Letër e Tonio Kröger drejtuar Lisaveta Ivanovnës

52 postime 2860 shikime 20 prill 2022 në 04:18 e pasdites
InkuizitoriMoth

Chen_An_Yong_China

Tonio Kröger i Thomas Mann është një roman i shkurtër protagonisti i të cilit ka veçori të përbashkëta me vetë autorin që përpëlitet në antinominë midis origjinës së tij borgjeze dhe prirjes artistike. Protagonisti, një alter ego e Man, përjeton një dikotomi, një natyrë të dyfishtë me origjinë konfliktin e ndeshur rëndom në çdo familje midis prindërve. Në rastin e Tonio Kröger (njëlloj si Man) i ati, borgjez i nderuar, nordik puritan, funksionar i rëndësishëm publik, do ta orientojë drejt rigorozitetit formal të konvencioneve të kohës; ndërsa nëna, me origjinë katolike jugore, me karakter pasionant dhe intolerante ndaj imponimeve, do ta shtyjë drejt kritikë analitike kundër borgjezisë, bashkëngjitur përkushtimit ndaj artit.
Romani përfundon me këtë letër të protagonistit që nxjerr në pah thelbin e konfliktit që vuan arti dhe artisti modern, në këtë rast zgjidhur në mënyrë joartistike, për të mos thënë mikroborgjeze.

Kapitull IX

Tonio Kröger ndodhej në veri dhe i shkroi Lisaveta Ivanovnës, një shoqe të tij, siç i kishte premtuar.
E dashur Lisaveta atje në Arkadia ku do të kthehem së shpejti, shkroi ai. Ja pra një lloj letre, por do të zhgënjeheni, sepse kam ndërmend ta mbaj paksa në të përgjithshme. Jo se nuk kam çfarë të tregoj, jo se nuk e kam jetuar atë apo këtë përvojë në mënyrën time. Madje në shtëpi, në vendlindjen time, kanë kërkuar të më arrestojnë … Por këtë do ta rrëfej gojarisht. Ka ditë që tani preferoj të them, ndonjëherë, më mirë diçka të përgjithshme, sesa të rrëfej ngjarje. Lisaveta, a të kujtohet akoma që një ditë më quajte borgjez, borgjez humbameno? Ju më quajtët kështu në një kohë kur unë, i shtyrë nga rrëfime të tjera që më parë i kisha lejuar vetes të më shpëtonin, të rrëfeva edhe dashurinë time për atë që unë e quaj “jetë”; dhe pyes veten nëse ju dinit të kuptonit, nëse dinit që borgjezllëku im dhe dashuria ime për “jetën” janë e njëjta gjë. Ky udhëtim më dha mundësinë të reflektoja për këtë … Babai im, ju e dini, kishte një karakter nordik: soditës, të thellë, korrekt meqë puritan dhe të prirur për melankoli; nëna ime ishte me gjak ekzotik të papërcaktuar, e bukur, sensuale, naive, neglizhente dhe në të njëjtën kohë pasionante, me një shpërfillje impulsive. Padyshim, sigurisht, kjo ishte një përzierje, plot mundësi të jashtëzakonshme … dhe rreziqe të jashtëzakonshme. Dhe ja rezultati: një borgjez i përhumbur në art, një i shthurrur, nostalgjik për edukimin e mirë marrë në rini, një artist me ndërgjegje të fëlliqur. Meqë është ndërgjegjja ime borgjeze që më bën të vë re, në të gjithë vokacionin artistik, në të gjithë jashtëzakonshmërinë dhe në gjithë mjeshtërinë, diçka thellësisht të paqartë, thellësisht famëkeqe, thellësisht të dyshimtë, që më mbush me dobësi dashurore për të thjeshtën, të sinqertën dhe të këndshme-normalen, antigjenialen dhe të hijëshmen. Ndodhem në mes dy botëve, në asnjërën nuk gjëndem në shtëpi dhe për këtë shkak jam paksa në vështirësi. Ju artistët më quani borgjez, dhe borgjezët duan të më arrestojnë … nuk e di se cila nga këto dy gjëra më dëshpëron më shumë. Borgjezët janë budallenj; ju adhuruesit e bukurisë, nga ana tjetër, ju që më quani flegmatik dhe pa ambicie, duhet të mendoni se ekziston një vokacion artistik aq i thelle - që në fillesë dhe sipas fatit - sa nuk mund të gjendet ambicie më e ëmbël e më delikate se ajo për kënaqësitë e mediokritetit. Unë i admiroj tipat krenarë dhe të ftohtë që shkojnë në kërkim të aventurave në rrugën e bukurisë madhështore e djallëzore dhe përçmojnë njeriun … por nuk i kam zili. Nëse ka diçka që nga një letrar mund të sajohet një poet, kjo është dashuria ime borgjeze për gjërat njerëzore, të gjalla dhe mediokre. E gjithë ngrohtësia, e gjithë mirësia, e gjithë gjallëria burojnë nga kjo dashuri, dhe jam pothuajse i bindur se është e njëjta për të cilën është shkruar se mund të flasë me një gjuhë njerëzore dhe engjëllore, pa qenë megjithatë veçse një bronz kumbues apo një zile tingëlluese. Ajo që kam bërë nuk është asgjë, jo shumë, pothuajse asgjë. Do të bëj diçka më të mirë, Lisaveta … është një premtim. Ndërsa shkruaj mugëllima e detit arrin deri këtu tek unë, dhe mbyll sytë. Zhbiroj në një botë embrionale dhe skematike që duhet renditur dhe formatuar, zhbiroj në një tufë hijesh figurash njerëzore, që më bëjnë shenjë t’i magjeps dhe t’i shpëtoj: disa tragjike, disa qesharake dhe disa që janë njëra dhe tjetra në të njëjtën kohë … dhe këto i kam shumë për zemër. Por dashuria ime më e thellë dhe më sekrete është për flokëverdhët, për ata me sy blu, për të lumturit safi, për fatlumët, për të dëshiruarit dhe mediokrit. Mos e fajëso këtë dashuri Lisaveta; është e mirëbërse dhe e frytshme. Është e bërë nga dëshira, dhe nga zilia melankolike, me pak përbuzje dhe nga një lumturi e madhe e dëlirë.
Fund

InkuizitoriMoth

Foucault tek eseja Fjalët dhe gjërat e tregon fakt tashmë të ndodhur për kulturën humaniste mallkimin e të parëve tanë: “Tu shoftë emri!”.

InkuizitoriMoth

Në zanafillë ishte Kaosi pa kuptim që u bë në Kozmos me kuptim kur Adami ju dha emër gjërave, e më pas rënies së Adamit, u bë Konfuzion që ku as dëshirohet të kihet kuptim.

InkuizitoriMoth

Nuk jemi të kundërt, shumë më keq, jemi të kithët.

InkuizitoriMoth

Pretendimi postmodern tjetër autori e tjetër vepra, ndërkohë që vetë autori thotë: “veprat e mija jam unë”, do të thotë i zoti e jep, tellalli nuk e jep.

InkuizitoriMoth

Ka ndryshim të madh midis kërkesës për të qenë origjinal dhe kërkimit të origjinës.

InkuizitoriMoth

Ka ndryshim të madh midis kërkesës për të qenë i modh dhe kërkimit të madhështisë.

InkuizitoriMoth

Dielli hyn brënda frutit, dhe kur hamë frutin, hyn edhe brënda nesh.

InkuizitoriMoth

Nuk kuptohet për qamet nëse është vërtet i çmendur artisti gjeni apo bën sikur për tu treguar origjinal dhe për të qenë i modës, gjë është çmënduri më vete, më e keqe dhe akoma më e çmëndur. Ndërsa është çmenduri safi dëfrimi i publikut snob me vuajtjet dhe vetvrasjen e gjeniut artist si spektatorët e ulur në shkallët e Koloseut duke soditur se si vdesin gladiatorët në fushë.

InkuizitoriMoth

Grusht shteti është më elegante si shprehje se shkelm shteti.

InkuizitoriMoth

Çdo diskutim është i kotë sepse fjalët rrotullohen si flutura lozonjare rreth dy gjysmë të vërtetave ose dy këndvështrimeve që janë të dyja legjitime.

InkuizitoriMoth

Në një superstradë hyra në një pikë furnizimi karburanti meqë tabela e çmimit të benzinës në hyrje tregonte gjysmën e çmimit të këtyre ditëve. E kuptova çudinë nga një çudi tjetër më konkrete: tek pompa e furnizimit harliseshin barishte dhe degët e një fiku të egër zgjateshin nga dritarja e kabinës së shërbimit.

InkuizitoriMoth

Një imazh me ngjyra ka për bazë konceptin grafik bardhë e zi njësoj si një diskurs ka për bazë lojën e kontrasteve pohim e mohim.

InkuizitoriMoth

Kur i jepet zyrtarisht një libri më shumë vlerë dhe më shumë famë se një tjetri, a ka garanci që zgjedhja është bërë e drejtë dhe do të jetë e qëndrueshme kur të ndryshojnë kohët dhe konteksti historik? Problemi është i njëjti kur shkruhet historia zyrtare: një historian me çfarë kriteri zgjedh mes ngjarjeve të ndryshme atë që ia vlen të tregohet si histori dhe çfarë ngjarje hedh në koshin e plehrave të historisë? Sepse mund të ndryshojë kontesti dhe i duhet të rrëmojë në plehrat që vetë ka hedhur në kosh. I njëjti problem është edhe në vlersimin e ngjarjeve të historisë së jetës së një personi, përfshirë edhe historianin ose shkrimtarin kur rrëfen jetën e tij.

InkuizitoriMoth

Shkaqet më të thella të çdo lufte janë seksuale, konflikti fillon brënda çiftit dhe më pas shpërdahet në botë duke marrë forma ideologjike, politike, ekonomike që paraqesin në mënyrë false fenomenin duke fshehur thelbin. Vetëm lufta e Trojës zbulon të vërtetën.

InkuizitoriMoth

I tërë interesi per mediat, si dhe shumica e rasteve të interesit për artin, librat, filmat, etj, është një mënyrë për t’i ikur boshllekut të jetës personale duke u identifikuar me protagonistin. E bukura është se shumica e veprave moderne përshkruajnë kotësinë e ekzistencës njerëzore.

InkuizitoriMoth

Shprehje më revolucionare që kam dëgjuar ndonjëherë e thënë nga një i papunë që nuk donte të punonte sepse “*jam kundër shtetit italian!”.
:rofl:

InkuizitoriMoth

Duhet të mbyllet një histori pa të kuptohet si duhet se cilat janë ngjarjet dhe personazhet vërtet të rëndësishëm dhe roli i tyre në realizimin e saj; nuk tregohet dhe kuptohet drejt një histori ndërkohë që bëhet. Kështu pa u mbyllur akoma historia e njerzimit, historitë që shkruhen vlejnë po aq sa gazetat.

InkuizitoriMoth

E dredh bishtin se ka frikë se i dredhin bilen.

InkuizitoriMoth

Disa shprehje ndodhen të ndrydhura brënda njeriut dhe presin vetëm rastin të shpërthejnë jasht me potere; si fjala vjen shprehja që ndodhet pothuajse në të gjithë filmat me dashuri (sidomos të dikurshmit bardh e zi): “Më braktise edhe ti!”, e thënë gjithë duf të përzjerë me kënaqësi të fshehtë, sikur të tradhëtuarit i është bërë nder që i është dhënë rasti dhe preteksti për ta thënë.

InkuizitoriMoth

Nuk përbën problem dëshmia e korrupsioni dhe degradimit shpirtëror, krimit dhe vesit, prej veprës së artit; madje është mirë që bëhet kështu si informacion. Problemi është se duke i dëshmuar këto bëma, rrëfyer dhe lexuar, gjehet kënaqësi; e akoma më keq se kaq, situatat e krimit dhe vesit vishen me aureole veçantie superiore, dhe është logjike se kryerja e tyre mbetet vetëm problem frike nga policia. Problemi i vërtetë i çensurës është se rezulton kundërprodhuese, ka bërë krimin dhe vesin më të dashura për krijuesit dhe publikun. Keq të çensurosh, e keq të mos çensurosh.

InkuizitoriMoth

Maniakët nuk vlejnë një lek, ndërsa monomanjakët vlejnë si veglat e punës, të cilat funksionojnë në sajë të monopërdorimit.

InkuizitoriMoth

Intelektuali mund të quhet më mirë “diskutuesi” që vë në diskutim gjë pa përjashtim, edhe veten, madje edhe vetë diskutimin.

InkuizitoriMoth

Perandoria Amerikane, njëlloj si Perandoria Romake, janë aq të fuqishme sa të shijojnë dhe të lejojnë luksin e lirisë.

InkuizitoriMoth

Keqdashja është koracë mbrojtëse nga e keqja rrethanore, njëlloj si gjëmbat e kaktusit në shkretëtirë që janë gjethe me funksion të dyfishtë: të transformuara në gjemba kufizojnë avullimin duke zvogëluar skajshëm sipërfaqen, njëkohësisht mbajnë larg armikun duke e kërcënuar me shpim.

