Ku janë barbarët?

124 postime 5120 shikime 15 janar 2022 në 02:30 e pasdites
InkuizitoriMoth

d5f306931a7c632755e7b69e114a0d75

Duke pritur barbarët
(Konstandin Kavafis)
Ç’po presim ne të mbledhur te ky shesh?
Barbarët do të mbërrijnë sot këtu.

Përse Senati rri pa punë sot,
Dhe senatorët ligjvënës ç’presin?

Barbarët sot që larg do të arrijnë,
Çfarë ligjesh mund të bëjnë senatorët?
Barbarët ligjet krejt do bëjnë vetë.

Pse perandori ynë është ngritur herët?
Te porta e madhe e qytetit rri,
Sipër mbi fron, solemn dhe me kurorë.

Sepse barbarët sot do mbërrijnë këtu.
Shefin e tyre mbreti ynë do presë,
Madje një pergamenë për të ka gati,
Të mbushur plot me tituj e me lavde.

Përse dy konsujt tanë, tok me pretorët
Togat e kuqe hedhur kanë mbi supe?
Pse mbajnë aq byzylykë me kuarce,
Unaza me smeralde shkëlqimtare?
Në duar pse shkopinj të çmuar mbajnë
Të veshur fund e majë argjend e ar?

Sepse barbarët do të mbërrijnë sot
Dhe nga të tilla gjëra ata mahniten.
Pse s’vijnë oratorët si përherë
Të mbajnë fjalime dhe këshillë të japin?

Sepse barbarët do të vijnë sot
Dhe prej fjalimesh ata shpejt mërziten.

Pse befas ky trazim tejpërtej sheshit,
(Shiko fytyrat si u ngrysën krejt),
Pse rrugë e sheshe u shkretuan befas,
Dhe njerëzit në shtëpi kthejnë plot merak?

Sepse ra nata dhe barbarët s’erdhën
Dhe nga kufijtë dikush mbrrijti e tha:
Se asgjëkund barbarë atje s’ka.
Po vallë tani ç’do bëjmë ne pa barbarët?

(përktheu Ismail Kadare)


Për fat të mirë ndodh akoma që poetik të jetë profetik edhe në epokën moderne. Këtu gjeni disa interpretime të poezisë Barbarët të Kavafis (shkruar në vitin 1898 botuar në vitin 1904) si profeci të realizuara deri edhe në ditët tona.


Ndërsa në fund të kësaj video këngëautori e tregon se kush janë barbarët e vërtetë, nuk ka më nevojë të interpretosh, vetëm shih e shkruaj, ose shih e këndo.

Barbarët
(Giorgio Gaber)
Fundi i një qytetërimi
Pothuajse nuk vihet re kurrë nga ata që e përjetojnë drejtpërdrejt
Fundi i një qytetërimi
Ndodh nga cofja e parimeve të vjetra mbi të cilat mbështetej
Por edhe nga qëndrimet më banale të përditshmërisë sonë
Fundi i një qytetërimi
Gjithmonë parashikon pushtimin nga hordhitë barbare
Që futen tinzarë në strukturat themeluese
Dhe pak nga pak ata zënë të gjitha pozitat e pushtetit
Sa më tepër njeriu, i ashtuquajtur i qytetëruar, është i lodhur dhe i patakat
Aq më tepբr është e sigurt dhe e pashmangshme fitorja e barbarëve

Bukuria e një atelieje plot parfume dhe buzëqeshje
Armani Dolce dhe Gabbana Valentino
Miti i një rock star me sukseset e tij gjithnjë e më të bujshme
Dhe ju të gjithë në këmbë me çakmakun tuaj

Dhe ndërkohë barbarët
Mbërrijnë barbarët
Dhe ndërkohë barbarët
Mbërrijnë barbarët

Të kalosh një mbrëmje të gëzuar në atmosferën intime të shtëpisë tuaj
Të marrësh pjesë në një program llahtar me grahmë në fyt
Ose në një stadium të madh në minutën e fundit të pjesës së dytë
Goli më në fund arrin dhe brohorma e valëzuar fillon

Dhe ndërkohë barbarët
Mbërrijnë barbarët
Dhe ndërkohë barbarët
Mbërrijnë barbarët

Llotaria totogol, gratta e vinci, çfarë emocioni
Jeta është një vezë Pashke një llotari
Lezetin e një trupi të shëndetshëm të hash pak dhe stërvitesh mirë
Me masazhet dhe homeopatinë tuaj

Dhe ndërkohë barbarët
Mbërrijnë barbarët

Por kush janë barbarët
Mbas pak jua them barbarët

Dhe je i zënë me punë për të bërë asgjë e me asgjë për të thënë
E keni kuptuar që edhe pamja mund të përmirësohet.
Ju bëni fytyrën tuaj, duart tuaja, këmbët tuaja, ju bëni flokët tuaj
Por ankthi rritet, ju i bëni gjinjtë tuaj bythët dhe kofshët
Eh çfarë kofshësh

Dhe duhet të them që jeni të zotë, të zotë
Je shumë mirë mirë
Që jepni kontributin tuaj
Ndihma tuaj festive dhe origjinale
Për rënien për rënien
Për rënien e Perandorisë Oksidentale

Në këtë shfaqje gazmore
Secili është artist ashtu siç mundet
Zhytur në një kompjuter duke u koqëzuar me një lodër të bukur
Një video plot me pengesa pafund.

Zakonisht përfundohet në një restorant intim të lezeçëm
Një të ngrënë të bollshme dhe gjithçka shkon për bukuri

Dhe ndërkohë barbarët
Mbërrijnë barbarët
Dhe ndërkohë barbarët
Mbërrijnë barbarët

Emocioni i pazakontë i një të diele paksa të veçantë
Të mallëngjyer në turmë për të parë Papën
Ekziston një ndjenjë euforie transformimesh të mëdha shoqërore
Pas pak gjithçka ndryshon, tanimë jemi në Evropë

Dhe ndërkohë barbarët
Mbërrijë barbarët
Po kush jane barbarët
Mbas pak jua them barbarët

Dhe ju shkujdesur me asgjë për të bërë me asgjë për të thënë
Një hidromasazh gjysmë ore stretching dhe mshoja me vallëzim.
Pak palestër pilulën tuaj por pa tepricë
Pak vathë llambë prej kuarci
Dhe një fije floku seksi çfarë seksi

Dhe duhet të them që jeni të zot, të zot
Jeni tamam të zot
Që ju të jepni kontributin tuaj
Ndihmë tuaj festive dhe origjinale
Në rënien në rënien
Në rënien e Perandorisë Oksidentale

Dhe ndërkohë barbarët mbërrijnë barbarët
Nderkohe barbaret por sa frikë barbarët
Mbërrijnë barbarët
Si i jetojmë ne barbarët
Nga ajo që ne bëjmë barbarët

Po por kush jane barbarët
Tani po jua them barbarët
Barbarët barbarët barbarët

Ja ku jemi këtu ja ku jemi këtu

InkuizitoriMoth

:tulip: :maple_leaf: :leaves: :fallen_leaf: :herb: :seedling:
i modh Gaber! më i modh se mu dhe se Mirjami!

