Lista e PD. Mungojnë figurat tradicionale

Ate e di z.Basha

Cfare flet o Kapo?
Edhe une kam rezerva per listen,por pastrimi qe beri Basha duhej bere.
Ndoshta duhej te kishte kursyer Jozefinen pa per te tjeret,ju kish ardhur koha e pensionit.
Dhe mos e glorifikoni Olldashin se njesoj si Basha ka qene…dhe nuk eshte se humbi me pak vota por me 80% per Bashen dhe 20% per Olldashin,pra fitore e thelle.

Tomorr Alizoti apo djali i Fahri Balliut ne listat e PD…"

Njohës shumë i mirë i politikës së jashtme, Tomor Alizoti ka dominuar në studiot televizive sa herë është folur për marrëdhëniet e PD-së me kancelaritë e huaja dhe sjelljen e Shqipërisë nën drejtimin e Edi Ramës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Alizoti drejton Departamentin e të Përndjekurve Politikë, grup shumë i rëndësishëm për demokratët, por këto nuk kanë mjaftuar që ai të jetë kandidat për deputet.

Një ndër njerëzit që të gozhdon me elokuencën, logjikën dhe inteligjencën e tij, është Tomorr Alizoti. Të gjitha gjërat që thotë, njohuritë që ka, mënyra si e përballon debiti publik, më shton respektin për klasën nga e cila i ka rrënjët.

Babai i Tomorrit, mësoi në vend të përrallave të fëmijërisë se një gjyq special, pikërisht në vitin 1945, do t’ia dënonte gjyshin (stergjyshin e Tomorrit) me pushkatim

Babai i Tomorrit, mësoi në vend të përrallave të fëmijërisë se një gjyq special, pikërisht në vitin 1945, do t’ia dënonte gjyshin (stergjyshin e Tomorrit) me pushkatim.

Nuk e kishin kapur plumbat e skuadrës së pushkatimit ashtu si gjashtëmbëdhjetë burrat e tjerë. Atë çast, ai kishte mundur të fliste: “Sipas ligjit ndërkombëtar më falet jeta…”

I kthehen duke i thënë: “Komunistët nuk njohin ligje…” dhe e gjuajnë me plumb pas koke.
Sa herë janë përsëritur këto fjalë: Komunistët nuk njohin ligje! Sa njerëz u zhdukën pas kësaj fjale!

Babai i Tomorrit nuk kujtoi dot a i thirrën ndonjëherë “gjysh” atij burri të mençur që ishte shkolluar në Turqi.

As kur i dënuan me varje, gjyshin, Riza Fejzi Alizoti, inxhinier nafte, Tomorri nuk kishte ardhur në jetë. Fisit të Alizotëve u kanë munguar gjithë jetën përqafimet e përkëdheljet e prindërve, por mbi të gjitha, u mungoi liria.

Gjyshja e Tomorrit, Vera Alizoti (Ypi), u end nëpër internime, derisa dha shpirt ne Kryevidh te Kavajës në vitin 1970, pa mundur të bëjë paraqitjen e radhës te operativi. Ishte vetëm 46 vjeç kur u nda nga jeta prej një sëmundjeje të rëndë, pa mjekim dhe pa ndihmë, e përzënë nga spitali me varrën hapur. Sepse ishte e internuar.

Fejzi Alizoti, babai i Tomorrit e kaloi gjithë jetën në internim dhe në burgjet e Spaçit Qaf-Barrit.

Mjafton të shfletosh librin për stërgjyshin, që qe pjesë e historisë së Pamvarësisë Shqiptare e të bindesh përfundimisht se E djathta, do qe e shpërblyer dhe krenare përballë qindra ish të përndjekurve, sikur të kishte një deputet si Tomorr Alizoti.

Por ai nuk e ka kaluar pragun e servilizmit, të ortakërisë së llumit, të rryshfetit politik. Ketu mbaron legjenda e idealit.

Në vend të tij, konkurron me fuqi të plotë… djali Fahri Balliut dhe ca të tjerë si ai.

Nuk kam asgjë për të thënë për këtë të fundit

1 Like

Kishte ardhur koha qe Basha te bente nje pastrim ne listen e deputeteve te PDse, por ato figura mund ti perdore ne vende te tjera qeverisese ne rast se fiton zgjedhjet. Ne fund te fundit, aksioni politik i Bashes, nuk u mbeshtet plotesisht prej tyre dhe udheheqesi ka nevoje ta mbeshtesesh jo ta kryqezosh me kritika. Po ashtu Basha e fitoi ate beteje, morrii cfare deshi nga Rama dhe ja hoqi Metes rolin e kingmakers pa folur qe aleanca e qelbesirave eshte shkermoqur. Paralamenti i ri, qofte dhe sikur Rama te fitoj 71 deputete, do jete i pamanaxhueshem prej tij dhe nuk do kete me Breg e Selamra te bashkojne voten me Ramen sa here ti duhet atij. Rezultati do jete qe 6 muaj me pas, e shumta 1 vit do kemi zgjedhje te reja ku Rama humbet thelle.

1 Like

" …Pasi, kurrë, po kurrë ama, PD nuk mbart trashëgiminë kriminale të Partisë së Punës. Dhe Sali Berisha nuk është një ish-kryepolic kriminel që drejtoi policinë kriminale të regjimit, por një intelektual i guximshëm që udhëhoqi shqiptarët drejt lirisë.

Prandaj Sali Berisha nuk mund të jetë pjesë e listës së “Republikës së Re”, i vetëm nga “Republika e vjetër”. Mund ta bekojë, mbështesë, por nuk mund të jetë pjesë e saj.
C.Peka…"

Uueee, ç’budallenj mban media shqiptare, ose paguhen per te shkruar budalliqe te tilla.

njerezit diskutojne listat. problemi i vertete eshte Basha.
cfaredo liste qe te bente, basha eshte i paafte te udheheqe nje opozite, dhe akoma me i paafte te menaxhoje pushtetin.

basha nuk ben as per drejtor shkolle fshati.

Pas Elbasanit Bashës i tërhiqet një tjetër kandidat nga Berati

‘Miq dhe dashamires,
Falenderimi im qendron per te gjithe ju qe s’keni rreshtur me deshiren e mire per te me uruar, me pretendimin e madh per te qene pjese e zgjidhjes se atyre ceshtjeve qe deri sot i kemi bere nga jashte dhe neser e tutje mund ti benim nga brenda. Por, fati ne Shqiperi ende nuk vazhdon te jete me njerezit e dijes, megjithese guxuam te ishim pjese e politikave per mbrojtjen e te pambrojturve dhe jo pjese e politikave per te bere biznes. Do e falja nje figure politike para njerezve te mendimit, por s’mund te vazhdojme me me ata qe e shohin parlamentin si vend per ti dhene pune vetes dhe jo te tjereve, si vend qe rrisin bizneset dhe fitojne, packa qe te tjeret humbasin. Ne keto kushte, as nuk e gjej dhe as nuk e krahasoj veten, ndaj vendosa te terhiqesha zyrtarisht nga kjo gare. Me shprese se kohe me te mira do te vijne, uroj qe zgjedhjet dhe parlamenti i ri te eci mbare !
Me respekt
Sazan Guri”/ …po Sazani cpati apo mor amon

Kryetari i degës së PD Shkoder tërhiqet nga lista e Bashës …boy oh boy

Një tjetër kandidat i Partisë Demokratike është tërhequr nga gara e 25 qershorit. Bëhet fjalë për kandidatin e kreut të PD Shkodër, Ramiz Çobaj.

Çobaj renditej i treti në listën e Shkodrës, ndërsa e ka cilësuar fyerje këtë, duke u tërhequr.
“Jam i fyer nga renditja në lsitën e kandidatëve”, mësohet të ketë thënë Çobaj.

Kte e ka detyru gruja kapo , goce Anetari Biroje te atehershme.

Të gezojme Baftjarin
Me raki Skrapari
Të gezojme Baftjarin
Se esht djal persembari

https://www.youtube.com/watch?v=0_PMpkkioV8

dmth. permbush kushtin kryesor per karrier politike ne AL.

1 Like

" …Çobaj renditej i treti në listën e Shkodrës, ndërsa e ka cilësuar fyerje këtë, duke u tërhequr.
“Jam i fyer nga renditja në lsitën e kandidatëve”, mësohet të ketë thënë Çobaj…"

Po ç’eshte ky sindrom qe i ka kapur shqiptaret, iu paska ikur truri fare. Di gjo njeri sa eshte tempratura atje.

Shqiptaret jane popull shume emocional dhe ju pelqen shume te jene protagonista. Kjo e dyta eshte arsyeja e tkurjes se pd-se, te pakenaqurit e saj, qe shtohen cdo mandat, sepse mendojne qe ata e meritojne te jene te paret, i heqin pdse nje elektorat te caktuar, ne zonat ku ata kane influence. Kesaj i shtohen dhe largimet e njerezve jashte vendit nga varferià duke sjelle nje rrjedhje masive vote. Nga ana tjeter psja, humbet vota nga vdekja e te moshuarve, qe perben bazen kryesore te elektoratit te saj si dhe nga fraksionimi i partise, qe buron nga pakenaqesite per ndarjen e tortes se vjedhjes dhe natyrisht protagonizmi dhe emocionalizmi.

1 Like

Rama 10 dite para dhe pas marreveshjes, perkatesisht kur mendoi se pdja nuk hynte dhe tani qe ajo do hyje ne zgjedhje:

PARA

I tejkaluam premtimet …

PAS

Nuk i kemi bërë të gjitha gjërat që premtuam, tha Rama në Peqin, por ju kemi dhënë prova që mund t’i bëjmë: “Unë e di që ka akoma më shumë për të bërë, por ama, në 44 muaj nuk mund të bëhet gjithçka që nuk u bë në çerek shekulli.

Listat e deputeteve te PDse jane turp per nje parti te djathte. Ku jane te perndjekurit politik, ish studentet e dhjetorit, idealistet demokrat qe kontribuan ne vite… Vihet ne lista djali Fahri Balliut, Dash Skafisti ne Vlore dhe Nard Ndoka… Si ish i perndjekur vota ime kete here shkon per Sfiden Shqiptare. PDja sic talli lesht 25 vjet po vazhdon klientelizmin dhe pazaret me pushtetin. Nuk e kuptoj cfare dhe ke perfaqeson me kjo parti.

Vota jote nuk ka shkuar asnjehere per pd-ne, sepse dhe nese ke qene i perndjekur ti ose yt ate keni qene spiuna.

Në këto kushte kam detyrimin t’iu them antikomunistëve te përndjekur politikë kudo qe ndodhen qe kemi dështuar ne këtë përpjekje të parë për te mbërritur tek përfaqësimi parlamentar i drejtpërdrejt me njerëz te përzgjedhur nga ne gjë qe me heq te drejtën morale te orientoj votën e tyre . Beni fare te doni me te por ju përgjërohem mos e çoni te persekutorët tanë dhe bashkëpunëtorët e tyre ne cilëndo parti qofshin ato .

Kryetar i Shoqatës Antikomuniste te ish te Përndjekurve Politikë te Shqipërisë

Kapo, po ç’ke a derzi qe u lodhe per PD :grin: jepja voten partise se ish te perndjekurve, qe eshte ngritur tani keto muajt e fundit. E drejton çuni i Kurt Koles. Nuk e di se ku e kane seline.

Pjer, a mos po kerkon qe te copezohet vota e demokrateve, ne favor te sicilisteve?

Quhet sindromi I ftoftjes kombetare ne tajare.:smile: