Letër e Tonio Kröger drejtuar Lisaveta Ivanovnës

Ka dy mënyra leximi që duhen përdor sipas rastit të autorit: lexim duke lejuar dhe madje nxitur ndikimin prej shkrimit, dhe lexim në distancë sociale për tu mbrojtur nga infektimi i kolerës postmoderne. Sa më tepër kalon koha, mënyra e dytë mbetet e vetmja; është bërë për të pas zili analfabetët.

Mënyra më rentabël për tu bërë i famshëm një shkrimtar është të vrasë veten, më pas e sigurtë që do t’i shitet libri.

Të njëjtët personë që konsiderojnë hipokritë kë ja mundon për një shoqëri të virtutshme, e mbajnë veten për luftëtar të sinqeritë për një shoqëri të drejtë.

Të ashtuquajturit “të pangazhuarit” janë më keq se të militantët, të cilët, mirë a keq, të paktën veprojnë dhe bëjnë diçka konkrete, ndërsa të pangazhuarit hiqen si shpëtimtarë të botës duke i rënë me dorë. Për ta Poeti tha: guarda e passa. (se rrezik te hash ndonje cikël sperme fytyres)

Duke vënë re për të satën herë fenomenin e rëndomtë të ngjashmërisë qen-padron nëpërmjet ngjashmërisë skandaloze të së mbrapmes së një zonjë me të qenit të saj - e njëjta formë e harkuar muskujsh dhe e njëjta çapitje -, kuptova prej nga frymzohet teoria e metempsikozës.

Gregor Samsa u çua një mëngjez dhe e pa veten të shndërruar në insekt; e anasjellta nuk bën vaki kurrë sepse synohet një stad më i lartë pastërtie, e ulta synon të lartën, kurrë anasjelltas.

Ogni potere è spregevole - Paul Valéry.

Il sapere è uguale al potere - Francis Bacon.

Il sapere è uguale al potere e all’avere - i Modhi :smiley:

Ogni sentenziare è uguale al scoraggiare e al scorreggiare - i Modhi :smiley:

Përkufizimi i snobit:
I përçmonte nderimet dhe njëkohësisht i pëlqente t’i merrte që të mund t’i përçmonte.

Dikur besohej tek Krishti dhe shenjtorët, tani besohet në në artistët e mëdhenj.

Të duash jetën pa pasur Parime do të thotë të duash edhe vdekjen njëlloj, eros dhe thanatot të barazvlefshëm, dmth je i vetvrarë qoftë edhe i mbetur gjallë. Eshtë Parimi që i jep kuptim jetës dhe vdekjes.

Shumë vepra të mëdha arti i detyrohen sifilizit e tuberkulozit dikur (e gjatë lista e artistëve sifilitikë dhe veremlij para zbulimit të Salvarsan-it dhe antibiotikëve), dhe AIDS-it deri dje; paskëtaj do të dalë në pah grandioziteti i Covid për të prodhuar vepra arti të mëdha.

Ne e dijmë të gjitha potencialisht, sepse të vërtetat i kemi të gjitha brënda nesh të topitura dhe të pa vëna re, duhen të bëjnë vaki ndodhi dhe ngacmime të jashtme reale që të na bëjë të ndërgjegjshëm për to, e për të thënë rëndom: “E dija unë!” edhe për teorinë e relativitetit. Injoranca është gjumë, urtësia është zgjim nga gjumi.