Kodi E 4092

                           Media                               
                                                                              Nendor 2016 

Kisha hapur radion e po ndigjoja nje specialist te nje ministrie.

  • Jane 450 mij automjete ne ter Shqiperine,- fliste ai,- nga te cilat 350 mije jane vetura personale, e pjesa tjeter, kamiona, autobuza, fugona, etj, 140 pika shumice shperndarje te karburantit,- i ter shqetesimi i specialistit ishte qe Shqiperia i plotesonte te tera nevojat e brendeshme per karburant, po te punonin me kapacitet te plote rafinerite shqiptare. Shqiperia kishte 4 rafineri te teknollogjise mesatare, as e vjeter shume por as edhe moderne, ku rafineria e Ballshit kishte kapacitet perpunues rreth 1 milion ton karburant ne vit, ndersa rafineria e Fierit punonte me gjysem kapaciteti per momentin me 500 mij ton ne vit, nderkoh qe mundesite ishin per me shume. Rafineria e Cerrikut dhe nje tjeter ishin lene ne meshire te fatit. Firma ARMO, qe kish ne zoterim dy rafinerite, te te Ballshit e te Fierit, ishte zhdukur si fllucke sapuni. Ishte nje histori ku ishin perzier te ter inkopetentet, ter te paaftet. Shtoi kesaj edhe inatin qe kishin ata te Rilindjes ndaj bizneseve afer PD, dhe kuptohej rezultati, rrenimi i biznesit dhe ekonomise shqiptare, nga dy forcat kryesore politike, nje here nga PD e nje here nga PS, veç grushti i ketyre te Rilindjes ishte me i rende, thuajse Rivdekje. Dikur kishin qene edhe firma te tjera shqiptare te sukseshme, mirpo ishin mbyllur ose sulmuar me pretekste nga me te ndryshme. Politikanet aty kishin fuqi te jashtezakonshme per te bere keq mbrapa skene. Ne skene, ne media, ata dukeshin engjej, shpetimtare te kombit, paqedashes, nderkoh qe mbrapa skene shfaqej fytyra e vertete e tyre e lig.
    Gjithmon i kisha simpatizuar antaret e PS, ne gjirin e tyre kishte patur gjithmone intelektuale, njerez te kulturuar e qe e donin Shqiperine me shume se xhepi i tyre, mirpo keto kohet e fundit ku varferia bente kerdine, ku mirqenia nuk ishte rritur akoma (per te mos thene se mirqenia ishte me keq se ne kohen e Buall Mavrise), pikerisht keto gjera ma kishin rritur dyshimin se PS nuk e drejtonin intelektualet, por nje grup gagsterresh me kollare, nje grup banditesh siç i quante dhe Lubonja.
    Ne fakt media jepte shume per punen e qeverise, ishin realizuar shume gjera, sidomos nga bashkia e Tiranes, mirpo mirqenia ishte po ajo, per te mos thene me keq. Kishte nga ana tjeter, akuza ndaj qeverise dhe ministrave te saj si abuzues dhe hajdute. Keto nuk para doja ti besoja persa kohe akuzat ishin nga kampi opozitar, PD. Ajo qe une shihja dhe doja te shihja ishte realiteti, si jetonin shqiptaret e mij pas kaq viteve. Fatkeqesisht, mizerje. Vetem nje pjese e vogel jetonin mire, nje pjese shtyhej, ndersa pjesa tjeter nuk kishte fare te ardhura, mezi shtyheshin, mezi jetonin. Sipas medias thuhej se kjo pjesa qe mezi shtyheshin, qe ishin pa te ardhura, luhatej tek 13% e popullates. Une do te thoja se ishin dyfishi, rreth 25% e popullates. Rreth 50-60% mbahej me noi biznes te vogel dhe me rroga (buxhetoret), nderkoh nja 10-15% jetonin mire si ne perendim. Keta ishin biznesi i madh, politikanet, gjyqtaret, etjere te perfolur per korrupsion. Fale emigracionit, nje pjese mbaheshin jo keq, ndonse nga viti ne vit, remitancat nga jashte binin, gje qe ndikonin edhe ne renien e fuqise blerse.
