Ju lutem, me ndihmoni me nje emer te bukur per nje beb djale

Agim
Agron
Gent
Kastriot
Gjek
Gjon
Mark

Ka emra te bukur s te duash, nese je musulman:

Mahmut
Beqir
Muhamet
Etc.

3 Likes

emri tregon kryesisht përkatësi kombëtare. vuri një emër shqiptar që të mos bëhesh pishman si prindërit e fëmijve të këtyre viteve që u vunë kalamajve emra macesh e qensh!

1 Like

Psh Caknorris?

Jamarber
Besart
Besfort
Eugen
Sidrit
Jeton
Jon

1 Like

sidrit = si+ emer
per shembull per djale -> simal, siyll, sidjell, sidrer, etj. whatever

per goce -> siera, sivala, sibora, sidrita, etj

1 Like

Ke harru emrin e idhullit tend .
sienver.

6 Likes

sishpirt, silepur, sisal, siedi, simeta :slight_smile:

Bato
Kleo
Jon
Orik
ose …Zeqo😂, Belul, Vlonjat, Pjeter, Kapo, Brad, Bredh, etj etj.

1 Like

Pse jo emrin tradicional shqiptar Pjer?

Ose Filip.

Qendrim, Shpetim, Gezim, Halim, Bashkim, Pajtim, Ndriçim, Shkelqim, Defrim Bukurosh.

1 Like

pse jo Katror, Trekonsh, Rrethor, Kuadrator, Rrotullor, Vrimor …

Kujtim, Durim, Perparim, Pallim. etj. Emra me kuptim shqip si i ka qef del-ta.

2 Likes

gjembi, mos bej ironi kot, Pjer eshte vertet emer tradicional shqiptar i prejardhur nga pellazgjishtja pjerdh! si e ka qef del-ta.

1 Like

ooo e ke gjet tamam, vlonjat! pervec emer i bukur , ka per te qene krenare gjithe jeten kjo ; si e jema e Zeqos…:joy:

si behet ky procesi, kushtezimi i karakterit nga emri, mo tiku ? -une p, sh njoh nja ca Sokrater dhe nja 2 Platona (me njerin jam rritur) , po nuk jane dalluar per kushedi te squte…:smiley:
pervec Pllaton Bubuqit qe vetreklamohej duke gerthitur ; “jam i mençëm une” .:stuck_out_tongue:

ah po… njoh edhe nje tip tjeter qe prinderit e kishin pagezuar me emrin “Ilir”, po ky koqa kur u rrit zbuloi se nuk i rrinte mire ky emer edhe e nderroi ne Ilia… perfundimi… u katandis ne rrote cari, Dr. Ilia Toli…:joy:

1 Like

Eshte Mbiemri, sipas meje.
Emri s’ka rendesi, qeshtje e qejfit tekefundit. Mbiemri eshte identiteti real.
Shqiptaret me mbiemra jane bloze. Mbiemri na ben me prejardhje turke greke arabe sllave. Kur mbiemri ka karakter kombetar, emri klesti, lesi ose benxhi, arsyetohet. Ama benxhi mahmutaj, armando sadiku?! Hibrid monstruoz.

1 Like

po e pres shkurt se mbeta ketu tere mengjezin duke degjuar muzike si ars. Me pas ndoshta shpjegoj me gjate ose ndoshta linkoj (ja vlente nje shkrim ne vete ne fakt) qe desha te them se ne antikitet vendosja e emrit ishte nje ritual cerimonial familjar dhe tribal shume i rafinuar dhe me qellime shume te rafinuara. Duke banalizuar problemin, nese nje person quhej Besnik ose Mençuri ose Gomor, atehere ky ishte kusht fillestar qe personi me shume gjase te kishte virtutin e besnikerise ose mençurise ose gomorllekut.

mbiemrat e shqiptareve sot , per arsye historike qe dihen, jane keta qe jane. por edhe keshtu sic jane patjeter qe duhet te marrin nje karakteristike kombetare te na dalloj nga te tjeret…
prandaj greket i kane vene nje ‘s’ ne fund ose sllavet , sipas rraces , nga nje viç , ov , ovski etj apo italjanet nje ‘a’ apo ‘i’ melodioze (si sinjora Bertini.:smiley: ,tiku).
rendesia e karakterit kombetar,dallues, te mbiemrit kam pershtypjen qe eshte kuptuar sidomos ne Vlore apo Leberi ku gjithmone e me shpesh familjet e kesaj zone i shtojne mbiemrit nje ‘j’ ne fund… eshte qellimplote !

Kjo me ngjan se nisi nga vitet 70 (nuk i di detajet si e qysh e pse) ku mbiemrat filluan te ndryshojne duke ju vene prapashtesen -aj, nga Muhameti ne Muhametaj, Lika ne Likaj, etj. Edhe andej nga veriu, e gjen kete fenomen.

Shkemb, Milot, Afrim, Ritfolk, Bardhi, Bardhyl, Rr. Bardhyl etj