Merre me lëng se mishi u mbaru! (Pjesë e dytë)

Carl Schmitt është nga të paktët që përpiqen të vlersojnë ngjarjet nisur nga kategori që nuk janë pa frymë si kategoritë nacionale, sociale, ekonomike – Junger, Rrezatime.


Pikëpamja e Schmitt për historinë botërore si konflikt midis fuqive detare dhe atyre toksore është vërtet krejt e veçantë. Veçantia shkon në qiell kur ai përdor si kod deshifrimi dikotominë elementare tokë-det, e me tej dikotiminë akoma më elementare dhe reduktuese ngurtë-lëngët (kjo e fundit e pathënë prej Schmitt, vetëm e nënkuptuar). Sidoqoftë kjo nuk është ndonjë çudi sipas mendësisë lindjelargase që redukton gjithçka në dikotominë arketip yin-yang.

Por nga pikpamja rëndom oksidentale, e cila rrek të interpretojë ndodhitë dhe historinë botërore sipas kodeve ekonomik, politik, ideologjik, fetar etj, pikpamja e Schmitt është skandaloze. Në fakt është komplementare, sepse një fenomen historik mund të vlersohet pa asnjë problem në vetëm një rrafsh disipline (rrafsh ideologjik, fetar, politik, ekonomik). Por realiteti ka shumë rrafshe, e për më tepër është shumatorja e shumë rrafsheve, e akoma për më tepër ekziston edhe jerarkia e rrafsheve. Esenca qëndrore e një fenomeni (siç është edhe vizioni i Schmitt), ka prioritet mbi vëzhgimet në rrafshet periferikë (ideologjik, fetar, politik, ekonomik etj).

Vëzhguar fenomenet vetem në një rrafsh, pa zotëruar vizionin e të tërës dhe pa konsideruar jerarkine e rrafsheve të vëzhgimet, jipet një vizion i pjesëshëm i realitetit, për të mos thënë një vizion i rremë, gjë që ka pasoja katastrofike. Çfar në fakt ndodh ditën për diell.

Pra vizioni i Schmitt rezulton skandaloz pa qenë fare i tillë, përkundrazi në fakt skandaloz është mënyra e vëzhgimit në modë (në të gjitha nivelet, edhe në nivel akademik). Dhe jo vetëm skandaloze, por edhe tragjike, mandje edhe komike, për të plotsuar krejt peizazhin. Vizioni i Schmitt ështe me se normal dhe më se i vërtetë, dhe për më tepër i përjetshëm dhe gjithnjë në modë sepse kap esencën e fenomenit, sepse përshkruan noumenin, arketipin prej nga në vazhdimsi fenomeni shpjegohet në të gjitha rrafshët (ideologjik, fetar, politik, ekonomik). Njësoj qepa qërohet fletë mbas flete. Ndryshe nuk shpjegohet çudia se si vjen përsëri në modë besimtari katolik që zbulonte në rrënjë të juridiksionit modern shenjat e teologjisë mesjetare (prandaj edhe shpikës i termit “teologjia politike” dhe autor i një libri homonim), dhe prandaj konsideronte organizmin kishtar si superior ndaj organizimit shtetror.
Si shpjegohet që dikur shumë i famshmi “juristi i Hitlerit” - i akuzuar dhe i dënuar nga gjyqi i Nurembergut - sot admirohet njësoj pa dallim si nga e majta, ashtu dhe nga e djathta si parashikues i fenomenit të globalizmit mbas Luftës së Ftohtë?

Fund i pjesës dytë


pjesën e parë e gjeni këtu

1 Like

U mundova te komentoj me 2 fjali tek pjesa e pare, cfare ke shkruar tek e dyta.

Ja pse u shpreha se ndjeva nje lloj paqeje kur lexova interpretimin sipas Schmidt.
Fillon, vazhdon, lufta me ndalesat fetare, mohohet feja qe te mos kete ndalesa, atehere cenohet edhe njohja. A nuk te vret veshin togfjaleshi: intelektual i urte?

1 Like

Pjesë nga hetuesia e Schmitt në burg të Norimbergut:

-Atëherë ndjehesha superior. Deshja t’i jipja një kuptim timin fjalës nacionalsocializëm.

-Pra Hitler kishte një nacionalsocializëm të vetin dhe ju një tjetër?

-Unë ndjehesha superior.

-Ndjeheshit më superior se Hitleri?

-Nga pikpamja intektuale, pafundësisht më superior.

…………………………….

-Kam ndjekur vetëm mendimin tim … . Jam një aventurier intelektual … . Kështu krijohen mendimet dhe njohja. Jam gati të marr përsipër rrezikun, e megjithkëtë ç’kisha për të paguar e kam paguar.

1 Like

.

1 Like