Letër e Tonio Kröger drejtuar Lisaveta Ivanovnës

Nuk përbën problem dëshmia e korrupsioni dhe degradimit shpirtëror, krimit dhe vesit, prej veprës së artit; madje është mirë që bëhet kështu si informacion. Problemi është se duke i dëshmuar këto bëma, rrëfyer dhe lexuar, gjehet kënaqësi; e akoma më keq se kaq, situatat e krimit dhe vesit vishen me aureole veçantie superiore, dhe është logjike se kryerja e tyre mbetet vetëm problem frike nga policia. Problemi i vërtetë i çensurës është se rezulton kundërprodhuese, ka bërë krimin dhe vesin më të dashura për krijuesit dhe publikun. Keq të çensurosh, e keq të mos çensurosh.

Maniakët nuk vlejnë një lek, ndërsa monomanjakët vlejnë si veglat e punës, të cilat funksionojnë në sajë të monopërdorimit.

Intelektuali mund të quhet më mirë “diskutuesi” që vë në diskutim gjë pa përjashtim, edhe veten, madje edhe vetë diskutimin.

Perandoria Amerikane, njëlloj si Perandoria Romake, janë aq të fuqishme sa të shijojnë dhe të lejojnë luksin e lirisë.

Keqdashja është koracë mbrojtëse nga e keqja rrethanore, njëlloj si gjëmbat e kaktusit në shkretëtirë që janë gjethe me funksion të dyfishtë: të transformuara në gjemba kufizojnë avullimin duke zvogëluar skajshëm sipërfaqen, njëkohësisht mbajnë larg armikun duke e kërcënuar me shpim.

Llafe muhabet me një zonjë në moshë të takuar monopatit përpjetë, më tha: “Ka dy kategori personash, njëra mban karamele për kalamajtë, tjetra mban ushqim-kokërr për qentë". Shprehja mu duk me shumë kuptim për çastin, por më pas nuk i gjeja kuptimin megjithse vazhdonte të më dukej me kuptim. Do e pyes kur ta takoj përsëri, ca gjëra i di tamam vetëm autori.

Chi non legge, a settant’anni avrà vissuto una sola vita: la propria. Chi legge avrà vissuto cinquemila anni: c’era quando Caino uccise Abele, quando Renzo sposò Lucia, quando Leopardi ammirava l’infinito. Perché la lettura è una immortalità all’indietro - Umberto Eco

Kush nuk lexon jetën e vet, nuk është në gjendje të lexojë jetën e të tjerëve; jeta e të tjerëve lexohet për t’i ikur mjerimit të jetës personale.

Kush thotë jam i barazlarguar, as me njërin e as me tjetrën palë në konflikt, shihet natyrshëm nga çdonjera palë se po bën lojën e kundështarit; dhe me plot të drejtë sepse realiteti nuk është logjik dhe numerik siç e mendon kaplloqja abstrakte e intelektualit të paanshëm, është olistike, gjërat janë të ndërlidhura edhe kur ndeshen në konflikt.

Masturbacioni është prova më banale dhe bindëse që mendja ndërlidhet me trupin.

Me shumë mundësi e ke humbur mikun që ankohet për tradhëtinë e gruas së tij, nuk të flet më nëse pajtohet me gruan.

Hahaha Xake. Ngaqe nuk te kthen me njeri
Pergjigje tek Peshku, ke filluar ti mesosh karit shkrim e kendim

Perveç karit tim, në Peshk ke ngel si karuc edhe ti, vetkuptohet edhe kari i zezakut qe e ke gjithmon mren; një aforizmë konviktore e imja thotë:

Kur i rraset manalli një gruaje fizikisht në kuzhinë, shpirtërisht i rraset ngambrapa burrit të saj kudo që vete.

Por edhe kur diskuton me atë karin tjetër Stalker, me veten tjetër diskuton, sepse të dy i njëjti person jeni, të dy kara jeni përderisa mendoni se “nuk përben ndonjë problem se pallohet gruaja” në përputhje me moden e kohës ku e majta dhe e djathta mendojnë njësoj për lirinë seksuale, pa kuptuar se liria seksuale presupozon lirinë kriminale. Ti je vetë sëmundja që kërkon të shërosh duke u ankuar për Naton që paska thënë që don të zhdukë rusët.
Eros presupozon thanatos, ka thënë Jungu tek libri “Arka e shisheve”
:laughing:

Mbasi lexon “Comédie Humaine” fillon e beson se të vetmit njerëz me të vërtetë të gjallë ndodhen aty brënda. Shoqëria e rregullt me ​​Balzakun i shndërron miqtë tanë të gjallë në hije dhe të njohurit tanë në hije hijesh - Oscar Wilde

Në bashkëkohësi thuhet dhe rreket të praktikohet e njëjta gjë me fjalë tjera: “jeta e vërtetë ndodhet në rrjet”; Wilde si pararendës i trans-humanistëve, bashkë me S. Mallarmè që rend si marathonomak transuman duke bërtitur faqendritur: “Bota është bërë që të përfundojë në një libër”.

Më parë besoja se gjithçka ishte e përbërë nga grimca (…). Në periudhën time të dytë që gjithçka ishte e bërë nga fusha (…) Në këtë të tretën, përshtypja ime është se gjithçka është e bërë nga informacioni - John Wheeler

Me këtë galop me siguri do të mendoni si përfundim se gjithçka është e bërë nga asgjëja, është hiç, kotësi e kotësisë sipas Ekleziastit.

Forma është karakteri.

Për të kuptuar përshpejtimin gazdrrasë të degradimit të njerzimit mjafton e tepron fakti se gjuha që përdorin natyrshëm virgjëreshat sot, pak kohë më parë turpëroheshin ta përdornin edhe prostitutat që flinin poshtë urës.

Nëse thua fjalë të vërteta të pa shoqeruara me aktet përkatëse, nuk je i besueshëm, nuk i mbush mendjen asnjerit, as vetes. Sakrifica i jep fjalëve aurën që i bën bindëse për çdonjërin. Fjalë e lëshuara në erë lëndojnë si marrësin ashtu edhe dhënësin, i cili mbetet bosh pas shijës së fjalëve të bukura pa gjë në trajsë si akte paraprake dhe mund të rimbushet e të rigjejë veten vetem me një fjalim tjetër me fjalë në erë; funksionon saktë si alkooli dhe droga.

Popper është i falsifikueshëm.

Ishte aq tepër lapangjoz sa arrinte të dukej burri i mirë në sy të botës.