Kukan: PD vonoi reformën | Top Channel

Andej nga kam lere une, malet jane te larta dhe ndoshta une e meritoj te quhem malok, por malok eshte goxha mire them une sepse te pakten e ke nje identitet. Por cfare te quajme ate, qe ulet ne nje sofer, perbri atij, qe i ka therur vellane dhe propozon “bashkim ekonomik” me te, tani qe ai e ka “pjaten” bosh ekonomikisht.

Ti ndoshta po, por ato male te larta kane nxjerre shume burra me te mire se ti apo Berisha jot qe e meritojne te quhen “malesor”. Me vjen keq ti je thjesht malok, dhe kjo ska te beje me malin fare.

Ai qe e drejton Kosoven, perfaqeson shume te tjere dhe jo vetem veten dhe nje njeri i tille eshte koshient per pozicionin qe ka dhe negociatave qe i duhet te beje pavaresisht te kaluares. Ky eshte realiteti … ky eshte muhabet tjeter.

Tani juve demokratet e leshit qe kerkoni te beni opozite, dhe kerkoni voten time si popull, me kete do te ma mbushesh mendjen mua … se ku u ul Rama??? Pffff

Degjo jps-o, une te kam thene, qe koka ime e trashe prej maloku, nuk i kupton shume mire artikulimet ligjore dhe ne pergjithesi jurisprudencen, per te bere nje lidhje me moralin politik, por nese do ekspertize ligjore, ke hetuesin e ps tashme minister te brendshem. Une coku kuptoj, ca gjera ketej nga fshati ku jetoj.

Atehere me lejo te te shpjegoj shkurt …

PD’ja ne ato vite tranzicioni ka vepruar njesoj ose me keq sesa partia komuniste per 45vjet, me po te njejtin stil persekutimi, ku sulmoi shtypin e lire, voten e lire dhe i dha kete drejtim qe ka sot e kesaj dite kjo Shqiperi.
Qe nga 96 e ketej, asgje s’ka ndryshuar ne PD.

Eduard Kukan
Born: December 26, 1939 (age 77 years), Trnovec nad Váhom, Slovakia
Education: Moscow State Institute of International Relations

…ha ha ha instituti marksis leninist i Moskes

E kuptova, harrove te thoje, qe qe nga 91 e ketej, gjithshka ka ndryshuar per PS-ne, me te ndryshuar emrin. Ajo jo vetem, qe e fshiu dhe denoi trashegimine komunisto-kanibaliste, por ajo, u transformua totalisht, jo vetem ne ide dhe praktika, por dhe ne mbeshtetes. Ajo importoi njerez nga planeti i kuq, pra Marsi, qe nuk ishin te pleksur ne asnje menyre me ish partine e kuqe, ose i rinovoi aktualet aq shume, sa ata i kaperxyen ne sjellje demokratike, edhe ate pjese te shoqerise, qe kundershtonte dhe rrezoi rregjimin, duke krijuar opozite ndaj tij. Shume e arsyeshme jps-o.

O makso - ketu qendron hileja ---- njerez si ti u genjyen nga Berisha se medemek do ndeshkonte ish-komunistet dhe c’fare beri hic asgje. Ti nuk voton PS mbi faktin se nuk eshte distancuar politikisht nga PPSH, duke ja dhene gjithe benefitin PD’se. Po pse more Maks c’fare na qenkesh kjo PD? Nga Marsi erdhen keta vizionaret e paster? Pse s’eshte hapur asnje dosje sot e kesaj dite te atyre xhelateve te 45 vjeteve? Ku ishte anti-komunisti me i madh Berisha? Sa komunista ka denuar? Le ti hapte ato dosjet dhe te behej nje gjykim i hapur i atyre qe bene krime atehere dhe vazhdonin te ishin me PS’ne pas 91. Ah! Po nuk i dilte mire llogaria besoj! :wink:

Dhe budallallekun tone, na e tregoni ju, ajo pjese qe asnjehere nuk u shkeput nga ish partia e punes? Te them te drejten, une megjithese e denoj shume diktaturen, nuk mendoj se kemi te drejten te denojme ata qe e ideuan dhe kontribuan me se shumti per te. Por dosjet duheshin hapur, per te ndaluar te ligun, te hiqet si engjell. Tani ai moment iku, ju luftuat shume per kete moment, duke e shkaterruar shancin per nje fillim te ri dhe per nje pajtim mbareshoqeror.

Ne? Kush ne? Une isha 10 vjec kur ra diktatura!
Problemi eshte brezi juaj qe sigurisht duhet te jesh me i madh jeni ata jetuat me te kaluaren dhe lejuat kete politike qe e ka lene vendin 20 vjet prapa.
Bilancin e ketyre partive politike une e bej sipas metrit time, duke pare se c’fare kane bere keta gjate kohes kur une mund te vezhgoja dhe krijoja opinion tim. Opinioni im eshte ky qe Berisha ka qene shume dekonstruktiv ne keto 25 vjet, aq sa paralizat politike te sotme une i quaj si simptoma te efektit Berish+Nano. Nqs Nano u zhduk ky ka per borxh ta mbaj PD’ne mberthyer deri sa te vdesi sikur njoni tjeter.
Kjo PD qe sot rri ne cader eshte komplet jashte c’do llogjike ti japesh voten.

1 Like

PD-ja hapi Shqiperine me Perendimin dhe SHBA-ne ore kelysh I kuq kur idhujt e tu kerkonin te ri lidheshin me Kinen dhe Rusine.
Ishte PD qe e futi Shqiperine ne KE,NATO,liberalizimin e vizave me BE-ne apo integrimin ne BE…

Sa per denimin u denuan Ramiz Alia,Nexhmije Hoxha,Fatos Nano etj me burgime,Haxhi Lleshi,Shefqet Peci,Manish Myftiu me vdekje qe Apeli ja u ktheu ne burgim te perjetshem.
Po e di cfare ndodhi?
Ne 1997 ishujt e tu,i nxorren nga burgu dhe u dhane parate e vuajtjes si te persekutuar politike.Ironike apo jo qe Nexhmije Hoxha te konsiderohet njesoj si Pjeter Arbnori.
Qepeni gojen more qelbesira,PD-ja ka plot mekate por juve ska uje te bekuar qe ju lan mekatet!
Por sic e tha I madhi Arbnori: jeni specialista jo socialista,prandaj ja keni … nenen atij populli qe ne 1944 e deri ne sot me perjashtim te 1992-96 dhe 2005-09.
Vazhdoni se mire e keni perderisa keni dele qe qeverisni.

1 Like

Gjeja me e mencur qe lexova te komentet e kesaj teme.
Madje do shtoja kjo pd nen imazhin e berishes me nje kryetar kukull pa personalitet qe vec zbaton direktivat e ajatollahit komnenit te shqupit.

Po ai ishte Fatmir Xhafa. Nuk do e harroj kurrë atë ditë. Pas internimit të prindërve unë isha e detyruar, të filloja punë në fermë! Mbas dhjetë ditësh, aty ku punoja më vjen një xhip i Ministrisë së Brendshme të asaj kohe. Më thotë brigadieri, dil se të kërkojnë. Hipa në makinë dhe më dërguan në një zyrë tek ish-ndërtesa e Komitetit Ekzekutiv në Krujë. Aty ishin dy hetues, ku njëri prej tyre siç mësova ishte Fatmir Xhafa. Ky ishte dhe më i zellshmi, sepse ky drejtonte pyetjet dhe tjetri mbante shënim. Por mund të them se ishte një egërsirë e vërtetë. Nuk arrij ta imagjinoj tërë atë egërsi ndaj një fëmije, vajzë 17 vjeçe siç isha unë të atë kohë. Ma ka nxirë fytyrën, duke më qëlluar herë me shuplaka dhe herë me grushta, ma ka bërë krahun plagë nga të pickuarat. Nuk e di po s’kam parë qenie më mizore përgjatë gjithë jetës time. Dhe sot kur më kujtohet, më dridhet trupi.

-Sa ditë zgjati marrja e pyetjes në Hetuesi?

Më kanë thirrur tre herë! Dhe sa herë shkoja përsëritej e njëjta histori. Shkoja në punë me sy të nxirë dhe nuk mund të thoja se më ka rrahur hetuesi! Se atëherë as nuk kishe ku të ankoheshe ndaj pushtetit.

-Për çfarë ju pyeste kryesisht Xhafaj?

