Ju të persekutuar, ju… puthadorë të persekutorëve?!

Ideali i lirise per te cilen pretendojne se sakrifikun jeten e tyre,nuk egzistone me tek kjo shtrese te perndjekurish.Nuk perbejne inspirim ma per kerkand.Ne kete “Sistemin e Zhvatjes” qe u ngrit pergjate ketyne viteve,ata s’bane gja tjeter, vecse tunden vujtjen e tyne per t’zan i ven sa ma te ransishem si ingranazh ne mekanizmin e tij te zhvatjes. Partite politike lodhen kot per t’i perdor si detonator me shperthy e ndez situata te caktume. Fitili tashma,asht i lagun.

1 Like

Ti, hiqesh sikur kritikon te dyja palet, por ne fakt rrotullohesh bosh, duke llomotitur vetem kunder njeres. Jep ndonje fakt, nga ato qe “s’kane nevoje”. Nuk i dihet ndonjehere, keta “plumbat” e hedhur ne ajer, mund te zene ne ndonje mish.

ashtu thua ti po pa pyeti njehere shqipot blu. Ka mit te enverit po ka dhe mit te Te Persekutuarit.

Kjo s’eshte e vertete. Ju i perdoret deri ne cberje, kete shtrese ca vite me pare, ose te pakten ata spiunat e deshperuar, qe ju i tundnit dosjet duke i cuar deri ne vete-djegje.

mire mitin e enverit e cmitizove o maksi blusaksi po tani pas enverit dhe me birishen cfare do thuash

Hajde flasim per Berishen. Le ti marrim qe nga fillimi “krimet” e tij dhe te diskutojme, ndoshta ju kuptoni dicka qe une se kuptoj, por une nuk mund ta urrej Berishen thjesht se eshte verior, pa folur qe nuk mund ta urrej qe tronditi komunizmin nga themelet.

duke mos qenë militant i asnjërës palë,por edhe ideologjikisht, në linjën kombëtare,jam lexues më objektiv i realitetit. nuk luaj dot të barazlarguarin demode. përceptimi i realitetit tek njerëzit që kanë aftësinë të mendojnë me mendjen e tyre është ai që të shkrova më lart. pra nëse do që të themi se dy palët kanë qenë hajdutë,megjithëse në nivele të ndryshme,çeta e salës ka qenë edhe kriminelë edhe antishqiptarë.

Po flet shume ne pergjithesi or mik. Eshte akuze shume e rende, te akuzosh nje parti te tere, postkomuniste, me mbeshtetje te madhe, si antishqiptare dhe antikombetare. Ti jo vetem qe akuzon drejtuesit e saj si te tille, por aludon qe dhe masa e mbeshtetesve eshte te pakten syleshe. Perse? Na e shpjego.

Cfare provash do ti per kete Maksi, se te pakten per kriminalitetin te jap une sa te duash, nga eksperienca personale, pa anesi partiake fare. Sala mund te thote sa te doje qe 97 ishte skenar komunist, por ato qe me thane mua oficeret e marines dhe pilotet qe hodhen bomba ne zonen e Delvines, si dhe ata femije qe i kishin cuar ne mes te nates me kamiona ushtrie dhe i kishin sjelle se “po na sulmon Jugu” nuk m’u duken si skenar komunist, por urdhra te marra nga komandanti i pergjithshem i forcave te armatosura.

Po pse keto konspiracite i merrni vesh vetem ju?

Ummm, se me kane ndodhur mua personalisht? Nuk po flas per teori konspiracioni te lexuara aty-ketu, po flas per ato cfare me kane ndodhur mua ose ku kam qene prezent vete. Une s’merrem me llafe pazari merr andej e shpjer ketej, ka ustallare te tjere per ate pune.

Po ti te vret veshin fjala: " Po na sulmon Jugu" , a thua Jugu nuk sulmoi vertete?

Eshte histori me e gjate. Jugu nuk sulmoi askend ne ate kohe, ishin 2-3 ditet e para kur sapo ishin hapur depot e armeve. Ke sulmoi jugu sipas teje?

Degjo or mik. Ti dhe shume mund ta mohoni gjithe diten, por te gjithe e dime, qe u rrembyen armet, ne nje rebelim te padegjuar me pare dhe ishte bere gati plani per sulm kunder Tiranes. Pengesa e pare ishte ne qafen e Koshovices, qe u ngadalesua gjithe operacioni.

Pastaj te gjithe e dime qe nuk mund te shkonte deri ne fund plani sepse nuk mund te besh lufte me alabake qe skane asnje ideal.

Ketu ne SHBA kam lexuar librin e nje shkrimtari shqiptaro-amerikan, Piter Lukas, te titulluar “Rrumpalla”. Piteri vinte shpesh ne Shqiperi ne vitet 90, dhe shkruante artikuj per Shqiperine e sapo dale nga komunizmi. Ne nje fragment te librit, pershkruan nje bisede qe kishte bere me Salen ne vitin 96 (ne mos gaboj) ne lidhje me revoltat qe po rriteshin. Kur e pyeti Saliun se cfare do te ndodhte nese populli shperthente ne revolta dhe behej vendi katrahure, pergjigja ishte “Apres moi, le deluge”, e shqiperuar “Pas meje le te vije qameti” ose dicka e tille. Kjo per mua tregon me shume per mentalitetin e tij sesa cdo gje tjeter.

Po cfare qameti o kthup, qameti ndodhi, skishte ku te vente me keq dhe nese e mbaj mire mend, Sala i lutej Majkos, aman, aman cfare doni do tjau plotesoj. Kjo qe solle nuk perkon fare me ato qe realisht ndodhen.

te persekutuarit ne kohe te berishes or shoq ishin miti i ri qe u prodhua ne funksion te cmitizimit te komunizmit. Njeri u luftua permes tjetrit.
Berisha ndertoi antikomunizmin kryesisht me ndihmen e mitit te te persekutuareve.

Mit, sepse narrativa e tyre pergjitheson, s’ka authenticitet, dhe ka mungesa te medha informacioni (per arsye te ndryshme keto, perfitimi politiko ekonomik social, te perdoruesit te mitit - berishes e te tjereve shndrruar ne blu per ket motiv primar).

Vete te persekutuarit politike plot nuk i rezistuan tundimit te perfitimit, realitet i cili indirekt ve ne pikepyetje integritetin dhe thellesine e kauzes se tyre pse jo edhe qysh ne origjine te saj.
Per berishen pastaj une them jane thene te gjitha s’ka mbet gje me. Ah pervecse qe po rri ne politike per te mbrojtur interesat financiare e ligjore te familjes se vet. Asgje tjeter me.

Ku e bazon ti gjithe kete? E ke pare planin? Apo llogje Kavaje?

Po, armet u rrembyen. Po e di ti qe magazinat dhe depot e ushtrise ishin te hapura, pa roje pa asgje, me urdher nga lart? Ne cilin shtet ke pare ti ushtria t’i hape vete depot dhe t’ju thote njerezve hajde merrni arme?

Kjo qe thua ti eshte shume me vone asaj c’po them une. Nuk po kuptohemi. Lere me mire, mendjen e ke te mbushur s’ka c’them me teper une. Po shkoj ne ndonje teme tjeter.