InkuizitoriMoth

ideja e parë kryesore e kesaj poezie te Kavafis, sipas melejezyshës, eshte e verteta qe asnje Perandori nuk ka cof per shkaqe te jashtme - siç mësohet rëndom nëpër shkolla dhe katedra universitetesh rrenacakë -, por ka cof per shkak degradimi te brendeshem. Asnjë perandori nuk eshte vrarë nga barbarët ante portas, por është vetvrarë nga vetë të qytetëruarit; përkundrazi, barbarët i kanë dhënë jetë të re një kufome të cofur me kohë.
Ideja e dytë kryesore e melejezyshësh është se në Fund të Historisë, në të cilën tashmë jemi, Oksidenti nuk cof dot sepse nuk ka barbarë që ta ringjallin, është oksidentalizuar edhe Orienti. Kështu ose cof e tërë bota, ose vijnë UFO-t, ose kërma oksidentale ngjallet si shën Llazari.

InkuizitoriMoth

Kurrë nuk kam gërrryer tokën, kurrë nuk kam gjuajtur foletë, nuk kam herborizuar e kurrë nuk kam qëlluar zogjtë me gurë. Por librat kanë qenë zogjtë dhe foletë e mia, kafshët e mia, stalla dhe fusha ime; rafti i librave ishte bota e mbyllur në një pasqyrë; e si pasqyra kishte thellësinë e pafund, shumëllojshmërinë, paparashikueshmërinë.
Jean-Paul Sartre, Fjalët

Nëse artisti i modh wunderkind do të gërryente tokën, do të gjuajte foletë, do të herborizunte dhe do të qëllonte zogjtë me gurë, siç bëjnë rëndom të gjithë fëmijët e shëndetshëm dhe normalë, do të ishte më mirë për atë vetë dhe për ne lexuesit, gjithashtu edhe për zogjtë, bimët dhe pyjet e prera për të prodhuar celulozë për letër.

InkuizitoriMoth

Poezi dikotimike
Nuk thua asgjë, ke thënë gjithçka;
jeton poshtë urës, i ke të gjitha paratë e bankave;
vdes si qen, jeton si star rock;
bën lodra fjalësh, të vërtetën absolute e ke në xhep;
e mira është e keqe, e keqja është e mirë;
e zeza është e bardhë, e bardha është e zezë;
hiçi është diçi, diçi është hiçi;
jeta është vdekje, vdekja është jetë.

E njëjta gjë thënë në mënyrë prozaike: hap e mbyll alternativisht butonin e çelësit të dritave të pemës së Krishtlindjes poetike që nuk kalon asnjëherë edhe nëse është gusht.

InkuizitoriMoth

Arti në shekuj

Nanurisje homerike

Harmonizime klasike

Barazpeshime rilindase

Ç’ekuilibrime manieriste

Stolisje baroke

Stërhollime rokoko-ike

Dalldisje romantike

Dërdëllisje moderniste

Bëlbëzime postmoderniste

Blegërima epidemike

InkuizitoriMoth

Të bësh reaksionarin ose progresistin, ekuivalente me të bësh përkatësisht të djathtin dhe të majtin, janë të dyja budallallëk me brirë ose budallallëk me dy brirë kriminale satanike. Ndryshimi i vetëm midis tyre është se janë budallej ndryshe, por që kriminalizojnë njësoj, çfar është e tërë e çarfalisin në dy.

InkuizitoriMoth

Trajtimi që i bëhet influencer në media digjitale tregon qartë si vepron pothuajse ligji historik: budallejtë dhe të urtët braktisen në vetmi; ndiqen vetëm as mish e as peshk-ët kaqolë, dhe perversët që janë as mish e as peshk me vetëdije, dmth janë edhe mish edhe peshk.
Kjo situatë është e favorshme për budallain që me fakte nuk rezulton ndryshe nga i urti.

InkuizitoriMoth

Diktatura e njëshit pa asnjë lidhje përveç të interesit dhe formalitet me numrat e tjerë - historia e dëshmon me raste të shumtë se njëshi e ka hequr qafe deri edhe dyshin (shoku Enver vetvrau Mehmet Shehun, Stalini vrau Trockin), pale të tjerët numra të papëfillshëm dërguar nëpër kampe përqëndrimi dhe vënë në mure pushkatimi -, dëshmon se tirani, individi kampion, përfaqson si model më mirë e më bukur nuk bëhet mendësinë individualiste, të cilën për ironi e propagandon demokracia.
Tirani është individi par excellence si mishërim i lirisë absolute sepse kulmi i lirisë është liria për të vrarë kë të teket.

InkuizitoriMoth

Shprehja në shqip që urrej për vdekje më tepër se çdo tjetër është “si gjithë të tjerët”, e cila
vazhdon të dëgjohet vazhdimisht në eter - megjithse më pak se dikur - veçanërisht në vizita formale. Kur vizitorët dhe të zotët e shtëpisë nuk dinë ç’të thonë, krijohet një heshtje që rri pezull në atmosferën e dhomës së pritjes, e menjëherë dëgjohet e mallkuara frazë (e paraprirë nga një psherëtimë si valvol sigurimi që çliron presionin e lartë):

-Ehh, ç’të bësh!? Si gjithë të tjerët!.

Kjo është mëyra narkotike më elegante për të mbytur zërin e ndërgjegjes që thotë që duhet bërë diçka në këtë mizerje kolektive, dhe dëshmi që frika nga opinioni publik është e barabartë me frikën nga vdekja. Dikur këto dëshmi identifikoheshin në mes tyre; ka vlerë jeta në diktaturë për të kuptuar gjëra që në demokraci nuk mund të kuptohen kurrë.

InkuizitoriMoth

Jetoj në një gjëndje fantazimi të përhershëm të së ardhmes. Nuk besoj fare në arritjen e përsosmërisë njerëzore. Besoj se bëmat e njerëzve nuk kanë asnjë efekt me vlerë mbi njerëzimin. Njeriu sot është vetëm më aktiv - jo më i lumtur - jo më i mençur se ai ishte gjashtë mijë vjet më parë.
Edgar Allan Poe, letër dërguar James Russell Lowell, Nju Jork, 2 korrik 1844

Fakti që Poe jeton në një ëndërr të përhershme të së ardhmes tregon pafuqinë për të realizuar përsosmërinë, e cila është e natyrshme në natyrën origjinale të njeriut, fatkeqësisht në bashkëjetesë me natyrën e keqadashëse që është dytësore, e ardhur pas Rënies. Në rast se situata do të ishte ndryshe, njeriu do të jetonte i lumtur si derri dhe dosa dhe nuk do të kishte
shkrimtarë të mdhenj që besojnë në mospërsosjen e derrit. E gjithë kjo thënë gjithë respekt për derrin që është i përsosur në pafajësinë e tij origjinale si rëndom çdo krijesë e Krijimit - me përjashtim të njeriut i rënë më poshtë se derri dhe dosa.

InkuizitoriMoth

1234567890

InkuizitoriMoth

Të jetohet pa paragjykime është po aq budallallek i pamundur si të bëhet gjeometri pa aksioma; përveç faktit që të mos kesh paragjykime është paragjykim më vete që përfaqson në mënyrë të përmbledhur dekalogun e epokës moderne.
Problemi është çfar lloj paragjykimi ke, e s’do mend që paragjykimi të mos kesh asnjë paragjykim është i pamundur, i çmendur, mashtrues dhe automashtrues, siç është në fakt e tërë gjeometria e kulturës moderne.