    Nje interviste interesante, ishte dhe ajo e Fidel Yllit. Kisha ndigjuar per kete biznesmen, por me dukej me shume si nje njeri fiktiv, nje personazh i krijuar nga media, por jo, ishte vertet nje personazh real, ndonse me emer e mbiemer te çuditshem. Po tregonte per femijet e tij qe i kish mesuar me dashurine per Shqiperine, qe iu fliste shqip, ndonse ata jetonin ne Amerike, e kjo gje po me pelqente.
  • Ne ate kohe te ktheses se madhe, une isha gardist,- ndigjohej zeri i tij,- e familja ime kishte miqesi me familjen e Gramos Pashkos, ne ato dite dhjetori kur po formohej PD, une dhe disa shoke te mij, shkonim naten tek shtepia e Gramozit per ti ruajtur,- vazhdonte intervisten Fideli, ku tregonte se mbas zgjedhjeve te 1992, A. Meksi e kishte marre ne grupin e shoqerimit, e dhe si si kishte mesuar prej tij.
    Kishim ndigjuar per pardesyte e bardha, ruajtjen ndaj tyre, mirpo ketu dilte si inisiativa personale, dhe jo shteterore. Ose mund te ishin te dyja, nje interesim i shtetit e strukturave te saja te fshehta per nje kalim te kontrrolluar ne etapen tjeter e nderkoh interesi i shum individeve per te perfituar nga ky kalim, nuhatja e tyre per pasurim, instikti natyral i individidit per diçka private, te tijen.
    Nje kanal tjeter jepte intervisten e nje avokati, ku e cilesonte Vetingun si nderhyrje flagrante te te huajve ne çeshtjen e drejtesise shqiptare. Ne fakt keshtu tingellonte, mirpo edhe drejtesia shqiptare ishte bere shume e piset, per te mos thene e kriminalizuar. E kjo vinte edhe si pasoj e kapjes se saj nga politika, apo me sakte nga politikanet e korruptuar dhe abuzues.
    Ajo qe me pelqeu ne Shqiperi, ishin policet femra, ishte diçka qe tregonte civilizim. Ishte si te thuash, i vetmi sektor ku dikur kishte thuajse vetem burra, sektor ku femra ose mbahej larg ose vete ato nuk e preferonin. Ky ndryshim, i jepte hijeshi policise shqiptare.
    Nje dite vajta nga kryeministria. Para 1-2 vjetesh iu kisha derguar nje pyetje ne faqen e tyre, por s’kisha marre pergjigje.
  • Hej çuno, ku po shkon,- pashe nje gardist me uniform qe doli nga nje kolibe, ne krah te Rognerit.
  • Ne kryeministri, - ktheva gjysem trupin.
  • Ke ndonje takim, te pret dikush,- u ndigjua theksi verior i tij.
  • Jo, pikerisht per kete po vij, te marr nje takim.
  • Po takimet ketu behen me telefon ose me internet, ose te therasin vete, te çojne ftese.
  • Jo, ne fakt, u kam shkruar ne faqen e tyre per nje çeshtje, per investimin nepermjet obligacioneve te co-dyshit, dhe me kane kthyer po me internet nje pergjigje te çuditeshme, qe nuk e kuptoj,- nxorra nje cope leter,- ja E 4092, per kete erdha te interesohem, nuk e kuptoj ç’a eshte.
  • Oo,… - thiri nje civil gardisti,- ky çuni u ka shkruar per, per, çfar ishte ajo, ob…ob.
  • Obligacionet e co-dyshit - shtova menjehere.
  • Cfare jane keto obligacionet e ces se dyshit,- foli me nje theks jugor sekuriti civil.
  • Keto jane ca asete qe gjenerohen ne burs, nga rivenia ne pune e produkteve qe e kane shlyer investimin e tyre te pare,- pashe qe uniforma me civilin u pane sy me sy.
  • Tani ku eshte problemi, ku e ke hallin.
