I pafani Skënderbej (IV)

image

Me pelqeu, mesova dicka ! Nuk di , por mua kjo qasje nuk me duket c’mitizuese,eshte informuese ! Urime autorit !

e shef o xixe qe te lavderojne vetem inkuizitoret dhe komunistet, dmth te levderojne vetem katokomunistet.

i kan katokomunistet keto, i kan!

Kjo që shkruaj nuk ka të bëjë aspak me atë që paraqitet gjithandej si çmitizim, me përfaqsues mediatik Lubonjën & co. dhe kjo për disa arsye:

  • së pari përçapja e tyre është thjesht ideologjike dhe mediatike - e imja është njohëse dhe analitiko-sintetike.

  • së dyti, gjithë duke konsideruar historinë si shkencë, në shënjestër të tyre gjenden historianët që ata i mbajnë si bashkëpuntorë, në mos përgjegjës, të ngrehinës nacional-komuniste. Për mua, nga momenti që historia nuk është shkencë por rrëfim, nuk ka asnjê dallim mes këtyre historianëve dhe të gjithë të tjerëve para tyre, pasi logjika e hyjnizimit të historisë nuk është aspak atribut i komunizmit.

  • Se treti, për ta egzistojnë disa “zona të errta” të historisë, të sajuara apo të rregulluara, që duhen rishkruar nën prizmin e përqasjes çmitizuese, Për mua, e gjithë historia jonë vuan nga keqnjohja, nga skematizmi dhe nga shartimet metodologjike, pra ajo duhet riparë e gjitha me syrin e një analize kritike që tejkalon gjerësisht përpjekjen e historianëve.

  • së katri,ata mendojnë se psikologjia kolektive e shqiptarëve është është një mekanizëm që është çrregulluar qysh në epokën osmane dhe ka arritur paroksizmin në komunizëm - Për mua, ky mekanizëm është krejt i veçantë, i lidhur me vendin - me tokën që na mban, dhe rrotullat e saj të brendshme lëvizin sipas ligjeve të simbiozës, pra s’flitet aspak pêr çrregullim por pêr përshtatje…

  • Së pesti, …

(deri këtu kësaj rradhe … pêr të mos shkuar më larg)

xixe, por ti nuk llogarit shkencerisht qe me te degjuar rrefimin tend rreth shen Gjergjit, atletit te krishterimit, etj, shumica kane alergji per arsye te ndryshme.

psh nje kosovar si matcheva me te degjuar krishterim, ben asocimin me kryq, serb etj. Prandaj reagimi kunder i tij, prandaj Kosova republik evropiane laike etj, pa kryqa dhe gjysem hena erdogane etj.

Nuk e zgjidh dot kete sherr me studime shkencore, sado logjike dhe te drejte te kesh. Reagimi kunder do jete gjithnje emocional, iracional.