Kuptuar dhe pëlqyer, është akoma larg nga pranuar.
Gjuha është e kufizuar si shikimi, ekzistojne edhe te tjera rrezatime përveç atyre që percepton syri.
si lo so, lo so. Un dite po lexojsha Jungun, dhe thoshte se duhet me gjet “sé stesso”, e ate dite e kuptova se un nuk jam kurre vetem, sepse, perveç unit, osht edhe sé stesso-ja. Vetem se ka vite qe e kerkoj gjithanej se stesso-n: “o se stesso ku je?”, e se gjej dot. Kushedi ku do jet mçef, osht klysh kurve se stesso, mçifet sa anej knej, e se kap dot, lu kukamçefti klyshi, bo numra. Vetem orakulli i Tempullit te Delfit e ka gjet, e s’dihet se si, osht nje nga misteret e Greqise se Lashte.
-Çdo libër është një udhëtim aventurë intriguese. Ku ju çon libri që po lexoni!
-Unë jam në një stacion treni me Ana Kareninën në Shën Pjetërburg.
-Unë jam në Anglinë mesjetare me Ken Follett.
-Në Palermo me leopardin.
-Me të mjerët e Francës në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë.
-Me Frakenshtajnin në Anglinë e shekullit të nëntëmbëdhjetë.
-Jam ne Japoni me gruan me kimono të bardhë.
-Në Spanjë duke pyetur: Pse bien këto këmbana?
-Me Kësterin, Lencin, Robin dhe Patin në Gjermani.
-Unë jam në Rusi në borë me doktor Zhivagon.-E vërteta është se të gjithë jeni të shtrirë në divan duke fantazuar frenetikisht dhe romantikisht përtej kohës dhe hapësirës për t’i shpëtuar mërzisë mortale të së tashmes dhe banalitetit të përditshmes - i Modhi
Bertrand Rusell tregon për mikun e tij Ludwig Wittgenstein:
“Zakonisht vinte në dhomën time në mesnatë dhe për orë të tëra ecte shko e ardhë si një tigër i mbyllur në kafaz. Sapo mbërrinte, thoshte se do të vriste veten kur të dilte prej andej. Ndaj, edhe pse më vinte gjumë, më mungonte guximi për t’i treguar derën. Në një nga ato mbrëmje, pas një ose dy orë heshtjeje absolute, i thashë: “Witgenstein, po mendon për logjikën apo për mëkatet e tua?”. “Për të dyja”, u përgjigj ai, dhe u rimbyll në heshtje”.
-Por çfar flet o i uruar Wittgenstein, mëkati dhe logjika janë e njëjta gjë thonë ekzistencialistët; njeriu filloi të mendojë mbasi mëkatoi. Kafshët nuk njohin mëkatin, andaj nuk njohin as arsyetimin, thonë ekzistencialistët që logjikojnë ditë e natë pa pushim - i Modhi
-E vërteta nuk ekziston, këto muhabete janë vetëm spekulime filozofike.
-E çfarë e vërtete të ekzistojë në ferr? Së pari duhet të dilet prej andej!
-Ku është ky ferri se nuk e di?
-Ferri është vendi ku nuk di ku je, kush je dhe çfar po thua!
(nga Ditar i një fuksi)
Shkenca dhe filozofia janë në marrëdhënie bipolare Yin dhe Yang midis tyre (si çdo gjë e krijuar në fund të fundit). Origjinalisht janë të ngjitura bashkë, dhe përpjekja për t’i ndarë rrezikon skizofreninë, që do të thotë: ndarje frenetike psikedelike filozofike.
Unë jetoj kryesisht në të kaluarën dhe në të ardhmen. E tashmja, siç e kuptoni mirë, ka pak atraksione për mua. Unë i shoh ngjarjet që ndodhin me qetësinë e dëshpërimit dhe indiferencën e përbuzjes - Joseph Conrad, letër Charles Kenneth Scott Moncrieff (1885).
Ekziston vetëm e tashmja, e kaluara dhe e ardhmja janë trillime romantike për të pafuqishmit. Në të kaluarën jetojnë pleqtë e kalbur, ndërsa në të ardhmen jetojnë fëmijët e përkëdhelur; një person që jeton në të shkuar-ardhmen është një plak mendje kalama, boomer që thith biberonin me protezë kauçuku. Jetohet në të shkuarën ose në të ardhmen vetëm për t’i shpëtuar të tashmes, e vetmja ekzistuese. Megjithse herë herë e frikëshme, e tashmja ka vlerë të jashtëzakonshme, prandaj meriton të jetohet.
Kur mendonte në këtë mënyrë Joseph Conrad, merre me mend intelektuali i shquar shqiptar, i cili ka 30 vjet që merret me shok Enver dhe epokën e lashtë të komunizmit duke u qarë ditë e natë se kësaj epoke nuk i është bërë akoma analiza e duhur, për arsye se komunistët kanë akoma fuqinë në dorë. Por këtë analizë me siguri do ta bëjnë brezat e rinj në të ardhmen e ndritëshme kapitaliste.
do beja nje koment po e lash fare…
ke bo mire qe e le fare, keshtu i harxho te gjitha energjite me i bo qefin Marlonit. Mos mendo hiç per te ardhmen, boj qef sot se për të vdek ke!
Në jetë, e dini, nuk ka shumë për të zgjedhur. Ose me u kalbë ose me u djegë - Joseph Conrad, Nën sytë e Perëndimit.
Qelbet edhe ajo ajo që digjet, psh: kur digjen puset e naftës, ose flakët që shihen të digjen natën në varreza, të prodhuara nga dekompozimi i kufomave.
Komplimenti është më i vërtetë dhe ka më tepër vlerë, kur e bën dikush që nuk ka të njëjtin vizion me ty.
-Si të duket si libër Doktor Zhivago?
-Nuk e di, ka shumë kohë që e kam lexuar, nuk mbaj mend asgjë. Mbaj mend vetëm që atëherë më ka pëqyer shumë, më ka lënë një shije të mirë.
-Edhe mua më ndodh shpesh me librat e lexuar kohë më parë, nuk mbaj mend asgjë. Nganjëherë pyes veten, për çfarë vlen leximi i një libri kur vjen një kohë dhe e ke harruar me gjithësejt?
-Shumica nuk vlejnë për asgjë, vetëm për të kaluar kohën e lirë. Vlejnë vetëm librat që rilexohen vazhdimisht.
-Dmth Doktor Zhivago nuk vlen si libër?
-Të thash pra që nuk e di. Di vetëm që sapo më del para syve një mështeknë në vjeshtë ose në dimër me borë, menjëherë ndjej një melankoli gazmore me aromë “doktor zhivago”.
(nga Ditar i një fuksi)
Një i njoftun ku bujta për ca ditë më tha se në periferi të qytetit ishte bërë një zbulim i ri arkeologjik i nje tempulli të vjetër romak. Një mbasdite shkuam ta vizitojmë. Rrugën e bëmë në këmbë, llafe muhabet me nge nëpër fusha e ara të mbjella me lakra, blloqe me pemë frutore, shtigje baritore etj, derisa arritëm tek siti arkeologjik. Dukej si arenë amfiteatri nga gëmadhat e shkreta, mbeturina muresh dhe kollonash, tani të rrethuar me ara mbjellë me patate. Në të kthyer, ngatërruam rrugën, dhe u gjetëm para një stadiumi motocros-i; dhe ky i rrethuar njësoj me të mbjella katundare, peisazh rrethues bukolik identik. Mbasi kishim fryrë sytë me terma latinë të shkruar në mermer: Sepulcrales, Sacrum, Divinus, Spiritus i frymë deri sa na pëllcitën fare me terma anglo-saksonë të shkruar në parulla prej plasmasi mbërthyer në konstruksione metalikë: Energy, Speed, Splash!, Flash!, Cash.
(nga Ditar i një fuksi)
Formula qendrore për të dalë nga kaosi, ose më saktë konfuzioni sepse Kaosi nuk është konfuzioni, është të kryesh akte konkrete zemërgjerësie duke ndihmuar Tjerin, jo shprehje absurde new-age “të gjesh vetveten” duke luatur kukamçefti me veten; e ka thënë Orakulli i Delfit, Jungu e Ajnshtajni që osht i modh mër jau, shum i modh! Si mund të kërkohet vetvetja nëpërmjet vetvetes? E si vetja e gjen më në fund veten dhe e pyet: “Ku paske humb mër horr; ku je mçef?”? Është absurde, kushdo i modh ta ketë thënë; si mund të gdhëndë sqepari bishtin e vet?
Vetvetja gjendet tek Tjetri, ky është kuptimi i thellë i miqësisë, martesës, lidhjeve familjare etj.
Në Zanafillë shkruhet se Zoti e pyeti Kainin: “Ku je?”. Kaini ju përgjigj: “Në palestër, po punoj me muskujt e barkut”. Zoti pyeti përsëri: “Po vëllain tënd Abel ku e ke?”. Kaini ju përgjigj: “Osht tu shkrujt një libër”.