    “Ehh mer Pallosh, ku mi ke mbledh ter keta folklor budallenjsh”, mendova.
  • Problemi eshte tek keto shifrat qe me kane derguar po me internet, dhe per kete erdha te pyes, ç’a problemi ka ketu, thjesht erdha te pyes brenda, pse nuk lejohet,- mu kujtua koha e socializmit, kur dikur kisha vajtur brenda ne kryeministri per nje ankese. Paradoksi ishte se ne ate kohe diktature, lejohej kushdo te hynte deri te holli, salla e pritjes se popullit, ndersa sot ne demokraci, nuk lejohej njeri te futej.
  • Degjo çuno, ne po te japim numrin e telefonit te sektorit te ankesave dhe ti munt te pyesesh aty per problemin tend, sheno.
  • Okej, prit, - nxorra nje fletore dhe nje stilo,- kam ndigjuar se tani ne nendor organizohet samiti i emigracionit, ee do te deshiroja…
  • Regjistrimi behet po nepermjet kompjutrit,- me nderpreu civili.
  • Jo nuk desha te regjistrohem, se une iki 2-3 dite para dates 18 nendor, por desha t’ju jap atyre organizatorve nje materialin tim.
  • Me vjen keq çuno por nuk lejohet, sa here do e perseris, nuk lejohet po nuk pate takim, ti telefonoi njehere dhe po te lane takim, okej hec.
  • Okej, faleminderit, - u ndava dhe nxorra telefonin duke hecur pak me tutje,- alo, zonje, sapo me dhane ketu tek roja kete numrin dhe desha te interesohem per nje pyetje a problem, nese mund ta quajme keshtu, qe ju kam derguar kabinetit te kryeministrit, ku iu kerkoja apo i pyesja me sakte per investimet nepermjet obligacioneve te co-dyshit.
  • Ah, po ne nuk jemi per kete pune zoteri, keni ndonje ankese.
  • Jo ankese nuk kam, por me kane derguar po me imeil, nje pergjigje qe nuk e kuptoj, E 4092.
  • Ah, une po ju jap nje numer tjeter, ku mund te pyesni saktesisht per problemin tuaj, sheno.
    Shyqyr qe kisha ofert, gjith ato minuta gratis. Formova numrin qe me dha ajo, duke pare nga dritaret e pasme te kryeministrise. U ndigjua nje ze çuni.
  • Para nja 1 viti ju kam derguar me internet nje pyetje-mesazh ku kerkoja te dija se pse nuk investohet edhe nepermjet obligacioneve te CO2, mirpo juve me keni derguar ca shifra qe une nuk i kuptoj, E-4092.
  • Ah, duhet te jete pergjigjia qe ne ju kemi derguar, prit nje minute sa ta shoh ne kompjuter.
  • Oh, s’ka problem,- po me vinte mire qe Palloshi kish punesuar kompjuterista te zote.
  • Ne ta kemi derguar pergjigjen zoteri, ju pyesni per investimet nepermjet oblig, obligaacciioneve te ceodytes, dhe te kemi derguar falenderim.
  • Faleminderit per falenderimin, por nuk ka noi pergjigje per çeshtjen ne fjale.
  • Ne ua kemi derguar instancave me lart, dhe jane ata qe mirren me kete pune.
  • Po a ka gje me te bukur, me te mire se sa te investosh nepermjet nje aseti te lire, nga e cila çlirohet edhe buxheti i shtetit, rrit edhe xhidipin.
  • Natyrisht-natyrisht zoteri, por ne ua kemi derguar atyre kete problem dhe jane ata qe mirren me kete pune.
  • Po ata qe mirren me kete pune, kane mese 1 vit, dhe nuk me kane derguar ndonje pergjigje a ftese, a nuk do te ishte mire qe ata te ndigjonin mbi keto forma investimi, aq me teper qe dhe tani organizohet ky samiti i emigracionit.
  • Natyrisht zoteri natyrisht, po une s’kam gje ne dore, une jam thjesht para kompjutrit.
