Marksi nuk e kishte të zhdrejtë (Pjesë e katërt)

Sot ekonomia është bërë një besim, një fe. Pra duhet me u bë ateistë të ekonomisë - Serge Latouche

Shkrimi më poshtë është një fragment shënimesh të mbajtura nga Walter Benjamin në vitin 1921 për të kundështuar tezën e Max Weber në librin e tij Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit (1905). Në këtë libër Weber tregonte se “shpirti” i kapitalizmit, dmth lavdërimi i punës në vetvete, ka të bëjë me etikën e fesë protestante, me fjalë të tjera që kapitalizmi paraqet një shekullarizim të fesë protestante. Benjamin e çon në skaje fenomenin, sipas tij krishtërimi është transformuar në kapitalizëm.

Kodi që sqaron këtë fenomen është termi në gjermanisht “schuld” që ka kuptim të dyfishtë, njëkohësisht “faj” dhe “borxh” (hua); ndjenja e fajit është njësoj me të ndjerët në borxh. Pra nëse krishtërimi operon me ndjenjën e fajit (ndjenjën e mëkatit), kapitalizmi operon me ndjenjën e huasë (kredisë; creditum=besë, jap besim - term tjetër fetar). Huaja nuk është gjë tjeter veçse shekullarizim, ose me saktë materializim, i mëkatit të hershëm origjinal. Shkurt muhabeti, meqë feja e krishtërë nuk na bëri zengjin në shlyerjen e mëkatit origjinal, atëherë u shekullarizua duke u trasformuar në fenë kapitaliste, e cila nga ana e saj, për vetë natyrën e saj të shekullarizuar, nuk premton shlyrjen e borxhit/fajit, përkundrazi. Deri këtu llafos fragmenti i shënimeve. Për më tej nënkuptohet se ambicja dhe shpresa e Benjamin mbetet feja e komunizmit, e cila është një trasformim tjetër i fesë së krishtere si anë tjetër e medaljes, premtimi për shlyerjen e borxhit/fajit (edhe atij publik), pra shlyerjen e mëkatit origjinal.

Në shkrim përmenden treshja e famshme: Marks, Frojd dhe Niçe, dhe se ky i fundit përmënd dykuptimësinë e termit gjerman Schuld=faj/borxh në veprën e tij Gjenealogjia e Moralit (1887). Por gjithçka ishte përmendur më parë nga Marksi tek Kapitali (1867), ku në një kapitull të tërë luhet me dykuptimësinë në fjalë, përveç kësaj Marksi jep diagnozën e trasformimit të kapitalizmit në fenomen fetar, dhe, duke paraprirë Weber, vë në qëndër të këtij trasformimi zotin e krishterë. Por ajo që është tejet e veçantë dhe kundërrymës si ide e shkrimit: Marks, Frojd dhe Niçe trajtohen si kryepriftërinj të kultit kapitalist, si korifej të tij, dhe jo si kundështarë të kapitalizmit, si rëndom konsideruar.

Si përfundim triniteti i shenjtë Marks, Niçe dhe Frojd, jo rastësisht vënë bashkë edhe nga Paul Ricoeur që i quan “mjeshtërit e dyshimit”, janë personazhë të providencës (negative si ateiste radikalë) që paralajmërojnë Fundin e Kohëve, Apokalipsin si paraprirës të ardhjes së personazheve të providencës pozitive.

E mira paskëtaj të keqes vjen.


Kapitalizmi si fe

Kapitalizmi duhet parë si fe, dmth kapitalizmi shërben kryesisht si qetësim i po atyre shqetësimeve, anktheve e trazimeve që kohë më parë i jipnin përgjigje të ashtuquajturat fe. Prova e kësaj strukture fetare të kapitalizmit - jo vetëm si ndërtim i kushtëzuar nga feja, siç mendonte Weber, por si fenomen thelbësisht fetar - do të çonte ende sot në qorrsokakun e një polemike universale pa krye e pa bisht. Nuk mund të thurim rrjetën në të cilën ndodhemi. Sidoqoftë, për këtë vetëm në të ardhmen mund të krijohet një vizion i të përgjithshmes.

