Komunitetet fetare në Shqipëri nxisin kombin drejt Europës

Teologjikisht shpetimi i njerezise nuk gjendet ne veprimet e njeriut por ne hirin e perendise .pavaresisht se i mirekuptoj qellimet e mira Te klerit dalja me nje dekllarate per nje veprim politik pervecse kontradiktes teoligjike perben edhe shkelje Te parimit te mosperzierjes se fese ne punet e shtetit .
Nejse shqiperia vend ku doktoret I bejne mutin stetoscopio,shkencetaret mikroskopit ,priftnat e hoxhet bibles e kuranit e Te gjithe meren me pulitike .

Me vjen keq po une kam te tjera eksperienca zhgenjyese me kete punen e “njohjes ne internet”. Kam patur komunikim me email-e per nje kohe te gjate me dy persona, kemi patur edhe Messenger, dhe kamera. Po kur i kam njohur ne realitet ishin njerez krejt ndryshe nga ajo qe jepnin virtualisht. Qellimet e tyre ne jete ishin te ndryshem, mentaliteti, karakteri etj. Eshte naive te besosh se e njeh nje njeri vetem nga disa komente ne blog. Ti ndryshe je ne blog, ndryshe me ambjentin tend italian qe te rrethon. Megjithate ky eshte mendimi jot.

kjo eshte bindje tipike e krishtere (dhe jo vetem) nje felore, sepse edhe ne kete rast jane dy fela: veprimet e njeriut dhe hiri i Perendise. Pra duhen te dyja felat te krijojne sume komplet shpetimi nepermjet hirit, ndryshe ngelim me gjysmesume perjete si krishterimi, he me se kemi hirin e Perendise dhe shpetimi ose denimi nuk varet nga veprimet tona njerzore, pranej kercitja sumes dhe krimit se Perendia do na shpetoje ne fund. Mirpo Perendia nuk mund ta hedhe hirin mbi sume kriminale, pranej Perendia nuk eshte e krishtere siç ju duket kaurve qe lexojne vetem Biblen (qe ne fakt nuk e lexojne mire, se Bibla i ka dy felet, si çdo liber tjeter fetar, po te dish ta lexosh).

Para se te nxjerrim perfundime se si duhet te veproje shteti zotrie dhe kisha zotrie, duhet pas parasysh qe fe dhe politike jane dy fele, pra te pandara dhe komplementare, pavarsisht çfar ka bere Inquizicioni ne Mesjete dhe Brukseli ne epoken ngambrapa.

Kushedi ndoshta nuk duhet te kemi as imponim te fese mbi politiken si ne Mesjete (kjo eshte nje menyre te theni se ne parim ishin te ndara edhe atehere, Perandori bente politiken, Papa bente fene), as imponim te politikes si psh ne Francen ngambrapa (ku ndalohet deshmia fetare jesht objektit te kultit), por duhet te kene nje mardhenie te natyrshme komplementare, ku feja kontrollon parimet e brendeshme shpirterore (ligjet shpirterore), ndersa politika kontrollon ligjet trupore te jashtme, administrim, shkolle, shendetsi etj. E ndoshta dalgadale ne menyre te natyrshme mund te realizohet endrra utopike anarkiste e zhdukjes se shtetit, politikes, dhe zhdukjes se kishes, dmth institucionit te fuqise ne pergjithsi.

Per te kuptu diçka se çfar dua te them, ka nje ndryshim midis ndarjes se fese nga shteti ne Evrope dhe Amerike. Ne Evrope ndahen me thike dhe feja nuk ka asnje ndikim mbi politike, ndersa ne Amerike megjithse ligjerisht te ndara, feja ka ndikim te rende mbi politike. Dhe ky ka qene nje bekim per Ameriken, edhe qe te kete shume pare, ka pas hirin e Perenis mbi krye.

shum bukur, edhe un e njof kete fenomen, jo se kam pasur eksperience, por se kam lexuar qe personave te dashuruar ne roberi ne internet i rekomandohet nga nga psikologet e internetit t’i takojne ne jeten reale partneret, qe t’i shpetojne roberise nga deziluzioni. Dmth qe iluzioni i internetit demaskohet nga realiteti, personat jane ndryshe ne virtualitet dhe ndryshe ne realitet. Njekohesisht kam eksperience jete qe nga shumica jetohet si eksperiece virtuale. Per kete arsye kam shkruar temen “Dashuri e Dashurise” akoma te varur qe ti madam se ke lexu akoma.

Shkurt muhabeti, un nuk jam ndryshe ne realitet dhe ndryshe ne virtualitet, dhe per pasoje nuk ma hudh dot njeri qe shtiret ndryshe ose kupton Tjetrin sipas vetes vet.

Jam Fuks.

