Marksi nuk e kishte të zhdrejtë (Pjesë e dytë)

Komunizmi është kaq thellësisht një fe - tokësore - sa që nuk di që është një fe.
Jacques Maritain, Humanizmi integral.

Vetëparaqitja e marksizmit si teori shkencore me ligje dhe rezultate evidentë dhe si përsiatje logjike filozofike, është njëra anë e medaljes, çfarë njeh mirë brezi që e përjetoi realisht, në banga e shkollës dhe në “forma studimi” në ndërmarrje. Tjetra anë e medaljes, më pak e njohur në përgjithsi, dhe më e njohur nga brezi zhizhekian i sotëm, është marksizmi mesianik, me të cilin do të merret ky shkrim.

Në shkollat e ish Lindjes dhe propaganda zyrtare paraqitej tejkalimi i kapitalizmit dhe ardhja fitimtare e komunizmit si nevojë e historisë, ndodhi fatale për shkak të progresit gradual të shoqërisë. Zhvillimi i forcave produktive shiheshin si garant i kalimit të shoqërisë nga borgjeze në socialiste në mënyrë fatale si ligj determinist i historisë; gati besohej se kjo mund të realizohej vetiu duke ndenjur duarkryq. Pra ishte besim absolut tek progresi, që në fakt ishte besim i trashëguar prej Iluminizmit.

Rreth viteve 20-të të shek. të kaluar del në pah një marksizëm i kundërt me të sapo përshkruarin, që përmban në vete kritikën e Romanticizmit kunder Iluminizmit, i akuzuar ky i fundit si përgjegjës për krijimin e një bote industriale e konsideruar si e ftohtë, shkretane dhe nënshtruar mbretërimit të sasisë. Në vazhdimsi progresi si proçes linear, i vazhdueshëm dhe infinit konsiderohej si iluzion borgjez dhe liberal. Pra nuk ekziston çlirim dhe emancipim gradual që shkon krahas me zhvilimin progresiv të shoqërisë, përkundrazi progresi vetëm robëron më tepër proletariatin duke fuqizuar padronët. Çlirimi dhe revolucioni i vërtetë do të ndodhte përkundrazi, si ndërprerje e kësaj kohe lineare homogjene si ndërhyrje mesianike brutale e flakës së aksionit revolucionar. Sipas këtij lloj marksizmi koha lineare është një iluzion i rremë, sepse koha historike në të vërtetë zhvillohet me hope, me ndërprerje. Koha mesianike është një kohë eksplozive e katastrofës që paralajmëron një shëlbim çlirues nëpërmjet ndërhyrjes brutale në rrjedhën e ngjarjeve, shkallmimit të continuum-it të gjithë historive. Revolucioni nuk është kurorzimi i evolucionit historik - i progresit me një fjalë - por ndërprerjes radikale të vazhdimsisë historike të dominimit dhe shfrytzimit. Nga kjo pikpamje nuk përbën sens të vritet mendja për te gjetuar ku do të pëllcasë Revolucioni, në vëndin më të zhvilluar kapitalist (në Angli, sipas Marksit), apo në hallkën më të dobët të sistemit kapitalist (në Rusi, sipas Leninit që profetizoi mbas pilafi).

Ky quhej marksizëm mesianik eskatologjik, dhe jo rastësisht protagonistët kryesorë ishin hebrej si dikur profetët që kumtonin Fundin e Koheve: më kryesorët Walter Benjamin dhe Ernst Bloch (kryesisht idetë e të cilëve po paraqes këtu), dhe më pas varg: Gershom Scholem, Karl Löwith, Hans Jonas, Georg Lukács (në rini), Gustav Landauer, Franz Rosenzweig etj. (Në këtë thes futet edhe hebreu komunist mesianik eskatologjik Daniel Bensaïd që solli i nderuari xixa në temën me titull Gabimi dhe domosdoshmëria!; për Bensaïd leximi i Benjamin ishte një zbulesë). Sigurisht tërë këta janë profetë shekullarë, dhe konservojnë nga mesianizmi fetar karakterin e tij liberator, ngarkesën e tij eksplozive të çvendosur nga fusha fetare në fushën politike. Në këtë kuptim Revolucioni është një shekullarizim i shpresës të shëlbimit mesianik.

Në një farë kuptimi, sidomos krahasuar me botkuptimin zyrtar të ishLindjes, e qartë që ky lloj vizioni rezulton reaksionar (siç është reaksionar Romantiçizmi në raport me Iluminizmin). Benjamin tregon se barbaria moderne nuk është një riciklim i një egërsie prehistorike, por saktë një fenomen i modernizmit. Sipas tij fashizmi nuk është rikthim në barbari, siç rëndom dhe në mënyrë gënjeshtare propogandohet nga komunistë dhe liberalë, por, përkundrazi, është një fenomen modern. Prandaj rryma moderne e futurizmit ishte në fillim fenomen fashist, dhe për më tepër prandaj ekzistojnë përpjekje iluministe liberale për të mos ta konsideruar si të tillë.

Së fundi si ilustrim i idesë, më poshtë gjeni dy citime shumë domethënëse; sidomos i dyti arrin majën e dëshmisë që komunizmi është më tepër se fe:

Ardhja e Mesisë varet nga vetë ne, nga mundi i të gjithëve. Kurrë ndonjë ide nuk më ka dominuar kaq shumë, asnjë ide nuk ka ushtruar një ndikim të tillë mbi zgjedhjen e rrugën time më tepër se sa kjo: bota nuk mund të mbetet ashtu siç është, ajo duhet të bëhet krejtësisht ndryshe, dhe do të bëhet pa tjetër e tillë. Vetëm kjo siguri përcakton, qëkur kam qenë në moshë për të menduar, ekzistencën time si hebre dhe si bashkëkohës. (…) Kur disa kohë më pas ju drejtova Marksit dhe Hegelit, drejt shpresës së madhe të një bote të drejtë, të dalë përfundimisht nga parahistoria, ndjehesha në linjën e stërgjyshit tim mesianik.

Manés Sperber, Të jesh hebre.

-Leksionin tim të parë për komunizmin ishte Efraimi që ma mbajti (…) Efraimi agjitator komunist! (…) Efraimi, dikur rabin hebre, shpërndan trakte klandestinë! (…) A je në vete Efraim? Ti po braktis tekstet e shenjta për këto? (…)

Ai përgjigjet:

-Nuk kam humbur arsyen Paltiel. Hapi mirë veshët. Unë gjithnjë kam dëshiruar të shpëtoj racën njerëzore, të shpëtoj shoqërinë nga ligësitë e saj; gjithnjë kam dëshiruar të sjell Mesinë. Vetëm se kam zbuluar një metodë të re, kjo është e gjitha. (…) Nuk ekziston vetëm një rrugë që të shpie në shëlbim. E kam fjalë për aksion, jo mbi Perëndinë, por mbi historinë, mbi ngjarjet që prodhojnë historinë.

Paltiel përgjigjet:

-Nëse Efraimi do të kishte përqafuar tezat rreptësisht marksiste, unë do i ktheja shpinën. Por në vend që të citojë Engelsin, Leninin dhe Plehanovin, ai thërret shpresën tonë të përbashkët mesianike. Dhe unë nuk mund veçse të miratoj.

Ephraim vazhdoi:

-Çdo mëngjes, lutem që Mesia të vijë. (…) Komunizmi është një lloj mesianizmi pa Zot, një mesianizëm shekullar, social, në pritje për atë tjetrin, të vërtetin. (…) Revolucionin duhet ta bëjmë, sepse është Zoti që na urdhëron! Zoti dëshiron që ne të jemi komunistë.

Elie Wiesel, Testamenti një poeti hebre të vrarë.


pjesën e parë e gjeni këtu

1 Like

Koha lineare i referohet idese “lex continuitatis” (vazhdimsise) qe eshte ne thelb te shkences pozitiviste te shek. 19, dmth shekullit kur jetoi Marksi. Ne fillim te shek. XX, pak a shume koha e marksizmit mesianik, ide fillestare e Benjamin, lindi ideja e pavazhdimsise (diskontuinitetit), per here te pare konceptuar nga matematikani Cantor ne teorine e bashkesise. Kjo ishte ide baze per shkencat moderne (perfshire edhe teorine e relativitetit) dhe per mendesine moderne ne pergjithsi. Ne kete kontest konceptohet edhe ideja benjaminiane e marksizmit mesianik, siç eshte shpjeguar ne shkrim:

Komunizmi, i cili ka një horizont fetar, nuk varet aspak nga ekonomia, por përcaktohet në natyrën e tij vetëm duke u nisur nga raporti i epokës me mbretërinë mesianike. Dhe mbretëria mesianike mund të themelohet sot - sot, nëse dëgjoni zërin tim … - Gershom Scholem

@Xixa-g , hëm hëm:

Mesianizmi është entuziazëm i pritjes. Ai vetvendoset përkundrejt pritjes së katastrofave historike që profetët nxisin të shmangin, sipas dialektikës së thellë të mënxyrës dhe shpresës. Ndryshe nga pesimizmi apokaliptik, që vetëushqehet me ndëshkim, ai inkurajon një optimizëm të vullnetit. Lakmitare për një epokë të re, pritshmëria mesianike nxjerr në pah kështu një projekt politik që i jep mundësi vetes të ëndërrojë për një fitore pa luftë. Prelud paqësor i luftës mesianike në kuptimin e vërtetë të fjalës, aspirata sekrete revolucionare mbetet pra e lidhur pazgjidhshmërisht me një konceptim tradicional të jetës hebraike (…) çdo hebre është i detyruar të bëhet tradhëtor (marrane).

Daniel Bensaïd, Rezistenca: Ese e Përgjithshme e Taupologjisë

Pse jo, gëzonju, gëzonju Inkuiz…

ndërkohë që asnjë përgjigje e denjë për këtë emër nuk po të vjen nga ana tjetër e frontit të perëndimit…

N’ven me ma kërcit krenit me Bensaïd sikundër je tuj bo - ina q’ina (gjithmonë në temën e mesianizmit marksistologjik - e fundit temë për zemër që ke adoptuar) për të vërtetuar drejtësinë (???) e mesazhit çifuto-marksist uzurpues të idesë origjinale të Revolucionit, pse nuk po na rrëfen logjikën bazë të Antonio Gramshit - shok i ngushtë idesh me atë tufë të mësipërme dhe njëherësh, italjan sikundër tina, albanez i largët - sikundër tina, marksist i penduar - sikundër tina, dhe m’burg - sikundër tina… ???

l’exécution du roi, l’insurrection du 31 mai 1793, fonde durablement la représentation républicaine. Face aux fanatismes religieux ou aux nationalismes ethniques, on se félicite volontiers des vertus du « modèle français ». Le fait qu’il existe une conception de la laïcité, de la citoyenneté liée du droit au sol, de la légitimité des droits sociaux. Cette tradition vivace ne se conçoit pas sans la radicalité de l’An 1 dont participe le régicide. Car il ne s’agissait pas seulement de décapiter un homme, mais, bien au-delà, de rompre tout lien avec la transcendance divine pour établir une souveraineté populaire ne devant rien qu’à elle-même. Terrible audace qui fait du régicide, indissociablement, un déicide aux sources de notre laïcité.

Dans ses Nuits révolutionnaires, au lendemain de l’exécution, Restif de la Bretonne évoque mieux encore, plus près de la mentalité populaire, la fonction symbolique du roi et de sa personne physique : « Ce n’était qu’un homme ? D’accord : mais cet homme avait une relation directe avec tous les individus de la France : chacun voyait en lui une connaissance intime ; un homme dont le nom retentissait sans cesse à ses oreilles ; au nom de qui était fait pendant longtemps tout le bien et tout le mal ! Ce n’était qu’un homme, mais c’était le point de ralliement de vingt-quatre millions d’hommes ! Voilà pourquoi la stupeur était universelle. » Déchu, Louis restait captif de son « double corps ».

Son corps physique et périssable se confondait avec le corps réputé immortel de l’État et avec sa transcendance divine. Ce double corps était en lui-même le lien social de l’ordre ancien. La relation directe de chaque sujet avec son souverain était aussi la métaphore de. la dépendance et de l’allégeance personnelle dans l’architecture hiérarchique féodale. La fausse intimité et la résonance familière du nom royal étaient le rappel lancinant d’une sujétion faisant de chacun le membre subordonné de ce corps mystique. Les vingt-quatre millions de sujets n’existaient pour ainsi dire comme peuple qu’en référence à leur point de ralliement.
Exécuter le roi, c’était rompre ce charme. Cet envoûtement. À travers le corps du roi, note Michael Walzer, Dieu était expulsé de notre système de représentation politique.
On dirait aujourd’hui cette aliénation.
Ce qui est tranché le 21 janvier, ce n’est pas seulement la tête royale. C’est aussi et du même coup le lien, très exactement religieux, qui soumettait l’ordre temporel à l’ordre divin, et l’homme à Dieu.
C’est de cela qu’il s’agit. Du nœud entre le politique et le religieux. Saint-Just en est parfaitement conscient : « Un jour peut-être les hommes aussi éloignés de nos préjugés que nous le sommes de ceux des Vandales s’étonneront de la barbarie d’un siècle où ce fut quelque chose de religieux que de juger un roi. » Tel est bien pourtant le paradoxe du régicide. Pour émanciper la politique de la religion, il doit revêtir la forme d’un acte rituel ou religieux plus que juridique, anéantir la religion dans une ultime cérémonie religieuse, annuler le religieux par le religieux. Ainsi Robespierre voit-il dans cette délibération « la plus religieuse» qui puisse occuper les représentants

Ce paradoxe n’est pas sans conséquences contradictoires. D’une part, la coupure du régicide jette les fondements d’une laïcité tenace et toujours exceptionnelle en Europe. Par-delà les restaurations et la lente consolidation de la République, cette laïcité, dans ce qu’elle comporte d’élan émancipateur, prend sa source dans la Révolution française et dans la mort du roi. D’autre part, loin d’être le dernier acte religieux d’un siècle barbare, le régicide opère une sorte de transfert de religiosité, de l’Ancien régime à l’État moderne, du corps du roi à celui de la République postérieurement incarnée en Marianne.

Daniel Bensaïd

1 Like

Xixe, mos u boj merak se dal nga dale do arrijme edhe tek tema perfundimtare dhe shteruese:

Cjapi e kishte te drejte dhe ne forme tyrjele