Kinematografi dhe TV - 2019

nuk duhet te jesh keq per te lokalizuar vende filmash ne net por nese duhet nje me shume gjeta nje sit mjaft premtues dhe kinofilik, ku mund te seleksionosh edhe sipas regjisoreve e ku per secilin nga keta madje ka permbledhje te shkurter te aktivitetit te tyre. Filma24 eshte sit i pasur shqiptar por deri ketu s’kane arrit ende…

Bonne question !

E kam parë “The wild boys” (biles me duket se me pat pyetur edhe @korriku vjet, nese e kisha parë, sepse edhe asaj i kish rene ne sy vendi i 1 ne top10 te Cahiers).

Jam plotesisht dakort me cilesimin qe i ke bere: film ‘viceral’ dhe onirik, at the same time.

Nuk me ka pelqyer fare. Por kam qendruar deri ne fund ne kinema per ta parê (edhe pse tundimi ishte i madh per te leshuar sallen e kinemase, jo si revolte por me shume si mos-interesim).

Jam bere boze duke e thene ketu por personalisht, une jam bazinian në raportet e mia me kinemane. Domethene: besoj se gjithmone duhet te kete nje baze realiste në te berit kinematografi (realizmi jo si rryme, por si lëndë - por ti me kupton). Per shembull, per mua, David Lynch edhe pse eshte onirik dhe ‘viceral’, prap se prap eshte realist. Dhe insistoj: jo tek historia qe tregon, por tek “kinematografia e vogel”, tek materja kinematografike, tek montazhi i saj, tek micro-kinemaja (njesoj siç flasim per micro dhe macro ekonimi).
Ose per te marre nje shembull te kollajshem: nje reportazh nuk eshte kinematografi, sikurse nje fature dritash nuk eshte letersi (edhe pse, fatura e dritave permban shkronja te shkruara).

“Cahiers du cinéma” historikisht kane qene, qe prej themelimit te saj pikerisht nga André Bazin dhe Eric Rohmer (Godard dhe Truffaut shkuan pak fare më vonë) thellesisht realistë (ose siç shprehej Bazin: realizmi ontologjik i kinemase). Ose per te folur me referenca: Bazin vinte perballe dy referenca: ate te vellezerve Lumière vs. ate të Georges Méliès. Dhe sigurisht qe ishte per te parën.

Mua më beri pershtypje se, në listat e top10 te fund-vitit 2018 të 13 gazetarëve/kritikëve te revistes ne fjale, “The wild boys” nuk figuron pothuaj vetem tek ajo e Jean-Philippe Tessé, zv. kryeredaktor dhe nje nga me te ‘vjetrit’ gazetarë te saj (edhe pse i ri ne moshë).

Kam patur gjithmone afëri gustosh me të, dhe nuk e dija mendimin e tij per filmin ne fjale. U desh te “prisja” fund-vitin per te konstatuar se dhe ai nuk e kish pelqyer “The wild boys” (perndryshe, besoj, filmi ne fjale do figuronte ne listen e tij, qofte dhe ne nje vend nga fundi!).

Pêr mua, filmi eshte pozë, edhe pse, gjithmone per mendimin tim, regjizori eshte munduar jo pak per ti shpetuar (pra si te thuash, eshte koshient se kufiri midis pozës dhe jo-pozës, ne nje film te tille, eshte shuuuume i holle). Ose më sakte: do thoja : what a waste !

Tjeter gje qe me ka bere pershtypje eshte fakti se, review-ja e revistes kur doli asokohe filmi (shkurt 2018) nuk ishte bindese pra, më së shumti e ‘perkedhelte’ filmin (lenden e tij) se sa e ‘çponte’, per ta kuptuar (analizuar, to dissect). Provë (sipas meje) qe provon se filmit s’ke çi çpon, dissection, sepse i mungon lënda, materia, micro-kinemaja.

Do kisha dashur shume (po shume amà!) ta pelqeja kete film, kete fantazmagori (ta quajme keshtu), kete delir rimbaldo-romantik qe per mua, in fine, eshte veçse nje “exercise in style” dhe… kaq.
:frowning:

ps: here tjeter, vër një @ perpara emrit tim, qe te mund ta shikoj në kohë postimin… :slight_smile:

2 Likes

@Albano-id, @squarepusher

Nuk ka shume shance te funksionoje aty ku jeni, por gjithsesi po ve adresen :

filmi i fundit i Godard ne web-site e ARTE (France).

1 Like

rrofsh, u be prova nga celli dhe sic pritej … ncuk. ama shpresat s’i kemi humbur
Psh. kam mundur te gjej Adieu Langage.
yahoo !! (ne sitin per te cilin flas me siper)
sot do jete darka qe do e shoh

kam pas kujtu se e ke pas parë (Adieu au langage, aka “Goodbye to Language”)

jo
ndoshta albano,
mezi e pres :slight_smile:


kujtoj review-ne tende atehere, ne te nxehte
edhe ajo e pazakonte nga forma (e te gjitha) si vete filmi i godard

1 Like

image
.

e kote perpjekja nga siti Arte per te folur ne ate menyre mbi Le livre d’image jo vetem se eshte nje shikim teper literal dhe mikro per te, por dhe se mendoj kinemaberja e Godard shkon kundra gjuhes se folur si mjet komunikimi, kinemaja e Godard vjen si alternative ndaj gjuhes se folur dhe ajo propozon menyra te tjera komunikimi te qenies se njeriut, jashte gjuhes dhe narracionit linear. Prandaj permbledhja e sitit vjen si nje rrobe e ngushte por dhe demode.
megjithate vecova aty:

chez Godard, les images sont aussi volatiles que fissibles

si dhe

Avec cet incroyable film d’artisan-penseur, Jean-Luc Godard élève le montage au rang d’art majeur.

per arsye se te cojne padashje te mendosh jo pak per tjeter emer ne kinema, Terrence Malick

2 Likes

“Femme fatale” ehste nje nga filmat më të paragjykuar të De Palma-s (shpesh i konsideruar si kitsch, i sajuar, kot…). Mua me pelqen shume. Shume biles!

eshte film shume i mire. nuk pata mundesine ta shoh me titra, por mund te shihet fare mire pa to fale modernitetit te de palmes. Do ti rikthehem. Kete here personazhi femer eshte ne fokus, ndryshe nga filmat e tjere ku kemi male desire me se shumti. Fundi eshte mjaft i denje per filmat e de palmes.

1 Like

E kam ‘zbuluar’ vone, para 3-4 vitesh (fare mire mund ta kisha pare ne 2002, vitin e daljes ne kinema, por nuk me kujtohet fare ta kem vene ré).

Ajo qe me ka pas bere pershtypje eshte fakti se filmi më eshte dukur si nje far «Mulholland Drive » i De Palma-së! Sepse, edhe pse trajtimi i ngjarjes permes mizaskenes eshte i ndryshem (Femme fatale eshte disi më realist, nderkohe qe Lynch tek MD proçedon me shtresa më onirike), tek te dy filmat pjesa qendrore e tyre eshte… nje ënderr ! (ose nje «enderr »). Por duke qene se te dy jane realizuar ne te njejten kohe pra ne 2000-2001, nuk besoj se behet fjale per ‘frymezim’ te njerit nga tjetri por “thjesht” per tendence te kohes, te kinematografise. Biles eshte edhe nje film i trete ne te cilin po ashtu nuk merret shume vesh nese eshte realitet apo enderr, «ExistenZ » e Cronenbergut. Realizuar ne te njejten periudhe !!
Pra 3 emra te medhej te kinematografise (Lynch, De Palma, Cronenberg) me 3 filma qe levrojne te njejten venë kinematografike (enderr/realitet)

2 Likes

Kam pare nje me Penelope Cruz. Everybody knows quhej…sa bukur kane luajtur aktoret…ai Pako sidomos :muscle: :heartbeat: edhe soundtracku…shume nice.

mua mu duk i merzitshem ky film me penelope cruz ( aktore gjithnje sensuale duhet thene, e rendis pas scarlet johansson), nuk di pse. Ndoshta nuk arrita ta shoh me perqendrim per hir te kinemase se dobet. Kinema agimi sucks anyway.

1 Like

I merzitshem cne? Mua me pelqeu ne total, fabula tip telenovele, te mbante pezull, edhe historia e dashurise e ringjallur por e frenuar nga rrethanat i jepte lezet. Penelope gjithashtu eshte e pamerzitshme me lojen e saj aktoriale. Kurse per personazhin e Pakos, kishin gjet fytyren ideale te burrit me zemer qe i jep 300 mije euro pa bere llafe.

“Grass” paska dale ne net, sit aziatik
v. nice

Po sikur “piece to camera” i parë në historine e kinemase të mos jete tek “Monika” e Bergmanit (1953) por që në 1936-n tek kryevepera “By the Bluest of Seas” e gjeniut rus Boris Barnet? (filmi i te cilit eshte në YouTube) :

1 Like

vivre sa vie ka skene ku Nana i drejtohet audiences
ndoshta dhe Pierrot le fou

4 min e para ne filmin rus - nje kamere magjepese

1 Like

mu kujtua Stalker i Tarkowskit me monologun e se shoqes ne mbyllje qe i drejtohet audiences