InkuizitoriMoth

Ekzistojnë dy lloj rebelësh ose disidentësh kundër sistemit të cilët kërkojnë të gjejnë me patjetër ndonjë të çarë apo krisë të ngrehinës së sistemit në mënyrë që: njëri ta patinojë krisën duke thënë: “bëhen edhe gabime”, ndërsa tjetri t’i vërë barominën që ta hedhë sistemin në erë. Që të dy janë në shërbim të proçesit të kalbëzimit të kërmës në histori, bashkë me dy figurat kundështare spekulare të fuksit, njëri patinon disidencën: “hëmo se të rinj janë, do ju kalojë me tu martuar”, dhe tjetri që çon rebelin në mur të pushkatimit.

InkuizitoriMoth

Nga mënyra se si një koleg në punë më thoshte “mirmjes” kuptoja se çfarë ditë e javës ishte; të hënën një “mirmjes” tërë hundë e buzë, sikur e kisha fajin unë që e kisha dënur njerzimin me punë në Zanafillë. “Mirmjesi” i të hënës ditë mbas ditë të javës binte dekreshendo dhe anasjelltas, ditë mbas dite ngrihej kreshendo dashamirsia e “mirmjesit” sikur isha unë shkaktari i lumturisë së uikendit, ku edhe Zoti i lodhur pushoi mbasi krijoi botën për një javë.

InkuizitoriMoth

Uikendi është treguesi që njeriu është më i modh se Zoti - biri më i modh se baba - nëse Zoti pushoi të Djelën mbasi krijoi botën për një javë, njeriu pushon edhe të Shtunën.

InkuizitoriMoth

Uikendi duke vënë bashkë Sabatin ebraik dhe të Djelën e Meshës së krishterë realizoi unitetin e thyer hebre-krishterë.

InkuizitoriMoth

Ndjenja vetvrasëse në buzë të humnerës që tmerron, me efekt mornica në zonën e shtyllës kurrizore, dhe njëkohësisht josh për tu hedhur, vërteton mitin e Rënies zanafillore si prani e një gjendje vetvrasjeje të përhershme. Tek i vetëvrari fiton joshja ndaj vdekjes, dmth kënaqësia perverse, prandaj vetvrasja është akt impotencë shqetsues për çdokënd (jo më kot akt i dënueshëm nga fetë); i vetvrari kumbon kumtin që njeriu është një i vetvrarë potencial.

InkuizitoriMoth

Distancim social nuk do të thotë distancim seksual, mandje sa më tepër ka distancim social të detyruar nga shteti, aq më tepër ka afrim seksual të dëshiruar nga individi.

InkuizitoriMoth

Jetëgjatësia e një blogu apo faqeje në social i detyrohet budallenjve që riciklohen vazhdimisht ik njëri e hajde tjetri; do të gjëndet gjithmonë ndonjë budalla që kujton se komentet ose shkrimet e tij do të bindin tjetrin dhe ndryshojnë botën.

InkuizitoriMoth

-E shkëlqyeshme kjo supë me midhje, shumë e shijëshme, të falenderoj nga thellësia e stomakut.

InkuizitoriMoth

Kur intelektuali i modh bën demokratin duke thënë “mos u merr me autorin por me veprën e tij” nuk e ka hallin tek liri-demokracia, por e ka hallin tek vetja, sepse në të vërtetë don të thotë që mos u merr me pisllëqet që bëj ose mund të bëj në të ardhmen (prandaj duhet liria). Herët a vonë vjen lajmi i pisllikut (sidomos në katundin shqiptar me vetëm një sallon Sinjore) që rregullisht, sikur me qenë ligj fizike, ka lidhje me noçkën e të bukurave sinjorina intelektuale.

InkuizitoriMoth

Sot u kujtova që kam 3 vjet që nuk i jap dorën asnjeriu. Dhënia e dorës është një zakon mesjetar si akt besimi tek një i panjohur; shuplaka bosh “qe palla!” është prova që thika nuk fshihet mbas shpine. Tani jemi në një gjëndje besimi paramesjetar.

magdalena_tirana

immagine

InkuizitoriMoth

:joy: :joy: :joy:

ne fakt je ti qe ke humb ne pyll ka disa dite. Ndihet mungesa e jote.

InkuizitoriMoth

Të kuptuarit është akt dashurie, prandaj kusht i gjithëdijes është “duaje armikun tënd”. Njeriu ndodhet në injorancë totale sepse e ka të vështirë të dojë deri të afërmin e tij, pale armikun; për të mos thënë që armiku është pikërisht i afërmi për shumicën e njerzve.

magdalena_tirana

immagine

InkuizitoriMoth

Zhurmë e madhe për romanin Me asgjësue i Houellebecq, i cili, si me rëndom në librat e tij, e tregon edhe një herë tjetër në vazhdim se Evropa dhe Perëndimi kanë cof, janë asgjësuar. Në gjithë këtë zamallahi të paparë o burra kush ta lexojë më parë e të japë mendimin e tij më parë, nuk është vetëm punë mode dhe reklame bombarduese (botimi në origjinal në Francë dhe përkthimi në Itali dalin në shitje në të njëjtën ditë), por është edhe punë kënaqsie inkoshiente për ta parë veten të cof, qefi për tu vetvrarë me një fjalë. Ideja kryesore e romanit sipas melejezyshës, kësaj here melejezyshës perëndimore, është dukshëm seksi dhe vdekja, arketipi eros-thanatos.
Por Perëndimi nuk ka cof sepse ashtu thotë Houellebecq - që është i cofur për vete, por është i cofur sepse Houellebecq-un vendoset në qendër të vëmendjes, më saktë në qendër të vëmendjes vendoset kënaqësia perverse e Houellebecq për seks dhe vdekje.
Në fakt eros-thanatos është gjithmonë në qendër të vëmëndjes, deri edhe në formën e mosvëmendjes së shtirur mashtruese që bën sikur nuk sheh çfarë është më se evidente. Por ka më keq se fshehja mashtruese, është zbulimi pervers që e banalizon seksin dhe vdekjen. Krahas tyre ekziston shyqyr zotit edhe zbulimi i urtë që i sublimon.

InkuizitoriMoth

Ka shkrime që kupton se ke të bësh me një autor budallë, ka të tjera që të bëjnë të duket vetja budallë sepse shkrimi endet në një zonë misterioze midis kuptimit dhe moskuptimit, diçit dhe hiçit. Ky autor i fundit, përveçse budallë, është edhe maskara.

InkuizitoriMoth

Brrrr sa ftohtë bën! Kush ecën 1 orë rresht, trasformohet në Babo Natale.

InkuizitoriMoth

19688_2
:joy: :joy: :joy:
mirjam,
e ke gjet imazhin perfekt, mos e ndrysho më, se më mirë e prish.

InkuizitoriMoth

Mos pushoni kurrë së protestuari; mos pushoni kurrë së kundërshtuari, së bëri pyetje duke vënë në dyshim autoritetin, klishetë, dogmat. Nuk ka asnjë të vërtetë absolute. Mos pushoni së menduari.
Bëhuni zëra jashtë kopesë. Bëhuni pesha që anon planin. Mos u pajtoni asnjëherë sepse mospajtimi është një armë. Jini gjithmonë të informuar dhe mos u mbyllni dyert dijes sepse edhe dituria është një armë. Ndoshta nuk ndryshoni botën, por keni ndihmuar të anoni planin drejt jush dhe e keni bërë jetën tuaj të denjë për t’u treguar.
Një njeri që nuk kundështon është një farë që nuk rritet kurrë.
Bertrand Russell (1872-1970)

-Mos e bëni vaksinën! - thotë Russell.

InkuizitoriMoth

Ungjilli sipas Jezu Krishtit i Saramagos është një thriller providencial ku autori tregon për Jezuin sipas pikpamjes së autorit për Krishtin.

“Nuk ju mjafton që më kryqzuat, por shkruani edhe romane për mua sipas meje, por në fakt sipas jush” - apokrif

InkuizitoriMoth

Gjuha është e kufizuar, nuk mund ta thotë kurrë të tërën, dhe është mirë që kështu, sepse tjetri duhet të plotësojë atë që ti mund ta thuash vetëm në paplotësi. Si nuk i bini në të që gjuha është e kufizuar dhe si e tillë nëse e hedh topin dhe nëse nuk ka njeri që e kap, kthehet vetëm jehona e fjalës së thënë? Hej, kush kalon atje? Kush po flet? Parmenidi? Hegeli? Hajdegeri? Lloqe kavaje!

InkuizitoriMoth

Tirani është realizimi par excellence i individit si mishërimi i lirisë absolute sepse kulmi i lirisë është të jesh i lirë për të vrarë kë të teket pa pasur pasoja.

dafne

…Kojshi me mua- del qe jane barbaret !, ( a po doni shembuj konkret ) Idiotesia e mentalitetit albaner dhe ne kete forme manifestohet . Kojshia jam ,ish kryetar i metropolit ne rrjetet virale ma paska bo bllok , e gruja e vet qe i bjen shoqe e jemja me paska hjek prej listes friends virtual vetem pse disa here ne deklaratat e tij publike me situaten covid e kundeshtova duke ja perkujtuar qe qellimisht duke e keqperdorur mundesin e postit qe gezon saboton vendimet e qeverise duke krijuar konfuzitet ne mase …
Tash , jam tu bajt dert ,weekendin qe vjen si te dal prej deres i shof ne oborr a duhet me ju fol ,a mu kane idhnu pernima …? Taksirat, po ju fola mos po e marrin qe po nxis provokim - po sju fola , na vjen deka e mbesim te huaj , se kurrnjoni mu largu prej prones private , jo ?

InkuizitoriMoth

Gjatë diskutimit është e pamundur të shprehet plotësisht një koncept ose ide edhe për arsyen se gjuha nuk mund të thotë të gjitha dhe nuk shpreh dot të gjithën. Dhe është mirë që është kështu, gjuha është e kufizuar dhe një e thënë është e paplotë si kuptim, sepse pret bashkëbiseduesin ta plotësojë kuptimin në mirbesim. Pra ose mirëkuptohet në mirëbesim dhe diskutimi mbyllet në paqë me dy tre batuta, ose keqkuptohet në keqbesim dhe diskutimi mund të vazhdojë në pafundësi si grindje që nuk i dihet shkaku përse është nisur. Dhe me shumë mundësi shkaku zanafillor është i kotë, njësoj si larja e gjaqeve ledukagjinase që nuk e di njeri shkakun e krimit zanafillor, e megjithatë batërdia e vrasjeve vazhdon në infinit.

InkuizitoriMoth

Shkaku zanafillor i çdo grindje është i kotë - që nga grindjet banale kush je ti e kush jam unë e deri grindjet midis superfuqive -, nuk e gjen dot shkakun edhe sikur të jenë dokumentuar me imtësi të gjitha faktet, sepse i plotë është vetëm krimi primordial, alias Renia e njeriut, i cili prodhon në seri serial killer të kotë.

dafne

ky eshte taban qe une marr per baze si formesim intelektual , ne ate rrafsh shtri gjithmone biseden ,bisede rreth problemit , asgje personale , as ne jeten individuale ne raport me tjertin nuk e shof si cenim personal por si shkak i rrethanes , se lere ne konterst te se mires publike , Une obligim moral e ndjeva per rastin ne fjale te terhjeki nje vrejtje si pjestar i keti vendi karshi nje fenomeni verbar qe pa kriter eshte duke u shtrire ne fushat shqiptare ta shprehi si parandalim qe prit , qellimisht je duke e manipuluar postin e mendon qe e gjithe masa eshte injorante. , me befasoj kur e kuptova qe ata e shtrine ne aspekt privat. ?
Asgje nuk ndrroj , dielli sot prap lindi , prap fqiu im mbet , por une kuptova jo gjithe mund ti idealizosh qe jane te formesuar …

InkuizitoriMoth

Intelektuali i shquar kërkon të zgjidhë me men dhe kalem ca gjëra që s’dun as men e as kalem me u zgjidh.

InkuizitoriMoth

Njeriu i letrave është ai që jeton veç vetëm mes librave, të shtypur me teknikën e lashtë të gërmave të lëvizëshme, dhe nuk sheh veçse libra, nuk di të jetojë veç për dhe me libra, arsyeton me libra, ndjen me libra, dashuron me libra, fle e ha gjithmone me libra - Cesare Pavese

Autoglorifikim i skribit.

InkuizitoriMoth

Poetët ngatërrojnë rënien pikiatë në humnerë me fluturimin.

InkuizitoriMoth

Miqësitë e mëdha humben sepse ke qenë dëshmitar ngjarjesh të pakëndëshme për mikun, ose më keq, dëshmitar i vetërrëfimeve ngjarrjesh të pskëndëshme në intimitet të mundur vetëm në miqësi të mëdha.

InkuizitoriMoth

Të jesh kundër dikujt, kushdo qoftë dhe sado i poshtër qoftë, do të thotë të biesh më poshtë se ai.

dafne

une mendoj ndryshe ,
miqesite e medha shkputen ( nuk humbin ,perderisa ende jetojne ne memorien tone , sepse kane vulen e te ndervepruarit ne jete bashkarishte ne nje periudhe ) sepse konsumohen , miqt behen te parashiruar ne te thene ,ne te menduar, ne te vepruar dhe prellogarija me saktesi qe ti ke para se ata te veprojne nis e sjell perseritje deri ne neveri .
cdo gje ka nje skadence , njejte si nje muzike e mire ,si nje liber i mire , si nje film i mire , riperseritja zbeh dhe efektin magjik te perjetimit te pare megjithate e dime qe ishte e bukur dikur ne fillim…

InkuizitoriMoth

dafne, a je e martuar ose (sipas modes moderne) a bashkejeton me ndonjerin?

dafne

kuku ! mos bre, o une veq shkruaj mire …hahaha

a nuk tu duk qe po shkruaj prej pervojes-a ?

InkuizitoriMoth

ndrroje Dafne, ndrroje me nje te ri kur e shef qe po perseritet para se te veproje :joy:

InkuizitoriMoth

Mendimtari i lirë mendon se libero arbitrio nuk ekziston.

InkuizitoriMoth

Mendimtari i lirë mendon se libero arbitrio nuk ekziston nëse mendon: “mendoj, pra ekzistoj”.
Menja pordhë filozofia.

InkuizitoriMoth

Gjeniu gëzon kur krijon, nuk krijohet pa gëzuar, vetëm gëzimi krijon. Por ka dy mënyra për të gëzuar: gëzim prej sintezës dhe lezet i modh prej konfliktit duke e shndërruar dhimbjen e konfliktit në gazmendje sado-mazo. Me pak fjale gjeniu modern është figurë infernale, e më keq se infernale sepse mburret që është i tillë; pra është një copë maskarai, dhe duke qenë edhe koqe nga trutë, është një copë koqe-maskarai.
Ju takon juve të zgjidhni - çfardo njeri është një gjeni krijues në çfardosinë e tij -, sepse kompania bella e intelektualit të shquar tashmë ka zgjedhur, e nëse jeni fans, kanë zgjedhur edhe për ju.

InkuizitoriMoth

Që e keqja mbizotëron të mirën dëshmon konkretisht fakti se dizajni i armëve mbetet superior si estetike - as që bëhet fjalë për komoditet përdorimi -, ndaj dizajnit të produkteve paqsore çfardo.

InkuizitoriMoth

Intimiteti në miqësi ka karakter erotik sepse zhvillohet “çvishu të çvishem edhe unë” duke shkëmbyer rrëfime të pabërash intime.

InkuizitoriMoth

Kur nuk ndodh më asgjë, nuk ka më ngjarje, atëherë ndodh Revolucioni.

InkuizitoriMoth

Teoria dhe praktika artistike “shpik për të treguar një të vërtetë më të madh dhe më të lartë se realiteti” (përfaqsues tipik: Herzog) është për tu parë sepse ndoshta tregohet një surealitet më poshtë dhe më i poshtër se realiteti, që ana e tij është një surrealitet i rënë poshtë realitetit origjinal primordial.

InkuizitoriMoth

Përjetsia e ekzistencës shqiptare në shekuj garantohet nga proverbi: “I joti mishin ta ha, por kockat t’i le”, i vlefshëm për katund-shtete të populluar nga kafka dhe skelete që bien kushërinj me njëri jatrin, dhe proverbi i popullit vëlla italian: “parenti, serpenti”.

InkuizitoriMoth

Ekzistonte një fis indigjenësh në Afrikë që nuk e kishte në fjalor fjalën “liri” sepse nuk kish ç’tju duhej, më pas erdhi si mall importi nga jasht shtetit barbarizma liberté, shoqëruar me “çmimin e lirisë”.

InkuizitoriMoth

Një herë isha për vizitë tek një person i njohur i kulturës shqiptare që ishte lehtuar pak nga trutë nga pleqëria. Llafe muhabet me tha duke treguar pantoflën e tij:
-E shikon këtë pantoflën, nuk ishte kështu në fillim, këtë tabanin ja kam vënë unë se kishte një taban tjetër që mezi përthyej, edhe këtë mbulesën prej llastiku të këmbës përpara ja kam vënë unë se kishte një tjetër prej lëkure, edhe ketë lidhsen ja kam vënë unë, sepse nuk e kishte kur e bleva,
Me një fjalë, ndërruar copë mbas cope, pantofleve nuk i kishte mbetur asgjë prej origjinalit fillestar të blerë në pazar, pantofla origjinale e dikurshme me pantoflën reale kishin të përbashkët vetëm idenë platonike të pantoflës.
Nga një inçident i thjeshte kuptova me vetëtimën e zbulesës se ku e kishte hallin Platoni, si funksionon historia dhe miti dhe si ndryshon konteksti pa ndryshuar teksti, gjëra që kisha vite që i studjoja pa i kuptuar.

InkuizitoriMoth

E vërteta çliron, por kthehet në peshë rëndese nëse më pas nuk vepron.

InkuizitoriMoth

Kritika e një teksti mund të jetë pa dashur lavdërim, çfarë shihet si çvlerë mund të jetë vlerë. Dhe kjo nuk është lojë fjalësh sepse në këtë mënyrë funksionon teknologjia në kulturën e materialeve; çeliku është më pak i fortë se giza, por pikërisht për këtë arsye nuk thyhet dhe përdoret si material i epshëm ku të jetë nevoja. Njësoj, një tekst i kritikuar si arkaik, i thjeshtë dhe naiv, pikërisht për këto arsye ka vlerë sepse nuk është e thënë që teksti duhet të jetë i errët, i vështirë pë tu lexuar dhe hermetik që të hiqet si i thellë, siç në realitet ndodh. Thellësia ndonjëherë është në sipërfaqen e tejdukshme që lejon të tejduket thellësia e vërtetë. Ndërsa teksti hermetik peshkon në të turbullt, mashtron.

InkuizitoriMoth

E vetmja e vërtetë që mund të njohim dhe besojmë është ajo që pranojmë.

InkuizitoriMoth

Nëse gabon në mënyrë të përsëritur në të njëjtën situatë të caktuar dhe tjetri gjykon gabimisht, në të njëjtën situatë, një veprim tëndin për inerci historike - kësaj radhe veprim i drejtë dhe pa faj - nisur vetëm nga eksperienca e gabimeve të mëparshëm një pas një, atëherë mbaje me shëndet edhe gabimin e tjetrit mbi samar, sepse je ti vetë përgjegjës që tjetri ka gabuar; je ti që ke tunduar të afërmin tënd.

InkuizitoriMoth

Nuk mund të marrësh pjesë në rrumpallë, e njëkohësisht ta përshkruash atë objektivisht; mund të jesh aktor dhe spektator, por bëhet pak e vështirë të jesh njëkohësisht edhe regjizor i rrumpallës.

InkuizitoriMoth

Popullariteti dhe suksesi i disa shprehjeve idiote i detyrohet pikërisht idjotsisë së tyre; për shëmbull shprehja e famëshme: Ku ishte Zoti në Aushvic?

InkuizitoriMoth

Nuk është rastësi fakti që shumë nga protagonistet kryesorë kulturës shqiptare Fishta, Noli, Migjeni, Konica, dhe për më tepër poeti ynë kombëtar Naimi, kanë qenë qenë beqarë; edhe arti kërkon sakrificë priftërinjsh.

InkuizitoriMoth

Kur ndodhem para një vepre arti nuk di ç’të bëj, ndodhem gjithnjë midis Shillës e Karibdës: kur nuk e njoh artistin, ndruhem të flas sepse kritika ime ndoshta e plagos keq; kur e njoh, e di për eksperiencë se të gjithë artistët shtiren sikur kërkojnë kritika konstruktive, por në fakt kërkojnë vetëm lavdërime.

InkuizitoriMoth

Në ferr nuk ka fakte, ka vetëm interpretime estetike të fakteve.

InkuizitoriMoth

Nëse nxënësi nuk e kupton, nuk është pa faj edhe mësuesi. Dihet vërtet një gjë, vetëm kur dihet t’i shpjegohet edhe injorantit. Pakuptueshmëria e tekstit nuk është garanci për epërsinë e inteligjencës së shkruesit, është vetëm garanci e dinakërisë mashtruese prej fallxhorit që tregon grushtin e mbyllur duke thënë si në lodrën e kalamajve: “gjeje çfar kam këtu!” për t’i bërë injorantët të ndihen inferiorë. Ky quhet shantazh intelektual urtë e butë. Hermetizmi në histori është shenja më banale e dekadencës impotente të një shoqërie në ngërç që shpllaquritet pa rrugëdalje në baltë.

InkuizitoriMoth

Shëmbull për dyfyttyrsinë dialektike të botës është vagabondi ku rafsha mos u vrafsha; poshtë urës ose shtrirë në stol nëpër parqe je i lirë nga çdo përgjegjsi: punë, taksa, detyrime familjare, etj, por njëkohësisht nuk je i lirë, sepse pikërisht çfarë të kufizon të çliron: skllavi paret nuk i lyp, muret e burgut të shtëpisë të mbajnë ngrohtë, bezdia e të afërmit është pagesa për tu mos ndjerë i vetmuar, etj.

InkuizitoriMoth

Të arrihet t’i bëhen elozhe çmëndurisë së gjeniut, vërtet nuk është mirë me shëndet njerzimi.

InkuizitoriMoth

-Unë nuk jam naiv si ty, ti je i mirë e nuk te shkon mendja për keq. Mua nuk ma hedh dot njeri se jam i keq.
-Të gjithë janë të këqij, edhe shenjtorët janë të të këqij, por turpërohen se janë të tillë. Ndërsa ti mburresh që je i keq, kërkon të dukesh i keq; por ti as i keq nuk je, je kot fare, je pordhanjos!

InkuizitoriMoth

Ka më se dy shekuj që qelbsinlliku i konformizmit tradicional i kthyer në metodë, zëvendësohet nga qelbsinlliku akoma më i neveritshëm i antikonformizmit të kthyer në metodë, dhe anasjelltas, pa vënë re që është kthyer në metodë kthimi anasjelltazi ritëm xhaz në Historinë e Progresit. Shokut Enver në konviktet revolucionare të Monpeljesë bënte pjesë në të majtën franceze d’elité të viteve 30-të, e cila ka eksperimentuar për herë të parë të gjitha liritë e propongaduara dhe praktikuara sot e mot në nivel popullor. Disidenti i modh ka 30 vjet që po lufton si luan kundër obskurantizmit mesjetar të shokut Enver.

InkuizitoriMoth

Njeriu i rënë qëndron në mes të djallit dhe Zotit si i pandehuri midis përkatësisht prokurorit të shtetit dhe avokatit mbrojtës. I pandehuri Edmond Dantes ose Zhan Valzhan akuzohet nga nga prokurori Vilëfor (djalli etimologjikisht = akuzatori) ose ndiqet këmba këmbës nga komisari Zhaver dhe mbrohet nga avokati Faria ose imzot Miriel. Një sistem që heq Zotin nga agjenda, automatikisht heq edhe avokatin mbrojtës nga sistemi juridik (ka bërë vaki tashmë në histori).
Historia providenciale do të mbyllet ose me nje burgim të përjetshëm ose me një shëlbim të amëshuar.

InkuizitoriMoth

-Eliminoje trapin se as nuk vjedh vetë e as na le të vjedhim ne!

InkuizitoriMoth

Triniteti i shenjtantë: 1-filozofi dhe shkencëtari gënjen, 2-fetari dhe politikani kurvëron, 3-artisti dhe afaristi vjedh.

InkuizitoriMoth

Duke të trajtuar sikur je një handikapat është mënyra e handikapatëve për të bërë një kompliment.

InkuizitoriMoth

Shprehja “për një jetë më të mirë”, thënë rëndom nga emigrantët, është shprehja më e poshtër dhe më idjote që ekziston; më e poshtër sepse kërkon të lehtësojë brerjen e ndërgjegjes për tradhëtinë e braktisjes, dhe idjote sepse kërkon të fshehë të vërtetën që spostimi në kohë-hapsirë nuk zgjidh problemin shpirtëror që është jasht kohës e hapsirës. Shëmbulli më ilustrues: Gogeni braktisi Parisin për ishujt e Paqësorit sepse e neveriste gjithëfuqia e policit dhe prifit, por në mërgim u përlesh pikërisht me policin dhe misionarin e ishullit paqësor që e akuzonin se po korruptonte dlirësinë e indigjenëve primitivë.

magdalena_tirana

ndryshojnë kohët fratello,ndryshojnë. iqineshtathtenji Gogena zbarkun qitash n’lampeduza
ps: superposhtersi është t’jua thuash fëmijëve

InkuizitoriMoth

shiko fratella :grinning: magdalena, sepse imazhet tv thone te verteta te pjeseshme. Per ikjen afrikane nuk e di, por ma ha menja qe eshte njesoj me Itaken tone, pak kane hik nga vertet halli, i cili eshte relativ, te gjithe kane halle, edhe Berluskoni ka, dhe mundohet t’i kaloje hallet duke bere turizem me jaht personal ne ishujt e Paqsorit. Shumica kan hik per arsye ashtu siç edhe thone: “per nje jete me te mire”. Dhe ne fakt nga pikpamja materiale dhe pareve kane bere nje jete me te mire, por problemi eshte: me çfare çmimi? Kush i ka llogarit sa familje jane shkaterruar kur ka hik baba ne mergim dhe ka gjet dashnore indigjene ne ishujt Haiti te Paqsorit? Sa persone jane shkaterruar shpirterisht dhe jetojne me shume pare si kerma shpirterore ne ishujt e Haitit si Gogen lebrozi ose te mbeturit ne vend duke ngrene buken kot me pare emigrimi? Ka menyre per ta bere matje statistike ne kete ferr me pare e pa pare qe eshte bere atdheu jone qe ben nje jete me te mire se te shokut Enver?

magdalena_tirana

e drejtë vëlla e drejtë por kur flitet për numra të stëmëdhenj kjo e vërtetë zvogëlohet shumë dhe si gjithmonë ka dy faqe ndërohë për mua eshtë krim tju thuash fëmijes
emigrova për avenirin tuaj

problemi eshte: me çfar pagese?

pas lufte fshatari që jetonte atje ku kishte fronin perëndia zbriti në kryeqytet e u bë polic.
tre herë në ditë para buke u thonte fëmijëve: lash vatanin për avenirin tuaj.
për katër dekada.
në se britania e madhe dikur ishte perandoria ku dielli nuk perëndonte kurrë po kështu dhe polici por jo vetëm ai ishte i bindur që dielli i këmunizmë jo vetëm që nuk do të binte në shqipëri por do të lindte dhe matanë adriatikut, madje dhe në amazonë.

kur dielli i komunizmit perëndoi, njëri djal i tij, brigadier në gjergjdimitrov, emigroi në greqi.tjetri xhenerik në nëshërak.në itali.
vazhdun kta avazin e babait lash vatanin pë avenirin tuaj.
pas dy dekadave fëmijë e grekut përfunduan në angli të italianit në gjermani