InkuizitoriMoth

Llafe muhabet me një zonjë në moshë të takuar monopatit përpjetë, më tha: “Ka dy kategori personash, njëra mban karamele për kalamajtë, tjetra mban ushqim-kokërr për qentë". Shprehja mu duk me shumë kuptim për çastin, por më pas nuk i gjeja kuptimin megjithse vazhdonte të më dukej me kuptim. Do e pyes kur ta takoj përsëri, ca gjëra i di tamam vetëm autori.

InkuizitoriMoth

Chi non legge, a settant’anni avrà vissuto una sola vita: la propria. Chi legge avrà vissuto cinquemila anni: c’era quando Caino uccise Abele, quando Renzo sposò Lucia, quando Leopardi ammirava l’infinito. Perché la lettura è una immortalità all’indietro - Umberto Eco

Kush nuk lexon jetën e vet, nuk është në gjendje të lexojë jetën e të tjerëve; jeta e të tjerëve lexohet për t’i ikur mjerimit të jetës personale.

InkuizitoriMoth

Kush thotë jam i barazlarguar, as me njërin e as me tjetrën palë në konflikt, shihet natyrshëm nga çdonjera palë se po bën lojën e kundështarit; dhe me plot të drejtë sepse realiteti nuk është logjik dhe numerik siç e mendon kaplloqja abstrakte e intelektualit të paanshëm, është olistike, gjërat janë të ndërlidhura edhe kur ndeshen në konflikt.

InkuizitoriMoth

Masturbacioni është prova më banale dhe bindëse që mendja ndërlidhet me trupin.

InkuizitoriMoth

Me shumë mundësi e ke humbur mikun që ankohet për tradhëtinë e gruas së tij, nuk të flet më nëse pajtohet me gruan.

Katror

Hahaha Xake. Ngaqe nuk te kthen me njeri
Pergjigje tek Peshku, ke filluar ti mesosh karit shkrim e kendim

InkuizitoriMoth

Perveç karit tim, në Peshk ke ngel si karuc edhe ti, vetkuptohet edhe kari i zezakut qe e ke gjithmon mren; një aforizmë konviktore e imja thotë:

Kur i rraset manalli një gruaje fizikisht në kuzhinë, shpirtërisht i rraset ngambrapa burrit të saj kudo që vete.

InkuizitoriMoth

Por edhe kur diskuton me atë karin tjetër Stalker, me veten tjetër diskuton, sepse të dy i njëjti person jeni, të dy kara jeni përderisa mendoni se “nuk përben ndonjë problem se pallohet gruaja” në përputhje me moden e kohës ku e majta dhe e djathta mendojnë njësoj për lirinë seksuale, pa kuptuar se liria seksuale presupozon lirinë kriminale. Ti je vetë sëmundja që kërkon të shërosh duke u ankuar për Naton që paska thënë që don të zhdukë rusët.
Eros presupozon thanatos, ka thënë Jungu tek libri “Arka e shisheve”
:laughing:

InkuizitoriMoth

Mbasi lexon “Comédie Humaine” fillon e beson se të vetmit njerëz me të vërtetë të gjallë ndodhen aty brënda. Shoqëria e rregullt me ​​Balzakun i shndërron miqtë tanë të gjallë në hije dhe të njohurit tanë në hije hijesh - Oscar Wilde

Në bashkëkohësi thuhet dhe rreket të praktikohet e njëjta gjë me fjalë tjera: “jeta e vërtetë ndodhet në rrjet”; Wilde si pararendës i trans-humanistëve, bashkë me S. Mallarmè që rend si marathonomak transuman duke bërtitur faqendritur: “Bota është bërë që të përfundojë në një libër”.

InkuizitoriMoth

Më parë besoja se gjithçka ishte e përbërë nga grimca (…). Në periudhën time të dytë që gjithçka ishte e bërë nga fusha (…) Në këtë të tretën, përshtypja ime është se gjithçka është e bërë nga informacioni - John Wheeler

Me këtë galop me siguri do të mendoni si përfundim se gjithçka është e bërë nga asgjëja, është hiç, kotësi e kotësisë sipas Ekleziastit.

InkuizitoriMoth

Forma është karakteri.

InkuizitoriMoth

Për të kuptuar përshpejtimin gazdrrasë të degradimit të njerzimit mjafton e tepron fakti se gjuha që përdorin natyrshëm virgjëreshat sot, pak kohë më parë turpëroheshin ta përdornin edhe prostitutat që flinin poshtë urës.

InkuizitoriMoth

Nëse thua fjalë të vërteta të pa shoqeruara me aktet përkatëse, nuk je i besueshëm, nuk i mbush mendjen asnjerit, as vetes. Sakrifica i jep fjalëve aurën që i bën bindëse për çdonjërin. Fjalë e lëshuara në erë lëndojnë si marrësin ashtu edhe dhënësin, i cili mbetet bosh pas shijës së fjalëve të bukura pa gjë në trajsë si akte paraprake dhe mund të rimbushet e të rigjejë veten vetem me një fjalim tjetër me fjalë në erë; funksionon saktë si alkooli dhe droga.

InkuizitoriMoth

Popper është i falsifikueshëm.

InkuizitoriMoth

Ishte aq tepër lapangjoz sa arrinte të dukej burri i mirë në sy të botës.

InkuizitoriMoth

Ka dy mënyra leximi që duhen përdor sipas rastit të autorit: lexim duke lejuar dhe madje nxitur ndikimin prej shkrimit, dhe lexim në distancë sociale për tu mbrojtur nga infektimi i kolerës postmoderne. Sa më tepër kalon koha, mënyra e dytë mbetet e vetmja; është bërë për të pas zili analfabetët.

InkuizitoriMoth

Mënyra më rentabël për tu bërë i famshëm një shkrimtar është të vrasë veten, më pas e sigurtë që do t’i shitet libri.

InkuizitoriMoth

Të njëjtët personë që konsiderojnë hipokritë kë ja mundon për një shoqëri të virtutshme, e mbajnë veten për luftëtar të sinqeritë për një shoqëri të drejtë.

InkuizitoriMoth

Të ashtuquajturit “të pangazhuarit” janë më keq se të militantët, të cilët, mirë a keq, të paktën veprojnë dhe bëjnë diçka konkrete, ndërsa të pangazhuarit hiqen si shpëtimtarë të botës duke i rënë me dorë. Për ta Poeti tha: guarda e passa. (se rrezik te hash ndonje cikël sperme fytyres)

InkuizitoriMoth

Duke vënë re për të satën herë fenomenin e rëndomtë të ngjashmërisë qen-padron nëpërmjet ngjashmërisë skandaloze të së mbrapmes së një zonjë me të qenit të saj - e njëjta formë e harkuar muskujsh dhe e njëjta çapitje -, kuptova prej nga frymzohet teoria e metempsikozës.

InkuizitoriMoth

Gregor Samsa u çua një mëngjez dhe e pa veten të shndërruar në insekt; e anasjellta nuk bën vaki kurrë sepse synohet një stad më i lartë pastërtie, e ulta synon të lartën, kurrë anasjelltas.

InkuizitoriMoth

Ogni potere è spregevole - Paul Valéry.

Il sapere è uguale al potere - Francis Bacon.

Il sapere è uguale al potere e all’avere - i Modhi :smiley:

Ogni sentenziare è uguale al scoraggiare e al scorreggiare - i Modhi :smiley:

InkuizitoriMoth

Përkufizimi i snobit:
I përçmonte nderimet dhe njëkohësisht i pëlqente t’i merrte që të mund t’i përçmonte.

InkuizitoriMoth

Dikur besohej tek Krishti dhe shenjtorët, tani besohet në në artistët e mëdhenj.

InkuizitoriMoth

Të duash jetën pa pasur Parime do të thotë të duash edhe vdekjen njëlloj, eros dhe thanatot të barazvlefshëm, dmth je i vetvrarë qoftë edhe i mbetur gjallë. Eshtë Parimi që i jep kuptim jetës dhe vdekjes.

InkuizitoriMoth

Shumë vepra të mëdha arti i detyrohen sifilizit e tuberkulozit dikur (e gjatë lista e artistëve sifilitikë dhe veremlij para zbulimit të Salvarsan-it dhe antibiotikëve), dhe AIDS-it deri dje; paskëtaj do të dalë në pah grandioziteti i Covid për të prodhuar vepra arti të mëdha.

InkuizitoriMoth

Ne e dijmë të gjitha potencialisht, sepse të vërtetat i kemi të gjitha brënda nesh të topitura dhe të pa vëna re, duhen të bëjnë vaki ndodhi dhe ngacmime të jashtme reale që të na bëjë të ndërgjegjshëm për to, e për të thënë rëndom: “E dija unë!” edhe për teorinë e relativitetit. Injoranca është gjumë, urtësia është zgjim nga gjumi.