Megjithkëtë, tani për tani mund të njihen tri karakteristika të strukturës fetare të kapitalizmit. Së pari, kapitalizmi është një fe e kulluar kulti, ndoshta më i skajshmi i bërë vaki ndonjëherë. Gjithçka e tij merr kuptim vetëm në marrëdhënie të drejtpërdrejtë me kultin; ai nuk paraqet asnjë dogmatikë të veçantë, asnjë teologji. Utilitarismi fiton, në këtë pikëpamje, ngjyrimin e tij fetar. Ky konkretizim i kultit lidhet me një karakteristikë të dytë të kapitalizmit: kohëzgjatja e përhershme e kultit. Kapitalizmi është kremtimi i kultit sans rêve et sans merci (frengjisht: pa endërr dhe pa mëshirë). Nuk ekzistojnë “ditë pushimi”, nuk ka ditë që nuk është ditë feste në kuptimin e tmerrshëm të tërë salltaneteve të shenjta, të zellit të skajshëm të adhuruesit. Së treti është kult që pjell faj/borxh. Kapitalizmi është ndoshta, rasti i vetëm i një kulti që nuk shlyen mëkatin, por pjell fajin/borxhin. Me këtë ky sistem fetar bie në vorbullën e një lëvizje të frikëshme. Një vetëdijë faji stërmadhe, që nuk di si të shlyejë mëkatin, kapet mbas kultit, jo që të shlyejë fajin/borxhin, por që ta bëjë universal, për ta rrasur forcërisht në vetëdijë, dhe mbi të gjitha, të ngërthejë vetë Zotin në këtë faj/borxh, me qëllim që Ai vetë të jetë i interesuar për ta shlyer. Kjo shlyerje nuk duhet pritur nga kulti, as nga reformimi i kësaj feje (e cila duhet të mbahet pas diçkaje të sigurtë në vete) e as nga mohimi i saj. Esenca e kësaj lëvizjeje fetare - kapitalizmi pra - kërkon këmbëngulje deri në fund, deri në fajësimin/borxhimin përfundimtar dhe tërësor të Zotit, deri në arritjen e një situate dëshpërimi kozmik në të cilin akoma shpresohet. Këtu qëndron karakteri paprecedent i kapitalizmit: që feja nuk është më reformimi i qenies, por shkatërrimi tërësisht i saj. Shpërhapja e dëshpërimit si kusht fetar kozmik nga i cili pritet shëlbimi. Transhendenca e Zotit ka marrë fund. Mirëpo Ai nuk ka vdekur, është trupëzuar në fatin njerëzor. Ky kalim i planetit Njeri përmes shtëpisë së dëshpërimit, në vetminë absolute të trajektores së tij, është etosi që përcakton Niçja. Ky njeri është Übermensch, i pari që filloi të përmbushë me vetëdijë fenë e kapitalizmit. Karakteristika e katërt e kapitalizmit është që Zoti i tij duhet të jetë i fshehur, që nuk mund t’i drejtohemi Atij vetëm se në zenit të fajësisë/borxhit së Tij. Kulti kremtohet përpara një hyjnie akoma të pa arrirë, çdo paraqitje, çdo mendim drejtuar kësaj hyjnije cënon sekretin e pjekurisë së saj.

Edhe teoria frojdiane i përket po ashtu sundimit priftëror të këtij kulti. Si konceptim është krejtësisht kapitaliste. Për një analogji të thellë, e cila akoma ka nevojë të ndriçohet, ndrydhja, paraqitja e mëkatit, është kapitali, për të cilin ferri i pavetëdijës paguan kamatën.

Lloji i të menduarit fetar kapitalist gjendet në një shprehje të madhërishme të filozofisë së Niçes. Mendimi i Übermensch çvendos “hovjen” apokaliptike jo në konvertim, në shlyerje faji, në purifikim apo pendesë, por në një fuqizim në dukje të vazhdueshëm, por që në fund shpërthen në pavazhdueshmëri. Prandaj fuqizimi dhe zhvillimi në kuptimin e “non facit saltum” janë të papërputhshëm. Übermensch është njeriu historik që e ka mbërritur synimin pa ndryshuar udhën e tij, mbasi është rritur duke përshkuar qiellin. Niçeja ka paragjykuar këtë shpërthim të qiellit nëpërmjet fuqizimit të njerzores, që është dhe mbetet (edhe për Niçen) fajsim/borxh fetar. Po njësoj për Marksin: kapitalizmi, që nuk ndryshon kurs, shndërrohet në socializëm nëpërmjet kamatave të thjeshta e të përbëra, të cilat janë në funksion të borxhit/fajit (të vihet re dykuptimësia djallëzore e kësaj fjale).

Kapitalizmi është kult i kulluar fetar, pa dogmë.

Kapitalizmi është zhvilluar në perëndim si parazit i krishterimit - kjo vlen jo vetëm në rastin e kalvinizmit, por edhe për rrymat e tjera ortodokse të krishtera -, në mënyrë të tillë që në plan të fundit, historia e krishterimit është në thelb historia e parazitit të saj: kapitalizmit.

Krahasim midis ikonografive të shenjtë të feve të ndryshme nga njëra anë, e nga ana tjetër kartëmonedha të vendeve të ndryshme. Shpirti që flet nga stolitë e kartëmonedhave.
(…)
Krishterimi i epokës së Reformës nuk inkurajoi lindjen e kapitalizmit, por u shndërrua vetë në kapitalizëm.
(…)

FUND
(botohet me ca shkurtime, janë hequr referenca librash dhe disa fraza të reduktuara në shënime në dukje pa kuptim, e që vlejnë vetëm për studjuesit)


pjesën e mëparshme e gjeni këtu

Po të ishte puna e mirë, ateherë punonte edhe mbreti – populli i të Modhit :smiley:

Po pikepamja se kapitalizmi eshte product I revolucionit industrial ,ie shpikja e Makines me avull e James watt qe solli prodhimin e madh kapitalist e si pasoje cgardhimin unifikimin e komb eve etj

Kjo eshte pikpamje klasike iluministe e librave te shkolles, e kam fjalen e librave te shkolles te kohes se qepes, se tani nuk e di si jane shkruar. Po ma merr mendja qe po nje pune eshte, nuk ma ha mendja qe librat e shkolles trajtojne pikpamje providenciale per boten. Ndryshe kemi arritur shelbimin.

Edhe kjo pikpamje eshte e vertete, legjitime dhe me vlere ne nivelin e saj. Ne pergjithsi nuk ka pikpamje te gabuara, siç zakonisht futen ne grindje njerzit ose studjuesit. Ka vetem pika pamjesh te ndryshme si nivel. Problemi eshte te gjendet pika e pamjes ne nivel me te larte qe jep vizionin e te teres dhe justifikon dhe legjitimin te gjitha pikat e pamjes. Njekohesisht jep edhe pamjen e plote.

Sot ne mengjez po shifsha nga penxherja, ne parkimin perballe, nisjen mengjezore ne pune te sklleverve “1000 euro” (gjysma e tyre jane i çik me teper: “1000 euro + permesso di soggiorno”). Ka ndrruar krejt dizajni i njerzimit si fizik dhe veshje, kjo duket sidomos tek grate, te cilat kane nje dizajn kitinor insektesh, si kembe karkaleci me ca si tuta ngjit mbi lekure siper xhungash dhe gungash te formuara artificialisht ne palestra dhe gelltitje kimikatesh kulturiste. Nuk merret vesh se ku eshte veshja, ku lekura, ku mishi e ku kockat, jane bere nje te gjitha funksionet, tamam karkalece. Mjere penisi ço tu heq!

Dje naten vone dizajni akoma me keq, nje samertajm epshore, qyteti bosh, vetem neper bare mizeri te rinjsh llapllapllap gjithe zhurme si per te kompesuar vdekjen e qytetit. Me te kap frika sikur kishte ardhe lugati, dizajn eros dhe thanatos, seks dhe vdekje.

