Marksi nuk e kishte të zhdrejtë (Pjesë e tretë)

Revolucioni anuloi kryqin dhe instauroi karamanjollën - i Modhi :smiley:

Lidhja e mohuar rëndom në demokracinë laike - ndonjëherë edhe juridikisht - midis fesë dhe politikës, çuditërisht spikat më qartë sa s’bëhet në fjalën e një laiku të skajshëm ateist, komunistit hebre Daniel Bensaïd. E për më tepër kjo fjalë thënë lidhur më çastin historik të lindjes zyrtare të laicitetit, dmth konceptimit të politikës nëpërmjet ekzekutimit të fesë.
Dëshmi kjo që, kështu si është bota, e vërteta shfaqet qartë vetëm në skaje; mohimi i skajshëm pohon atë që mohon.

…, ekzekutimi i mbretit, kryengritja e 31 majit 1793, themelon qëndrueshëm përfaqësimin republikan. Përkundrejt fanatizmave fetarë ose nacionalizmave etnikë, parapëlqehen virtytet e “modelit francez”. Fakti që ekziston një koncept i sekularizmit, i nënshtetësisë lidhur me të drejtën e tokës, i legjitimitetit të të drejtave sociale. Kjo traditë e gjallë nuk mund të përfytyrohet pa radikalizmin e Vitit 1 ku bën pjesë mbretvrasja. Sepse nuk bëhej fjalë vetëm për t’i këputur kokën një njeriu, por shumë më tepër, për të këputur tërë lidhjen me transhendencën hyjnore e për të krijuar një sovranitet popullor që nuk i detyrohet asgjëje tjetër përveç vetes. Guxim i tepruar që e bën mbretvrasjen një zotvrasje si burim të sekularizmit tonë. Dëshmitar i 21 janarit, Restif e tha këtë në mënyrën që pason: "Ishte vetëm një njeri? Ashtu qoftë, por ky njeri kishte një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me të gjithë individët e Francës; seicili shihte tek ai një lidhje intime; një njeri emri i të cilit oshëtinte pa pushim në vesh; në emër të të të cilit përgjatë shumë kohësh ishte bërë gjithçka e mirë dhe e keqe! Vërtet nuk ishte tjetër veçse një njeri, por ishte pikëmbledhja e njëzet e katër milionë njerëzve! Ja përse habia ishte universale!”. Nëpërmjet trupit të mbretit, vëren Michael Walzer, Zoti u përjashtua nga sistemi ynë i përfaqësimit politik.
(…)
Sepse gjykimi i Louis Capet nuk u mor lehtë. Dhe debatet e Konventës për këtë çështje përbëjnë një burim arsimor të reflektimit mbi pushtetin dhe drejtësinë. Në këtë rast logjika e Robespierit dhe Saint-Just është më koherentja. Për ta ishte çështje dënimi dhe jo gjykimi. Çdo i akuzuar paraquhet i pafajshëm. Tani, faji i mbretit nuk varet nga grindjet e pallatit. Ajo rrjedh direkt nga kryengritja e 10 gushtit. Ekzekutimi i tij do të ishte, në të njëjtën kohë, veçse epilogu që ndante dy legjitimitete rreptësisht të papajtueshme. Insitutet e sondazheve shkrihen nga lezeti duke pyetur: "A ishte Luigji XVI fajtor?” Gabim gjyqësor? Disa nxjerrin dëshmitë e tyre: letrat, dollapi metalik, të shtënat e Champ de Mars, ikja në Varennes … . Sipas kritereve të sotëm, padyshim është rast tradhëtie të lartë dhe bashkëpunimi me armikun etj. Por problemi nuk është këtu. Capet nuk e fliste dhe nuk mund ta kuptonte këtë gjuhë. Aty ku modernët shohin tradhëti ose pabesi, për të nuk kishte veçse solidaritet dinastik. Pra, ai ishte në thelb fajtor sepse ishte mbret. Çdo gjyq do ta gjykonte me fjalë dhe vlera që nuk ishin të tijat. Duke e trajtuar atë jo si mbret, por si një qytetar i thjeshtë, ai bëhej thjeshtë një viktimë e pushtetit. Robespieri e kishte kuptuar këtë gjë, prandaj sfidonte organizimin e një gjyqi si jurist i preokupuar që të mos përzjehen gjini dhe të mos ndryshohen forma.

