Disa nga datat për t’u mbajtur mend, lidhur me shpërbërjen përfundimtare të Perandorisë osmane në Ballkan janë:
-
shkurt 1804, shpërthen revolucioni serb me Karagjorgjen - që u rindez në prill 1815 me Millosh Obrenoviçin. Traktati i Adrianopojës i 14 shtatorit 1829 ku Sulltan Mahmudi II nënshkroi Hat i-Sherifin, me anë të të cilit vulosi autonominë përfundimtare të serbëve në shkurt të vitit 1830.
-
shkurt 1821, ndizet revolucioni grek. Konventa e Londrës (maj 1832) dhe Traktati i Stambollit (korrik 1832) volosin pavarësinë e shtetit grek.
-
lufta ruso-turke e viteve 1827 – 1829 që çoi në Traktatin e Adrianopojës, disfata turko-egjiptiane nga anglo-franko-rusët në betejën detare të Navarinit (në tetor 1827) që çon në Konventën e Londrës, lufta ruso-turke e viteve 1877 që mbledh Kongresin e Berlinit - shfaqja e çështjes shqiptare në Ballkan.