    Ne Pogradec e Korçe, nuk kisha qene ndonjehere. I njihja ato vende vetem nepermjet hartes, siç njihja shum vende. Morra autobuzin per Korçe. Deri ne Librazhd e njihja rrugen se kisha qene, me pas veshtroja me vemendje çdo kilometer e peisazh. Shinat e hekurudhes dukeshin dhe shoqeronin herpashere rrugen automobilistike, por tren as qe dukej fare. Nje germadh si ato te filmave horror amerikane, na kujtoi se po hynim ne Perrenjas, qytet thuajse i vdekur. Diç me tutje, duke u ngjitur, dalloheshin lavazhet qe prisnin per noi makine. Rruga nuk ishte e keqe, por nuk ishte dhe aq super siç kisha ndigjuar. Per autostrade as qe behej fjale. Sapo malorja mbaroi, u duk nje pamje mahnihtese, liqeni i Ohrit. Rruga deri ne Pogradec po rregullohej. Lame Pogradecin dhe liqenin e tij, dhe morrem drejt Korçes. Deri ne Maliq, rruga ishte dredha-dredha dhe jo shum e gjere, ndersa nga Maliqi deri ne Korçe, rruga ishte me e gjere dhe fushe. Autobuzi ndaloi afer qendres, ne nje pike ku niseshin ter autobuzet per qytetet e tjera. Me çanten e shpines ne krah dhe nje qese ne dore, dukesha si i vetmi europian ne ate pazar ku te gjithe therisnin per nisjen e autobuzave dhe fugoneve te tyre. Korça per çudi, nuk ishte prekur shume nga betonizimi qe kishin pesuar nja 3-4 qytete te medhaja.
  • Zonje, me thane qe kjo eshte bibloteka e Korçes,- pashe ate qe pohoi me koke,- dhe do te doja te lija noi kopje te librit tim.
  • Posi jo zoteri, ta shoh çfare libri, ee qenka gjith ky liber.
  • Sa kopje duhet te le.
  • Po ler nja 5 copa.
  • Po 5 merr vetem bibloteka qendrore e Tiranes, rrethet marrin nga 3 kopje.
  • Po tani, si te duash, ler 3, po neve e kemi 5.
  • Okej, po le 5, po ndonje deshmi me jepni.
  • Ato i jep drejtori, ja ai burri qe po bisedon me ate tjetrin aty.
  • Zoteri, sapo dorzova 5 libra dhe ajo zonja aty me tha se i jepnit ju deshmit qe…
  • Po, une i jap, por problemi eshte se nuk kemi leter, se tani e kane bere me tender, duhet te bejme porosine dhe duhet te zgjedhim oferten me te lire.
  • Ee, he ee, e di e di, sistemi i ri, po s’kagje, se nje cop leter e kam dhe vete une.
  • S’ka problem, se do e gjejme nje te tille,- morri drej nje zyre ai, duke zbritur ca shkalle nen toke, sikur do takonte Dantesin.
    Ne nja dy-tre librari lashe nga 1-2 kopje te VQ. Shitesit, si ne çdo qytet, te ankoheshin per renien e shitjes, shum pak i afroheshin librit. Bleva nja dy shishe konjak korçe, as tre euro shishja, nje konjak i kendshem. Drejt Pogradecit me fugon. Me te pyetur, gjeta bibloteken e qytetit. Punonjesja, e vetmja ne ate momente, sikur nxitonte te ikte diku, i lashe 3 kopje. Tek librari Poradeci, sapo hyra, vura re qe te gjithe, dy shitset e nja 3-4 kliente, ndaluan e po me veshtronin sikur isha ufo.
  • Mese mund t’ju ndihmojme zoteri,- pyeti nje vajze e re.
  • Kisha nje liber te timin,- nxorra nja tre kopje,- dhe kisha deshire te le noi kopje nese eshte e mundur.
  • Libraria eshte plot siç e sheh, e shumta vetem nje kopje,- foli ajo me e vjetra.
  • Une s’rri ketu se rri jashte dhe nuk i dihet se kur kaloj kendej, te lej te pakten dy- dhe ashtu u la. Si gjithmon nuk mund te largohesha pa provuar byreqet e qytetit qe shkelja.
