Ja një shëmbëll i të qënurit "mbi", që sjell shëndet, rini të përjetshme dhe humor fantastik, real dhe pragmatik

jo e dashur mund te jete kshu si thu ti, por mund te jete edhe qe keqkuptimi i tjetrit eshte per shkak i atij qe shkruan ne menyre konfuze ose egocentriste, meqe e mban veten qender te botes (si zakonisht fetaret), kujton se te tjeret duhet te dine se çfar ka ne koke i modhi. Dmth eshte dyfish fajtor, shkruan gjere te keqkuptueshme dhe ben qe tjetri te mos kuptoj, me pasoje qe je gjindje e trashe. Teatri absurd, Franc Kafka, zgjim si buburrec ne mengjez, çmim Nobele, pirdhi ne te atij qe ke afer.
Por ne kete rast nuk flitet per keqkuptim, nuk jam shpreh qarte (prandaj jam keqkuptuar), komenti i jot eshte pa asnje informacjon pertej faktit te thate qe nuk te pelqen marmalata.

Po pra, por eshte dialog. Keshtu qe nese une them qe nuk me pelqen dhe te intereson te dish, mund te pyesesh pse :slight_smile:
Nga ana tjeter nuk jam dakort me vendosjen mbi te tjeret. Pikerisht komentet e gjata dhe qe tentojne te shpjegojne gjithshka, jane ato qe kane ate lloj vetebesimi. Patjeter qe mund te hapim nje debat tjeter mbi menyren e te shprehurit dhe perceptimit nga te tjeret.
Tani: une kam permendur fjalet “nuk jam dakort”, ne nje fjali qe ka te beje me budistet qe une kam njohur, librat qe ata me kane dhene te lexoj, dhe patjeter menyren me te cilen jane munduar te me shpjegojne fene e tyre dhe menyren qe kane zgjedhur te jetojne. Me disa nga gjerat qe me kane thene mua pra. Nuk e kam permendur per videon ne fjale, as per personin ne fjale. Keshtu qe ,prape po te pyes: Ne cilen pjese doje te dije me shume?
p.s: kur shkruaj vete une nuk citoj njeri, sepse nuk me duhet citimi i dikujt per te mbrojtur ate qe them. gjithashtu nuk lexoj komentet ku citohen me insistim te tjeret. Lexoj ketu per perjetime personale, eksperienca personale qe e rrisin nje njeri, apo i hapin nje mundesi per te pare me shume. Ketu shume pak vete shprehen ne kete menyre dhe une per te verteta shkencore sigurisht qe nuk lexoj blogun :slight_smile:

Automatikisht hapsi i temes eshte i mbivendosur mbi te tjeret, siç eshte i vendosur mbi te tjeret admini ne blog, ose presidenti i shtetit tend. Ndryshe behemi si kembet e dhise, anarki, dhe mbivendoset mbi te tjeret Marloni, se vendi bosh nuk mund te mbetet, shprehja latine qe natyra urren boshin.

Ti vertet qe paske diskutu per marmalaten, sepse ne teme po flitet per nje person me eksperience orientale, qe kryesishte eshte ndikuar nga induizmi dhe akoma me teper nga kultura kineze (e shef superioritetin tim ndaj teje qe i fut te tera ne nje thes, ne thesin e eksperiences tende inferiore si vetem budiste).

Tani a e kupton pse un jam keqkuptuar me ty qe kujtova se kete person t’i e merr per budist, kur ky nuk pranon t’i perkase asnje denominacjoni, dhe ktu eshte vlera e tij, dhe ky eshte shkaku qe e kam sjelle?

Ti tani po deshe je e lire nga autoriteti i im si hapes teme te flases edhe per hebraizmin, ose per lager te hitlerit, ose magari per neshje futbolli, hon me dy porta eshte bere ketu, po nuk e pate brenda teje jerakine e vlerave, atehere nuk ka revolucjon te brendeshem, ka vetem bashkebisedime shkencore per marmalaten.

