Meta është kategoria e diskutimeve mbi vetë Peshkun

Evërtetë që “e kuqja” e brezit është pak si shume “flashy”. Në se rrijmë domosdo tek nuanca e kuqe, përse jo një nuancë më tepër “carmin” (thjesht një sugjerim…)

Tjetër “problem”, pasi që rregjistrohemi në këtë “new Peshk”, me një e-mail dhe një fjalë-çelës, ve re se identifikimi në faqe shoqërohet edhe me foton (apo imazhin) e personit djathtas lart - të lidhur ndoshta me antarësinë personale në llogarinë google+. Mendoj se kjo gjë krijon problem për ata që duan të ruajnë anonimatin (lidhur me pseudon) - nuk e di në se ky imazh (foto) është i dukshëm për komentuesit e tjerë, apo thjesht i shfaqet personit vetë.

@Xixa-g perbri emrit tend shoh vetem nje X. Dhe fotoja e llogarise mund te modifikohet tek preferencat.

Per ngjyren e kuqe siper, do bej ca prova ne ditet e ardhshme.

Flm per testet!

vërtet që ngjyra e kuqe është ca e bezdisshme. Ndoshta jo kaq e kuqe e fortë.

1 Like

Ok, po e provojmë me një të zezë të lehtë sipër.

O peshq, mirmengjes. Interesant ky format i ri. Duhet pak kohe ta procesojme dhe si testues.

2 Likes

konfirmoj problemin me certifikaten e sigurise ne chrome (per mobile). Ndersa ne chrome per pc me sa mbaj mend nuk e ka shfaqur si problem deri tani.

kjo fasha e zeze me mire se e kuqja e ndezur.

E ben me te gjithe shfletuesit por do e kesh konfirmuar me pare. Per ta provuar, shko tek chrome://settings, advanced settings ne fund, Manage certificates, Intermediate Certification Authorities dhe hiq ate Let’s Encrypt Authority X3. Hape faqen edhe njehere dhe duhet te te lajmeroje qe eshte e pasigurt te vazhdosh.

i bera remove certifikates por nuk me jep warning. e hap faqen normalisht.

Edhe mua sot ashtu me thote:

Me beri log out nderkohe qe po shihja tab tjeter. Koha e negocimit eshte mbi 10 sekonda. Keto ne mobile.

S’të kuptova këtu @andri.

Deri tani cdo gje duket ne rregull. Nuk kam qene ende ne gjendje ta hap ne mobile, por ndoshta kam problem me internetin nga celulari.

@peshku

widget nga mixcloud nuk me del per qamet. pak ndihme please se si ta bej te funksionoje?

Ajo qe me vret me shume mua syte eshte sfondi shume i bardhe sesa e kuqja…ndoshta duhet provuar ndonje ngjyre tjeter.

Shikoni konfigurimin e sajtit se e keni ngarkuar me shumë skripte, çka shkakton bllokim në brouser (aktualisht Firefox), si dhe shkakton harxhim të madh burimesh të PC-së.

do ishte mire qe pergjigjet ndaj nje komenti te dilnin poshte kometuesit perkates dhe jo ne radhe,pamvarsisht se tregohet kujt komentuesi i je pergjigjur.

kam provuar nja dy here te linkoj, dmth te lidh nje fjale apo shprehje te seleksionuar me nje link te caktuar, por nuk funksionon. thjesht del linku paste prane fjales…

Ne vend te “Kjo teme u sinjalizua …” duhet shkruar “Ky koment u sinjalizua…” pasi shkakton ngaterrese.

1 Like

I jam kthyer disa herë faqes së re, për t’u ambientuar disi para se të krijoj një ide. Por ende nuk arrij ta kuptoj përse u hoq dorë nga konfigurimi i vjetër, i cili - nga pikëpamja e ndërfaqes - e vetmja gjë që ishte nevojë ishte vendosja e margjinave në faqe, për të mos shfaqur tekstin në qoshet anësore të ekranit kur zmadhohej faqja. Sa për konfigurimin e ri, me tërë këto ngjyra, butona të kotë pafund e lajle-lule, duket sikur faqen e kanë hartuar disa kalamaj për ndonjë detyrë shtëpie eksperimentale nën supervizimin si mësues të këtij psikopatit që kemi për kryeministër.
Veç kësaj, kisha dhe një pyetje: ku ndodhen serverat e këtij sajti? E vetmja përmendje për këtë çështje gjendet tek seksioni “Privatësia” dhe vendi dhe mënyra si përmendet ky informacion i domosdoshëm është shumë e çuditshme.

Serveri është në Gjermani. Faqja e Privatësisë duhet përkthyer e adaptuar për nevojat tona. Po s’është prioritet i lartë, me thënë të drejtën.