I Ketchuprotest

…sikunder protesta e vajzes eshte kunder reagim ndaj veshit te shurdher te pushtetit arrogant, halabak , qe nuk denjon te sqaroje e te dialogoje me studentet te cilet jane dhe pjesa e interesuar qe preket direkt nga kjo reforme.

patjeter qe pushteti reagoi ndaj ketij akti. studenten e arrestuan , e proceduan etj…

ndersa per aspektin artistik te shfaqes, pare floket e oksigjenuara te ministres, mendoj qe ketchap ishte zgjedhja e duhur sepse u krijua nje tablo e bukur kontrasti ne salle, me drite-hije, kombinacion ngjyrash.

1 Like

I lashte ky muhabet, ankohen se s’kane buke? Pse s’hane pasta.

Ne lidhje me foton kryesore, gjithmone kam menduar se te protestosh (apo te shprehesh nje ide) lakuriq eshte te tallesh me vete protesten apo idene. Nuk te merr njeri seriozisht, sepse vemendja zhvendoset tek trupi e jo tek protesta. Ja, shikojini ata meshkujt mbrapa ne foto, te gjithe syte kater e te vemendshem tek…protesta :slight_smile:

Keshtuqe, Xixa, mendoj se je treguar provokativ dhe jo i drejte ne ate qe kerkon te shprehesh apo debatosh. Ose te pakten fare, ke zgjedhur foton e gabuar, si ne fillim ashtu edhe ketu me poshte.

Ne lidhje me Mirelen, i lumte qe proteston. Nuk mund te behen te gjithe pale me sistemin. Ne lidhje me menyren pastaj, ndoshta nuk ka zgjedhur me te duhuren per veten e saj. Ne shume vende konsiderohet sulm mbi personin e mund te preke statusin e deshmise se saj te penalitetit. Shume njerez do ta kishin problem kete, ndaj nuk e bejne. Ajo nuk e ka, ose nuk ka pasur njeri ta keshilloje si duhet paraprakisht.

o Belul,

nga momenti që ty të është mbushur mendja top se qëllimi i shkrimit tim është të poshtëroj veprimin e studentes dhe kështu, të justifikoj politikat e pushtetit lidhur me Universitetin publik, ky dialog që po mundohemi të lidhim do të mbetet deri në fund një dialog mes shurdhësh.

Nga ana tjetër, në se fotot që solla si ilustrim nuk arrijnë të ekuilbrojnë gjendjen, atëhere kam frikë se do çiftojmë shurdhin me qorrin.

Gjynah që PPU nuk jep mundësinë e komunikimit me zë, pasi kështu do t’i mundësonim edhe gagaçit Momo t’i bashkohej tufës!

Mendova se une isha qorri.

jo Momo, qorri jam unë që mundohem t’i hap sytë popllit!

Ne fakt, nga menyra si e ke shkruar, me e drejta do ishte ti dhe Beluli jeni shurdhet (pra qe njeri i bie gozhdes e tjetri patkoit), une qorri meqenese nuk arrij dot te shikoj pertej fotografive, e populli gagaci qe nuk di c’te thote e cilen ane te mbaje.

Megjithate, si te thuash ti.

Amen!
(po shtoj edhe disa pika…) që të bëj 10-shen

Gabim referimi

nuk e di pse del kjo lidhje

I tere muhabeti eshte jangllesh sepse te nderuarit godites ndersjelltazi majtas-djathtas boleve nuk i kane idene qellimit kryesor te artit te performances, i cili eshte antiartistik ne kuptimin qe ne qoftese se arti tradites synon pertej realitetit, synon mbirealitetin, performanca synon perkundrazi te tregoje artistllekun e realitetit, dmth qe xhesti ka fuqi ne vetvete, pak a shume si fuqia ne vetvete qe presupozon rituali fetar.

Pra artisti performativ beson tepke si dikur celebruesi i ritualit fetar, psh meshes ose thjeshte lutjes ose ofertes ne altar qofte tempull pagan, qe xhesti i tij ritual nuk ka vetem vlere simBolike, por kryesisht ka vlere BOLIKE, dmth besimtari beson se nje sere levizjes, xhestesh, formula fjalish, etj, ne dukje te kota dhe qeshrake per ateistin kane fuqi konkrete, psh beson qe nje lutje te godet boleve. E tere kjo eshte ilustruar shkelqyeshem nga fotoja e dyte e xixes ku kopshtarja frenge pozon mbi altar nudo si Maria faqekurabia e lyer me leng mestruacjonesh dhe 100 gjera te tjera te nyta, kush rri e merret me to.

Ne epoken ngambrapa, dmth qe njerzita eshte e goditur me performace ngambrapa, rituali fetar humb krejt kuptimin dhe fuqine deri edhe nga besimtaret, per me teper katandisur nje pakice dy kokrra e gjysem, kete rol e merr arti, instalacioni, performance, dhe politika. Jo rastesisht artisti zakonisht eshte i majte, biles jane te majte edhe ata qe kujtojne se jane bole djathte, ne kuptimin qe jane te gjithe rebele. Mbreteron absurdi, sigurisht edhe kaosi, njesoj si ne diskutimin e ketushem. Nuk i gjendet filli muhabetin ne kete menyre.

Pastaj shkolla dihet qe ka marre fund me te tana, tani un jam me rehat kur takoj nje analfabet se ndonje injorant me shkolle qe ja kan mbushur koken gjithe rrena te peshtira. Ne fakt per kete ka vlere akt i kesaj vajzes, e cila jo vetem i ka hedh leng te kuq mbi koke Ministres se Arsimit, por i ka bere Tumin mbi koke Shkolles. Precedence e ketij fenomeni, eshte berja e Tumit mbi altar te kishave (edhe te Notre Dame de Pari) ne revolucionin freng. Bile edhe palloheshin mbi altar.

Deshtimi i shkolles ka preçedence deshtimin e Kishes.

Xixe eshte dhe ai kendveshtrimi tjeter; ai i veprimit direkt kundra x-it. Ne koherat tona, X-i te pushon nga puna, te heq buken e kalamajve, te vjedh e te nxin jeten gjykatave, te vret ne bulevard dhe te quan kokpalare. Mbase kjo shef se X-i po i vjedh te ardhmen, dhe meqe amjentu ku jetojme u jep te rinjve ndjenjen se ska drejtesi dhe se zeri yt nuk do te degjohet kurre, kalohet te veprimi direkt ndaj personit.

Po i ngushtohet laku regjimit.:v:Tani jo vetem nga te majtet extrem, po edhe te djathtet extrem, dy felore do thoshte Tori.

ne kohet e sotshme, ndryshe nga kohet "tona", eshte realizuar qe pushteti te jete i shperndare e i shkeputur nga personi.
Te pakten kete risi solli qeveria e Rames, ne kundershti me paraardhesen, dhe ne aferi te madhe me perendimin.

falje te nderhyj, por shtetasit duhet te edukohen paraprakisht me sistemin nese duan te nderveprojne me te.

po cfare lidhje kane keto gjera moj vajze… ti po rekomandon se c’mund te bente vajza, por nuk mund te argumentosh perse, se ajo qe e kreu kete veprim ka argumentet e saj… e k…lliku qe PS eshte parti e majte, vec ti mund ta besosh … se faktikisht eshte e djathte sa ekstremi i djathte i PD-se.

July kur do dalesh lakuriq e ti hedhesh kechup vetes ne shenje proteste se pse nuk po arrestohet PR DR Sali Berisha!

1 Like

Xixa nuk eshte vajze.

1 Like

Teorikisht ne rregull, po kjo ska vlere per aq kohe se populli ndje se gjerat nuk ndryshojne. Une e ti mund ti gjykojme veprimet e saj gjith diten; asnje vlere ska ama nese ajo ndje se po i vidhet e ardhmja.

rrofsh, po thashe se keto ndjesie ndaj artit dhe krype ndaj proteste, duhet ta kishte nje cupe, nga ato me floke kacurrela e buze te trasha, pak te kolme tek kofshet dhe te shkurtera nga shtati

me ndje po kjo qe thua eshte retorike populiste,
dhe
vajza eshte politikisht e angazhuar, jo nje person civil. Dmth veprimi nuk eshte emocional personal