    Mese fundi, dita e ikjes erdhi. Na vinte keq qe largoheshim, por tashme, jeten e kishim ndertuar ne Belgjike. Sapo mbrrita ne Shkoder me autobuz, morrem nje taksi, nje burre i vjeter, pensionist, qe plotesonte pensionin e vogel. U ulem ne nje lokal, ku morrem kafe, si dhe shfrytezuam banjon. Bleme ca byreqe, panine dhe sallam e u nisem. Rruges ai po na tregonte per fshataret qe kishin zbritur nga fshatrat ne qytet.
  • Shih, shih si hecen, nuk di se ku jane vizat e bardha, pale na tregon dhe rrugen, ne vend qe te integrohen me jeten e qytetit, duan qe ne te integrohemi me jeten e fshatit,- vazhdonte te frenonte e te udhetonte me kujdes ai, pa harruar te na tregonte per çdo fshat qe kalonim. Sapo kaluam doganen, ku pala malazeze te kontrrollonte bagazhin, hyme ne fshatrat shqiptare te Malit te Zi. Ishte nje ndarje, nje kufi, dhurate nga Europa e dikurshme, qe plotesoi ne ate kohe orekset sllave, vendim qe ajo kujtoi se keshtu demtonte Turqine otomane. Mirpo llogarite i kish bere gabim, se jo vetem qe nuk e dobesoi Turqine, por shtoi me tej orekset sllave.
    Sapo mbrritem ne aeroport, pagova 30 euroshin, aq saç e kishim lene pazarin, dhe taksia u nis menjehere, pasi rregulli nuk e lejonte ta kalonte 4 minuteshin. Nuk kishim noi bagazh te rende, pasi firmat lov-koste, nuk pranonin me shume se 10 kg. Kishim 3-4 ore kohe, sa fillova shetitjen neper aeroport, e kundrimin e dyqaneve, ku bleva dy raki te vogla, nga 100 gr shishja, te cilat kushtonin 1 euro e çerek. Fillova ti pij duke i shoqeruar me salçiçe. Isha i vetmi qe po pija duke shetitur, e veç kur u duken policet e pare duke pare nga mua. Kishin nje te mire se vazhdonin sikur kishin pune me ndonje zyre a biletari aty dhe ktheheshin perseri. Une hiç, serioz e i shkujdesur, vazhdoja shetitjen, sa brenda ashtu dhe jashte, pa harruar te vezhgoja çdo levizje te personelit dhe pasagjerve. Kishte shume shkodran qe perdornin kete aeroport, dalloheshin edhe nga nje siklet kur afroheshin tek kontrrolli i pashaportave, si duket ishin ata qe kalonin per here te pare ose iknin per te mos u kthyer me.
    Sapo u futem tek salloni brenda, direkt tek dyqani i pijeve. Kisha kohe dhe po i veshtroja me kujdes te tera pijet, te ashtuquajturat pa takse.
  • Ken aj help ju?- vura re nje djale buzagaz.
  • No, aj luk, hir preis ekspensiv,- leviza gishtin e trashe me ate tregues,- aeroport Tirana, no ekspensiv, preis gud,- zgjata doren duke zgjedhur nje uiski 11,70 eurocent. Sapo vajta tek kasa, nje vajze buzagaz filloi te ma amballazhonte shishen 1 litershe.
  • No uiski, konjak albanez, hir evridej pasagjer allbanes,- bera me dore nga salla,- fajvi procent pasagjer allbanez,- i lashe kusurin qe po ma zgjaste me buzeqeshje me te zgjeruar ajo.
  • U kenaqe me muhabet me ate gocen,- me priti gruaja ne stol,- kushedi sa do e kesh qelbur me ate eren e rakise.
  • Ee, i lashe te kuptoj se gjysma e pasagjerve ketu ne kete aeroport, jane shqiptare, pa ne s’do kishin kete xhiro keta.
    Me ne fund erdhi radha per tek Ryanairi jone. Ne aeroportin e vogel te Podgorices, njerzit shkonin ne kembe tek avioni, as 100 metra rruge, dhe ishte me mire se me autobuz, si ne Tirane ku ishe i detyruar te pellcisje nga pritja dhe vapa.
  • Zonje, mos kam ngaterruar aeroportin dhe avionin,- i fola ne hollandisht stjuardeskes qe rrinte tek dera,- se po shoh vetem shqiptaret e mij ketu,- pashe qe ajo largoi pakez koken nga era e alkolit me nje buzeqeshje te lehte.
    Nga Pjer Thomas

Rrofsh admino per nxjerrjen e tregimit tim. Ke dy shishe vere te vjeter po erdhe ketu ne Belgjike.

6 admina nga 2 shishe verë tË vjetër = 12 shishe.
Kujdes Pjer se do të rrënohesh…

1 Like

1 Like

http://www.cartoongallery.eu/englishversion/wp-content/gallery/ipoleurs/poleurs4m.jpg

Po çfar jane 12 shishe Xixa, nga 120 shishe qe kam akoma ne bodrum, 10% e vleres, ia vlen per adminat.

Po çfar jane 6 admina?, hiç asgje s’jane kur gjithsejt jane 6 komentues, atehere duket sikur çoç jane!

Mos harro Pjer, 10% për një shkrim “t’qelpt”… sa shkrime të tilla ke ner men me na qit m’tavell?
Bonju gati, do ti qisim funin domixhonave…
proletar ke pêr t’perfunu…

U dogja dhe u përvëlova: Verë!
Nga vrer’i lotëve u shova: Verë!
Në Qelq rubin, e Dashur, dhe Llautën
Dhe nga ky zjarr shpëtova: Verë!

Një Engjëll më tërhiqte në Xhami,
Një Djall po më zvarrniste në Dolli;
Po Ver’ e kuqe e fitoi davanë:
Gërshet këtej - edhe andej Hardhi.

Xixa, tregimi ka ca pika pikante, por me pikantia eshte njera aty, kush e gjen, ka nje shampanje, dhe ftoj te ter ne kete konkurs-gjetje. Kush e gjen se kush eshte biseda me pikante, ka nje shampanje.

Edhe pa kërkuar më pikanten… po të them se e ke ulur nivelin skatologjik.
Tek ato të tjerat mor Pjer kishte lezet: me pordha, me gromësitje, bile një moment me të dyja bashkë…
Le që kësaj rradhe, s’kishe as plazh!

Natyrisht qe s’kish plazh, ishte nendor :grinning:
Ka nje pjese shum pikante aty, qe tregon ter historine e qeverive shqiptare, per te mos thene historine e Shqiperise.

Edhe pa gjurmuar pikanten historike, po të them se kur le pas Librazhdin për të shkuar në Pogradec - bile para se të fillosh ngjitjen në Qafë të Thanës, nuk hyn në Cërrik por në Përrenjas. Ajo gërmadha horror me tulla të kuqe si e filmave amerikane në hyrje të qytetit është çka mbetur ende nga e dikurshmja uzinë e pasurimit të mineralit të hekurit që vinte nga Pishkashi dhe nga Guri i Kuq dhe që përfundonte në Kombinatin Metalurgjik “Celiku i Partisë”.

Për të shkuar në Cërrik zotni, duhet të marrësh rrugën Rrogozhinë - Elbasan, të lesh pas Peqinin dhe në hyrje të Paprrit, të hidhesh përtej Shkumbinit djathtas.
Ku Cërriku dhe ku Përrenjasi.

P.S: pikërisht aty në Prrenjas - më saktësisht mes fshatrave Rrajcë dhe Urakë, kam bërë një muaj aksion për ndërtimin e hekurudhês Përrenjas - Pogradec, në shtator të vitit 1976.

I nderuar, se sa do fikja kompjutrin, e verifikova tregimin tek pjesa e Pogradecit, dhe me gjith men qe kam shkruajtur gabim Cerriku, ne vend te Prrenjasit. Nje lapsus, pa dashje.
A ka mundesi te ma rregulloni ate fjale-qytet-percaktim. Thuaj nje fjale Penarit si kompjuterist qe eshte.
Ndersa pjesa pikante qe tregon shtetin tone te mjere, eshte;
" … - Oo,… - thiri nje civil gardisti,- ky çuni u ka shkruar per, per, çfar ishte ajo, ob…ob.

  • Obligacionet e co-dyshit - shtova menjehere.
  • Cfare jane keto obligacionet e ces se dyshit,- foli me nje theks jugor sekuriti civil…“
    dhe ;
    ” …- Ne ta kemi derguar pergjigjen zoteri, ju pyesni per investimet nepermjet oblig, obligaacciioneve te ceodytes, dhe te kemi derguar falenderim…"
    Lexoi me vemendje qe te kuptosh thelbin e shtetit tone, me sakte, te punesuarit nga Palloshi, apo nga te paaftet, qe zgjedhin po miqte e tyre te paafte.

Gjembi, titulli , tani po me duket me i goditur, s’me kish vajtur mendja qe ky titull do ishte me interesant :grin:
Gjembi, aty ne tregim ka nje lapsus, eshte shkruajtur Cerrik, ne vend te Prrenjas. A ka mundesi ta ndryshoni kete percaktim. Xixa ishte ai qe ma vuri ne dukje kete gabim drejtshkimor :grin:

1 Like

…dukesh qe je pak dede ti Pjerin,sepse moshataret e tu, jo ata qe jane ne perendim por ata ne shqiperi kane shume vite qe po I gzojne frutet e dipllomes nga Kristali me 2000 euro, meru me qofte e salcice ti meru…

Eee sa kam menduar per ate pune o Kapo, po me mire keshtu, nje plak me te mesmen e socializmit, me i forte se te rinjte me universitetin e kapitalizmit :grinning: