Kinematografi dhe TV - 2019

ndoshta eshte dhe estetika e dhunes qe i bllokon. Filmat e de palmes kane goxha aksion dhe mund te perfundojne te paragjykuar. Eshte pasardhesi me i denje i hitchcock gjithsesi.

1 Like

Pervec Cassavetes, Scorseses (jo gjithmone!), Cimino (ky po!), Coppolas (sigurisht!), nuk shoh tjeter qe mund ti beje hije. Dhe flas për regjizore qe kanë bere shume filma, pra kanë qene produktive (me kete nuk dua të them qe prodhimtaria eshte kriter kryesor, por qe eshte dhe ajo nje farë kriteri, gjithsesi eshte).

1 Like

Më shume se estetika e dhunes, besoj se lidhet me modernitetin e tyre. Filmat e tij nuk janë klasike (në sensin, për shembull, të filmave klasike të Eastwoodit, në të njejten periudhe, pra vitet 80-90-2000). Ka qene zgjedhje e De Palma-s, e drejte e tij. Ose siç thosh Godard në nje interviste krejt të fundit të tij, “unë nuk jam kthyer (si regjizor) në nje regjizor klasik. Nje gje e tille nuk me ka interesuar”.

1 Like

keta emra konkretizojne dhe vertetojne faktin “me i miri” ndersa habia ime ish me teper retorike
ja te lexojme godard - goxha i gjalle dmth aktiv te pakten nga fytyra

Albano, do e shoh doc serb e kisha hapur me shpresen te qe i shkurter por do rezervuar kohe per te

mrekulli intervista (gjeniale ideja e dekorimit te kabineteve te bardhe ne guzhine me tablo :stuck_out_tongue: ) godard vazhdimisht me ide te reja, rinon. Sigurisht s’ish qellimi i tij te beje kinema klasike, kinemaja e tij e orientuar drejt se ardhmes lidhur pashkeputur me te shkuaren, godard ka bere nouvelle vague ne cdo epoke, dhe se fundmi ndoshta edhe prej prapaktheses ku mund te jemi, cdo film i godard eshte nouvelle vague e re vetem se asnje s’e ndjek dot pas me hapin e tij, thanks god this man’s mind and hands still generate new film every other year. Nja dy imazhe ne Livre d’image ishin nga Adieu philipine autorin e te cilit Jacques Rozier mbetur si i vetmi bashkeudhetar ne jete me Godard, qe prej vales se re. Imazhe lufte te tmerrshme ky njeri ka gjetur c’te germoje per kinemane e tij aq te bukur te Livre d’image, gati gati si nje homazh i “A Space Odyssey” e kubrick. Lum ju qe do e shihni perfundimisht ne tv ate film.

Do te jete per 3 muaj falas tek “Arte replay” por besoj se funksionon me zona gjeografike…

ne ketej e sigurt nuk do kemi akses,
psh raiplay s’na lejon te shohim megjithe rregjistrimin

as une nuk e kam pare, por gjithnje me ka interesuar kendveshtrimi i pales tjjeter, e solla instiktivisht

1 Like

@Stalker, versioni shqiptar i filmit te ri te jarmusch me zombie qe vijne verdalle pa asnje qellim😁

Interesante, mona keto dy muaj proteste ka pasur kohe per te bere nderhyrje ne nofull :grinning:

2 Likes

spikeri sapo falenderoi me te madhe gazetaret e terrenit meqe i dhenkan mundesi te informohen
sinqerisht pas parasysh gazetarine idiote qe behet ne shqiperi, news24 ne vecanti, ne vend te falenderimit me mire t’me hiqen sysh dhe stop pretending se bejne pune
shyqyr qe ben opozit’e vjeter proteste se u ka gjet kola n’pune

kanalet news ne shqiperi bejne politiken e pronarit, oligarkut te dikurshwm. Kasta e gazetareve eshte teresisht anti rame. Arritja e madhe e ranes nese shben lidhjet Gazetare-pronare. Rrogat e tyre ndonjehere kane qene astronomike per mesataren e rrogave shqiptare dhe niveli i gazetarise as ne nivelin e rrjeteve sociale.

pyetje retorike, si i behet kur ata qe duhet te sjellin problemet ne qender te debateve kombetare pra gazetaret, jane vete te molepsur me ato probleme. Le ta kerkojne zgjidhjen nga perbrenda sistemit te tyre te mbyllyr profesional, po i ngeli rames kjo pune si shume te tjera s’eshte faji i tij pse akuzohet se fut hundet gjithandej si autokrat. Rastesi por Blendi Mane me lart ka dhene nje reagim pikerisht per ket problem te gazetarise i motivuar pasi pa “The Post” te Spielberg.

Nuk mbaj mend te kete patur kaq shume humor sa sot ne peshk ne nje dite. Njeri mbas tjetrit.

Eshte per tu bere pesimist kur partia qe pretendon te vije ne pushtet neser ofrohet nepermjet fabrikimeve dhe mashtrimeve dhe njerzve si Salianji.
Analistet 5-6 vete qe popullojne tv sot jane faqe te zeze. Deshmijne dhe njehere qe nuk kane afetsi ose nuk duan te lexojne realitetin politik duke mbeshtetur artificialisht nje kauze te fabrikuar, ate te djegies se mandateve ashtu sikurse paten lakuar per muaj me rradhe ceshtjen Babale, qe sot i nxorri te gjithe me rradhe qesharake e qenie te neveritshme.

edhe mua nuk me besohej qe do ta beja nje konstatim te tille, por asgje nuk eshte e cuditshme ne shqiperi, dhe paradoksalisht eshte e vertete.

1 Like

Marriage circle - 1924, silent film, si duket, nga te paret hollywoodiane te E. Lubitsch

1 Like
1 Like

STALKER, pashe kete “the wild boys” qe ne mos gaboj cahiers e kishte ne vend te pare te listes se fundvitit. Shume ‘visceral’ dhe onirik. Jam kuteshtar per opinionin tend.

Trailer:

shume flm., me duhej kjo permbledhje hyrese para se t’ia filloja me te
vec te tjerash nga kjo permbledhje doli qe nja 5-6 tituj te tij i paskam pare (gje qe nuk eshte pak krahasuar me emra te medhenj psh tarkowski gjithsej i ka 7 a 8), De Palma duket te jete ne grupin e amerikaneve cilesore e njekohesisht popullore. Permbledhje nga Arte eshte gjithnje dicka e vlefshme, rrofsh.