Lajme të habitshme!

Hashashi te ben dem per shendetin mendor:

http://fierisot.com/2017/11/03/origjina-ilire-e-festes-se-halloween-it/

1 Like

Femije ne Babe legen une nuk du,deklaron Bleona :crazy_face:

na kapo, te plote informacionin

Shqiptaret e ashtequajtur greke ishin zene dhe ne Amerike :smiley:
https://l.facebook.com/l.php?u=http%3A%2F%2Fwww.newsbomb.al%2Fplas-skandal-ne-shba-dule-beleri-neranxi-perzihen-me-fishkellima-zbulohet-sherri-i-bujshem-99920&h=ATNCqMJf-rHim6N4jsNASsxH7SxD_7W4XYAw6BABw7IBn2LSyijZq0-thY2RtjtBF0Pjz0hlMWOg1nbwPebfn0w-OkpGkFLT6wEfNUPuPUJJxSA9Cv3UM97ikNh-2CIPsXPhAKryvIfXc9eNairA-b4_9SB59U7lNWN6Z0GTPTUyledb44J9NITIN3c3d5P2R5gXRC_kVJWWpHYRIxWlYn5orOe2GhFwNIMVai7vi-5aO2wdDasEDu5Dunmu4DmozRnKHZkSL_rmOaMyr_6CCS4RGV4r0xy1XA

http://lajmet.pw/?p=40918

Kete trapin e kam lexuar here pas here qe ben kshu ‘‘studime’’ fantazi kur thoj kosovaret …per me kete te fundit i paska vene vulen …

You don’t like Albania? Move to Albinen.

Ne indi ishte arrestu njani, se i vinte era kamve ne autobuz. :grinning:

Shoqëria në shthurje: Daljet nga shtrati po kthehen në epidemi

Një valë shthurjeje masive me simptoma të rrezikshme për moralin e shëndoshë të shoqërisë shqiptare është vënë re ditët dhe orët e fundit, raportojnë burime të thata për Gojët e Liga. Sipas burimeve që edhe po s’rrodhën, do pikojnë, bëhet e ditur se epidemia ka nisur me daljen nga shtrati të një qytetareje me emrin Vjosa nga shtrati në mesnatën e 30 nëntorit 2017, për arsye ende të panjohura.

“Pas një sjelljeje të denjë prej shumë vitesh, ku familjarëve nuk do t’u shkonte kurrë në mendje dalja nga shtrati i Vjosës, ngjarja e turpshme ndodhi. Nëse qëndrimi në shtrat i Vjosës ishte një rutinë normale dhe e padiskutueshme për të gjithë ata që e njihnin, kercimi i beftë dhe pa dhënë shpjegime, nga shtrati shumëvjeçar, ka ngritur shumë dyshime për moralin e saj”, saktësojnë burimet.

Ndërkaq episode emrash femërorë që nuk i mban për qamet shtrati i tyre, vijuan në orët në vazhdim. Policia e shtetit njoftoi për largimin nga shtrati të njëfarë Buna, mosha dhe profesioni i së cilës mbeten ende mister. Sipas njoftimit të policisë, edhe pse çështjet private të kësaj natyre nuk janë kompetencë e uniformave blu, të afërmit që kërkojnë Bunën kanë të drejtë të bëhen merak për gjendjen e saj. Agjentët e policisë po hetojnë në disa pista, pasi nuk ndodhen më në shtratin e tyre edhe disa qytetarë me emrin Shkumbin, Drin, Osum, Mat etj. “Duhet hetuar”, pohoi për Gojët e Liga oficeri i policisë M.M, “pasi nga raste të mëparshme është vërtetuar se dalja e njëkohshme nga shtrati e Vjosës dhe Osumit, apo e Bunës dhe Drinit, le vend për të dyshuar mbi afera dypalëshe. Familjarët e shkretë i kërkojnë, ndërsa ata kushedi nga gjezdisin”.

Është fakt që raportimet e shumta të kësaj natyre kanë shqetësuar edhe instancat shtetërore dhe politikën. Por shumë e ashpër është treguar opozita, që me anë të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar mazhorancën se me qeverisjen e saj të zezë ka shkaktuar shthurjen gjithnjë e më të madhe të shoqërisë shqiptare. “Nëse Vjosa, apo Buna, Bistrica, Zaranika në Elbasan apo shumë viktima të tjera të kësaj qeverisjeje, do ishin të kënaqura me cilësinë e jetës dhe kualitetin e shtratit të tyre, nuk kishin pse dilnin fare në mesnatë nga rehatia e vet nëpër errësirë. Por në këtë vend të gjithë po dalin nga shtretërit, po marrin rrugët e botës për faj të Edi krimit, Edi drogës. Kur isha unë në bashkinë e Tiranës, edhe shtratin e merrja në zyrë për të fjetur, se s’më dilte koha nga angazhimet e shumta”, deklaroi Basha për mediat.

Në vijim Basha u pyet edhe për disa ngjarje anësore, si situata e rreshjeve dhe përmbytjet. “Aaa ju gazetarët po bëni diversion, mos ma ndërroni temën. Shirat venë e vijnë, do kalojë dhe kjo. Problemi kryesor tani është të gjejmë qytetarët që nuk i mban as shtrati i vet për faj të keqqeverisjes!”, insistoi lideri i opozitës.

1 Like

Vjerri ishte burr me mustaqe e kerkonin ti bindeshin te gjithe…nga Nusja u priste ti lante Komet

http://www.panorama.com.al/plas-sherri-ne-nje-familje-ne-lushnje-nusja-refozon-te-laji-kembet-vjehrrit/

N’pithtesomes! Ka nga kto edhe ne Ushnje?!

1 Like

Ministria perkatese (e mireqenies sociale a cfare quhet), bashkite ose ojq-te mund te angazhojne punonjesit sociale dhe personel te fushes per te punuar me familjet per probleme te tilla qe po behen gjithnje e me te zeshme. Ka ardhur koha te levizet edhe ne keto drejtime me grupe pune dhe strategjira te orientuara kombetare.

1 Like

Te marre shembullin e Jezusit.

1 Like

u pika te ju bie … se u beme gazi i botes me keto budallaki !

Kur ske mustaqe e ske qejf me ti la nusja nKotruve komet … kshu ke me fol… je tendencioze
Cte keqe ka qe pas nje dite te gjate pune ne mocal Lushnje plakut te shkrete tja laje nusja komet. Plaku i ka bo nder i ka dhon djalin dhe e ka fut ne shtepi.

hahahahahah , ha…
pika ti bie me gjithe djale , pa le nusen qe behet molle sherri .
p.s.
e mundohem ta paramendoj skenen si do te duhet te zhvillohet rituali i pastrimit te kembeve , po mire ajo ena dhe bokalli porcellan duhet te jete, mos ma prish , se me prish imazhet qe po i rendise

nusja duhet te kete duart te beshme qe tja shtrengoje fort gishtat e komve e ti kercasin i cik. peshqirin nusja duhet ta mbaj mbi shpatull e tja fshij komet menjihere vjerrit qe te mos i ftohen

1 Like