http://danielbensaid.org/Ni-Roi-ni-Dieu-ni-maitre?lang=fr

Siç vëren Ranciere, “pjesëtarët e trupit politik nuk janë me të (mbretin) në një konflikt legjitimiteti, por vetëm në një marrëdhënie lufte”. Despot apo tiran, ai është literalisht “i jashtëligjshëm” dhe mbretvrasja është, në solemnitetin e saj, “vdekje e pashlyeshme” e një legjimiteti të thyer. Sipas Saint-Just, Luigji duhet të gjykohet jo për krimet e tij, por vetëm se ka qenë mbret. Sepse nuk mund të “mbretërohet pa dashje” dhe mbretërimi përbën në vetvete një “krim të përjetshëm” kundër të cilit çdo njeri ka të drejtën të rrokë armët.
(…)
Mbretvrasja është një akt simbolik themelues po aq sa një akt politik. Bëhet fjalë, tha Mailhe në raportin e tij, për të ditur “nëse një monark është një zot që i duhen bekuar goditjet, apo një njeri të pabërat e të cilit duhet të ndëshkohen”. Alternativa ishte pak si tepër e shkurtër. Tashmë njihet përgjigja e Saint-Just: as njëra as tjetra, dhe pikërisht për këtë arsye ai duhet të vdesë. Mailhe pohonte se “personi i mbretit është i pacënueshëm dhe i shenjtë”, duke pranuar vetëm se pacënueshmëria e tij kishte marrë fund me Kushtetutën. Montagnard thotë praktikisht të kundërtën: personi i mbretit duhet të desakralizohet nga ekzekutimi. Kjo domethënie simbolike është e qartë në fjalimin e shumë mbretvrasësve konvencionalë si Lazhandri: “Duke e prerë këtë kokë ne skalisim mbretërit”. Për Robespierin, desakralizimi i monarkisë i jep si transferim një dimension pothuajse fetar vendimit të kuvendit: "Ka forma të shenjta që nuk janë ato të bangos së gjyqit”. Barere më në fund përcakton mbretvrasjen krejtësisht si vijë ndarëse midis parahistorisë barbare dhe historisë njerëzore, si data e vërtetë e lindjes së epokës së re: “Pikërisht me gjykimin e mbretit të fundit francez që Konventa Kombëtare hyri në fushën e brezave të ardhshëm”.

Restif de la Bretonne në librin e tij Netët revolucionare e tregon akoma më saktë të nesërmen e ekzekutimit, më afër mentalitetit popullor, funksionin simbolik të mbretit dhe personit të tij fizik: "Ishte vetëm një njeri? Ashtu qoftë, por ky njeri kishte një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me të gjithë individët e Francës; seicili shihte tek ai një shoqëri intime; një njeri emri i të cilit oshëtinte pa pushim në vesh; në emër të të të cilit përgjatë shumë kohësh ishte bërë gjithçka e mirë dhe e keqe! Vërtet nuk ishte tjetër veçse një njeri, por ishte pikëmbledhja e njëzet e katër milionë njerëzve! Ja përse habia ishte universale!”. I rënë, Luigji mbeti rob i “trupit të tij të dyfishtë”. Trupi i tij fizik dhe i dekompozueshëm shkrihej me trupin e konsideruar të pavdekshëm të Shtetit dhe transhendencën hyjnore të tij. Ky trup i dyfishtë përbënte në vetvete lidhjen shoqërore të rendit të vjetër. Lidhja e drejtpërdrejtë e çdo subjekti me sovranin e tij ishte gjithashtu metaforë e varësisë dhe besnikërisë personale në arkitekturën hierarkike feudale. Intimiteti i rremë dhe rezonanca familjare e emrit mbretëror ishte kujtimi i turpshëm i nënshtrimit që e bënte çdonjërin pjesëtar të varur ndaj atij trupi mistik. Njëzet e katër milionë subjekte, nuk ekzistonin ndryshe, si të thuash, veçse si popull referuar vetëm pikës që i mblidhte bashkë.

Ekzekutimi i mbretit do të thoshte të thyej kjo magji. Kjo magjepsje.

Sot kjo duket si tjetërsim.

Çfarë është prerë më 21 janar nuk është vetëm koka mbretërore. Është prerë gjithashtu, dhe me të njëjtën goditje, lidhja - krejt fetare -, që rendin e përkohshëm ja nënështonte rendit hyjnor, dhe njeriun Zotit. (…)

Pa e mohuar mbretvrasjen, Michelet duket se e konsideron trashanike nga një pikëpamje thjesht politike: ajo do të kishte lënë një shije të hidhur nëpër kasolle dhe i ofronte një martir reagimit të fisnikërisë evropiane. Kjo kritikë përforconte përkundrazi arsyet e Robespierrit dhe Saint-Just. Për ta ishte më mirë një dënim solemn dhe i shpejtë, se sa ngecja në llucën e një gjasme gjyqi, edhe sepse procedura e miratuar nuk mjaftonte për të fshehur lojën politike-simbolike që mbulonte. E tregon dëshmia e Restifit: është transhendenca e pushtetit dhe e ligjit; është trupi i dyfishtë mbretëror, i përkohshëm dhe shpirtëror, njerëzor nga natyra dhe hyjnor nga hiri. Të presës kokën e tij do të thotë “të zhdukësh supersticionin mbretëror” dhe fetarinë e pushtetit.

Ja se çfarë po ndodh. Nyja midis politikës dhe fesë. Saint-Just është krejtësisht i vetëdijshëm për këtë: "Ndoshta një ditë njerëzit, që janë larg nga paragjykimet tona sikundër ne prej atyre të Vandalëve, do të habiten me barbarinë e një shekulli ku ishte diçka fetare të gjykoje një mbret”. I tillë është ndërkohë paradoksi i mbretvrasjes. Për të çliruar politikën prej fesë, ajo duhet të veshë formën e një akti ritual ose fetar më tepër se formën ligjore, të asgjësojë fenë në një ceremoni fetare përfundimtare, të asgjësojë fetaren nëpërmjet fetares. Kështu Robespieri sheh në këtë vendim “më fetarin” që mund të ushtrojnë përfaqësuesit.

Ky paradoks nuk është pa pasoja kontradiktore. Nga njëra anë, mbretvrasja hedh themelet e një laiciteti këmbëngulës dhe gjithmonë të veçantë në Evropë. Përtej restaurimeve dhe konsolidimit të ngadaltë të Republikës, ky laicitet, përsa i përket vrullit liberator, e ka burimin në Revolucionin Francez dhe në vdekjen e mbretit. Nga ana tjetër, larg nga të qenit akt i fundit fetar i një shekulli barbar, mbretvrasja bën një lloj transferimi të fetarisë, nga Regjimi i vjetër në Shtetin modern, nga trupi i mbretit në atë të Republikës të mishëruar më pas në Marianne.

http://danielbensaid.org/La-stupeur-du-regicide?lang=fr
----------------------------------------------------------------------------------------

Një sugjerim për të zhvilluar më tej idenë mësipër si providenciale: sipas Ungjillit të Gjonit 19:16-22, mbi kokën e Jezuit ishte shkruar mbi kryq akronimi INRI, në latinisht Iesus Nazarenus Rex Iudaeorum=Jezu Nazareni, mbret i Judejve.

Gjithë inatin Perëndimi e ka me themeluesin e tij të adhuruar mbasi ekzekutuar në kryq. Kurse Madonën (Marianne) përkundrazi, e ka shumë qef.


pjesën e mëparshme e gjeni këtu

Fakti qe jezusi mbret u vra per te shlyer mekatet e njerezise a eshte metafore se sunduesi eshte pergjegjes per bemat e subjekteve Te tij ?

Ky shkrim nuk merret me vrasjen e mbretit (ose te mesise me gjere) per te shlyer mekatet qe eshte nje muhabet i te djathtes, por merret me muhabetin e te majtes qe mbreti (ose mesia) duhen heq qafe si sundues.

Duke qene se ne Bible autoriteti I mbretit eshte zgjerim I autoritetit te figures se babes ne familje (mbrojtes, provider , edukues etj) a mund te supozohet serebelimi I se majtes ndaj figures se mbretit ka nje substrat te kompleksit te Edipit?

Sigurisht, ky eshte nje prej zbulimeve me gjeniale te Frojdit, per mu zbulimi me gjenial, qe ishte per vete i majte si mendesi iluministe. Sipas Frojdit ideja Zotit, qe sipas tij nuk ekziston, eshte projektim i figures autoritare te atit ne psiken e femijes. Dmth eksperienca qe ne kemi me Zotin kur rritemi eshte e kushtezuar nga eksperienca qe kemi me atin biologjik ne femijeri. Pranda revolucionari modern, njesoj artisti modern, ka si eksperience personale femijnore atin mungues (realisht mungues ose mungues tu nejt si qofte e tu pjerdh tek votra, si i ati i Enverit psh) dhe per pasoje pranine osesive te memes, lidhjen perverse me nenen (me anenë gjirokastrite). Kjo eshte konstante banale ne jeten e tiraneve dhe artisteve moderne, dhe çdokujt tjeter ne nje mase me te reduktuar, sekush sipas situates familjare personale.

Ky mekanizem banal personal gjendet edhe ne shkrimin e Bensaïd i projektuar ne nje plan publik, kolektiv, masiv. Femen ne barrikata eshte Marianne thuhet ne shkrim, qe eshte edhe Republika, Franca, shen Maria e Parisit, por eshte edhe mamaja e Delakruase dhe Robespjerit te kompleksuar edipisht. Sigurisht eshte edhe mamaja e filozofit te modh freng Daniel Bensaïd qe kujton se flet per Revolucionin dhe Republiken, por ne fakt po llomotit per mamane tij, dmth per mjerimin e eksperiences familjare te tij.

Me fjale te tjera Daniel Bensaïd, si çdo person tjeter majtas dhe djathtas qofte, eshte duke mballosur nenen e tij dhe vrare atin e tij. Si pasoje kete mballosje e projekton publikisht duke mballosur edhe Republiken, Francen, Shen Merine e Parisit, Memen Toke, Natyren, e ke t’i dale perpara, mbasi ka vrare Mbretin, Mesine, Zotin, Atin Qiellor, e ke t’i dale perpara.
Me nje fjale eros-thanatos, ose quajtur ndryshe: mekati origjinal. Dhe kete zbulim grandioz Frojdi e ka bere pa ditur se çfar po bente, njesoj si Kolombi zbuloi Ameriken duke menduar se arriti Indite nga ana tjeter.

Zoti është zëvendës i babait ose më saktë një baba që është lartësuar, ose, akoma, është një kopje e babait, ashtu siç është parë babai dhe përjetuar në fëmijëri.
S. Freud , Ego e Id dhe shkrime të tjera, Një neurozë demoniake në shekullin e shtatëmbëdhjetë, 1922.

Une nuk ndyej duart me monedha te vulgarizuara me surratin e mbretit. Do paguaj me kredit. :smiley:

Johnny Depp ne rolin e Rochester ne filmin The Libertine

Here are ca mesazhe te percjella nga koleksioni pranvere vere i dolce & gabanna me ne qender queen of love:

lamore-e-bellezza-continental-wallet

df04f52d_1510752601_n_dolce-gabbana_235178_A

Aqua, edhe mbreti e paska xhiruar gabanen ngambrapa ne menyre t’omel?

Po patjeter, mbreti te xhiroje e mbreteresha te sundoje e vetme, i ka ndare Gabbana punet.

Aqua, edhe sa levizje kan ngel per te “honger mbretin”?

Hahaha nuk e di heretik fati i levizjeve te lojes varet edhe nga mbreteresha bishtperdredhur e kundershtarit qe leviz e lire sa andej kendej, jo si mbreti qe e ka te percaktuar sa ta beje hapin. :wink:

1 Like

Ne fakt Aqua me kujtove nje projekt te vjeter studimi qe se si figurat e shahut zbulojne sakte archetipin e figuranteve pèrkates reale.
Sa shume gjera jane per te bere, e sa pak bej realisht. Gje qe me jep ankth.

1 Like

Ata morën Jezuin dhe ai, duke mbajtur kryqin, shkoi drejt vendit të quajtur Kafkë, në hebraisht Golgotë, ku e kryqëzuan bashkë me të dy të tjerë: njëri nga njëra anë dhe tjetri nga tjetra, Jezui në mes. Pilati hartoi gjithashtu shkrimin dhe e vendosi në kryq, ku ishte shkruajtur: “Jezu Nazareni, mbreti i hebrejve”. Shumë hebrenj e lexuan këtë mbishkrim, sepse vendi ku u kryqëzua Jezui ishte afër qytetit; ishte shkruar në hebraisht, në latinisht dhe në greqisht. Atëherë krerët e priftërinjve të hebrejve i thanë Pilatit: ‘’ Mos shkruaj “Mbreti i Hebrejve”, por shkruaj: “Ky tha: Unë jam Mbreti i Judenjve". Pilati u përgjigj: "Atë që kam shkruar, e kam shkruar”.
Gjoni 19:16-22