Gjithfarë pyetjesh, por më shumë kërkonte të dinte se ku i kisha fshehur florinjtë. E ku kishim florinj neve. Trego ku i ke fshehur më thosh, se na ka thënë Arbeni, vëllai që ishte në burg, se florinjtë ja kam dhënë Valbonës. Dhe sa herë kërkonte florinjtë goditste dhe më me egërsi. Më ka bërë përshtypje diçka. Mbaj mend se kisha një sëndyk, ku kisha bërë pajën dhe aty kisha tërë rrobat e martesës. Ato mi kanë sekuestruar, kur vajta të interesohesha më thanë që ishin në një dyqan në pazarin e Krujës. Shkoj atje dhe shitësi më thotë se rrobat i “ka blerë” Fatmir Xhafa, me hetuesin tjetër Kujtim Lulo. Kam parë gruan e Kujtim Lulos me fustanin tim në gjyqin e Halim Balikës. Kur ka dalë në pushim i kam thënë mos e gëzofsh fustanin tim.

-Po vëllai juaj u torturua?

Vëllai im ishte ai që mbajti dhe peshën më të madhe të torturave. Një mikesha ime infermiere, më tregonte se e mbanin në jetë me injeksione, nuk e di çfarë i injektonin që të mos vdiste gjatë torturave. Më tej me tregoi se Fatmir Xhafa, i kish bërë gjithëfarë lloj torturash, si shkulje dhëmbësh me darë, vendosje vezësh të nxehta nën sqetulla, e të gjitha të zezat e tjera, që kush i kujton tani. Torturat ndaj tij filluan që momentin që e kapën, dhe policia e çoi gjysëm të vdekur në duart e Fatmir Xhafës, që i shtoi dhe më tej torturat ndaj tij.

2 Likes

1 Like

Shume e dhimbeshme kjo historia ketu, Machitewa. Do ishte ne interes te drejtesise dhe te drejtave te njeriut, qe personia ne fjale, ta hedhi ne gjyq kete ish hetues, pasi me ligj, edhe ne ate kohe, tortura nuk lejohej. Normalisht, hetuesa qe e kane tejkaluar llogjiken njerzore, qe jane treguar çnjerzor me te burgosurit, te internuarit apo te arrestuarit, denohen jo vetem nga ligjet e vendit ku jetojne, por edhe nga ligjet nderkombetare.


Jane gebjeshtra, per vete faktin se ai qe i tregon nuk do pristw kete moment per tua hedh gazetave, por do ta kish nxjerre ne drite me pare, dhe sa me e madhe shkalla e makabritetit aq me e madhe besueshmeria,
dore e berishes nje me nje kjo sajese, gjojnat qe ka bo vete ose i ka pasur fantazi per ti realizuar kur ish sekretar i pare ua atribuon kundershtareve politike sot. Eshte mendje perverse, prej ish spiuni, cka ka qene penicilina, pseudonumi i vete asokohe.
Edhe vete shqupistet nuk i besojne po i kane bere modus operandi trillimet e doktorit keto 25 vjet.

z. Xhafaj duhet të dalë dhe të përballet me akuzat e të gjallëve. Të dalë dhe të thotë që gjithçka është e gënjeshtërt dhe këtë ta dëshmojë me prova. Ndryshe i takon Presidentit të Republikës që të thotë fjalën e fundit dhe në mos përputhje me moralin e figurës ti thotë jo dekretimit të emrit të z. Xhafaj si Ministër i Brendshëm. Kjo sepse nuk mund të jesh edhe xhelat i Degës së Punëve të Brendshme në regjimin diktatorial edhe ëngjëll Ministër i Brendshëm në një rend demokratik.

qe ti je loqe ate e dine te gjithe … por qe te jesh edhe dele ashtu si shan te tjeret kete nuk e dija…

PSH.

PD hapi nje mut Shqiperine me Perendimin dhe SHBA. PD-ja kishte aq merite sa kishte edhe PPSH sa per ate pune.
Boll na shurdhuat me NATO dhe me liberalizimin, sepse te dyja ishte projekte qe s’kishin te benin as me PD as me PS.

Dhe e fundit … dmth ky popull 92-96 dhe 05-09 paska jetuar ne begati sipas teje? Kuptohet kur je militant keshtu budalliqesh do flasesh.

Ik bej ndonji pice tani

Nje e fundit fare , Presidenti nuk e dekreton ate bq minister te brendshem keshtu qe vendi ngelet pa minister dhe ministrine e drejton zv ministri .

1 Like

well vuajtjet jane si pune e letrave te pokerit, i mbajme nen menge e i nxjerrim kur na behet nje dore e mire per te hedhur ne tavoline :smile: