Lista e PD. Mungojnë figurat tradicionale

E rendesishme eshte qe Komandanti qendron dhe do te qendroje :v: :fist:

tamam stalinizem modern i kamuflum, se nuk mund te shpjegohet ndryshe ai termi qe kane thene te gjithe te perjashtuarit qe nga nik xhelili; na po dalim nga politika aktive…

I pikelluar per kundershtarin politik? Mos vdeksh o peshk per humorin. Po per PS u pikellove kur hoqen Blushin me shoke? apo atij mire ja paskan bere se ai ishte “zevzek.”

Vazhdon kryetarizmi i politikes Shqiptare, Asgje s’ka ndryshuar dhe s’ka shprese te ndryshoje. Listat i bejne kryetaret. Kryesite apo institucione te tjera as nuk pyeten fare.

Flutura Açka-Bashës: Do qeverisësh me ata që pagëzuan komunizmin

As nxjemje nuk bëhet me këtë listë…

Unë nuk i di problemet e partisë, por di se Jozefina Topalli ka qenë një opozitare e vërtetë, ndër të paktat që bënte opozitë në këto katër vite, kur të tjerër flinin. Ndër të paktat që ia ndryshoi hijen e rëndë asaj godine me sharmin e saj. E para që mundi të thyejë protokollet e ftohta dhe e hapi derën për artistë, mjekë, shkencëtarë. E vetmja që nuk u përfol në popull si ‘xhepiste’ e shtetit në pozicionin e saj.

Unë nuk di kush do të bëjë opozitë, se të bërit opozitë do edhe sharm edhe mend edhe ndershmeri, veç në paçi vendosur të bashkëqrverisni me bijtë e atyre që pagëzuan komunizmin, pa kerkuar ndjesë kurrë.

Keqardhje, PD nuk ka nevojë nxemje për në pushtet, por të marrë pushtet!!!
sikur bo bohen shume qe po e kritikojne ket listen e Bashes :confounded:

Basha ka bere mire qe ka hequr keto ishat e Pdse. Topalli asnjehere nuk ka qene luajale ndaj bashes dhe ne cdo rast e ka sulmuar ate. Ka treguar gjthemone nje lloj arrogance ndaj tij. Topalli eshte nje personazh ekstremist dhe teperkonfliktual; kritere qe i shkonin nje tjeter lidershipi.Pervec kesaj si nje ish- spiune per sigurimin ajo me shume i rendonte pd sesa i jepte. Po keshtu dhe Patozi bashke me Bregun. Njeri me i kamufluar por po aq i demshem sa tjetra asnjehere nuk e perfillen bashen si kryetar. Basha do te bente mire te largonte dhe Berishen dhe atehere do te mundej te ishte nje kryetar me duar te lira per te drejtuar. Gjithesesi eshte nje fillim . Ndoshta pas 4 vjetesh formesohet sic duhet dhe krijon nje parti me fizionomine e tij. Perpara :v::v::v:

Po sikur… pas 4 vjetesh te shkrihet me PS?

kush te tha qe e kam kundershtar politik.
Pasandej gjemb, shqupi dua s’dua eshte nje opozite ne skenen e realpolitike, do doja qe te kish te tjera qe te kishin raport me pushtetin, se kjo eshte karte e djegur, por nuk jane organizuar njerzit, populli eshte tredhur, opoziten e ka zaptuar pd, s’kam c’bej.
Brenda kesaj opozite do doja qe gjerat te permirsoheshin sadopak por shoh qe nuk ka asnje shans, te gjitha shenjat kete thone, edhe keto perjashtime. Selami, Bregu Patozi ishin nje pikenisje e mire per nje alternative te re

Jo se nuk e le maksua te ndodh :joy:.

1 Like

Me vjen shume keq per Patozin dhe Bregun po ske ci ben. Luli nuk do me i pa me sy ata qe kane me shume intelekt se ai ne PD.

1 Like

sa të jetë sali berisha gjallë ,ajo parti nuk ka për ta parë pushtetin me sy! këto katër vjet do qeverisë rama! shqipot ,po deshën të mbështesin ide të reja,që të krijohet opozita e ardhshme. nëse do mbështesin çetën për opozitë ,zgjedhjet e ardhshme do ti fitojë taulant balla me alfred pezën!

Ja cfare u ben te rinjve Lsi;ja, i kthen ne zvarraniker

Per deshtimet, te gjitha fajet i ka lulthimi.

Per zgjedhjen e listes dhe ekipit te tij, lulthimi duhet pyetur e kenaqur te gjithe rrugaqet e internetit?!

kush te tha qe e kam kundershtar politik.

Prandaj falenderova peshkun per humorin qe na sjell.

http://www.lapsi.al/lajme/2017/04/13/video-spiropali-n-delir-shqip-rin-q-ideoi-sk-nderbeu-mund-ta-b-j-vet-m-edi-rama

ai qe te shan dhe te kritikon te do, aksioma ime e preferuar. kush te kritikon nuk do te thote qe te ka kundershtar gjemb, te pakten ju ne perendim duhet ta kishit kuptuar.

Bravo Luli, me ekipin rezerve do i mundesh, aq e thjeshte eshte!

Bravo Luli se ti i shtrove edhe rruget ne Shqiperi, bere dhe rrugen e kombit!!

Luli karkaculi nuk diti te beje as dy lista zgjedhore, per shkak te tij rrezikon pd zgjedhjet pasi ka vene vetem 18 vende ne tirane por ngeli te qullosi gje ne qeveri…
Kjo tregon se sa seriozisht e ka luli qeverisjen.

na urdhero;
Një replikë pa polemikë me Astrit Patozin
Shoh një habi të madhe rretherrotull me skuadrën që Lulëzim Basha nxorri në fushë.
Mesa kuptoj jam ndër shumë të rrallët që s’jam habitur dhe thjesht habitem pse habiten të tjerët. Dikush më tha, “Kjo ishte njësoj si De Biazi të futej kundër Spanjës, me portierin e tretë, me 3 mbrojtësa të vrarë, me mesfushën me 3 goca volejbolliste plus Loro Boriçin (dmth Saliun), në sulm bjeri t’i biem dhe pa stol rezervash… Sala se bënte kurrë këtë skuadër!”. "Po çfarë lidhje ka, i thashë, Luli nuk është as De Biazi, as Saliu, që me njëri-tjetrin e kanë një gjë të përbashkët: E ndjejnë shumë kohë përpara ndeshjes, erën e gjakut të fushës së betejës!"
Lulëzim Basha nuk ka fituar asnjë betejë e nuk ka humbur asnjë betejë po ashtu, sepse në fakt, nuk ka bërë dhe nuk bën dot beteja. I mjafton t’i quajë humbjet fitore, t’i festojë me buzën vesh më vesh dhe pastaj t’ia fusë gjumit i lehtësuar që iku edhe një kokëçarje tjetër! Ai i gëzohet pushtetit si një fëmijë lodrës që i dhurojnë, po nuk i pëlqen hiç asfare puna që i kanë dhënë bashkë me pushtetin. Eshtë si ata trashëgimtarët e gabuar të froneve që i çonin mbretëritë në rrënim, duke shijuar deri në fund jetën në oazin e oborrit.
E do pushtetin si fëmija që qan e i bie këmbës, për një lodër në vitrinën e një dyqani. Po s’është në gjendje ta vrasë fort mendjen asnjë minutë, se si të administrojë dhe fuqizojë kapitalin politik e njerëzor të skuadrës së tij. E njësoj si fëmija, që të gjuan me shqelm kur i thua boll qave apo kur nuk i’a var të qarave të tij, ai e sheh skuadrën si burimin e dhimbjeve të kokës që duhet fikur, jo si burimin e fuqisë së vet që duhet rritur.
Kështu që më erdhi sinqerisht keq që Astrit Patozi, po mesa duket jo vetëm ai, as kaq s’kishin kuptuar gjithë këto vite nga natyra e liderit të tyre dhe raporti i tij me skuadrën. Po jo vetëm kaq. Astriti mbante mend që i thashë në replikën time të fundit me të në Kuvend (meqë ra fjala, ishte ndër fare të paktët që ma vinte trurin në lëvizje kur më sulmonte) nuk e di a do jesh në parlamentin e ri(?). Dhe aludonte se ndoshta, kushedi, unë kur i’a thashë atë që do t’i ndodhte, dija gjësend për fatin e tij nga bisedat e mia me Lulin për Marrëveshjen Politike! M’u dhimbs vërtet, burrë i mençur po naiv, që ende, as sot, s’e kupton sa thjeshtë funksionon Lulëzim Basha; kryetari që nuk fiton dhe nuk humbet kurrë, sepse kurrë nuk bën dot një betejë.
Gjynah Astriti, kaq vite në fushën e betejës, s’e ka marrë vesh akoma pse fëmijët i prishin pa asnjë gajle lodrat e tyre, njësoj siç trashëgimtarët e gabuar të froneve rrënojnë mbretëritë, pa e humbur gjerësinë e buzëqeshjes as ditën kur mbyllin sytë përgjithmonë.

Ik nga ajo listë Sali Berisha

Pasi krijoi të vetmen forcë të djathtë që nuk u shua nga tranzicioni në lindje të Europës, ish- komuniste, Sali Berisha u largua nga drejtimi i partisë së tij në verën e 2013-së, duke marrë për vete të gjitha përgjegjësitë e humbjes përballë ish-komunisteve shqiptarë. Sigurisht, që një deklaratë e tillë ishte një akt politik për ti hapur rrugë një drejtimi të ri të PD-së.

Dhe ky akt u lexua mjaft mirë nga dy nënkryetarët Jozefina Topalli e Astrit Patozi dhe sekretari i Përgjithshëm Ridvan Bode. Që të tre dhanë dorëheqjen nga funksionet e tyre duke mos garuar përballë Luzim Bashës, të cilin e sfidoi në mënyrë modeste Sokol Olldashi. Në mënyrë modeste edhe për faktin se baza e PD-së nuhati shijen e Sali Berishës për pasardhësin e tij.

Partia Demokratike me Lulzim Bashën kryetar, zgjodhën Këshillin Kombëtar, më pas drejtuesit e departamenteve, dhe në fund kryesinë e re. Organe që përfaqësonin një mbështetje të fortë për kryetarin e tyre të ri, por që Basha duke përvetësuar stilin e drejtimit të paraardhësit i mblodhi shumë rrallë.

Gjithsesi, protesta 90 ditore përballë zyrës së Edi Ramës tregoi se strukturat në dukje në hije, ju përgjigjen në një protestë të pashembullt të PD-së dhe opozitës shqiptare. Deri para dy netësh, kohë kur Lulzim Basha vendosi të përjashtojë kryesinë nga miratimi i listave për deputetë, por ta konkretizojë grupin e tij parlamentar në mënyre surprizë për shumëkënd.

Më shumë se ata që janë në ‘listën Basha’, lajm bënë ata që u larguan dhe ata që nuk u përfshinë në listën e kreut të PD-së.

Janë tre llojesh të përjashtuarit:

1- Ata që mbështetën Sokol Olldashin në garën për kryetar ranë ose u larguam rrugës gjatë këtyre katër viteve.

2- Ata që votuan dhe mbështetën Lulzim Bashën, pasi ishin të bindur se ish-lideri i tyre kishte preferencë anëtarin e ‘KOP’, që mundi edhe Edi Ramën në garën për Tiranën. Këta më së shumti ishin anëtarë të zgjedhur të kryesisë së PD-së së re. Por që Lulzim Basha i fshiu me një të rënë të lapsit, pa i mbledhur fare siç dhe e ka statuti i PD-së. Dhe arsye mesa duket ishte vetëm një. Basha nuk e duronte faktin që kjo pjesë e PD-së nuk e zgjodhën Bashën si Lulzim, por si zgjedhje të Sali Berishës.

3- Dhe të fundit janë ata që Basha i shikonte si sfidues real në garën e radhës brenda partisë. Më konkretisht Topalli e Patozi.
Rezultati: Lulzim Basha krijoji një listë të re e cila është larguar aq shumë nga PD e deri djeshme, sa dhe PS-ja e Fatos Nanos në ’91 nuk e bëri me PPSH-në e Ramiz Alisë. Edhe pse trashëgimia politike e partisë së Nanos ishte kriminale dhe kjo e partisë së Bashës është më së paku reformatore në tentativë.

Sjellja e Bashës ndaj PD-së që mori është shumë më radikale se e liberalit Nano ndaj PS-së që gjeti.

Kanë vetëm një ngjashmëri, Fatos Nano e më pas Edi Rama, mbajtën fort Gramoz Ruçin nga trashëgimia politike e partisë së tyre, për të ruajtur trungun fanatik të elektoratit të tyre. Djallëzisht ose jo, të njëjtën gjë bëri para dy netësh Lulzim Basha me Sali Berishën. Zhduku pjesën më të madhe të historisë së PD-së dhe duke shfrytëzuar indiferencën e Berishës ndaj drejtimit të PD-së, përfshiu thuajse tinëzisht vetëm atë në listë. Duke e trajtuar njëlloj si socialistët Fatos Nano e Edi Rama, Gramoz Ruçin. Me qëllimin e vetëm, për të mashtruar pjesën fanatike të elektoratit opozitar.

Ky është akti më hileqar që ka bërë me listat Lulzim Basha. Pasi, kurrë, po kurrë ama, PD nuk mbart trashëgiminë kriminale të Partisë së Punës. Dhe Sali Berisha nuk është një ish-kryepolic kriminel që drejtoi policinë kriminale të regjimit, por një intelektual i guximshëm që udhëhoqi shqiptarët drejt lirisë.

Prandaj Sali Berisha nuk mund të jetë pjesë e listës së “Republikës së Re”, i vetëm nga “Republika e vjetër”. Mund ta bekojë, mbështesë, por nuk mund të jetë pjesë e saj.
C.Peka.