Kinematografi dhe TV - 2018

Fillova Dark dje, seri gjermane, e ngjashme me Stranger things me ndryshimin e vetem qe ka dhe melodrama ne te. Jo keq.

zhardin, mos na prish muhabetin se jena tu diskutu per politike!

Sic eshte thene, super i parashikueshem Oscars.

Ka te beje me oportunizmin. Edhe Del Toro (dhe filmat qe ai ben) jane misherim i oportunizmit.

Eshte shekulli i tille. Ka filluar andej nga mesi i viteve 70 dhe it goes on and on.
Hollywoodi nuk eshte veçse njeri prej pasqyrimeve te ketij oportunizmi.

Ose siç thote JLG: “ne shekullin e 21, horrat jane te sinqerte

1 Like

Si i behet qe te kuptohet kjo ne mase…
eshte nje betetje kundrejt ideologjive mashtruese te korporatave shumemiliardeshe


Me Oscars, usa-t duken sikur kane llojin e tyre te cmimeve filmike, ndryshe nga kriteret e botes, njelloj sic kane njesite e tyre matese te peshes e gjatesise, apo futbollin amerikan, etj si keto.
Lexova qe paska nje tjeter festival amerikan ku vleresohet filmi sipas madhesise se buxhetit, pra s’merr persiper cmime, per financime te medha mbi 20 Mln.

e ke fjalen per Spirit Awards

Po
Ndarje irrracionale, apo mbeshtet ndonje llogjike… ::thinking:

Eshte bere teper monotone si teme; ka gjera me te mira per te lexuar e per te komentuar.

Shfaqen skena nga Billbordi i Missouri-t. Fytyra e F. McDormand e thartuar fiks sic e pershkruaje.
Phantom thread e vleresuan per kostumet, as muziken te pakten.
Del Toro solli film ku ricikloi punen e shkuar me sh.gjase.

jan heq komentet rrethues, dhe komenti im rezulton pa kuptim, e un nuk di se si ben ti t’i pergjigjesh nje komenti te tille pa kontest dhe pa kuptim. Apo hajt veshja, sa per te thene diçka, si gjithe te tjeret.

Ka ndodhur dicka tragjikomike kete fundjave.
Edhe në France (të premten, me Césars) edhe në USA (të djelen, me Oscars), në fakt fitoi i njejti regjizor: Jean-Pierre Jennet (babai i vertete i fetishizmit, domethene i anti-kinemase)

Globalizim total ! :stuck_out_tongue_winking_eye::grinning:

image

a mund ta zgjerosh mendimin me tej, perse ky qendrim kaq drastik ndaj Jeunet?

edit: lere, pyeta gugllin, ma merr mendja

1 Like

atehere kur mendohej se oscari mund te rreshkiste prej akademizmit, disa shenja i kish dhene vitet e fundit, nuk surprizon ne fund dhe premion pikerisht akademizmin.

nje ceremoni populiste, e vetmja risi qe sillnin ata emra teper te njohur ne bote (fale filmit sigurisht) ishin vetem xhaketat dhe fustanet qe pasonin nj-tj.
Nuk degjova dicka te menduar a te shprehur me ndonjefare thellesie, sic mund te pritet nga nje mbledhje tille e perqendruar mendjesh. Me duket Matthew McConaughey duke prezantuar cmimin per editimin, tha dicka mbi kinemane. Nje populizem e mediokritet i tille qe edhe prezantuesit vete dukej se donin te mbaronin pune sepse ishin dhe flisnin aty per sy e faqe.
Del Toro ne marrjen e te dy Oscareve heren 1re belbezoi “thank you thank you thank you”, dhe “une jam emigrant, jam rritur ne meksike duke pare filma”… heren e 2te perseriti punen e Meksikes dhe emigrantit, dhe Pastaj ia keputi: Kete oskar ia u dedikoj te rinjve qe na mesojne si behen punet :scream:

Thuaj shyqyr qe s’kish bere Inarritu ndonje film se do i kish kref ca statuja (sic i krefi me “Birdman” dhe “The revenant”: ishte bere komplet i abonuar)

Ky Del Torua eshte i sinqerte ne ato qe ben, por “fali zot ata qe s’dine se ç’bejne” tha njeri. I ka ardhur dita fetishizmit (eshte ne mode, dmth) dhe ai bam.
Bjeri ti biem eshte bere kjo pune; u bene dekada qe vazhdon…

Pashe three billboards outside ebing…Agje per tu shenuar; actor’s studio kind of movie me disa peisazhe suburbi amerikan. Sa me shume shikoj keto filma, aq me teper vlersoj rregjizore si lynch etj jo konformiste dhe kurajoze. Ne thelb skenari i filmit ishte mjaft i ngjashem me twin peaks, po ta mendosh, por produkti krejt i ndryshem.

Me kane thene qe eshte nje beterr mysybet: riciklim i nje kinemaje te keqe, qe kujton se mjafton qe filmi ti shkele syun vellezerve Coen, dhe ja hodhi: filmi merr Oscar (ose minimumi je nominuar), pra je ‘kinema cilesore’.

Eshte bere per te thene: vdekte cilesia ishalla. Rrofte liria

2 Likes

Ne thelb, po ta mendosh mire, problemi me filmat-gadget te Jean-Pierre Jennet eshte fakti se regjizorë te tille bejne kinematografi në second degree, pra bejne sikur (sikur bejne kinematografi). Problemi eshte se, vete kinemaja, eshte déjà “second degree”, pra diçka manipuluese qe e ka brenda ‘sikur’-in. Tani imagjino vetë dike qe ben sikur ben diçka, nderkohe qe kjo diçkaja qe ai ben, eshte déjà gjasme: te besh gjasme sikur ben gjasme

Ne thelb, e gjitha kjo, ka te beje me realizmin ne kinema.Por JO ne sensin qe i japim ne në shqip kesaj fjale (pra si diçka realiste). Realizmi i kineatografise eshte krejt tjeter gje (do ta zhvilloj ne nje kohe te dyte, se kam qef me fol pikerisht per kete gje, sinqerisht)

1 Like

Stalker, pse nuk ke analizu deri me sot asnje film policor? (ose ndoshta ke analizu vetem ndonje, ndersa ke analizu sa te dush shkence-fikshen) Apo nga menyra enigmatike se si flet, nuk te pelqen zgjidhja e enigmes? Apo nuk te pelqejne fuksat, te pelqejne vetem disidentet? Jane te dy fele te te njejtit organ, e te dy kane kane lezetin e tyre. Njesoj si kane lezetin e tyre komunistet, kane lezetin e tyre edhe fashistet.

S’po e zgjas me teper me hetime, sepse komenti mund te shnderrohet ne nje novele policore me dashuri.

Un livre de philosophie doit être pour une part une espèce très particulière de roman policier, pour une autre part une sorte de science-fiction. Par roman policier, nous voulons dire que les concepts doivent intervenir, avec une zone de présence, pour résoudre une situation locale - Gilles Deleuze, Différence et répétition

Psh te marrim nje shembull te njohur: filmat e David Lynch. Filmat e tij jane relaiste. E di qe nje fjali e tille habit (sepse keqkuptohet me sensin qe i japim ne shqip kesaj fjale), por une jam i sigurt qe filmat e tij janë te tille. Jane te tille sepse, edhe pse Lynch eshte estet (pra formalist), kjo forme nuk eshte qellim ne vetvete dhe montazhi i filmave te tij eshte i tille qe respekton realitetin. ose siç thoshte André Bazin, i cili ka definuar ate qe ai e quante realizem ontologjik i kinemase (per te mos e ngaterruar me realizmin), kinemaja regjistoron natyren (boten) dhe keshtu mund te revendikoje nje objektivitet te patejkalueshem. Ai kete e quante te vertete ontoogjike te kinemase. Por, qe te jete art, duhet qe kinematografia ti nenshtrohet disa rregullave dhe ti çensuroje vetes disa kollajlleqe. Nje nga keto kollajlleqe eshte, sigurisht, te berit sikur ben nje film, qe mbi te gjitha ka te beje me montazhin (qe ne kete rast eshte i aftert me video-clipin) : video clipi eshte anti-realist sepse eshte qellim ne vetvete, pra ilustron (siç ilustrohet zakonisht nje kenge ne video-clipet qe shohim).

Po ta mendosh akoma dhe më mire, babai i nje kinemaje te tille eshte Méliès dhe jo rastesisht André Bazin, filmat e Méliès i vinte ne antiteze me kinemane qe propozonin vellezerit Lumière.
David Lynch, edhe pse duket onirik etj etj (por kjo eshte tema, lenda e filmave te tij), filmat qe ai ben kane te te bejne me kinemane e vellezerve Lumière dhe asfare me ate te Méliès ! Pse? Sepse ata jane reprezentim (per dreq, ne nuk e kemi ne shqip fjalen representation) i nje te vertete te supozuar, ok, por i nje te vertete amà ! Qofte kjo edhe ender !!

Edhe Tim Burton, ben kinema realiste. Po! Dhe jo kinema-gadget !!

vijon

1 Like