Liri Valbonës! Ndëshkim dhunuesve të Ligjit!

Si Fierza ashtu dhe Komani jane te ndertuar mbi Drin, dmth marrin uje nga lumi Drin. “Rezervuari” nuk mbushet thjesht nga shiu qe bie ne ate vend por eshte liqen artificial qe krijohet nga diga qe pret lumin. Valbona derdhet ne Drin.

E kemi mesuar gjeografine e klases 7 e mbajme mend , po shiko tani qe ka dy vite pa reshje shiu si ka perfunduar vetem me prurjet e Drinit tend, HEC-et prandaj ndertohen qe te rritet eficenca e lumenjve pergjate derdhjes e jo ti lutemi zotit qe te bjere shi. Kur dalin lajmet pastaj per rritje te cmimit nga importet si i fundit 200milione euro revoltohen dynjaja . Tani ndajeni se nga hici sdo pillet elektricitet , ose mbroni Valbonen dhe hani derrin ne fature , ose ta bejme kurban ate pak natyre te eger dhe mbrojme xhepat. Dhe mish dhe peshk s’ka, po ju flisni kaluar zotrote se sjetoni ketu ndersa Edvinit ambjentalist i ka bere keq Estonia

Kete une s’e kam lexuar ne gjeografine e klases se 7-te. Ti po thua qe HEC-et qenkan te mire per lumenjte se i rrisin eficencen? Per cfare eficense e ke fjalen?

Une s’e di cfare mban mend ti por bera koment per ate qe the qe Fierza e prodhoka energjine nga rezervuari dhe qenka 100% i varur nga reshjet e shiut ndersa po te ndertohet HEC ne Valbone nuk ndikojne reshjet e shiut.

HEC-et nuk rrisin eficencen lumenjve , rrisin eficencen e shfrytezimit te lumenjve per te prodhuar energji, para se te arrijne ne hidrocentrale e medhenje.
Une thashe qe shiu ka me shume ndikim per Fierzen sesa per lumenjte nuk thashe qe varet 100% nga reshjet , po nejse nqs nuk iu ze gjumi per Valbonen mblidhni leke e ndertoni fusha me panele diellore. Mua dhe shume te tjereve ne qytete te tjera te Shqiperise sna ben aq pershtypje ndertimi HEC-eve neper rronzat e maleve sesa rritja e cmimeve n rast importi energjie.

Ketu duhet berisha more zoteri, qe te na beje me enegergji te paster nukleare. Lumenjte jane ne zane peshk

Ambjentalistet ndonjehere te cajne koken, edhe ketu ne Gjermani: qyrmyrgurin nuk e duan, energjine atomike po ashtu, po si dreqin do prodhohet elektriciteti? Vetem me solar dhe energjine e eres nuk mbahet industria. Persa i perket Estonise une e kuptoj pse ai vend e mbron shume natyren. Sepse sovjetiket e shkaterruan gjithashtu me planet e tyre fabrikante. Ne disa zona madje Estonia akoma vuan ekologjikisht, pra ka pjese te ndotura te vendit.

1 Like

Po shpjegoji Edvinit dhe gjembit qe se kuptojne qe pa HECe ketu merr fund , se nuk ke burime te tjera me qymyr e jo me me centrale berthamore. Daily Mail shkruante per Valbonen para disa ditesh pa lidhje , e dyshoj se energjia eshte aq e paster ne Britani e kudo tjeter ne Evrope prandaj thashe me siper q si pelqeu kthupit Evropa nqs shqetesohet aq shume per natyren shqiptare te hape xhepin e te ofroje grante per zgjidhje alternative ose te heshtin se sjane me ambjentalist per vete.Tani keto dy zgjidhje jane ose ta ndalojme prodhimin e energjise e ta importojme duke ia faturuar popullit ose te ndertohen Hec-et dhe te plotesohen nevojat domestike per energji. Parimisht s’besoj se ka njeri qe e simpatizon nderhyrjen ne natyre po duhen marre parasysh dhe ana tjeter e fatures financiare. Edvini thote mos te ndertojme hec po mbajme ato bizneset qe gjithashtu po e shfrytezojne natyren dhe gjenerojne hipotetikisht 7-10milione euro ne vit qe mua me duket e parealizueshme se seshte se ka ndonje industri turizmi malor aq te zhvilluar , per te mbajtur “5000” njerez ne pune denojme 2.000.000 te tjere.

Me te degjuar e kam qe TEC-i i Vlores qe u ndertua me fanfare te madhe ne kohen e Berishes po punon me kapacitet jo te plote.

HEC-et nuk rrisin eficencen lumenjve , rrisin eficencen e shfrytezimit te lumenjve per te prodhuar energji, para se te arrijne ne hidrocentrale e medhenje.

Hidrocentralet si te vegjel si te medhenj quhen HEC.

E ke kap mire stilin e bredharakut , kur ske c’te thuash ne diskutim kapu pas bishtave, Se di , pyet kapon qe eshte i shqupit si po ecen TECi berishes.

Dihet boterisht qe une e konspektoj @Br3dharaku me laps ne dore dhe marr mesime prej tij. Madje po te tregoj nje sekret vec ty po mos ja trego te tjereve: te dyja llogarite une i kam, une jam bredharaku!

Ose s’e kuptove ose e anashkalove “bishtin” pse ta thashe per TEC. Keshte qe po ta shkoqis: nese TEC ka ende kapacitet te pashfrytezuar, pse duhen ndertuar burime te reja elektrike? Besoj se te njejten logjike kishte dhe @aleko qe ndezi kete debat.

Ku e ke burimin qe thote qe TECi vlores nuk punon me kapacitet te plote apo nuk punon fare apo me thashetheme berberesh do ecim gjithmone… Une them te vi miku yne @Pjer e ti jape drejtim muhabetit se do kete shkruar ne VQ dhe per hidrocentralet e per elektricitetin. Ti a ke takat te jesh gjysma e dynjase ne peshk , bujrum

Nji gja skuptoj… pse Emigrantet qe kane braktisur atdheun, fshatin e prinderit e tyre per te pasur energji 24 ore ne oksident jane kaq te stresuar se a do buroje energjia nga lumenjte e vendit apo jo. Ne fund te fundit nuk asht tu e pi Bajlozi ujin e Lumit. Keni Merak Peshqit? Po ju sdoni me ja dit per njerezit tuaj e pyjet tuaja e zogjte tuaja po ju prishet mideja per peshqit. Mos u bani merak se nuk ka ma peshq, i keni shfaros me dinamit…

1 Like

Urbano, pavarsisht se ti e thua me shaka, per çeshtjen e energjise tek VQ ka material te bollshem, sepse pa energji nuk ka zhvillim. Pastaj, VQ-ja, eshte thjesht permbledhje e ter marerialeve te viteve 1995 deri ne vitet 2005-2009.

1 Like

Nashi keto HECe kane qene studiuar qe ne vitet 60-70te nga sektori i perspektives I institutit hidrologjik te kohes se Dulles.por edhe kamunistet qe ishin te fandaksur pas prodhimit te energjise ne vend nuk ishin kaq gung ho per ndertimin e heceve sepse duhen vene ne kandar pros and cons .ekologjistet bejne mire teshpjegojne se cfare humbet nga natyra ne valbone ,vjose e gjetke .

Ku e ke burimin qe thote qe TECi vlores nuk punon me kapacitet te plote apo nuk punon fare apo me thashetheme berberesh do ecim gjithmone…

E sheh qe i gjen burimet e lloqeve kur do , mos ma sill mua se une as se permenda TEC e Vlores , ju e sollet si alternative kundrejt HEC-eve. Tani ti japim kembeve si “Flinstones” e te ndezim llampat qe te mos merziten ambjentalistet dhe emigrantet shqupiste

Une e permenda por ti kerkove burimin se vure ne dyshim fjalen time.

po t’pergjigjem meqe m’paske permend se ti, si pjese e grupit te tallagjarve, je tipiku i dangallit qe do te flase shume edhe kur nuk ka gje per te thene.
TECi u ndertua si nje burim alternativ energjie. Nuk eshte e thene te punoje gjithmone dhe aq me pak, me kapacitet te plote. Kshuqe, kjo kapardisja se TECi punon me kapacitet te plote, reflekton faktin se burimet kryesore te energjise ne vend jane te pamjaftushme. Si vend ujor, synimi i Shqip. eshte realizimi i nevojave energjitike permes hidrocentraleve. TECi eshte aty kur keto nuk plotsojne nevojat. Ka plot arsye financiare dhe ambientaliste qe shkojne kunder perdorimit te TECeve qe punojne me nafte.

-fshire per gjuhen e perdorur.

Sepse: LIGJ
Nr. 8906, datë 6.6.2002
PËR ZONAT E MBROJTURA
Neni 6
Park kombëtar

  1. Territoret e gjera, zakonisht jo më të vogla se 1000 ha, unike për nga vlerat kombëtare dhe ndërkombëtare, një pjesë e madhe e të cilave janë ekosisteme natyrore, të ndikuara pak nga veprimtaria e njeriut, ku bimët, kafshët dhe mjedisi natyror, fizik janë të një rëndësie të veçantë shkencore dhe edukative, shpallen park kombëtar.
  2. Në parkun kombëtar zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes, ku janë të ndaluara:
    a) shfrytëzimi i tokës me teknologji intensive, me mjete dhe mënyra që shkaktojnë ndryshime rrënjësore në biodiversitet, në strukturën dhe funksionet e ekosistemeve ose që dëmtojnë në mënyrë të pandreqshme sipërfaqen e tokës;
    b) neutralizimi i mbetjeve me origjinë jashtë territorit të parkut kombëtar;
    c) shpërndarja e kafshëve dhe e bimëve jovendase, kur ato sjellin ndryshime në biodiversitetin e zonës;
    ç) riprodhimi intensiv i kafshëve të gjahut, me përjashtim të riprodhimeve shpëtuese;
    d) ndërtimi i rrugëve, autostradave, hekurudhave, zonave urbane, linjave të tensionit të lartë dhe sistemeve të naftës dhe gazit me shtrirje të gjatë;
    dh) larja dhe spërkatja e rrugëve me kimikate;
    e) mbjellja e pyjeve monokulturë;
    ë) ndezja e zjarreve jashtë vendeve e pikave të caktuara;
    f) lëvizja e mjeteve të transportit jashtë rrugëve të caktuara;
    g) gjuetia me ushqime të helmuara;
    gj) nxjerrja e mineraleve, gurëve, torfave me përjashtim të gurëve dhe rërës për mirëmbajtjen e parkut;
    h) veprimtari masive sportive, turistike, jashtë pikave të caktuara;
    i) organizimi i garave me automjete e motoçikleta.
    http://www.qbz.gov.al/doc.jsp?doc=docs/Ligj%20Nr%208906%20Datë%2006-06-2002.htm

Sepse: LIGJ
Nr. 81/2017
PËR ZONAT E MBROJTURA
Neni 16
Parku kombëtar (Kategoria II)

  1. “Park kombëtar” shpallen territoret e gjera, zakonisht jo më të vogla se 1 000 ha, unike për nga vlerat kombëtare dhe ndërkombëtare, që ruhen dhe menaxhohen për mbrojtjen e ekosistemeve, llojeve, për edukim dhe rekreacion (çlodhje e argëtim), që rregullojnë përdorimin e qëndrueshëm nga ana e njeriut të burimeve natyrore.
  2. Në “Parkun kombëtar” zbatohet shkalla e mbrojtjes mjedisore të zonës që ka si objektiv të mbajë territorin në gjendje natyrore, ku të ruhen komunitetet biotike, të resurseve gjenetike dhe llojeve për të siguruar stabilitetin ekologjik dhe diversitetin dhe ku:
    a) përjashtohet njeriu nga shfrytëzimi ose zënia me aktivitete intensive;
    b) nuk lejohet shfrytëzimi i tokës me teknologji intensive, me mjete dhe mënyra që shkaktojnë ndryshime rrënjësore në biodiversitet, në strukturën dhe funksionet e ekosistemeve ose që dëmtojnë në mënyrë të pandreqshme sipërfaqen e tokës;
    c) janë të ndaluara ndërtimi i zonave urbane, i autostradave, hekurudhave, linjave të prodhimit të energjisë, si hidrocentrale, linjave të tensionit të lartë dhe sistemeve të naftës e të gazit me shtrirje të gjatë;
    dokumente.reporter.al/docs/download_document/2650
    1 Ky ligj është përafruar pjesërisht me Direktivën e Këshillit 92/43/KEE, datë 21 maj 1992, “Për ruajtjen e habitateve natyrore dhe të florës dhe faunës së egër”, të ndryshuar”, Numri CELEX 31992L0043, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, nr. 206, datë 22.7.1992, faqe 7-50.