Kjo Neda eshte gallate fare!

Aksident, padashje. Nderkohe qe dhe shoket i paskan te nje llumi:

Shokët e katër të rinjve, jashtë gjykatës, janë konfliktuar me gazetarët dhe operatorët, për të mos lënë që të akuzuarit të filmoheshin apo fotografoheshin.

1 Like

Jam shume dakort me ty. Prinderit nuk po denojne ashper cfare kane bere femijet e tyre, thjesht paskan bere nje gje shume te keqe:

"I shpreh ngushëllimet familjes së 22-vjeçarit, - tha babai i Eugen Bitrajt. - Jemi në një situatë shumë të vështirë. Askush nuk do të donte të ishte prind i asnjërit në këtë situatë, as i djalit që humbi jetën e as të atyre që sot janë fajtorë. Jemi shumë të tronditu. Fëmijët kanë bërë një gjë shumë të keqe.

si mund te jete nje nisme per familjen, vjen … natyrshem …pyetja … e radhes …

1 Like

Nuk e kam kuptuar kurre si mund te vrasesh per nje karikues apo fjale goje!! Ose gjenetike e keqe ose keq-ushqyerje e truri nuk funksionon mire. Nuk e di.

po ato qe thua ti , temperamenti i larte , moskontroll i emocioneve… pak nga te gjitha dmth. fakti eshte qe shqipot vrasin shume kollaj.
mbaj mend njehere nje grek qe me tha ; "te gjithe pyesin , mendohen njehere, pastaj vrasin… ndersa ju shqipet te vrisni , pastaj pyesni e mendoheni.:smiley:

ne si popull kemi edhe nje raport te cuditshem,te zhdrejte ne skaj, mes vrasjes/ vdekjes dhe mortit… ne vrasim kollaj fare, por edhe gjemen e mortit e bejme te madhe fare. -shqipet ulerijne, shkulin floket, duan te hidhen varr me te ndjerin, zija dhe hidherimi zgjasin muaj e vite…
-po kur ndjenja , perjetimi dhe hidherimi per vdekjen eshte kaq e rende, pse vrasin kaq kollaj mor vlla, do thosha une ?!

Neda ja ka mbytur kot. Nuk eshte faji i nenave qe femijet humbin drejtimin ne jete por i URBANIZIMIT.

Urbanizimi i tejskajshem thith qindra mijera te rinj ne qytete me grataciela e ftohtesi betoni, ne apartamente te mirepajisura por pa ngrohtesi e dashuri, ku individi edukohet nga gangot e lagjes jo-tradicionale e pa vlera te perbashketa.
Zgjidhja eshte kthimi ne origjine, njerezit te jetojne ne ambjente ku jane ne paqe me natyren e ku ka hapesire fizike.

Kta te rinjte e sotem per faj te prinderve ka lene shtepite mes malesh e luginash e lumenjve per tu ber 1 MILIONE rreth Lanes…ku gjeografikisht konkurohet per te njejtat gjera : per PJESHKAT e nje Blloku, per MAKINAT si ne fast e furious e per Iphone e fundit…kjo konkurence con ne mbijetese sipas standarteve artificiale te urbanizmit dhe jo sipas standarteve absolute te natyres.
Lerini Nenat e shkreta ne Zine e tyre se edhe ato qe sjan veshur ende me te zeza do te vishen vitet qe vijne fale hakmarrjes.

1 Like

ja erdhen debilat, matematikanet dmth e perqindjeve 2+2=4. pastaj jane dhe shume te forte ne kalkulime ,ska rendesi se sja kane haberin fare shkallabandat, prape dine te spjegojne me saktesi matematike :joy: se sa pike kane vendet e treta e si mund te kualifikoet Shqiperia ne Evropianin e Frances​:joy:

1 Like

temperamenti permendet shpesh si faktor dhe me te drejte mbase. Ajo qe me cudit eshte sa kohe duhet qe ky temperamenti yne te rafinohet, zbutet pa na ndryshuar karakterin por pa arritur t’i marrim jeten tjetrit per dicka qesharake e banale si ky. Ketu pastaj behet faktor shoqeria me ndikimin e saj; shkolla me kerkesa me rigoroze por dhe ndikimi i familjes. Sa raste dhune familjare kapin shtypin e shkruar? thuajse cdo dite do lexosh per baballare qe rrahin e dhunojne nena ne sy te femijeve. Eshte normale qe kjo do u skalitet ne karakter bijve.

Tjetra qe me beri pershtypje per kete ngjarje, ishte se paralel me dhimbjen qe shprehte babai i vrasesit te akuzuar, kerkonte nga dikush qe te ndermjetsonte mes familjeve qe gjerat te mos shkonin me keq. Qe dmth se i ruhet hakmarrjes.
Kjo flet akoma me shume per nivelin e shoqerise. Me shume sesa kusherinjte me biznese dhe jevgjit me banesa 3 kateshe te leshuara me qera

5 Likes

vras mendjen per familje te cilat orientohen me nderhyrje nga qeveria, por ne mendje me vjen vec Kina me ligjin e 1 femije per familje

1 child policy nuk eshte me ne fuqi qe ne 2015.
Dhe nderhyrja e qeverise ne kufizimin e lindjeve s’ka lidhje fare me kete debat

pikerisht, prandaj dhe e solla.
momenti kyc eshte familje qe orientohen me nderhyrje nga qeveria

E ku qendron ndryshimi i ketyre 2 tragjedive ne familje Shqiptare …nje ne Canda e nje ne Shqiperi. raste identike.
http://gazeta-shqip.com/lajme/2016/10/29/kanada-vritet-me-thike-djali-15-vjecar-i-aktorit-shqiptar/

Ca filmash ka lujt ky? Pertoj te gugelloj.

Filma te realizmit socialist. Iku ne Canada per nje jete me te mire per femijen, mezi e rriten dhe u iku para syve ne nje Party ku u godit me thike nga nje i ri me ngjyre. Cer tu thuash.
Po si raste jane identike apo jo?

Degjo shakaxhi: familja nuk orientohet nga qeveria por nje shoqeri pa familjen do.te degradoje shume shpejt. Jo me kot kushdo ketu ka nje familje qe edhe me e keqja te jete prapeseprape eshte pike referimi. Xhungla pastaj ofron modele te tjera suksesi te cilat gjithsecili eshte I lire ti nxise dhe promovoje.
Nderkohe Kina ka nxjerre ate ligj per mbipopullim kurse ne jemi ne pikjate persa I perket lindjeve e po te shtosh dhe vrasjet nuk jemi ne rruge te mire.

edhe eshte ne Tirane, nuk i thua dot as malok.

Dhuna midis te rinjve ne shqiperi i ka fillimet aty nga vjeti 1988,kur filluan Te shenohen vrasjet e para .me renien e komunizmes sjellja macho e mashkujve shqiptare u be full blown e vrasjet u rriten eksponencialisht me motive qe varionin nga shikimet e shtrembera deri ne mega deals gone wrong per droge e trafik femrash.rendi komplet u shthurr komplet ne ate mot e qe atehere s’eshte rivendosur me .

Dhe me akuzojne per enverist pastaj, mua qe them se ai paska qene ilaçi i ketij populli. Ilaçi vertet eshte i hidhur, por te sheron, ose te pakten te frenon semundjen.

nuk iu thua dot malok.babai I viktimes eshte bicim greku.pavllo mihali ish rekordmen atletike ne kohe te Dulles.

si urdhero!