Le visage est un paysage (« një diell i bukur i brendshëm » – film francez me regji të Claire Denis)

image

Claire Denis eshte nje zonje e vertete e kinemase autoriale franceze : tashme kam komentuar ne kete blog disa filma te saj te realizuar ne keto 10-15 vitet e fundit, si psh « White material » në 2010 apo « 35 Rhums » në 2008.

U bene disa kohe qe Claire Denis nuk kish bere nje film te ri. “Un beau soleil intérieur” (Nje diell i bukur i brendshëm) ajo e prezantoi ne festivalin e fundit ne Kanë. Skenariste e filmit eshte nje tjeter grua, shkrimtare fort e njohur franceze, Christine Angot; aktore kryesore eshte nje tjeter star-kinematografik francez, aktorja e njohur Juliette Binoche. E megjithate, «Nje diell i bukur i brendshem» s’ka asgje prej nje filmi mainstream. Perkundrazi! Eshte fort subtil, i hollë, inteligjent.

Filmi tregon andrallat sentimentale te Izabeles, grua e divorcuar tek pesëdhjetat, ne kerkim te dashurise.
Kaq.

Nê origjine te «Nje diell i bukur i brendshem» eshte eseja filozofike e vitit 1977 «Fragmente te komunikimit sentimental » (Fragments d’un discours amoureux) shkruar ne 1977 nga filozofi francez Roland Barthes. Nga eseja, tek filmi, nje « mal » i tere (edhe pse ky i fundit ka ruajtur goxha strukturen fragmentare te esesë!) : kjo eshte dhe arsyeja qe ky film eshte nga ata qe, nese fillon ta shpjegosh, ta permbledhesh, te plas ne duar (ose më sakte: te plas në sy) : ajo qe shikon eshte krejt « tjeter gje » nga «permbledhja».

Kjo ven prej faktit se, pershfaqja e botes se brendshme eshte sport i veshtire ne kinema. Claire Denis ka zgjedhur ta ndertoje filmin e saj krejt ndryshem nga filmat dramatikë apo psikologjiko-psikologjizues : ai ngrihet i teri si nje rreshtim fragmentesh qe tregojne (shfaqin) efektin qe kane në portretin (fytyren) e nje gruaje (pra te Izabeles) diskurset (lloqet) e meshkujve te ndryshem me te cilet ajo shkon : le visage est un paysage (fytyra eshte nje paizazh !).

Ne kete menyre, eshte pikerisht fytyra e aktores qe kthehet në pasqyre te reflektimit te eksterioritetit (botes se jashtme qe e rrethon) – ne rastin konkret, te burrave qe takon : bankierit hedonist e cinik, fqinjit borgjez aristokrat e ekscentrik, aktorit alkolik, ish-te shoqit qe provon ta rifitoje dashurine e ish-gruas, drejtorit te galerise se arteve te obsesionuar pas klasave sociale, fermerit sensibel dhe fatalist e deri tek Gérard Depardieu qe luan rolin e magjistarit.

Thene ndryshe, filmi luhatet midis Woody Allen (fjalëshumë) dhe Chantal Ackerman (radikalitet i mizaskenes), pa harruar figuren ‘kujdestare’ te Jean Eustache (që vigjelon nga vendi i Ëngjejve).

Po ‘morali’ i filmit? Sigurisht qe s’ka moral, te pakten ne sensin e pare te kesaj fjale. Dakort, ne fund te filmit, Izabela fillon te kuptoje se njeriu duhet të mësohet të jetojë me pasigurinë e ndjenjave. Dhe ky eshte nje nga ‘mesimet’ kryesore te dashurise.

Nese per spektatorin ky eshte nje ‘mesim’ (pra edhe ‘morali’ i filmit) aq më mire per spektatorin!

9.2


Le visage est un paysage

po heretik po. Me vika keq qe nuk sjell dot imazhet dhe link-et e tekstit permes cell.

perveç po po-se, eshte edhe jo jo-ja! (fela tjeter)

Le visage est un paysage

“teoria” jote eshte metafizike: e sheshte, e izoluar, e ngrire, (figurativisht).

ja ta bej teorine time praktike jetesore, e rrumullaket, e komunikuar, e çliruar (konkretisht):

Le visage est un paysage

Fytyra eshte nje peizazh:

12504482

554715

1 Like

I eshte bo turini si fund 15-ditshi!

image

regjisore te afirmuar vazhdojne te perdorin shume populloren binoche, duke bere prapeseprape, filma te mire.

Ndonjehere eshte pershtypja se gjasa per cilesi mund te pritet me shume nga amatoret / te panjohurit, sesa pro-te.

Muhabet i ngaterruar.
Binoche eshte aktore ‘e mire’ (ne sensin: nuk ngeli me u diskutu sot a eshte a jo aktore e mire). Problemi eshte se, shpesh, aktoret e njohur, luajne shpesh rolin e tyre, pra Binoche¨"bën si Binoche".

Kur them kete, nuk e kam fjalen se nje atkor/e duhet te dale nga vetja, Kurrsesi. Amà siguria e tepruar ne vetvete, po, eshte problem.

Në kete sens, gjithe meriten (ose mekatin) e ka regjizori, pra menyra se si e “perdor” ai nje aktor shume te njohur (pra “ftyre e pame” ne shume filma).

Filmi ne fjale, ne fakt, eshte film i bazuar fuqishem tek aktorët (sepse ata flasin shume: filmi eshte nje lumë i pafund bisedash). Por ne princip, filmat e mire jane ata qe bazohet tek mizaskena. E megjithate, ky eshte nje film shume i mire, sepse, pikerisht, loja e aktoreve (sidomos e aktores!) eshte konceptuar si mizaskenë, pra “loja” e saj eshte mizaskene.
Ose per ta thjeshtezuar: regjizorja ka mundur “te futet” tek trupi (fytyra…) e Binoche, pra eshte, si te thuash “aktore”-regjizore !

Ndodh shume rralle nje gje e tille, nje fuzion i tille. Besoj se ka te beje me faktin qe Binoche ka marre pjese aktivisht në endjen e vete filmit, duke “dorezuar” nje pjese te aktrimit te saj (aktrim ne sensin e keq, dramatik te fjales) nê kembim te mizaskenes.

1 Like

ndersa ne “Ma Loute”, me sa me kujtohet Dumont e perdori Binoche duke e nxitur ne aktrimin e saj egzagjerues. Qe i bie (jo per kundershti me teper sesa absurdin e situatave) se beri te kunderten…

Le visage est un paysage me mizaskene.

Fiks ! Për nje arsye të thjeshte: “Ma Loute” ka shume mizaskene (ndihet shume regjia: planet filmike janë të gjata, ka sh pak montazh, ka shume pak fjale, pak dialogje etj). Pikerisht, aktrimi i ezagjeruar i Binoche (dhe i disa aktoreve të tjere profesioniste), ishte si nje far lende “ngjitese” për ta bere filmin më të misheruar (incarnate)

1 Like

Stalker,
se kam dash gjithnje me t’pyt: çfar ka thon Godard (ose çfar mund te thoshte, nese nuk ka thene gje) per kte filmin e shokut te Kadarese, 2 ore rresht film pa asnje montazh?

Alexander Sokurov’s spellbinding RUSSIAN ARK is a multi-award winning film consisting of one unbroken camera shot that moves through St. Petersburg’s Hermitage Museum. It’s a staggering work of art, an impressive technical feat that is also cinematic poetry of the first order.

he me Stalker, pse s’na the ndonje gje per montazhin dhe montatorin e dalluar nga nje veper ne tjetren. Ke frike nga goditjet e mia intelektuale t’mdhoja?

Po kapitullin e fundit te librit te Hauser, Historia sociale e artit qe flet per filmin dhe montazhin, a e lexove? S’po na thu asgjo as per te, fol or burr se eshte literature me rendesi, mos u merr me lloqet pa buke te Korrikses dhe Albanoidit. Vetem un dhe ti marrim vesh nga Teoria e Imazhit, te tjeret i ke ilifi matrak, pavarsisht se un jam fashist dhe ti je komunist. Kshu e kan sjelle punet, ç’te besh!

Nuk më pelqen shume “Russian Ark”. Më duket si ‘qellim në vetvete’ (mungesa e montazhit) dhe filmi, in fine, më eshte dukur jo fort incarné.

Eshte shpreh Godard per kete film, apo jo?

Me sa di une, jo

Le visage et un paysage

ky do ishte vertet nje titull i bukur, melodioz.
Me i mire se titulli aktual.
Apo mbase do shkonte me mire per nje kenge.