Kinematografi dhe TV - 2018

gjithmone me kujtohet “I’m number four”,

film fantastik me aksion, në te njejten linjë me sagat si “Harry Potter”, “Twilight”, “Narnia” etj. Por ne ndryshim nga keta, filmi ne fjale ka nje te mire te madhe dhe fort te rendesishme, per syte e mi : filmi ruan kepin (le cap), ruan pragun e realizmit, edhe kur nderhyn elementi fantastik. Pra, per mua, filmi eshte i besueshem, edhe pse eshte i gjinise fantastike. Ose, siç thuhet rendom ne shqip, ne blog-et dhe forumet per filmat, ai eshte realist.

.Dhe eshte montazhi ai qe e ben te mundur nje gje te tille. E sigurt !

1 Like

plot ore! por nuk ndryshon asgje, vetem se eshte nje nga dhjetra zhanret

ja nje

ja dhe nje tjeter

ose ky

ose ky tjetri

edhe qy

i pash, e shof qe nuk ndryshon asgje, sepse nuk kane asgje policore si trajtim brenda zhanrit. Kan vetem emrin si policor, trajtimin e ke bere teknik si gjithe te tjeret.

ne fakt nuk jane si gjithe te tjeret, eniuej, vari hejbet.

ishte bere komplet i abonuar

Ne fakt te tere ata ngjanin me te abonuar ne ate ceremoni, si nje kaste.
Vdekte cilesia!

Keshtu eshte dhe ne France (vend, i cili, gjithsesi perpiqet “tek-tuk” te prodhoje nje kinema qe nganjehere i iken cilesise, dhe i afrohet lirise).

Te premten qe shkoi, ceremonia e Césars (Oscars francezë) ishte pothuaj e njejta gje me ate te Hollywoodit (deri dhe në ngjashmerine e filmave te Del Toro-s me ato te Albert Dupontel: te dy, fitues te trofenjve te “Best Director” !!)

E megjithate, mjafton nje moment vertetesie per te mbajtur gjalle shpresen: marrja e trofeut te “Aktores me te mire” nga ana e Jeanne Balibar, per rolin e saj ne filmin “Barbara” (Barbara ka qene kengetarja-interpretuese me e madhe e muzikes se lehte franceze, pak a shume si Mina italiane), duke ofruar 5 minuta emocioni te vertete, ose siç thoja me lart, shpresen se arti nuk ka vdekur (me e bukura eshte se filmi ne te cilin ajo luan, nuk eshte fare biografik, por eshte nje film qe rrefen xhirimin e nje filmi biografik mbi jeten e Barbara-s; e megjithate, spikerja e prezantoi ate si aktoren qe luan rolin e Barbara-s)
:grinning:

Ose siç thote aktorja ne fund te fjales se saj: “Regjizorë ! Beni filma te çmendur, e mos respektoni regjistrat (book of specifications)”
(faire des films de barge sans respecter le cahier des charges)

1 Like

Faleminderit per kete, qe eshte nje kthim ne “sanity”, qe i ben thirrje te qenit “njeri”

shto qe aktorja-kengetare në fjalë nuk eshte dokushdo :wink:

1 Like

Stalker, kam idene se ti po ngaterrohesh kot ne shpjegimin e realizmit. Shume e vertete qe filmat e Lynch jane realist ndersa “Stranger things” nuk eshte. Lynch eshte realist ashtu si librat e Isak Asimov apo edhe te J. Swift jane realiste, ndersa letersia e realizmit socialist nuk eshte realiste. Me definicion eshte realist ai art qe pasqyron realisht shpirtin njerezor, pavaresisht vendvendosjes apo trukeve artistike. Per mua p.sh nuk ka liber me realist se sa Odisea apo historia e Adamit dhe Eves me gjarperin dhe Mollen e ndaluar.
Nderkohe qe asgje nuk ishte me surrealiste dhe jashte realitetit te perditshem se sa ceremonia e Oscar dy dite me pare.

“Stranger things” nuk e kam pare (dhe me ç’po konstatoj, eshte seri televizive), keshtu qe nuk mund te kem nje opinion timin pa e pare.
Amà di kete: nje film i mire eshte automatikisht realist, ose me sakte: shenja dalluese e kinemase se vertete eshte realizmi (ne fakt, me teper se per film realist, duhet folur per realizem ne nje film).

Nuk eshte shpikja ime realizmi. Siç thosha me lart, eshte zhvilluar per here te pare nga André Bazin (qe i qendron kritikes se kinemase siç i qendron i Biri te Atit).

Krahasimi me letersine pastaj eshte tjeter gje, por kam frike se nuk qendron sepse letersia eshte shume më pak e manipuluar se kinemaja (nje leter e nje laps duhet - si te thuash). Sigurisht, edhe per te shkruar nje fature elektriku, nje leter dhe nje laps duhet por per fat, letersia ka me mijra vjet tradite dhe eshte shume kollaj e detektueshme qe nje fature elektriku nuk eshte letersi.

Kinemaja çik me shume se 100 vjet i ka, pra shume pak krahasuar me letersine; shto qe eshte jo pak art ‘impure’. Prej nga dhe lehtesia per manipulim

Kur u pat folur per bashkepunimin e Maren Ade dhe Miguel Gomes (kur doli ne drite Toni Erdmann) ke pas thene qe ‘birds of a feather, flock together’…
Edhe aktorja ne fjale ne filmin e Pedro Costes.

Stalker une nuk e di se si e shikon ti kinemane, por per mua kinemaja nuk eshte gje vecse teatri i vjeter grek, shekspirian a me tutje i filmuar per nje audience me te gjere televizive apo kinematografike. Shto ketu dhe mundesite e pafundme per elaborime skenike. Per mua kinemaja ashtu si edhe i gjithe arti tjeter eshte nje Rrefim dhe si i tille mund te jete realist ose jo vetem persa i perket pasqyrimit te realitetit. Fusha ku ti po futesh pastaj eshte shfrytezimi ideologjik i artit, qe eshte krejt tjeter gje. Po nejse shume muhabet i gjate dhe i sterrahur ne diskutime intelektuale per te pranuar ketu nje definicion.

P.S. Kot te pyes, po a ka mundesi ndonje nga administrata ti heqe keto “fotografite” e ketij idiotit?

Deontologjikisht, me shume se me teatrin, ne fakt kinemaja ka te beje me Shadow play (po ashtu, jo pak i zhvilluar ne Greqine e Vjeter) por duke qene se teatri, ne dukje, eshte me i afruari (aktrimi, etj etj), mendja e njeriut shkon tek ai.

Megjithate, per mua, kinemaja (ajo e mira, sigurisht!) eshte më afer nga te gjitha me pikturen meqe, njesoj si ajo, pershfaq te padukshmen

ps: do perpiqem pak me poshte, nepermjet dy-tre shembujsh konkrete, te shpjegoj se ç’dua te them me ‘realizem ne kinema’

1 Like

Ontologjikisht sinemaja, me shume se me “imazhin” e financuar nga biznesi, ka te beje me drogen. Meqe ne jeten reale ndjehemi si gjeniale te pakuptuar nga te tjeret (megjithse kemi lexu libra), krejt bosh, krejt te kote ne nje univers te kote dhe absurd (gje per te cilen ankohet edhe Shekspiri ne teater), atehere çër t’bojm, çër t’bojm, hajt po shkojm n’kinemo ngushellohemi te droguar me “imazhin” e Bela Karr - kunder biznesit amerikan qe financon “imazhin” e rrezimit te World Trade Center - duke ngrene kokoshka me coca cola.

Kam idene qe prape po ngaterron tekniken me rrefimin. Teknika eshte mjeti i pasqyrimit te rrfimit dhe ketu kinemaja sjell nje risi prej nga rrjedh dhe ngjashmeria me shadow play, ne transmetim sidoqofte jo ne krijimin teknik (camera etj qe nuk ekzistonin tek shadow play ashtu si projektimi). Ajo qe e bashkon kinemane me teatrin eshte loja aktoriale dhe ndertimi struktural i subjektit i bazuar ne skript, ku dialogjet (aktoret) jane te percaktuar ndersa kompozimi skenik pergjithesisht i besohet nje stafi te caktuar, ndaj dhe detyra nderlidhese e regjisorit. Sigurisht qe gjerat nuk jane kaq te drunjta, por konceptualisht besoj me kupton c’dua te them.