Ish-nxënësit kthehen për të ndihmuar gjimnazin ku mësuan

1 Like

Uroj qe kjo lloj iniciative te vazhdoje e te shperndahet dhe ne shkolla te tjera. Nuk e di si eshte ne Evrope por ne Amerike eshte shume e perhapur.

1 Like

inisiativa eshte e shkelqyer, por duhet qe kjo inisiative te pasqyrohet nga ter mediat sociale dhe shtypi, vetem keshtu mund te sensibilizohen shqiptaret.

Paskan ron m’byth ish-nxënesit e shk Mesme “Gj. Kastrioti” të Durrsit me ato 1500 evrotë që paskan arrit me mbledh’

1 Like

Nuk ka rendesi shuma por xhesti :grinning:

2 Likes

Me mire se hici jane ama.

C’te sensibilizohen njerezit? Juve nje grusht jeni te peshku dhe jeni fiksuar me politike 24/7, qelben gjithe temat Rama, Berisha, Meta, Basha, Trump, Lu, a thua se ju presin rrogen po s’ua permendet emrin. Pasqyre e nje populli qe sport kombetar ka pirjen e kafese dhe thashethemet.

1 Like

kjo eshte e vertete, por çer lidhje ka kjo qe s’do njeri me zgjidh qesen?

OK xhesti… i lavdërueshëm, që duhet imituar bile përsëritur, nga të tjerë kolektivë ish-nxënësish të gjimnazeve apo të shkollave të tjera të larta gjithandej.

Por përtej xhestit të mirë, edhe shuma e mbledhur ka shumë rëndësi:

  • së pari, është treguesi i vetëm sasijor i angazhimit dhe i vullnetit të mirë - dhe i varfërisë relative apo absolute të ish-nxënësve (paçka karrierrave të tyre të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit!)
  • së dyti, është masa e vetme konkrete e aksionit që do të vijë më pas - financimi i bursave, i pajisjeve… etj. etj…
  • së treti, në këtë shoqëri konsumi të sotme, është i vetmi argument që mbahet mend dhe që vendos nëse ky aksion i lavdërueshëm është momental - thjesht qesharak, apo i qëndrueshëm ndaj kohës.

Por çka më bën të komentoj në këtë temë është pikërisht sensi i vetë shkrimit:

nga njera anë, ish-nxënësit mblidhen për të festuar një përvjetor të shkollës dhe përballë gjendjes së saj të sotme të vajtuar, vendosin të mobilizohen për t’i dhënë një dorë ndihme (me një mozaik, një kompjuter dhe 500 evro).

Nga ana tjetër edhe shkolla disi njeh dhe ndjek karrierën e ish-nxënësve të saj, në Shqipëri dhe nëpër botë.

Përfundimisht, përse kjo gjë të vijë si rezultat i një veprimi spontan dhe bamirës dhe jo e një veprimi të organizuar dhe të planifikuar nga vetë institucioni? Përse nuk është shkolla që të organizojë një grupim - klub të këtij lloji? të kontaktojë ish-nxënësit një nga një dhe t’i motivojë drejt një marrëdhënieje të tillë?