokën e Ministres përpara një publiku dhe nuk zgjodhi të hedhë ketchup mbi kokën e vet përpara atij publiku?

Simbolika e aktit eshte “njolla e turpit”. Njolloset me ngjyre personi qe konsiderohet se eshte per turp, dhe “i/e njollosura” te identifikohet nga te gjithe.

2 Likes

OK machiteva,
le ta pranojmë këtë metaforë njolle “të turpit” me ngjyrë të kuqe!.

Po ai Cecoja Mashkullor i legjendës kur këndonte:

do t’ju kuq t’ju bëj more me bojë
se ashtu e kam zakonë
se ashtu e kam zakonë…

cilën metaforë kish ndërmend asokohe? të turpit apo të gjakut?

…Pse mos ta hidhte ne ajer ketchupin, pse jo ne dysheme a mureve te salles…? Pse? Pse? Pse?

Te huqur e ke analogjine.

“Njolla e turpit” eshte pjese e cdo kulture, filma, romane etj. Mbi kete, kjo ngjyrosja eshte komplet simbolike e turperimit publik. Bile ketchup eshte vertetim i simbolikes, sepse ne fakt duhet te ishte ngjyre qe nuk hiqet lehte :stuck_out_tongue:
(Pjese te turperimit publik ishin edhe rroja e kokes per femra, me qellim te identifikimit si “i/e turpshme”)

Zakonisht nuk therret ne pergjegjesi penale, por morale.

1 Like

Totalisht dakord.

por edhe Twain që përshkruan atë ndëshkimin e turpshëm të atyre dy mashtruesve në breg të Mississipit, me Huck Finn si dëshmitar, i lyen me katran të zi - të pashlyeshëm.
dhe më tutje, i hedh mes puplash që ti turpërojë për fare, ti shëndrrojë në pula.

qe te te kuptoj, ti vete, sa here shikon ne lajmet e tv apo lexon ne gazete aty ku jeton per x person ose grupim qe i hodhen veze, domate apo miell nje pushtetari, nuk interesohesh dhe aq per arsyen e kesaj proteste po per formen e saj. Pra, pse jo majoneze apo mustarde por ketchup, pse jo ne koken e saj/tij por te pushtetarit? nderkohe qe ne shkrim pyetja qe ngre eshte, pse jo me vetdjegie si Jan Palach por me salce ne koke te ministres? kjo nuk shkon fare, kete po te them. Debati mund te ishte te arsyeja, a ka apo jo te drejte po eshte e ulet te kerkosh qofte edhe me gjysem shakaje nje vetsakrifikim ne vend te hedhjes se salces

2 Likes

Kur krahasohen arnautet e Albanistanit me hungarezet dhe ceket me vjen keq por jeni te gjithe ne delire madheshtie.

Hungarezet dhe ceket vertet u pushtuan por I vune kufirin tek thana ruseve te stepave.
Shperthimet revolucionare te 1956 dhe 1968 kane qene ne nje vije me llogjiken e kundeshtimit qe kane pasur keto vende dhe akoma e kane tani ndaj Brukselit.
Nderkohe qe arnautet u bene servile te ruseve dhe me ruse se ruset sikurse paraardhesit e tyre u bene me osmane se turqit.

Arnautet qe nga koha kur Arberia u be Arnautistan,vec mercenare kane qene dhe kane luftuar per kauzat e tjera.
Kesisoj edhe shtetin ja u krijuan te tjeret,tani te tjeret po I fusin me zor ne NATO dhe ne BE te tjeret ju clirojne territoret e tyre dhe presin nga te tjeret tu zgjidhin Camerine dhe FYROM-in.
Keshtu qe pasardhesit e mercenareve te dikurshem sot jane vete mercenare.
Ne vend qe te protestojne nje klase politike servile dhe antishqiptare,shikojne nga ambasadat e huaja per te marre leje per proteste edhe kur thika ju shkon ne palce.
Nuk behet skllavi zoteri pa revolucion dhe kryengritje dhe arnautet deri tani skane bere as revolucion as kryengritje, keshtu qe jane akoma skllever ne mentalitet.
Klasa politike e Arnautistanit eshte pasqyre e popullit arnaut.
Keshtu qe edhe kur ndonje arnaute(se burra ska ai vend por ka bura-kurva) del dhe proteston me menyren e saj nje padrejtesi,pjesa tjeter e popullit mercenar arnaut e ka te veshtire ta kuptoje qe dikush ben nje proteste pa direktivat e ambasadave.