InkuizitoriMoth

kjo eshte perpjekje e kuptueshme per te lehtesuar ndergjegjen nga krimi i braktisjes duke e spostuar tek kalamani krimin te transformuar ne dhurate sakrifikuese, eshte shumefishim i krimit nepermjet hipokrizise, pa kuptuar se ne kete menyre trasmetohet mekati origjinal braz mbas brezi duke u rrit perqindja e kamates ne banken e ndergjegjes. Pastaj habiten kur kalamani sapo behet adoleshent i ben mutin mu ne koke babait te nderuar qe ka sakrifikuar aq shume per te.

magdalena_tirana

pikërisht

InkuizitoriMoth

Me ke dhënë një ide për te shkruar një roman epope me titull: “Rikthimi i amëshueshëm i Uliksit në Itakë”. Vetëm çër t’boj më parë. Do ta shkruaj kur të dal në pension e të kthehem në Itakë :smiley:

magdalena_tirana

natyrisht

InkuizitoriMoth

-Çfarë nënkuptohet me lirinë e shtypit?
-Prit i çikë se jemi duke shtrydh trutë për të kuptuar se çfarë është liria si koncept në vetvete. Pastaj ka shumë lirie që presin rradhën në rresht, e para është liria seksuale; liria e shtypit është nga e fundit. Përveçse ka edhe një radhë që është simerike dhe pasqyruese me radhën në fjalë, psh ka edhe liri nga shtypi, liri nga seksi etj, e fundit që i permbledh të gjitha është liri nga liria.

InkuizitoriMoth

Liri e fjalës nuk është lirija e muskulit të llapës, siç nuk është liri e seksit lirija e muskulit të penisit dhe vaginës.

magdalena_tirana

:+1:

immagine

InkuizitoriMoth

:laughing:
i modh mirjam, me vjen keq po do ta vjedh aplikimin sepse jam i sigurte qe do te behet virale ne internet, dmth kushedi sa vete kan per ta vjedh ne internet. Kjo veper arti i perket popullit, eshte veper folklorike pa autor, vetem me publik (qe e ve ne zbatim :joy:)

magdalena_tirana

autohajdut

InkuizitoriMoth

ahahaha :joy:
mos i ndigjo demokratet qe jan kunder Putinit, nuk ka veper arti vetem individuale, vepra e artit eshte gjithnje ne grup, ndonjehere i njihet autori, e nganjehere nuk i njihet, por ne thelb eshte gjithnje kolektive, kolektivisht e vjedhur. Vetem budallalleku eshte individual, nuk e vjedh asnjoni :joy:

InkuizitoriMoth

Të kesh tepër është po aq e trishtë sa të mos kesh fare.

InkuizitoriMoth

Nëse portreti i turpshëm i artistit contemporan, zakonisht tip Houellebecq-u ose Bukowski, do të ishte i ndonjë personi të thjeshtë, do të ekzekutohej nga opinioni publik, por meqë është i një artisti të famshëm, glorifikohet pikërisht sepse është i turpshëm. Në fakt është opinioni publik për t’u ekzekutuar.

InkuizitoriMoth

-Hë mër jau se 2 euro bën, mos u bëj koprac!
-Vlera e gjërave nuk matet vetëm me lek!

InkuizitoriMoth

Në parim asgjë nuk harrohet, gjithçka e ndodhur regjistrohet në kujtesë si në kompjuter. Procesi i harresës vjen më vonë: në mënyrë pozitive për të jetuar të tashmen në pavetëdije (me vetëdije dhe kujtesë totale nuk mund të jetohet), dhe në mënyrë negative duke “harruar” gjëma të bëra personalisht, të cilat janë të papranueshme për ndërgjegjen. I njëjti proces funksionon edhe në nivel kombëtar dhe social, përveç ndërgjegjes individuale ekziston edhe ndërgjegja kolektive që “harron” kur i intereson. Për shembull, njerëzit kanë “harruar” se ishin komunistë 30 vjet më parë që të mund të jetojnë të qetë sot si demokratë.

InkuizitoriMoth

Nuk e ke idenë sa i keq është ai person, e as mund ta kesh idene se as ai vete nuk e ka, sepse vepron në pavetëdijë totale si makinë fatale pa asnjë mëdyshje; prandaj gjithnjë fiton si rëndom e keqja. Ai është prova materiale që Djalli ekziston, dhe për pasojë edhe Zoti ekziston, dëshmi përsëmbrapi e ekzistencës së Zotit.

InkuizitoriMoth

Djalli ka kundër të gjithë djajtë që janë dishepujt e tij që imitojnë Mjeshtrin duke qenë kundër të gjithëve.

InkuizitoriMoth

De fait, nous ne pouvons faire l’amour qu’avec des organes excrémentiels - Baudelaire, Mon Cœur mis à nu, XVIII

Me fjalë të tjera Bodleri vë re me neveri se bëhet seks dhe eskrementohet me të njëjtin organ, por prej neverisë nuk vë re se organi seksual materializon pozitivisht bashkimin e skajeve: eros dhe thanatos, jetë dhe vdekje, Alfa dhe Omega.

InkuizitoriMoth

Besimi në një zot person bën të mundur besimin që jemi personë të pavdekshëm shpirtërisht, dhe anasjelltas, besimi iracional instiktiv që nuk vdiset kurrë përkundër vdekjes fizike si ndodhi racionale, bën të mundur besimin në Zot.

InkuizitoriMoth

Raftet e bibliotekave nuk e kanë e nuk e përmbajnë dot gjithëçfarë ndodhet brënda vetes.

InkuizitoriMoth

Një aforizëm nuk mund të thotë gjithçka me një fjali të reduktuar në pako gjë, e tëra nuk mund të thuhet as me një libër të tërë. Një aforizëm lëshon një kuptim koncentrat në një drejtim të caktuar, i takon lexuesit ta rrëmbejë në ajër.

InkuizitoriMoth

Nëse je në depresion, jeton të kaluarën. Nëse je në ankth, jeton të ardhmen. Nëse je në paqe, po jeton të tashmen - Lao Tzu

Pleqtë përjetojnë të kaluarën, kalamajtë dhe adoleshentët përjetojnë të ardhmen, të moshuarit përjetojnë të tashmen - njoni që nuk ja them emrin se ashtu osht i punë

Sintezën midis dy aforizmave bëjeni vetë se nuk do jua jap të gjitha llokum në gojë si kalamajve.

