Kush mund te ma spjegoje çeshtjen e Astirit?

ore me gjej nje lajm ne 100 lajmet e fundit per Bashen qe nuk eshte perseritje e fjaleve te Bashes, pa nderhyrje gazetareske… dmth altoparlant i bashes. Sic dalin nga zyra e PD, ashtu postohen aty, fije e per pe, pa asnje koment gazetaresk.

Ndersa 100 lajmet e fundit per veliajn nuk jane cfare thote veliaj, por opinion gazateresk kunder veliajt.

Jo 100% por edhe me shume 100%. njesoj si ne kohe te enverit. nuk ka ku shkon me e njeanshme.

I ke linket aty, 10 faqe me nga 10 artikuj secila. Me jep nje prej atyre 100 te fundit qe te jete koment gazetaresk mbi punen e bashes. Jane te gjitha deklarata partie, te 100-ta kane dale drejt e nga PD.

Pikerisht ate po them dhe une. Raportimi mbi Bashen eshte i painteresuar, i shkurte, me se shumti te ve ne gjume. Veliaj eshte ne krye te bashkise me te madhe dhe me problematike te vendit dhe nuk habitem qe eshte ne fokus te kritikes se portalit i cili ngjashem me BIRN ne me te shumten raporton per problemet qe i perkasin shoqerise civile.

Ne te thene keto, nuk ka rendesi nese eshte i Bashes apo i dikujt tjeter, ajo qe ka rendesi per mua (dhe kujtdo qe mendon ne menyre te lire) eshte venia ne kontekst me te gjere te ngarjeve politike ne vend; gje qe gazetaret aty e bejne me mire se te Lapsi, Tema, Shqiptarja a Anabeli. :stuck_out_tongue:

Po keto llafet e liga se do shpenzojne 40 milione euro per 2.2 km rruge ?

Ka nje problem me keta “zaptuesit” qe i quan ti, sepse si keta pa patur shume, dhe nje vit me pare qeveria vendosi t’i legalizoje, me nje projekt kombetar te ekzekutuar nga INUK dhe, me sa mbaj mend, sipas nje plani te percaktuar me nje rradhe. Pra, INUK supozohej qe ta dinte se ku ishin keto ndertime/zaptime pa leje dhe beri nje plan dhe rradhiti se cilet do legalizonte me pare. Pra sipas kesaj llogjike del se INUK ishte iniciatori. Ky detaj eshte shume i rendesishem, se po te ishte me baze aplikimi nga qytetaret, lind mundesia qe nje qytetar nuk aplikon dhe mbetet ilegal/zaptues. Nese INUK eshte iniciatori atehere qeveria ka me shume pergjegjesi. Gjithsesi keta “zaptues” si gjithe “zaptuesit” e tjere duhet te legalizoheshin ne nje moment. Me korrigjo nese kam dicka gabim ketu

Asnjehere. Mos genjeni kot. I vetmi legalizim qe u premtua dhe qe u krye ishte per ata qe kane ndertuar ne toke te vet. Te gjithe ata qe e kane pasur token e vet dhe nuk kane pritur per leje nga shteti por kane ndertuar sipas qejfit, atyre u ka premtuar legalizime Berisha. Rama ua premtoi falas. Kaq. Jo zaptimet. Nuk ka shtet e gjykate ne bote qe te legalizoje vjedhjen. As Sala nuk ua beri dot malokeve, as perendia nuk e ben dot. Sepse nuk ekziston asgje ne planetin toke qe te quhet “ligj” dhe te legalizoje ate qe quhet “vjedhje”. Per sa kohe qe letrat e tokes i ka dikush tjeter, ai dikushi tjeter vendos se cfare do behet me ate toke, ai dikushi demshperblehet per ate toke. jo ti qe e ke zaptuar. Ty mund te te thote Sala sot qe e legalizova, ai dikushi tjeter qe ka letra shkon ne gjykata nderkombetare dhe te fut shqelmin. Prona eshte e drejte baze e njeriut, jo e malokeve. Eshte logjike e thjeshte. Nese ai ua legalizon atyre qe kane zapotuar trotuarin, nje dite pas legalizimit do shkoj une dhe do zaptoj trotuarin qe ka mbetur. Po erdhi policia do t’u kerkoj demshperblim njesoj si te ma kete lene baba. Keshtu qe nuk behet. Perpjete te hidhen ata.

pyetje: cfare jane legalizimet bere nga qeveria Rama deri tani, legalizime ndertimesh ne toka me pronesi te qarte private?
pershtypja ime deritani ka qene se legalizimet kane perfshire ndertime te paligjshme ne toke shteterore.

jooo
vetem ata qe kane ndertuar ne token e vet
di qe jane futur ne proces legalizimi te gjitha, por legalizimin e kane marre vetem keta.

1 Like

eshte cik problem komunikimi kapilar i transparences se proceseve qeveritare te tilla, deri ne ‘qeliza’/individe, mendoj ka goxha dezinformim rruges

gjithsesi, edhe sikur t’i legalizojne ata qe kane ndertuar jashte tirane jo ne token e vet, nuk i prish pune njeriu. po jo per biznes ne mes te tiranes, dhe jo aty ku bbehet rruga qe cliron trafikun e gjithe qytetit.
keta qe protestojne jane te gjithe me biznese. futu ne google street view dhe me thuaj po pe ndonje shtepi. jane te gjitha dyqane. shtepite nuk ua kap. ka qe kane bere shtepi siper dyqaneve por s’e kane te vetmen banese. dhe ka qe kane hyre ne trotuar keq fare, as vend per te ecur robt nuk kane lene.

1 Like

Lere se e di gabim. U legalizuan edhe banesat e ndertuara ne toke te vjedhur. U pagua 500leke (te reja) a dicka simbolike e tille per meter katror per token e “zaptuar” ndersa banesa, pra shtepia, ishte falas (sipas Rames) pra. Une nuk po i hyj debatit te “shenjterise se prones” apo prones ne pergjithesi. Po them qe ky proces pati keto tipare dhe nuk po genjej.

i kane futur ne proces legalizimi. Ndoshta dhe mund te kene legalizuar jashte tirane ne zona qe nuk i prish pune njeriu e qe kane qene ndertesa shteterore, ku shteti nuk ka me interes. po jo aty ku ka projekt rruge qe ne vitin 2006

po po, i pashe. E di pak debatin per zaptuesit profesioniste me 2 a meshume biznese, mbi truall zene sipas te njejtes skeme. Dhe qe behet fjale per zone urbane ne brendesi te qytetit, jo rrethina/suburbs.

Ketu problemi qe duhet sqaruar (qe nuk u be tamam atehere kur filloi) eshte procesi i legalizimit. Nuk eshte puna i prish apo nuk i prish pune njeriu, se psh ne 2 raste shtepie banimi nuk ka rendesi nese e kishe ne mes te tiranes apo aty ku “nuk i prish pune njeriu”, se eshte shume veshtire te besh diferencim individual perpara ligjit. Po mund te kesh te drejte te puna e bizneseve sepse une mbaj mend qe “amnistia” u be vetem per shtepi banimi.

Dhe po, behet fjale vetem per toke te zaptuar te shtetit, pasi shteti nuk mund te te fali token e dikujt tjeter… megjithese edhe aty ka probleme, se ke shume toka sot qe jane me pronar shtetin pasi pronaret e vjeter (kohes se komunizmit) nuk e kane pretenduar apo nuk e kane fituar dot pronesine, po ky eshte problem tjeter.

sido qe te jete, nje shtepi e legalizuar ne paskuqan qe rrethohet nga shtepi te legalizuara e ku s’do te ndertohet gje por eshte llogaritur te mbetet zone banimi, askush nuk ankohet po u legalizua. po jo te vije tani ky ne mes te tiranes te rreshtoje dyqanet. hajt se s’po thote njeri, u tregua i shkathet, e shfrytezoi per sa kohe qe nuk i prish pune njeriu. Por jo te vije tani e te me thote se une nuk do behem me rruge se ky tani do qe te shpronesohet njesoj si ai qe e ka token te veten me letra. Dhe shkon e me pret gishta policesh pale. derrat.

patjeter eshte legalizuar ‘jashte tirane’, pasur parasysh qe kufiri ndares ‘jashte tiranes’ eshte shtyre gjithe e me shume per jashte.
Procesi i legalizimit si iniciative rregulluese territoriale e pronesore pervecse gje e re doli edhe mjaft komplex, mendoj, e si i tille e pritshme qe situata te reja si kjo e Unazes se re, shfaqen ne proces e siper, sepse s’u parashikuan fillimisht.

pak a shume si pun’e kioskave te parkut Rinia a anes Lanes qe u hoqen nga Rama bashkiak

Ne fakt, unaza e madhe nje dite do kaloje edhe ne paskuqan nje dite. edhe aty do shohim te njejtat skena. atje ndoshta me keq. shiko si jane tani

1 Like

Ky e shpjegon situaten, i zoti i punes

perfshihet ne projekt edhe kjo zone, sipas gugllit
I bie qe derisa te filloje konkretizimi projektit, bizneset ta shfrytezojne sa munden hapsiren e ‘xanun’, pastaj skadon trualli ‘free’.
Shteti te pakten te filloje t’i pretendoje keto toka qysh tani,e t’i dale situates para duke u kerkuar qera trualli bizneseve aty.

rrofsh per videon e Lames