2 Likes

Deshpirim i frymezuar nga mediat sociale… Shume keqe i paskan punen me keta debatikasit e vegjel. Po vjen qeshori dhe salca e kuqe dhe sot drone kunder muzeumeve do ti katandise si me keqe.

1 Like

Mirë Br3dharak,
Po e bëjmë ndryshe pyetjen:

A ka ndonjë përmasë “arti performativ” akti i protestës së Mirelës? A kërkon ai të sensibilizojë apo të tërheqë vemendjen e opinionit publik apo, thjesht, bëhet fjalë për një akt hakmarrjeje ndëshkuese si rrjedhojë e gjendjes të dëshpëruar personale të çikës nga Fieri?

fakti qe gazetat, tv dhe ti e te tjere si une e ti, i kane kushtuar dhe i kushtojne vemendje e provon me se miri faktin qe kjo vajza ka marre vemendjen e opinionit publik. Gjendja e deshperuar personale eshte konstatim yti, nisur nga opinioni yt personal. Se reforma ne arsim ka pasur reagime. Kjo e kesaj vajzes mund te shihet dhe si kulmi i ketij reagimi. Them se ti je goxha subjektiv ne kete shkrim. Ndryshe nuk kishe si te beje ironi me formen e salces perkunder asaj te vetsakrifikimit. Dua te kuptoj se c’te ka prekur qe e ke bere kete shkrim. Nga c’te kam lexuar deri me sot, kisha tjeter opinion dhe ky me duket si shkrim i detyruar. Do te provokosh debat me kete pyetje? edhe e ben, mbase. Po me shume debat po shkakton me menyren si e ke shtruar ne shkrim; besoj kete e ke kuptuar nga disa reagime

3 Likes

Keto jane opozita e vetme e ndergjegjshme dhe e shendetshme jo trumpistat e shqupit te babashqapit…
Ministria nikolla ta kete per nder qe hongri salce prej tyre, dhe ti therrase mendjes e te mos i trajtoje studentet si njerez qe nuk dine c’bejne.
Ajo cka po ndodh me reformen ne universitet ne fakt eshte perpjekja per te kthyer shqiperine ne nje vend te kapitalit, vend fason ku masa e studenteve potenciale do sherbeje si mish per makinen grirese te kapitalit se medemek vende pune ka po nuk ka profesioniste. Reforma tenton pikerisht prishjen e kesaj autonomie studentore.

1 Like

në këtë çast xigës i intereson forma e dëshmimit(protestes) me pak fantazi,mund edhe kjo studentja të kryente një strap on ,me kristin:heart_eyes:. studentja=ministrija dhe kristi=stundja e vertetë!

veprim alabakesh,

metode e shek xx,

kendveshtrim i ngushte.

Asgjë s’ka ndrruar Br3dharak, do të kesh rastin për të parë dhe lexuar.
Ky i kësaj Mirelës më preku vështrimin dhe më shtyu ta shoh problemin nê këtë sens. C’të keqe i sheh shkrimit?
Fundja, përse nuk mund ta shohësh këtë fenomen nën dritën e fotos së bashkëngjitur. Ta merr mendja se vajzat e grupit FEMEN nuk dinë të protestojnë ndryshe?

I Boobwatch.

1 Like

Goca ka protestuar ne menyren me te mire qe ka menduar dhe bravo! Bravo pasi tregoi kurajo. Mesa kam lexuar nje pjese shume e madhe e opinionit ka qene pro aktit dhe menyres. Aq sa skuthat e partise nene nuk po kundershtonin hapur protesten por menyren. Jo po ministrja ishte grua, jo po ato nuk jane te majte se te majtet nuk bejne keshtu, jo jane te shtyre nga te tjere. Dmth ta sfumojme protesten e Mireles por edhe te tjerat ne te ardhmen duke u marr me elemente periferike te saj dhe jo me thelbin.
Nje BRAVO te madhe Mireles dhe heren tjeter me te madhe . Mos harroni ne protestat tuaja dhe gjykatesit ne Shqiperi, ata qe po ju hane ne hije pa u kuptuar.

8 Likes

a ju rrofte qe keni emigruar juve…

1 Like

Tani ti je dakord me Xixen? Dmth ti ne vend te asaj qe ndodhi do te te preforoje te dilje lakuriq para auditorit dhe ti derdhje vetes ketchup? Beje! Ka vend dhe per protesten tende.
Ps.mundohu te hash edhe ndonjehere buke, mos e lodh veten me ide te medha.

1 Like

bej parate qe ke emigruar te besh dhe lerja mendte te tjereve.
Xixes psh. Pervojes se mendimit te te cilit s’i avitet dot nje si ti, mercenar shqiptar i lekut