InkuizitoriMoth

kokloqet e interpretojne keshtu kete fjale te urrte: ha,pi, rri, dhi e hiç mos e rruj per te kaluaren dhe te ardhmen; rast i shkelqyer per te treguar qe te verteten nga rrena, urtesine nga gomorllikun, miresine nga maskarilliku e ndan vetem nje qime.

magdalena_tirana

thuje, thuje s’prish punë

InkuizitoriMoth

ahahahahaha :laughing: :laughing: :laughing:

InkuizitoriMoth

me kujtove ata tipat qe sapo mbarojne se treguari nje barcalete, menjehere fillojne te tregojne kuptimin edhe sikur ti te jesh shtri per toke nga te qeshmit e je duke qesh me te madhe, perkulen edhe ata duke afruar buzet tek veshet e tua qe te sqarojne kuptimin e barcaletes. :joy: :joy:

InkuizitoriMoth

nuk e di se a e kuptove i shtrire ne dysheme kuptimin e ketyre tipave qe duan me te sqaru nje gje edhe pse e kane evidencen qe ti e ke kuptuar kete gjene :rofl:

ta sqaro Pjeri po deshe :rofl:

InkuizitoriMoth

Sigurisht, as që bëhet fjalë që jam një llapazan, një llapazan i padëmshëm dhe i bezdisshëm, si të gjithë të tjerët. Por si t’ja bëjmë përderisa destinacioni kryesor dhe i vetëm i njeriut inteligjent është muhabeti bosh pa gjë në trajsë, pra transferimi i medituar i një zbrazëtie në një zbrazëti akoma më të madhe?
Fëdor Dostoevskij, Kujtime nga nëntoka

99% e intelektualëve e mbushin zbrazëtinë e tyre shpirtërore saktë në këtë mënyrë, përfshirë edhe shkrimtarë dhe artistë të famshëm që ankohen vetë që ndihen bosh, dhe për pasojë 99% e kulturës është një tullumbace e madhe që mund të shpohet përhiçmosgjë.

InkuizitoriMoth

-Ku po shkon me këtë fustan mëndafshi të hollë, është natë e ftohtë dhe asnjeri nuk e sheh elegancën tënde.

-S’ka gjë e shoh unë, njeriu nuk vishet vetëm për të tjerët, por edhe për vete, nuk vishet vetëm fustani, por vishet edhe ideja e fustanit.

InkuizitoriMoth

Mësimi i një gjuhe të huaj është një akt politik, më saktë gjeopolitik në kohët moderne.

këtë të vërtetë e kam kuptuar falë shok Enver, që në fillim lejoi të mësohej në gjimnaz gjuha e tij e dashur frënge si gjuhë e dytë mbas rusishtes. Më pas, në fillim të viteve 70-të, në vitet e liberalizimit, lejoi edhe gjuhën barbare (sipas Pjerit :joy:) të Shteteve të Mallkuara të Amerikës, duke rrënuar pak nga pak mbizotërimin e gjuhës së imperializmit sovjetik. Më parë rrezikoje të deklaroje se e dije gjuhën e armikut të përbashkët të së gjithë popujve.
Tjetër shembull i shkëlqyeshëm se dija është e kushtëzuar nga politika.

Stalker, mëso kinezçen qe te kuptosh se si do jete e ardhmja profetike nepermjet origjinalit te renkimeve dhe ofshamave ne filmat porno kineze. :joy: :joy: :joy:

magdalena_tirana

më lejo të disentoj i dashur por ka ardh koh e dumbabës

magdalena_tirana

fatkeqsisht

InkuizitoriMoth

per mu nuk perben asnje problem, per çdo gjuhe qofte, preferoj ato te Orientit sepse kane vizion delikat e filozofik dhe komplementar me oksidentin per boten (barbaret oksidentale kane vizion brutal dhe shkencor). Vizioni perfshihet pjeserisht edhe ne gjuhe.

Nuk kam interes te veçante per politike, nuk bej tifo e nuk harxhoj kohe per te kuptuar problemet, por perciptazi them se ma ha menja qe turqishtja e Bab Dovletit sot vjen ndermjet nesh nepermjet rekomandimit dhe garancise amerikane dhe Nato-s barbare per te ruajtur ekuilibre gjeopolitike.

InkuizitoriMoth

Mos u anko, ankimi është si puna e fëndës, asnjërit nuk i pëlqen aroma e fëndës tënde përveç teje.

InkuizitoriMoth

Antikomunistët e orëve të para janë detyrimisht komunistët e orëve të fundit sepse hapësira është e lakuar.

InkuizitoriMoth

Atë që në diktaturë e bën censura, e bën më keq në demokraci indiferenca.

InkuizitoriMoth

“Romani është gjithmonë subversiv” - thotë Vargas Llosa dhe shembujt për të argumentuar i merr nga e kaluara kur ekzistonte censura dhe nga diktaturat moderne, ndërsa Moravia thotë të kundërtën në një intervistë, që ndikimi i shkrimtarit në shoqëri është i barabartë me zero dhe i referohet kohës së tij me zero censurë. Ndryshimi i kontekstit ngatërron dhe jep mundësi për mashtrim me gjysëm të vërteta. Llosa ka gjysëm të drejtë, por s’ka fare të drejtë përderisa kontesti ndryshon, çfarë mund të thuhet për “Të mjerët” e Hugoit, i cili është ende një libër i krishterë dhe autori një pothuajse i krishterë, nuk mund të thuhet për “Asgjësimin” e Houellebecq, i cili është një libër apokaliptik dhe autori është një prej 4 kalorësve të Apokalipsit, megjithse pa dhëmbë.

magdalena_tirana

jo, jo dhe për mua nuk përbën problem gjuha e huaj në vetvete.
problemi është kur pronari gjuhës së huaj të bën historinë. (see link)

jo për gjë por çorodit popullin. historiani dumbabist na e nxjer heroin kombëtar, thjesht kaçak.
dumpapisti mburojë të krishtërimit.
dumlejfenisti nxënës të mirë/keq të taos, baos apo laos.
lëre pastaj sikur të na e bëjnë hitorinë gjuhtarët indianë ( jo ata te amerikes)
skëndërbeun do e quanin Gjergj Kamasutra

InkuizitoriMoth

:rofl: ahaha i modh si gjithmone

historia e njerzimit ka vetem nje histori te vertete qe tregohet me dy fjale: “Je n’ferr!”

Ki parasysh vetem keto dy fjale qe te mos bohesh me dhimje kaptine, dhe ajo qe ka me rendesi te mos harxhosh kot energji qe duhen per te dale nga ferri. Vetem kur del nga ferri fillon e kupton çfar ka ndodh e çfare po ndodh, sepse ferri eshte vendi ku nuk kuptohet, nuk te le vuajtja te kuptosh, vetem i lumtur kupton.

InkuizitoriMoth

Qe ta kuptosh me kollaj çfar dua te them, jap nje shembull praktik te thjeshte: Imagjino nje njeri qe rrezohet duke ngjit shkallet dhe rrukulliset kemba-koke kokedollapçe poshte neper shkalle, dhe ti e pyt duke i tregu tre gishta te dores: “sa gishta kom ktu?”. E qarte se i rrokullisuri do te jape pergjigje budallaqe kamasutra: “sa gishti mesit!” te Marlonit :grinning:. Ti duhet ta ndihmosh te çohet ne kembe, ta ngushellosh, ta pastrosh nga pislliku, t’ja sherosh thyerjet e kokallave, e pastaj ta pyesesh: “Sa gishta jane ketu or mik?”. Dhe ai ta thote sa jane: “qe peshçja ketu vllajo! qe palla e Skenderbeut!”.

magdalena_tirana

immagine

InkuizitoriMoth

nuk e kuptova kete mirjam, ma shpjego i çik.

magdalena_tirana

s’po më hapet linku

InkuizitoriMoth

do te hapet kur te arrish ne fund te shkalleve :smiley: