Më jepni një arsye pse duhet të protestoj ?!

Më 17 dhjetor, ditë e diel, ora 12, fillojnë protestat ciklike në mbrojtje të Valbonës. Ftojmë çdo shqiptar kudo që ndodhet, që të bëjë një foto apo video ku të jetë me një pankartë ku shkruhet “Ta shpëtojmë Valbonën”, “Ndal shkatërrimit të Valbonës” ose “Mos ma prek Valbonën!” dhe ta verë në faqen e tij të FB apo rrjete të tjera sociale online. Aty ku ka ambasada shqiptare, të dërgohet një letër kërkesë ku të kërkohet ndalimi i menjëhershëm i punimeve që po shkatërrojnë Valbonën. T’u tregojmë barbarëve që shqiptarët janë të bashkuar për të mbrojtur tokën e tyre, pasuritë e tyre!

Edvin, po ato tubat, mund te jene vetem ne nje segment te Valbones, keshtuqe turistet mund te shijojne pjeset e tjera, apo duhet ta kem gabim.

I kapkan keta te shoqerise civile nja tre kater kioska per kete protesten.

ç’do me thone kjo i nderuar, si i kapin?

Pas cdo proteste organizatorit te protestes Qeveria i jep nje kioske dhe keta nuk protestojne me .

1 Like

Si i jep nje kioske, se nuk po e kuptoj. Ekziston kioska, me nje pronar dhe ia merr ketij per t’ia dhene atij organizatorit, apo i jep leje per te ngritur nje kioske.

I jep leje dhe kioske bashke .

Po sikur organizatoret te jene idealiste dhe te mos blihen, athere i bie qe qeveria te ngelet me gisht ne goje, si ne rastin e armeve kimike te sirise qe do çmontoheshin ne Shqiperi.

Mbase , por ne protestat para kesaj jane blere .

Gjithcka fjolle. Apo duhet te protestojme,pse kaq fjolle?

Jane blere, siç jane blere ata kryetaret e sindikatave dikur, por siç po duken bathet i dashur, keta qe vijne nga perendimi , jane me idealista dhe me pak te kompromitueshem.

Janë 25 km tuba, tunele e kanale që do të marrin të gjithë ujin e Valbonës pasi qëllimi i biznesit është maksimizimi i përfitimit. Nuk do të ketë më Valbonë. Dhe e gjitha kjo në kundërshtim të hapur me Ligjin për Zonat e Mbrojtjes. Është pak kombëtar. Me këtë mbaron çdo lloj diskutimi.

Po kur janë 200 organizatorë? Që rastësisht janë ata që bënë dhe protestat për armët kimike?

Po per kanabizimin e Shqiperise pse nuk bete asnje proteste ? Apo thuaj te gjithe ja fusim nga nje cigare .
Ahh …ato te Armeve Kimike ? Dihet qe ato u sponsorizuan nga Edi Rama .

Po ti pse nuk bëre protestë për futjen në burg të Kasemit? Apo për vjedhjen e gamorit të Xhikes? Mos ke marrë vesh që ka profesion “protestues”?

Ku duhet të aplikojmë të marrim këto kioska? Po pak si shumë…kemi frikë mos na mbarohet buxheti i shtetit duke na dhënë neve. Po ku do t’i vemë ato kioska se…Se janë mbushur trotuaret e Tiranës gjithë kioska. Pastaj ça të shesim në to? Kush të rrijë aty? Ohu, po e lemë fare këtë punën e kioskave. Le t’i mbajë qeveria vetë kioskat. Ndoshta hap vetë qeveria ndonjë kioskë aty te protesta e na shet qofte. Deputetët, secili me kioskën e tij, njëri shet qofte, tjetri hamburger, një shet dhallë të bërë me doçkat e tij. Kështu bëhet shtet!

Dhe me keshtu pergjigjesh ti mendon se do ndaloni Edi Ramen ti hype Valbones :joy:

1 Like

200 Organizatore , po pjesemarres nga populli i thjeshte sa mbeten , dy kalimtare te rastit qe s’kane me cfare te mbushin diten ?

Kur protestat te organizohen nga populli dhe jo nga shushunjat e granteve e projekteve te Bashkimit Evropian , Soros , USAID , atehere edhe mund te ndryshoje dicka ne Shqiperi :wink:

Shorroshi je ti!

Ejani para parlamentit më 21 dhjetor, në orën 10:00