Psikologjizmat e tua jane te mahnitshme, paksa a la frojdiane, njefare aftesie prej Jezusi teksa parashikon e pershkruan me siguri maksimale te perbrendshmet e te perjashtmet e peshkistve ne blog. Si rreth jetes tyre private ashtu edhe asaj virtuale. Megalomanet e internetit kenaqen ne fakt kur desmaskojne “armikun” e tyre virtual, pak a shume nje lloj terapie kuruese ndaj ndonje kompleksi inferioriteti te fshehur a si nje deshire hakmarrjeje per poshterisite ne te kaluaren…prandaj dhe qenia fuksiste…skuthiste.:joy: A te jete valle ashtu sic thote korriku, njefare teto Ollge qe rri e zgjohet naten nga hallet qe ka per te bijen…Cfare fshihet valle pas inkuizit?:joy:

te gjitha keto ironira jan per te mbuluar qe mami ka fuqi mbi ty, gje qe e ke zbuluar vete me shprehje te tuat me mamin brenda.

Beji te fala mamit.

Interesant eshte se ndarja e fese nga shteti ne amerike nuk u kerkua nga ateistet por nga fetaret vete te cilet pasi i kishin I kur persekutimit fetar nga mbreti Charles nuk donin me qeverine tu perzihej ne punet e tyre .botekuptimi I jezusit ishte apokaliptistic :” kjo bote eshte aq se prapthi sa do te behet nga e para nga perendia ne nje mbreteri te perendise ku te liqte do te ndeshkohen e te miret do te shperblehen “ dhe ardhja e perendise ishte imminente sipas tij prandaj dhe predikonte psh martese sepse njerezit sipas tij do te shkonin ne mbreterine e perendise .mirepo shekuj kaluan e perendia nuk u duk gjakundi kisha ndryshoi mejtim per martesen .u hodhem pak dege me dege por origjina e ketij muhabeti ishte solidarizimi I krereve Te fese me pulitiken e qeverise si solidarizimi I organizatave Te masave me pulitiken e partise dikur .

akoma me interesant eshte qe njerzit bejne nje gje sipas nje motivacioni ose interesi te momentit, dhe pa dashjen e tyre bejne realizimin e historise, dmth bejne gjene e duhur pa dashjen e tyre. Kete e ka zbuluar Hegeli, edhe per amerikanet qe jane koqe ne kete rast, e si koqe kane bere gjene e duhur pa dashje.

Ti nese do me be krahasim me sistemin komunist, analogjine e sakte dyfelore Kishe-shtet e ke ne dy felat parti-shtet, Komitet Qendror - Kryeministri ose Komitet Partie - Komitet Ekzekutiv.

Partia eshte kisha, dmth shpirti, qe udhezon me parime veten dhe shtetin, ndersa shteti eshte trupi qe udhezohet me ligje (per te dy rastet, komunizem dhe demokraci). Ne Mesjete ishte papati dhe perandoria.

struktura dy felore eshte kozmike, dy fela gjenden ngado ne gjeografi dhe ne histori, nuk shpetojme dot prej tyre. Kujton Stalker dhe francezet qe mund te bejme pa to.

Mire me Stalkerin, që kujton se mund të bëjmë pa to… po me francezët e tjerë pse e krrun!

prit pak ta gjej komentin se pse e kruj me francezet. (ku bej edhe perjashtime, Girard psh eshte nje perjashtim).

e gjeta komentin:

ashtu, mbasi ta kesh lexuar dhe kuptuar mire komentin me siper, tani dy rreshta per Francen.

Ti duhet ta kesh kuptu qe un kam nderim te veçante per Francen, por nese nuk e ke kuptu vete, ta them un hapur qe kam nderim dhe dashuri te veçante, e pikerisht per kete e them qe e ka dhi fare sot, e here pas here ne histori. Dy felet franceze e majte e djathte jane te jashtezakonshme si kulture, jo vetem pjesa iluministe, por edhe pjesa obskurantiste, fatkeqsisht pak e njohur. E bardhe dhe e zeza franceze jane bardhe e zi grafike absolute, art absolut.

me që jemi gjithmonë tek krrujtja,

po ju kthehem atyre krenëve të “komuniteteve” fetare që buzëqeshin në atë foton sipër:

Or, të uruar… or të bekuar Krerë pa brina m’krye (besa po ti kishit pas do t’ishit qujt Skenderbej!)
Para se të vini dhe të nxisni Kombin tonë drejt Evropës, shkoni fillimisht të mësoni të shpreheni në gjuhën e tij…

  • mësohuni të quani bashkësi atë “komunitet” që na thoni se përfaqsoni,
  • mësohuni ta quani Europën - Evropë, sikundër thotë edhe Fjalori i gjuhës shqipe - i asaj gjuhe të cilën ju s’dini ende ta shkruani si duhet,

(bile edhe në se ini aq gëdhënj sa ç’duket, shkoni bre dhe gjeni një njeri të lëçitur që t’ju shkruajë apo t’ju korrigjojë tekstet që kini ndërmend të botoni…)

