-Cila është ëndrra juaj më e zjarrtë në këtë kohë?
-Nuk mund ta them se është tepër e parealizueshme.
-Po të qe e realizueshme nuk do ishte ëndërr, prandaj thuaje pa ndroje!
-Mirë pra po e them: të shkoja në një ishull të pabanuar të Paqsorit pa koronavirus, të hyja në një pastiçeri pa njeri dhe pa merak infektimi, të zhdëpja barkun me pasta franceze, dhe në fund të rrufisja me zhurmë një kafe ekspres italiane me pak.
-Aha, e mora vesh, dashke të eksportosh virusin në ishujt paqsorë të Paqsorit.
(nga Ditar i një fuksi)
ahahah mirjam , tani e kuptova me tamam humorin e fotos
Penisi si muskul drejtvizor përfaqson drejtëzën, çvendosjen lineare ose arketipin e Progresit në histori: ndërsa vagina si muskul rrethor përfaqson rrethin, çvendosjen rrethore ose arketipin e Traditës në histori si rikthim i amëshuar i së njëjtës. Këto dy muskuj bashkë përfaqsojnë lëvizjen elikoidale - çvendosjen si turrielë të historisë që bën progresivisht përpara duke u rrotulluar tradicionalisht -, në përputhje me parimin e bipolaritetit dialektik të botës.
Ankesa artistike që arti ka marrë fund është e vetmja mënyrë e mbetur për të bërë art.
Pasioni i tifos politike, duke llap ditë e natë për politikë si për neshje futbolli, kushtezohet nga mizerja e jetës personale të llapaqenit politik; Enver, Berisha, Hitleri etj janë të gjithë pretekste për të zbrazur ku të jetë e mundur plëncin dhe zorrën e trashë të mbushur plot me mizerje personale. E nuk është e thënë të kesh një jetë të mjerë varfërie dhe vuajtjeje fizike që të kesh një jetë mizerje; bën jetë mizerje edhe kur ke shëndet, pare, të hash e të pish, por je kot që rron, rron në mizerjen e kotësisë, jeton si derri dhe dosa, e duke sharë Berish Enver Hitlerin, kujton se i mbush mendjen vetes dhe të tjerëve se je dikushi, “jom ene una ktuna!”.
E vërteta është shitur dhe vazhdon të shitet për “tridhjetë aspra”, por fatkeqsisht askush nuk e blen, gjë që është më keq se ta shesësh.
-E vendosa, më ka ardhë në majë të hundës, nuk duroj dot më. Do marr një muaj leje pa të drejtë rroge, do ze një dhomë hoteli malor, nuk do i jap asnjërit adresën ku jam, pa TV, pa celular, i vetëm, pa asgjë që më lidh këtë botë!
-Më duket se po përgatitesh të lidhesh me atë botë!?
(nga Ditar i një fuksi)
Kush nuk është i zoti t’i mbajë besën një bashkëshorti, aq më tepër nuk është në gjëndje t’i mbajë besën një ideje.
Vetëm njerëzit e urtë dhe budallenjtë nuk ndryshojnë mendje kurrë - Konfuçi
Vetëm tradhtarët janë kaq shumë inteligjentë sa nuk mund të jenë kurrë aq budallenj ose aq të urtë (=idiotë, në kuptimin e greqishtesh të lashtë të fjalës) që të mos ndryshojnë mendje - i Modhi
Ëndrrat fillojnë të realizohen kur fillojnë të harrrohen.
(nga Ditar i një fuksi)
1234567890
Kadosh i modh osht Woody Allen, e ka gjet mënyren që të futet anej nga ka dalë:
Jeta përsëmbrapi (ngambrapajeta)
Sa për t’ja nisur, ju duhet të filloni duke vdekur, dhe kështu trauma është sa e bukur aq edhe e kapërxyer. Kështu që zgjoheni në një shtrat spitali dhe vlerësoni faktin që po përmirësoheni ditë pas dite. Më pas të nxjerrin nga spitali se je mirë me shëndet, dhe gjëja e parë që bën është të shkosh në postë për të marrë pensionin dhe ta gëzosh në maksimum. Me kalimin e kohës forcat tuaja shtohen, fiziku juaj përmirësohet, rrudhat zhduken. Pastaj filloni punën dhe ditën e parë të dhurojnë një orë floriri. Ju punoni për dyzet vjet derisa nuk jeni kaq i ri për të shfrytëzuar në mënyrë adekuate tërheqjen nga jeta e punës. Kështu që shkoni nga në festë në festë, pini, luani, bëni seks dhe përgatituni të filloni të studioni. Më pas filloni shkollën, luani me shokët, pa asnjë lloj detyrimi dhe përgjegjësie, derisa nuk je veç foshnjë. Kur je sa duhet i vogël, futesh në një vend që tashmë duhet ta njohësh shumë mirë. Ju i kaloni nëntë muajt e fundit duke lundruar në heshtje dhe qetësi, në një vend të ngrohur me shërbesë dhe shumë dashuri, pa njeri që të çan meneren. Dhe në fund braktis botën me një orgazëm.
Jetohet vetëm që të ankohet - njeriu si parazit i Universit.
Lajmësi nuk vritet per asnji gja - Kanuni i Lek Dukagjinit
Në fakt lajmësi vritet; sipas teologjisë të krishterë vrasja e Lajmësit justifikohet, mandje nxitet, si mekanizëm i shëlbimit.
Gjithë historia e njerzimit reduktohet si esencë primordiale në figurën e kurvës dhe kriminelit (alias Eva dhe Adami), që janë mishërime perverse të arketipit dikotomik përkatësisht Eros dhe Thanatos. Nga pikpamja më e thellë providenciale historia qendron stop në vend numro.