“… se Teatri zotrie …” “… se Referendumi zotrie …”

Pervec ndryshimit te emertimit nga skllever ne qytetare ka ndryshuar dhe realiteti prandaj nuk jemi me skllever realisht e jo vetem si emer.
Mendoj qe ka dy faza skllaverimi. E para detyrim me dhune per te punuar dhe e dyta detyrim me nevojen e te ushqyerit.
Sot asnjera nga keto nuk perben detyrim per te punuar.

Une (dhe kush ka shkruar sa me poshte) do te arsyetoja ndryshe:

Problemi, për fat të keq, është se sot kredine shkojmë e kërkojmë veçanërisht tek bankat, besimi është në paratë që duket se mund të blejnë gjithçka. Kapitalizmi i tanishëm, i cili është mbi të gjitha financiar, dhe të tij janë bankat si organi kryesor, funksionon pikërisht me kredi, dmth në besim, të cilin njerëzit janë të gatshëm t’u atribuojnë atyre. Këtë kërkon të thotë Benjamin: bankat me zyrtarët e tyre, tashmë kanë zënë vendin e Kishave dhe shërbenjësve të tyre, dhe, duke qeverisur kredinë, manipulojnë dhe përdorin shpresat e burrave dhe grave të kohës sonë. Krejt pa kuptuar, shoqëria jonë, të cilës i duket vetja se është laike dhe racionale, po i shet shpirtrat dhe trupat e saj fesë më mistifikuese dhe më irracionale. Dhe kjo, edhe pse akoma nuk kuptohet, është çështje antropologjike e së tashmes, është një problem jo vetëm politik, por edhe fetar. Puna është faj. Në fakt, tema e fajit nuk ka të bëjë vetëm me gjendjen e borxhit progresiv të qenies njerëzore. Jo vetëm ndjehemi në faj, sepse, duke mos pasur paratë e nevojshme për të pasur stilin e jetesës të propoganduar nga mediat, biem në borxh, por faji përfshin edhe dimensionin e punës. Shoqëria e sotme, e kompjuterizimit dhe delokalizimit, është shoqëri në të cilën puna është gjithnjë e më e fragmentuar, ridimensionuar, pluhurizuar, por, edhe pse gjithnjë më e pakët, puna vazhdon të konsiderohet si vlerë. Atëherë ndehesh fajtor, sepse punohet pak ose punohet shumë, për shkak se nuk ka punë dhe kështu je i varur nga të tjerët, ose për shkak se vazhdohet të punohet duke i hequr mundësinë e punësimit të rinjve. Dhe kështu me radhë. Jo rastësisht debati mbi propozimin për një të ardhur bazë të pakushtëzuar dhe universale vazhdon të rri pezull në qiellijt e utopisë. Dhe jo vetëm. Ja vlen të sillet në mendje se tani puna në shumicën e rasteve është “e përkohëshme” (prekare), që edhe fjala “precario” vjen nga një kontekst fetar: origjinali latin precarius do të thotë: “arritur prej lutjes, dhënë prej hirit”, duke përcaktuar kështu punën në termat e përkohshmërisë, paqëndrueshmërisë, pasigurisë – një gjëndje e mbajtur me leje, i lejuar përkohësisht mbasi bëhet lutje, pa garanci ose pa të drejtë pune të përhershme. Punonjësi i përkohshëm (por me ndryshimet që po ndodhin në marrëdhëniet e punës pak a shumë të gjithë jemi duke u transformuar në të përkohëshëm!) është një subjekt pa të drejta, i detyruar për t’u bërë fleksibël për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut, dhe potencialisht fajtor si i mënjëanuar nga mjedisi i punës.

Nuk do e quaja detyrim. Ske.detyrim as ta marresh kredine dhe as ta paguash. Nese nuk e paguan ste detyrojne me.dhune. Ke plot mundesi jetese. Shoqeria sot na ka dhene informacione mjaftueshem dhe liri.

Ashtu eshte, tani mund te jetosh i lire edhe poshte ures dhe nuk te denon njeri per vagabondazh si ne kohe te Enverit. Ky çifti ta provoje te jetoje poshte ures, e nuk do ta detyroje njeri te marre kredi per shtepi, makinene, instalime dhembesh ne noflla, per tu ngroh ti fusin duret njeri tjetrit, per uje te pijne ujet e Lanes ku kane shurruar bankieret dhe kreditoret, per te ngrene kazanet e plehrave te cepi pallatit ku lujne kalamojte e shkalles pallatit duke dhene informacion te bollshem per ekonomine moderne.

Po flet fiks si viktime e ketej sistemi. Harron qe ka shum pak kohe ne krahasim me pjesen tjeter ku kemi jetuar si ata ne video.
Keta pikerisht per ti ikur urave lanes dhe shurres se bankiereve kane vepruar ashtu.

Nuk besoj se ti nuk kupton se ketu po flitet per nje sistem te tere tani ne dimension planetar, e jo per dy apo dhjetmije vete qe zderhallen ne maje te pemeve ne xhungel si majmunet ose poshte ures se Lanes, por nuk ke menyre tjeter per te dhjere muhabetin “… se komunistet zotrie …”, perveç sa ta besh poshte ures se Lanes.

Deshmi e qarte se deshtimi i krishterimit pjell dy sisteme fetare pa Zot: kapitalizmin (siç mendon Benjamin) dhe komunizmin (siç mendon psh Solzenicin), eshte se mbas vitit 1989 asgjesohen krejtesisht partite kryesore qe formonin sistemin bipolar ne Itali: Partia Komuniste qe mbronte BS dhe Partia Demokristiane qe mbronte USA, dmth kapitalizmin. U kry bace!

Ti as vete nuk e di cfare kerkon.

ankohesh per kete sistem
perbuz ata qe rebelohen ndaj sistemit
Gzur pra

Un ankohem per kete sistem, sepse edhe rebelet i sherbejne ketij sistemi, biles ky sistem jeton me idiotsine e rebeleve, servilet ngamprapakomuniste si puna jote as i prishin as i ndreqin pune. Kete kerkon te thote shkrimi qe ti i ke lexuar vetem titullin. Nuk u be bytha jote te jete me rebel se Marksi, Frojdi dhe Niçja qe jane rebele qe nuk dijne çfar kerkojne, gzuar pra.

Kjo femna rebele gjuan me nje pushke Remington fringo qe ja ka bere sistemi, edhe TV ku del ne resme ja ka bere taze sistemi qe ka nevoje qe ndonjeri te kete iluzionin se eshte jasht pallimit universal. Me iluzionin e kesaj dhe te rebeleve te llojit te saj jetojne te palluarit qe ngrihen ne 5 te mengjezit per te prodhuar arme, mbasi kane pare rebele gzuar pra ne TV me syte zgurdullu si dac deri ne te gdhire.

Nuk e ke vene re se komunistet rebele te blogut jane tifoze filmash si Zhizheku?

Ka njerez qe jane me rrebele se marksi froidi etj.
Ka rrebelime me ekstreme dhe me te sofistikuara se sa te shkruash shprehje filozofike ne darke para se te flesh.

Nuk u bo as bytha ktij Boy te jete me rebel se Marksi!

Nuk ka rebelizem ne vlersimin e madhesise se rebelizmit, ka vlesim objektiv te vleres se madhesise se rebelizmit. Objektivisht vetem krishterimi matet me marksizmin si levizje madhore historike rebele qe e kane ndjekur masat punonjese.

Kurse me vlersime subjektive te gjithe jane rebele t’mdhej, e me te mdhejte e me te mdhejve jane kalamojt e shkalles pallatit qe hodhen komunizmin per toke bashke me xhaxhi perderastit gjerman me Benc.

ktu ke i konge per kalamojt rebele t’mdhej gzuar pra:

Do doja ta njihje veten e ta kuptoje se sa nivel medioker te bisedes ke. Dhe me e keqja eshte kur perpiqet te sofistikohet mediokriteti.
Te krahasosh marksizmin e deshtuar qe vriste miliona nga uria, qe shnderroi njerezit ne kanibale ne rusi etje me breatharianism-in i cili eshte gjendja me.e perkryer e njeriut qe ti debil autik as nuk e kupton dot sado qe ta shpjegoj, me ben te urrej veten qe ndaj te njejtin ajer me ty.