-Çfar kuptimi ka fjalimi jot, ishte pa pikë kuptimi!?
-E di, por për të komanduar njerzit o i bind, o i pështjellon!
Revolucioni si ngjarje historike është një shpërthim tronditës nitroglicerine që hedh në erë gjithçka të mëparshme, e çfarë mbetet janë vetëm mbeturina të pakuptueshme të ekspozuara si histori. Shkolla dhe Akademia i zyrtarizon mbeturinat revolucionare duke i kthyer në plehra evolucionare.
Revolucioni eshte ai kompjuteri jot qe ke qe ne 2003 qe e perdor per PPU, qe her pas here trashet si vete i zoti edhe duhet mbajtur shtypur ai butoni i ndezjes per disa sekonda deri sa te riniset edhe njehere pasi eshte mbingarkuar me budalliqe qe ke kerkuar ti ne internet gjithe kohes qe ka qene ndezur.
1234567890
Nuk te pelqeu thjeshtezimi qe i bera fjales “Revolucion” zoti kujdestar?
1234567890
Të njohësh në kuptimin biblik, ose të njohësh biblikisht, do të thotë të njohësh fizikisht, ose më shqeto do të thotë të kryesh marrëdhënie seksuale me dikë.
Po të njohësh vetveten në stil new-age, çfar do të thotë?
Unë jam një anarkist i vjetër spencerian dhe besoj se shteti është i keq - Jorge Luis Borges
Shteti është një e keqe e lindur për të shmangur dhe kontrolluar të keqen e anarkizmit të rebelimit prometeik në origjinë. Shteti dhe Anarkizmi, Shtetrori dhe Individuali, janë dy anë të së njëjtës medalje, riprodhojnë dhe riciklojnë njëri tjetrin si një lodër me maska horror - i Modhi
-Ata që kuptonin gjithçka u tëhoqën mënjanë në izolim të plotë.
-Gjithçka kanë kuptuar ata, me përjashtim të faktit se bota është rrethore. Kush qëndron vërtet i veçuar në periferi, automatikisht e gjen veten në qendër. Ata kanë fjetur gjumë për shtatë palë qefe në qendër
Ekziston një literaturë e tërë që i bën elozhe çmëndurisë të gjeniut (më të njohurit në publik: Van Gog, Poe, Niçe, Artaud, Virginia Woolf, Emily Dickinson etj), aq e gjërë, në modë dhe fuqiplotë sa duket se çmenduria është një kusht sine qua non për të prodhuar gjeniun. Nga sa paraqitet prej intelektualeve t’mdhenj, e mesme e artë midis gjeniut dhe njeriut çfardo, nuk jeni me fat nëse jeni shëndetmirë. Vetëm se askujt nuk i intereson se çfarë thonë gjeniu, i zoti i punës, për këtë çështje.
Hakmarrja e përaruar e mediokërve.
Kohë më parë fshihej sëmundja mendore konsideruar si turp, ndërsa në epokën moderne situata pëmbyset përkundrazi, lavdërimi i çmendurisë bëhet modë kulturore snobe, psikopatia paraqitet sikur të ishte shëndeti dora vetë, ndërsa mediokriteti banal si patologji mendore. Ky kalim nga një ekstrem në tjetrin është çmenduria e vërtetë e kohëve moderne, ku mediokri dhe gjeniu përbëjnë dy faqe të së njëjtës medalie ose mësallë.
Ka ndryshim të madh midis demokracisë para-totalitare dhe demokracisë post-totalitare; nëse e para përmbante në vete shpresën dhe mundësinë e shëlbimit, e dyta nuk ka asnjë lloj shprese, përkundrazi e sheh çdo lloj shprese si të rrezikëshme në vetvete, nuk ka hall tjetër veçse të mos lejojë me çdo kusht që të përsëritet historia.
Çfarëdo që të bëjë një pasunar, njerëzit nuk ja falin që ka para; një ndjeshmëri kjo e rrënjosur nga kultura e krishterë që paraqet një Krisht të varfër e të tradhëtuar për 30 aspra. Fakti që ndjeshmëria në fjalë ndeshet, megjithse me më pak forcë ekspresive, edhe në kulturat e tjera, dëshmon se është e mbivendosur mbi një tjetër shumë më të lashtë, që gjendet në themelet e qenies njerëzore. Fakti që shpesh herë përbuzja për paratë ndeshet edhe ndër vetë pasunarët, ridëshmon në mënyrë tragjikomike themeltarinë e kësaj ndjenje, dhe që komunizmin si ndjenjë do e kemi përgjithnjë në mes tënë.
Njeriu identifikohet me rolin që detyrohet të përjetojë: baba, bir, shef, punëtor, punonjës, drejtues, i papunë etj. Për secilin prej këtyre roleve ka sjellje shoqërore, veshje, mënyra të të menduarit dhe të shprehurit, të cilave çdonjeri u përshtatet pa vetëdije.
Dhe prandaj ne nuk jemi kurrë individë autentikë, por imitues të vërtetë: ne imitojmë modelet e prodhuara nga shoqëria në të cilën jetojmë - Gurdjieff
Zero me xhufkë në psikologji me këto diskurse, shembull perfekt ku të shpie mania e lirisë, adoleshent i përjetshëm që beson se është Zoti dora vetë, që zbulon zjarrin dhe rrotën pa e mësuar nga të tjerë. Pa imitim, tradita (eksperienca e trashëguar) dhe novatorja nuk mund të ekzistojnë; është riciklimi i traditës që krijon të renë. Është meritë që njeriu imiton modele, pa modele do të kishte mbetur majmun në xhungël.
Sepse ka gjëra (…) që nuk mund t’i shpjegojmë lehtësisht, për shkak se mbajtja e njëfarë lidhjeje me ata që na kanë paraprirë ka qenë gjithmonë pjesë e gjendjes njerëzore. Kujtimi i të vdekurve na dallon nga kafshët - intervistë, W.G. Sebald
Në momentin që harron, ke hyrë në mbretërinë e të vdekurve, harresa është dëshmi e vdekjes. Për këtë arsye rebeli është një njeri i vdekur, ende i pavarrosur. Dhe çdo rebel i vërtetë e di mirë këtë, nuk di vetëm se themeli i rebelimit është vetëvrasja. Po ta dinte, nuk do të ishte rebel. Në të vërtetë nuk do t’ja dijë, sepse don të vdesë; dëshira është më e fuqishme se dija.
Sipas Lord Palmerston, kryeministri të lashtë britanik, një shtet nuk ka as mik e as armik të përhershëm, ka vetëm interesa të përhershme.
Ekziston një marrëdhënie midis egoizmit shtetëror dhe egoizmit individual, jo vetëm për faktin që shumatoria e tërë individëve të një populli formojnë një shtet-komb. Dhe jo vetëm marrëdhënie, dy egoizmat mbivendosen dhe madje identifikohen si i njëjti egoizëm. Egoizmi është vdekëtar dhe për këtë arsye ekzistenca e shtet-kombit ushqehet me martirizimin individual, me vetëflijimin e heroit kombëtar.
E pakuptueshme dhe e papranueshme janë e njëjta gjë.
Shekulli XX e në vazhdim është një garë midis artistësh t’mdhenj me ambicjen kush është më skizofren se tjetri. Kampionë mbeten francezët që bëjnë ç’është e mundur për të mbajtur rekordin, meqenëse e njohin potencialin amerikan në këtë drejtim.