(dhe të më falni për shprehjen - s’po e dhjes fare muhabenë duke ju thënë se nuk mund të hiqeni si evropianë të sosur sikundër dhe shpresoni të jini ndërkohë që ende s’dini se “vokacioni” shqipërohet si prirje; se “promocioni” shqipërohet si përkrahje, se “subvencioni” është pagesë ndihmë ose dhuratë - varet në ç’anë të kryqit apo të gjysmëhënës gjendet njeriu që jep apo dhuron, se “prosperiteti” është thjesht begati, se “inkurajimi” s’është gjë tjetër veçse përkrahje, se “intensifikimi” është dendësim, se “kreativiteti” i bie të jetë krijimtari, se “religjioni” është “fe”…

Pra, përfundimisht:

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe po ai Zot shënjoftë me rrufe ata që flasin në emër të saj, pa ditur ende të shprehen shqip!
Amin, Amen…

xixe, sipas teje kto barbarizmat jane lapsuse pa dashje, apo jane vene me proklamate me dashje?

[quote=“InkuizitoriMoth, post:28, topic:4147”]
dmth bejne gjene e duhur pa dashjen e tyre. Kete e ka zbuluar Hegeli,
[/quote
Kjo ndihmon shume ne debatin mbi disa mite te historise tone .

As me dashje as pa dashje… por me marmalatë!

Hej mër Inkuiz, ç’më kujtove një anekdotë:

një nxënës-fëmijë që qante me lot të përgjakura në oborrin e shkollës, pasi një tjetër nxënës në ngut e sipër i kish hedhur përtokë rriskën e bukës që mbante në dorë.
Mësuesja që e pa skenën nga larg dhe që rendi ta qetësonte martirin, e pyet:

  • si ishte, me dashje apo pa dashje?
  • jo Zysh, me marmalatë!

Për Zotin,po të kish qenë ajo rriskë buke jo me marmalatë por me margarinë, do kisha thënë se është e shpikur tamom për ata 5 krerët tanë fetarë të pazëvendësueshëm. Marlon hesapi!

1 Like

ne keto raste nuk i shkrujne kreret shkresat, ka rrezik qe keta as qe e kane lexuar. Tjeter kush i shkruan gjera te tilla, dhe eshte person i panjohur per opinionin. Burokratet nuk i njef kush, jane anonime te sakrifikuar.
Pranej mendoj qe jane vene me qellim.

alba qe ku e ke “dredhine e arsyes” se Hegel, qe e ka perdor dhe Marksi, dhe, sipas sugjerimit tend, mund ta perdorim edhe ne per te sqaru efektin e miteve tona:

Me të tjera fjalë, ti mendon se po t’i ish vënë personalisht dhe me seriozitet redaktimit të një teksti të mirëfilltë “nxitës të Kombit”, Pentantoniku i mësipërm:

Hirësia Janullatos - kreu i Kishës Orthodhokse shqiptare,
Kryemyftiu Skënder Bruçaj - Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë,
Imzot Xhorxh Frendo - kreu i Kishës Katolike,
Dede Edmond Brahimaj (Baba Mondi) - Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve,
Pastor Akil Pano - Sekretar i Përgjithshëm i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë

do të kish sosur një të tillë kryevepër të gjuhês shqipe që ti bënte të ringjalleshin nga gëzimi njëkohësisht shqiptaristët Thimi Mitko, Faik Konica, Gjergj Fishta, Naim Frashëri apo së fundi Konstandin Kristoforidhi?

un mendoj se krahasimi qe ben ti midis shqiptaristeve te koheve te para heroike dhe shqiptaristeve te Koheve te Fundit deheroike eshte ta do mendja qe te jete keshtu. Ka dallim midis personave qe krijojne nje Levizje duke sakrifikuar gjithçka, dhe personave qe militojne ne nje Kishe tashme te stabilizuar. Çeshtja shqiptariste tani eshte nje kishe e stabilizuar ku sacerdotet marrin rrogen per 8 ore ne pune (pastaj varet, ndonjeri punon jasht orarit gratis). Njekohesisht sacerdotet bejne te punojne te tjere qe shkruajne shkresa si burokrate 8 ore ne pune.

Per te mos fut ne pilaf historite e Kishes se treguara ne menyre mitike sipas “dredhia e arsyes” te Hegelit.

Pavaresisht se kemi priftna e hoxhallare qe bibles e kuranit vetem sa i kane degjuar emrin ashtu si dulle marksisti dikur qe me therrte mua nese e kishte kenduar ndonjehre marksin pavaresisht se bente be e rrufe per te , Zoti i ka shume xhan shqiptaret.izraelitet mbahen si popull i Zotit e pavaresisht se kane nxjerre njerezit me te mencur te botes , megjithate ekonomi e ushtri te forte etj mezi po munden te mbijetojne duke fletur me nje sy hapur .shqipot pa shtet , pa ekonomi , pa ushtri ia fusin gjumin top duke u gdhire nga i njejti krah qe ngrysen e AI qe eshte nje atje lart i ka bekuar jo me nje por me dy shtete .nese ky nuk eshte fat nuk e di cfare eshte.:grinning: