Kinematografi dhe TV - 2018

isha i dyzuar kur e pashe po njesoj, film karnevalesk, skematik. po si i thone pse nuk e dinim ne ca ish beqir balluku, po ke te shihnim :yum:
Une i jap me teper vlera kronikane, for dummies, shume me pak kinematografike.
Po kam pershtypjen qe dhe per kete arsye nuk do te pelqeje.
Me pelqeu shume aktorja qe loz vajzen e Stalos.

Ti e di fort mire qe vlerat kronikane s’kane si ndahen nga ato kinematografke, por nejse.

ps: nje mendje me thote qe, filmat qe merren me personazhet ‘e rende’ (me peshat e renda te historise) mund te jene :
1; ose ultra-formaliste (filmat e Sokurovit per Leninin, Hitlerin, Hiro Hiton
ose

vijon (s’kam kohe right now)

talenti i Ianuccit eshte tek dialogjet, jo tek kronika.

dialogjet jane te shpejte, ritmik si vete ngjarja filmi ne mos gaboj eshte i bazuar ne nje roman.
Cinizmi i personazheve, komitetit drejtues, pershkruan gjithe filmin, terrorin e treguar ne menyre satirike deri ne grotesque, si e vetmja menyre per te treguar kete ngjarje ne rendesi per fatet e metejshme. Por duhet thene qe raporti i burokracise drejtuese me pushtetin mbetet universal edhe ne kete film, janucci u jep personazheve te vet theks anglez.
Por filmi megjithse nuk i shpeton psikologjizmit te personazheve ka jo pak mizanskene.

Duke qene se e kishin pare me vonese (distributoret nuk kishin organizu seance premiere te filmit per kritiket e kinemase), ne numrin e marsit, redaktoret e Cahiers du Cinéma e kishin permbledhur ne nje fjale te vetme fare filmin e fundit te Eastwood : naufrage (shipwreck)
:smiley:

2 Likes

ose perjashtime qe konfirmojne rregullen (Diktatori i Caplinit, i cili, eshte gjenial sepse niset nga nje keqkuptim: heroi kryesor i ngajn tmerresisht Hitlerit; ehste pune tjeter pastaj qe, 90% e miletit, ngaqe ka pare vetem nje fragment nga filmi -ate te Hitlerit me glob- , kujton se Hitleri eshte personazhi kryesor i tij).

**

ps: une nuk e kam pare, por me ç’kam lexu nga kritika qe i besoj (por edhe nga tek-tuk komentues qe ua kam besen), meqe jemi tek filmat dedikuar peshave te renda te Historise, filmi i fundit me Curçillin (The dark hour) eshte nje tmerr i vertete, ose thene ndryshe, nje faqe wikipedia e ilustruar me pamje te perlyera me mustarde, me nje aktor te maskuar në klloun grotesk, qe si qellim të vetem ka te kape nje statuje Oscar.

do ta shoh dhe kete me churchillin dhe do te them nese kane ndonje ngjashmeri.
Sigurisht satira e jannuccit eshte me pak e demshme se sa duket ne pamje te pare sepse nuk tenton te japi figuren e stalinit, megjithse i qendron besnik kronikes per sa i perket pasuesve te tij, por pepiqet te thumboje me ato mjete qe ka satira ne vetvete.
Ne death of stalin grotesku dominues eshte ne funksion te hiperboles, qe brenda llojit te satires politike qendron deri diku.

zor se do rezistosh me shume se çerek ore para ekranit (jam i sigurt !!) :grin:

do ta shoh per arsye historike wikipedie, atehere, se jam i bindur qe nuk do me pelqeje. Eshte nga ata personazhet klishe historik qe te lind kurioziteti, por vetem kaq

Ka qene ky debat edhe per kreyvepren e Malick (The New world) : jo pak sevdallinj kinemaje e kane kritikuar asokohe filmin sepse nuk bindeshin me figuren e Pokahontas (edhe pse ne film ajo nuk thirret me kete emer, me perjashtim te pjeses se dyte kur e therrasin Rebeca, pra me emer anglez), pasi u dukej shume ‘new age’, pra shume ‘top modele’, shume ‘sexy’, shume e ‘karnavalosur’, e ‘maskuar’, e ‘kostumuar’.

Une as kam qene e as jam i ketij mendimi, sepse sipas meje, Malcik eshte aq i zgjuar sa, permes mizaskenes (skena te vogla te shkeputura, montazh poetik dhe onirik etj etj), arrin ta kaperceje veshtiresine qe podhojne ‘filmat me kostume’ (sepse dhe “The New World”, rikonstruksion i Amerikes se shek 17 eshte !!)

Dua te them: nje regjizor i mire, fare mire mund te perdore satiren (si zgjidhje mizaskenike, regjizorjale) per te tejkaluar ‘vertetesine’, autenticitetin e nje personazhi, qofte ky edhe nje “peshe e rende”

Pra eshte vertet thike me dy presa kjo puna e filmave ‘historike’; per me teper, per ‘peshat e renda’

2 Likes

Albano per asnje moment nuk e pashe ne aspektin e kronikes the Death of Stalin, dmth nuk e pretendoj te kete ndonje vlere ne kete aspekt. ai merret me te njejten gje si ne gjithe produktet e Ianuccit (spin + power and everything in between). ajo qe eshte ndryshe, qe ti e ke evidentuar me lart eshte qe nuk kemi te bejme me stilin mockumentary qe eshte perdorur nga regjizori me pare.

mbase Stalker do te kete mundesine ta trajtoje vecan kete film, qe te mund ta bisedojme me shtruar.

twin peaks; fire walk with me (korriku nese nuk e ka pare)

1 Like

Nese ky eshte nje permbledhje e sezonit te 1re Twin Peaks, duhet te jete pare tashme. I magjishem.
Nderkohe “the missing parts” e ndoqa findjaven qe shkoi, rrofsh per lajmin.
Interesant sesi ne vitet 90 kinemaja ka qene mbushur me tematike te droges e drogimit, dhe skenat perkatese kane permbajtje qe sot mund te jene jo vetem te renda por deri publicitet i hapur i konsumit te saj.

fire walk with me, po eshte nje permbledhje. Une nuk e kisha pare deri para pak, por lexova se eshte nje nga serite qe ka influencuar me teper tv. Disa nga serite e me vonshme televizive sopranos, lost, jane ndikuar mjaft ne forme.
Besoj se ne thelb twin peaks ka dualitetin, natyren e dyfishte, qe nga titulli, sikunder dhe personazhet. ketu nje permbledhje e shkurter e dy se zoneve te para
https://youtu.be/n_64-4c_E3o
Ne vitet 90 e kam vene re dhe une tematiken e droges nder te rinj, mjaft te perdorur. Po duhet te kete ardh si reaksion i harbimit, liberalizmit te viteve 70. Sot natyrisht rinia eshte me e tredhur, ka te tjera drogera e ideologji ndikuese. Psh nuk ka si mos kur ideja fillestare e filmit qenka frymezuar nga qellimi per te treguar rreth vdekjes se Marylin Monroe. The untold truth of Twin Peaks.
https://youtu.be/E2bJcase3iE

1 Like

Besoj se ne thelb twin peaks ka dualitetin, natyren e dyfishte, qe nga titulli, sikunder dhe personazhet.

Nga interneti kam pare qe Lynch eshte pas Transcendential Meditation, praktike qe mos gaboj ka ne baze kontaktin me “Otherworlds” e qe qenkan bote paralele me kete te perceptueshmen nga shqisat e njeriut, e qe jane te tipit psh ku Djalli /the Evil nuk eshte ne kontradikte me Krijuesin etj etj. Perkundrazi eshte i pranueshem e ne unitet me te teren, etj etj. Dicka e tille. Mendoj jo vetem Dualiteti, por disafishmeria e qenesise se botes, mund te shkoje me sakte, nisur nga personi i Lynch…
Videot i shoh kur te kem pak kohe.

po pak a shume keto jane, dualiteti si beteje mes good dhe evil ne nje bote shume dimensionale. Lynch eshte mjeshter i kinemase se mendimit, onirizmit.


si dhe nje permbledhje me te mire nese ke ndermend te ndjekesh serine e 3

“Get out” merr cmimin e filmit me te mire nga "Spirit Awards"
http://www.gazetadita.al/get-out-fiton-nxemjen-para-oscar-it/

1 Like

2017 persa i perket serive televizive ishte goxha mire duke na dhene _Stranger Things, Legion, The Handmaid’s Tale, Big Little Lies, Outsiders_ (absolutisht per t’u pare), Westworld, Preacher, dhe ndonje tjeter, por 2018 sikur po ecen ngadale. Pres daljen e sezonit te dyte te Jessica Jones por aktualisht s’po me thote asgje gje.

Ta citojme nje here veten dreqi e mori :stuck_out_tongue_winking_eye: :

E kapi mor e kapi statujen :joy:

1 Like