Ne te vertete une kam thene qe menyra e tij e te folurit nuk me habit aq sa habit ty dhe shprehja qe ti ke evidentuar eshte nje shprehje qe mund te ta nxjerre ne konkluzion dhe psikoterapisti me medioker, se te miret po se po. Kam thene se per te arritur ne te tille gjendje shpirterore dhe vetedijeje s’ka nevoje te shkosh ne Kine, te zbulosh qe njeriu ka lidhje te pandare me natyren. As nuk ka nevoje qe te jesh fetar dhe ndjekes i ndonje feje te caktuar, sepse e arrin ne te gjitha fete edhe me psikoterapi, me meditim, mjafton te jesh i ngeshem dhe te kesh deshire (se qe ka qene maleve ky, ka pasur kohe te bollshme). Permenda budizmin, sepse ate nuk e njihja me pare, dhe jo sepse jam budiste, apo e kam praktikuar ne ndonje menyre. Nuk i ndaj eksperiencat e njerezve si inferiore dhe superiore, por ka njerez qetesia e te cileve me pelqen, me transmeton energji pozitive dhe qe dua tu ngjaj apo ti kem afer, dhe te tjere te cilet ndoshta eksperienca i ka bere me negative, me kompleksike etj etj.

Kam une nje pyetje per ty: Nese ti admiron kete lloj shprehje jetese, sepse e ke sjelle ne plan te pare, atehere perse nuk i ngjan ne gjykimin e te tjereve?
Ti ke hallin te jesh “mbi” te tjeret dhe te hedhesh poshte ato qe thone, apo do te shkembesh mendime si arrihet ne kete gjendje shpirterore?
Nese eshte ky halli yt kur diskuton atehere vazhdo edhe faleminderit per sqarimin persa u perket temave qe ti hap.

1 Like

Ti ke shum fantazi, me teper se te Franc Kafkes, sepse nuk kam thene qe ky person me habit, kam thene qe me pelqen si karakter dhe fizionomi. Un nuk habiten edhe per faktin qe di si superior nje gje qe ti nuk e di si inferiore, se ky person ka thene vete qe nuk ka asngje per tu habitur per mua, sepse un kam shpik aqua calda, them vetem gjera te ditura, por ne nje menyre te tille dhe me guxim te tille, qe te tjeret nuk e kane, prandaj njerzit degjojne fjalet e mija dhe blejne librat e mija (nuk dihet sa dhjetra milione libra dhe kaseta video i jane shitur).

Qe ta shperblej edhe une me fantazine time: me vrafshin per derr se ti ke eksperience tjeter perveç budizmit! A ke takuar ndonje induist dhe te kane dhene libra? A ke takuar ndonje konfucianist dhe te ka dhene libra?

Ti ke shum fantazi sepse un nuk jam shprehur se admiroj kete lloj jete, perkundrazi, un admiroj qe ky lloj karakteri, kjo lloj fizionomie, ky lloj vizioni per jeten, nuk duhet teshkoje ne maje te malit, perveçse ne pushime verore, por te perballoje jeten aty ku eshte me e veshtire. Ky eshte modeli im.

Un kam hall t’ju heq Marlonin qe j’ua ka hipur “mbi” dhe kaleruar “mbi” ne menyre shkencore, edhe me akademizma letrare jasht blogut ne apartamentin e Sinjora Bertinit, aq shume jua ka hipur “mbi”, sa qe edhe komentet tuaja jane pjese e hingellimave pasoje e kesaje hipjeje.

Ok, paske nje mision bamiresie! Te uroj fat!

jo jo, me ke keqkuptuar, bamirsine po jua ben Marloni, un bej bakeqsi, nuk ju lej te boni qef!

Njeri simpatik dhe ekstrovert qe ka arritur te gjeje lumturine e tij. Megjithate ne shkalle te ndryshme te gjithe perpiqemi te gjejme paqen brenda vetes qofte gjate perditshmerise se jetes apo gjate shkeputjeve nga te tjeret. Sidoqofte jo te gjithe e kane kete luks.

zhardin, siç meson edhe Bleta, ideja duhet sqaruar me komente shkencore, ndryshe edhe gjeje me e vertete kthehet ne fallco.

Dmth eshte shum e vertete qe çdonjeri kerkon paqen dhe lumturine, po dale pak se problemi eshte pak me i komplikuar. Per te kuptuar qarte, njesoj si ne metodiken shkencore, situata çohet ne ekstrem artificjalisht: edhe nje bandit qe grabit nje banke me arme ne dore, si çdo tjeter, kerkon lumturine ne menyren e tij. Por e arrin vertet paqen dhe lumturine ne kete menyre, perveç se ne filma stalker porno muvi hollivudi? Nga skaji tjeter ekstrem i situates shkencore: edhe Nene Tereza emigroi ne Indi “per nje jete me te mire” ne basifondet e Kalkutes.

Ta kam fjalen qe ka shum rendesi menyra se si arrihet kjo, dhe qe nuk ka asgje qyl, lumturia dhe paqja paguhet si çdo tjeter. Prandaj jo te gjithe e kane kete luks, sepse duan luks qyl, luksi paguhet.

Lidhur me temen, un si superior edhe ndaj Marlonit qe ju rri “mbi”, di se ky person para se te behet Babbo Natale qe shet mend njerzve, miliona libra dhe video te shitur, ka ngrene dynjane. Konvertimi i tij ne besimtar, eshte bere me pagesen e jetes, kur u ndodh para vdekjes per shkak kanceri, u ndal dhe tha: “Ndalu beg se ka henek!”. Pastaj ka dhe ca te tjera sqarime shkencore formula e paqes dhe lumturise, por nuk po e zgjas se merzitet Bleta nga komente shkencore. Kjo ju ka ndodh rendom te gjithe shenjtoreve, dhe jo vetem, por edhe te gjithe atyre qe kane dhene nje kontribut te vertete ne kulturen e njerzimit. Qe te arrihet nje rezultat gjenial ne kulture, pak rendesi ka: zbulim shkencor, revelate fetare, krijim artistik, themelim fondacjoni financjar, etj, duhet te takohesh me vdekjen nje here, dmth te vuash per vdekje.

Kjo vlen edhe per te sqaruar ate formulen emigrante te perdorur rendom dhe aq shume permendur edhe ne blog: “per nje jete me te mire” vetem duke e spostu ne hapsire pertej Adriatikut ose pertej Atlantikut. Kjo eshte formula magjike e Marlonit qe t’i heq breket prej kaptine.

1 Like

po qe se arrij të perifrazoj mësimin e gjyshit italjan hinduist:

  • për të qenë konkrete, zgjidhja e problemit të egzistencës (revolucioni) duhet të jetë individuale - dhe jo kolektive;

  • për të qenë e qëndrueshme, ajo duhet të jetë e brendshme (feja) dhe jo e jashtme (ideologjia politike) ;

  • për të qenë e plotë, ajo duhet të jetë harmonike (natyra) dhe jo e sforcuar teknologjia)!

Përfundimisht, ky realizim vjen si rezultat i një ndeshjeje të gjatë dhe në dukje të pashpresë me mjedisin politik, social apo profesional, në kapërcyell të një momenti vendimtar apo vital (fanepsja).

1 Like

Tori, nuk kundershtoj çfare thua ketu qe te kam cituar dhe ne pergjithesi ne komentin tend. Pikerisht tek menyra e kisha dhe une per te thene qe njerez te ndryshem me rrugetime dhe rrethana te ndryshme ne jete kerkojne menyrat e tyre per te arritur kete paqe ne vetvete apo lumturi (ne rastin e zoterise besimi), apo thjesht duke qene te njerezishem.

Shiko se nuk eshte kaq e thjeshte, kete kam dash te them me komentin tim, gje qe e riperseris ne menyre tjeter qe te me marresh vesh tamam ku e kam hallin.

Sigurisht qe çdonjeri ka rrugtim te ndryshem dhe rrethana te ndryshme nga te tjeret, ndryshe do te ishim robote prej hekurash. Por eshte edhe fela tjeter, qe ka rruge kryesore, autostrade te njejte per te gjithe. Njesoj ne kemi shenjat daktilografike te gishtave shume te personalizuara, prej tyre policia njeh drejtperdrejt personin pronar te shenjave, por anatomia e gishtave te njeriut eshte e njejte si forme me 5 gishta.

Shprehja e vertete “te gjitha rruget te çojne ne Rome”, zbatuar literalisht si praktike rezulton idjotsi nese nga Tirana shkohet ne Rome duke u drejtuar Polit te Veriut dhe rene planetit perqark, ne vend rrugtimit normal, racional, pragmatik, me rendiment nepermjet Otrantos.

Prandaj te kam sjelle shembullin ekstrem te grabitesit te bankes qe eshte nje rruge idjote drejt lumturise. Keto jane shembuj provokues per te bere te mendosh se nuk eshte kaq kollaj sa duket arritja e paqes, ndryshe pse nuk eshte arritur paqja nderkohe qe te gjithe e duan dhe kerkuar ne shekuj? Konkretisht shprehja madhore e popullit tone “Bjeri gjate, se i bi shkurt” vlen vertet ne rastin e arritjes se paqes dhe lumturise, dmth eshte pikerisht rruga idjote drejt Polit te Veriut, qe i bie perqark planetit, eshte rruga me e shkurter. Prandaj nuk arrihet paqja dhe lumturia, sepse i bihet shkurt, s’kemi pare, kalamajte pa buke, vuajme, vjedhim banken (sigurisht nje metafore) dhe beheni te lumtur, zgjidhim te tera problemet. Prandaj, fjala vjen, Nene Tereza zgjedh rrugen idjote “per nje jete me te mire” drejt Kalkutes rreth e qark planetit.

Riperseris i them keto gjera, here edhe kontradiktore e konfuze, si provokim per te treguar qe nuk eshte kaq e lehte kjo pune e paqes. Psh edhe babagjyshi jone Terzani e ben te lehte kete pune kur thote, me duket se eshte ne kete interviste, ne stilin e njohur New-Age, se te gjithe e kane dashurine dhe Hyjin brenda vetes dhe mund ta gjejne Zotin dhe dashurine pa kallauz. Pra njera prej pikave te programit te reduktuar te New-Age qe ka shkruar ne menyre te persosur xixa, thene me fjale te tjera (edhe kto te thena nga Terzani), qe zgjdhja e problemit te ekzistences behet ne menyre personale dhe jo kolektive. Gje qe eshte idjotsi ne kuptimin negativ te fjales, sepse vete Terzani nuk pranon ta beje hapin perfundimtar drejt Nirvanes (Parajses se krishtere) ne menyre individuale (teorikisht i bindur qe individualja eshte rruga e vertete), dmth i vetem, sepse don shume gruan e vet dhe natyrshem nuk mund ta leje vetem, kerkon nje prajse per te dy bashke (me shume te drejte teorikisht dhe praktikisht). Shiko se si konfuzioni eshte total, Vatikani e akuzon Terzanin si fetar fals New-Age (sipas progranit te xixes), vete Terzani thote se New-Age eshte rruge pa krye, prandaj e deshtuar. Lemsh hesapi.

Lemsh hesapi behet me i madh neqoftese konsiderohet fjala e papercaktuar qe perdor ti “njerezine”. Çfar njerzie kishte avjatori amerikan qe bombardoi Drezdenin qe u be rrafsh me token, shtepi ne kembe nuk mbeti, u perzje mish kalamani me tjegulla e tulla? Kush eshte i njerzishem ne kete mes, Hitleri dihet qe nuk eshte, po kush eshte, eshte Terzani qe i bie me dore per paqen 2000 metra mbi nivelin e detit? Kush do ta mundte dhe me ç’menyre Hitlerin?

Thene ne menyre provokative, ja ta zejme se grabitesin e bankes nuk e ze policia, ose nuk e vrasin koleget e tij si rendom ndodh ne kesi raste, por ai blen vilen Terzanit dhe del ne pension i qete dhe i lumtur ne mes te jeshillekut. Shume nga diktatoret kane vdekur me pizhama dhe te adhuruar nga masat. Ku eshte drejtesia dhe njerzilliku ne kete rast? Ja pse duhet patjeter nocjoni i koshiences tek njeriu, qe nuk jemi vetem mish femen qe pallohet pa problem, dhe nocjoni i botes tjeter, qe nuk jemi vetem kerme e ngordhur. Prandaj varg problemet dhe pyetje: nga ka ardhe koshienca qe majmunit te Darvinit i mungon? Po vrasja e koshjences pse? Po frika metafizike nga vdekja pse? Pse u dashka me qen me njerzillik? Ne emer te kujt? Palloj, vras e perderisa policia nuk me kap, jam i lumtur dhe ne paqe! Po drejtesia pse? Po e verteta pse? Pse jo rrena? Rrena na vlen me teper ne luften per ekzistence qe ben Bleta duke bere studime akademike per Darvinin.
Per te mos u duk origjinal, tere keto pyetje provokative i beri Niçja per here te pare (vetem se ne sens negativ duke vene ne dyshim, drejtesine, te miren, te verteten, te bukuren) duke hapur lojen e shek. modern XX dhe tere katastrofave te tij.

2 Likes

shpjegimi yt dhe tema ne pergjithesi me pelqeu shume. vetem kete paragraf nuk e kuptova mire. mos eshte metafore? pasi Nirvana dhe parajsa e krishtere sikur nuk ngjisin bashke.

Nuk eshte paragrafi im metafore, metafora jane Nirvana dhe Parajsa e Krishtere.

Jane metafora ne kuptimin qe pershkruajne ne menyre metaforike, dmth jo shume te vertete, ose pjeserisht te vertete, nje realitet qe eshte me i plote dhe me i gjere.

Prandaj sherben pozita “mbi”, ne kete rast e mbikrishtere dhe e mbibudiste - thene me ne pergjithsi mbifetare (sepse te tera fete dhe mitologjite metaforojne njesoj boten tjeter) per te cilen insistoj gjithnje -, per te pasur vizionin e plote te botes tjeter, plus dhe te kesaj bote, lidhur me boten tjeter si nje e tere bashke.

Parajsa e krishtere dhe Nirvana nuk ngjisin bashke nga pikpamja perkatesisht e nje krishteri dhe nje budisti qe i marrin kallup si te verteta reale, ndersa nga vizioni i pozites “mbi” ngjisin qe çke me te, ne kuptimin qe jane stadi elementar i Parajses Reale, pikerisht per çfar po flasim, stadi individual. Si Nirvana ashtu dhe Parajsa e krishtere jane puro arritje individuale. Kjo eshte shume e qarte ne rastin e Budizmit qe ofron gjendje e parajses me kushtin e represjonit te deshirave, dmth te jo vetem te deshires seksuale, por edhe te dashurise per tjetrin, deri anihilim total te vetes, ne kuptimin bashkim si shkrirje totale mee nje qender gjitheperfshirese, dhe gjith, e gjith, e gjith, sa te duash gjitha te tjera, pa fund gjithe, Brahma si entitet universal, alias Zoti sipas teologjise te krishtere.

Ne vizionin e krishtere kjo del qarte ne formulen e bekimit te bashkimit martesor: “Te jeni bashke, derisa vdekja do t’ju ndaje”. Dmth me personin presupozuar me te dashur dhe me te ngjitur ne kete bote, altra dolce metà thote pepinoja, nuk je me bashke ne boten tjeter. Dhe kjo eshte logjike, perderisa themeluesi i krishterimit shkoi i vetem ne boten tjeter, çfare leshin kerkon ti qe e mban veten ndjekes te tij me teper se ai? Prandaj dhe Vatikani bau bau bau kunder Terzan si i rrymes New-Age (nga pikpamja metaforike katolike zyrtare logjike me shume te drejte)!
Terzani e ka kap shum mire kete difekt ose me sakte realizim te pjeshem, te metafores budiste dhe te krishtere, dhe jo ne saje te nje logjike te tij, ose te nje Vizioni te Ri te tij ose te ndokujt tjeter qe i ka deshmuar, por - e ke ne interviste me duket - por thjesht se don shume dhe ka shum stime per gruan e tij, do ta kete me vete edhe ne boten tjeter. Si kushdo te verteten ai e ka te shkruar brenda vetes, plus fatin qe di ta lexoje, plus qe gruaja e tij ka vlera, etj, pak rendesi ka. Ka rendesi qe kjo eshte e verteta pa nevoje vizionesh metaforike dhe artistike, mistike, okulte, obskurantiste etj etj.

Terzani nuk eshte i vetem ne kete lloj vizioni ta quajme, hasur me shpesh ne boten protestante qe ne kete drejtim eshte me e haper per te marre revelata te reja ndaj botes tjeter (sigurisht edhe ndaj Ferrit qe po aty eshte).

Si ilustrim i shkelqyer vlen nje film (jom bo edhe un si grupi stalker porno muvi):

jam i sigurte se ne kete shpjegim ka gjera te paqarta, nese ke te tilla ose je kurioz per me teper rrotull tyre, hiç mos u druaj, pyt per çfar te duash dhe sa te duash. Un jam ketu ne dispozicjon per t’ju pergjigj si duhet dhe si e meritojne, si gomereve handikapate, ashtu edhe te urteve te perunjur, dmth te diturve te vertete.

Te keshilloj te hapesh kishen e tarzanit ne shqiperi, se hecin kto gjana. Eshte kull. Shko ene te qani, dhe u bere i famshem, arrin nirvanen direkt

Promethe,

vizioni taost per boten hedh drite me teper mbi problemin qe po sqaroj. Ambicja taoiste eshte arritja e Tao-s, qe pak a shum eshte gjendja e Brahman induist, Nirvanes budiste, Parajses se krishtere. Edhe ne kete rast besimtari taoist synon njesoj ne nivelin individual shkrirjen me Tao-n si gjendje paqe dhe lumturie absolute, ndryshimi eshte se Tao (Njeshi) eshte bashkim ne harmoni i dy entiteteve te famshem Yin dhe Yang, qe jane alias principi femror dhe principi mashkullor ne nivel kozmik, por edhe ne nivel te praktikes se perditeshme.

Ky rast vlen edhe per te kuptuar vleren e te qenurit “mbi”, vetem nga kjo pozite mund te kuptohet se vizione metaforike te feve te ndryshme permbajne ne vete copra te mozaikut origjinal, dmth te vertetes reale.

Tjeter informacjon shume interesant, veç pak me i veshtire per ta sqaruar se perben teme me vete, por un po e hudh gjylen, me pak mundim mund te hysh ne teme neqoftese njef pak filozofine e Shopenhaurit qe eshte nje perzjerje (jokoshjente) e metafores se krishtere me metaforen budiste.

Fjala eshte per operen Tristani dhe Izolda (Yin-i dhe Yang-u) e Wagnerit, maja me e larte e Romantiçizmit (dmth maja me e larte e artit, mbas kesaj vepre, arti vetem shkermoqet). Akoma nuk ka dale e qarte per kritiken nese kjo veper eshte rezultat i ndikimit te filozofise budiste te Shopenhaurit si arritje e gjendjes se Nirvanes qe kerkon sakrifikimin e deshirave, apo ndikimi i nje dashurie te Wagnerit per nje femer, dashuri e pakonsumuar prej tij me qellim arritjen e gjendjes se sublimimit (ne kuptimin frojdist) qe ben te mundur krijimin e vepres kulturore. Ne kete rast lidhen nyje pazgjidhshem ne ecje paralele aventura banale, ambicja budiste-krishtere krijimi artistik dhe kerkesa e natyrshme e njeriut per paqe dhe lumturi. Me pak mundim, edhe duke guglluar per temen (un po te jap vetem karremin e Wikit), mund te kuptosh se per kete çeshtje nuk ka dallim midis Wagnerit dhe Terzanit. I njejti hall eshte, biles edhe per ne, vetem se ne nuk jemi artista t’Mdhej mer jau.

zhardin, ma ke pa gjo manjolen?

Ktu nje video - interviste e tij e fundit para se te vdiste - qe vlen si nje lloj testamenti.

(80.000 kaseta te shitura)

1 Like

E pat than dhe plaku Mere ,pasi plasi edhe gjylja e madhe: tani s’me ngelet gje tjeter,vetem te qesh…te qesh.:slight_smile:
Ma harmonine e te kundertave,e pat fjalen per felet,apo jo?
Njese,t’i lejme menjane kto budalliqe qe thashe,ishte e mrekullueshme e gjithe intervista.
Grazie Tiku. :slight_smile:

Komplet e mrekullueshme nuk eshte, ne ca vende ka keput edhe babagjyshi ca mufka!