Kush e helmoi peshkun?

Mbaj mend, kjo faqe nje here e nje mot, ishte nje faqe teper aktive.

Ca ka ndodh mo?

Duket sikur dikush ka hedh ndonje kallep tritoli tek ky pellg njehere e nje kohe plot jete.

Vdeksh inshallah, kushdo e pat hedh ate tritolin.

Apo eshte i gjithe faji i dezajnit te ndryshuar?

Gjynaf.

2 Likes

Nuk eshte faji i design por I adminave dhe ushtareve qe i ndjekin.
Adminat se fundi kercenuan se do ti publikonin identitetin e Brand-it dhe ky iku si shume te tjere sic iku Zotrules,Hurbinek me shoke dhe sic jane gati per te ikur Beluli,Mimoza Llastica,Arti etj.

Tani kane mbetur nja 2-3 vete me disa pseudonime, qe bejne monolog se bashku me adminat.

Nese del pak nga rreshti sic kam dale ngadonjehere une apo ti,adminat se bashku me ushtaret te sulen me ofendime dhe me kercenime.

Nje politike e tille ka bere qe ky forum dikur shume aktiv te kthehet ne nje forum fantazem.

Vertete? Me paska shpetuar ky kercenim.

Zoti gjembi, po ai mbase e ka me ndonje admin tjeter. Se vetem ti je admin.? jo. Apo flet si perfaqesues i klases administruese?

ACDC, burimi i kesaj te lutem?

1 Like

si dhe ndonje shembull per kete, te lutem?

1 Like

Zonja miushe, flm per nderhyrjen e panevojshme.

Ne nje shkembim replikash mes gjembit dhe Brand-it,mua mi duk se gjembi e kercenoi duke i thene qe te njoh se cili je a dicka e tille, dhe Brand-I mu duke I ofenduar apo I kercenuar nga nje pergjigje e tille.
Qe ate dite Brand eshte zhdukur.
Por ndoshta mund te jem edhe gabim.
Por kjo eshte njera nga arsyet qe permenda.

Per arsyen tjeter (ate qe nderseni ushtaret tuaj kunder cdo njeriu qe del pak nga rreshti) keni ndonje justifikim?
Shembull kerkon?
Hap cdo teme dhe shiko komentet.
Nejse kjo eshte faqja juaj beni si te doni.

:joy::joy::rofl::rofl::joy::joy: Nuk ke faj se ti dhe humori jetoni ne planete te tjera.

Une e them se ashtu mu duk.
Ndoshta e kam marre gabim.Ti thua humor,dakort e leme sic thua ti.
Por kjo nuk e zgidh problemin e largimeve te njerezve nga PPU qe eshte ngritur në kete teme.

Identitetin e bradit e di vetem @Vlonjat, @Pjer dhe Aleksander Meksi. Njerezit nuk largohen nga adminet, pervec shkabes - por ai eshte si fara e barit te keq.

Ti, ACDC e di kush eshte ky BRANDI? Se po deshe, mund te shof cik filxhanin neser ne mengjez dhe ta them une kush eshte ky Brandi i famshem.

nje sqarim per nje keqkuptim qe ndodh shpesh: une, gjembi, dhe moderatoret e tjere nuk jemi administratoret e faqes, por moderatore dmth perdorues te apasionuar te kesaj faqeje sic je dhe vete ti, e shume te tjere. moderatoret nuk jane pronare te faqes por kujdesen ne menyre vullnetare per mbarevajtjen e diskutimeve ne kete blog sipas rregullores qe cdo perdorues mund ta lexoje lirisht. as nuk kemi akses tek informacionet personale te perdoruesve.

1 Like

Nuk e di fare se kush eshte Brand-i
Thjesht e njoh si komentues simpatizant te opozites ketu ne PPU.

FTFY
FTFY
FTFY

Ja ku e nxore teorine konspirative qe bradin e paskan larguar adminet ngaqe eshte simpatizant i opozites. :joy::joy:

1 Like

kush jane ushtaret dhe ciles linje i sherbejne? dmth per cfare i ndersejme. po me cudit

Po mire e ka ai. perderisa identitetin e ketij Brandit e di edhe ish KM Meksi, dora vete, ky Brandi do jete ndonje pezzo grosso i opozites.

tani po e marr vesh kete punen e bradit dhe gjembit, dhe mendoj se bradi nuk ka frike njeri ketu, pasi puna e tij eshte pak specifike, per ata qe i kuptojne internjeksionet nderkombetare politike e ligjore, besoj se nuk ka nevoje per shpjegim. Pastaj Bradi nuk kish frike Graven tone te nderuar, i cili dikur e kapte prej veshi Palloshin tone dhe e ulte ne tavoline duke i dhene detyrat qe une iu kisha derguar. Mirpo shum prej jush ketu, nuk i dine ca gjera te skenes e prapaskenes, keshtu qe une mendoj se ndoshta ndermjet Bradit e Gjembit, mos ka noi ndjenje, se Bradi njihet tashme si qefli pulash :smiley:

2 Likes

I madh, i madh. T’u shtofshin vitet.

1 Like