Sa për konfigurimin e ri, me tërë këto ngjyra, butona të kotë pafund e lajle-lule, duket sikur faqen e kanë hartuar disa kalamaj për ndonjë detyrë shtëpie eksperimentale nën supervizimin si mësues të këtij psikopatit që kemi për kryeministër.
Edhe për ndërfaqen e Peshkut e përmende KM-në?
Më seriozisht, do shkruaj së shpejti një temë këtu për të shpjeguar pse u ndryshua faqja.
E përmenda km, sepse të gjitha mediat, përfshi ato elektronike, janë futur në garë kush e kush t’i pëlqejë më shumë që kur se shpalli se do ndajë në fund të vitit çmimin “Llapa” me motivacionin “për lëpirjen më të mirë”.
Shakatë mënjanë, faqja juaj e re është tmerrësisht e ngarkuar me informacione të tepërta e të panevojshme, për më tepër të paraqitura në një formë të bezdisshme për syrin. Gjithë ato statistika - sa pëlqime, sa shikime, sa klikime, një kolonë e tërë lëvizëse në të djathtë me kohën e publikimit (harxhim gjigand e i kotë i hapësirës, përveçse shpërqëndruese) - si dhe paraqitja grafike me ikona lajle-lule i vizitorëve, pëlqyesve, lexuesit të zakonshëm as që i duhen hiç, përveçse e mbingarkojnë me informacion të kotë. Ndoshta mund t’u hyjnë në punë postuesve, për të gudulisur egot e tyre, por sot ka forma më të thjeshta e më efektive për ta kënaqur veten. Thoni se keni ndërtuar një faqe të re që të jetë, ndër të tjera, edhe mobile-friendly, por jo vetëm që s’e keni bërë, por keni prishur edhe cilësinë PC-friendly të paraqitjes vizuale që kishte faqja e mëparshme - mjafton t’i hidhni një sy menaxhimit të hapësirës në faqen e re e ta krahasoni me të vjetrën dhe do arrini dhe vetë në të njëjtin konkluzion. Konfigurimi i ri është një harxhim i tmerrshëm i hapësirës. Dhe diçka tjetër: Faqet serioze (të tilla ka plot, e mund t’i kishit marrë në sy si shembull përpara se ta ndërtonit faqen tuaj të re) e kanë dritaren e komentimit në krye, menjëherë pas shkrimeve - qëllimi është që lexuesi, nëse dëshiron, të komentojë mbi shkrimin që ka lexuar - dhe jo në fund të komenteve, ku qëllimi kryesor del në plan të dytë dhe politika që nxitet me këtë vendosje është reagimi jo dhe aq ndaj asaj çka thotë shkrimi, por asaj çka thonë komentuesit në komentet e tyre. Kjo e dyta është politikë e faqeve të çatit dhe jo e faqeve të mediave.
Ajo përmendja e KM nuk është shaka. Është ofendim. Për ne që merremi me faqen, jo për KM. Se si mund të quash “shaka” kur i thua dikujt (në këtë rast, mua) se po i lëpin *** KMsë, unë nuk e di. Kjo sa për të qenë të qartë.
Për ikonat e anëtarëve: kjo është pune shijesh. Cave ju pëlqen teksti, cave ikonat. Mua s’më bezdisin, dhe anëtarët që marrin pjesë i lejon të kenë një identitet vizual.
Për statistikat: po, ka shumë, po e di çfarë? Lexuesi s’është i detyruar t’i shohë. Ama për ata që duan t’i dinë, është gjë e mirë. Një nivel transparence më shumë.
Aty ku ti sheh “harxhim hapësire”, unë shoh frymëmarrje dhe fokus në atë ka rëndësi, tekstin në qendër të faqes. Faqja e vjetër ka qenë pothuajse njësoj, me kollonën majtas që është bosh që teksti në qendër të lexohet lehtë.
Dhe për komentet: butoni për t’u përgjigjur është që në postimin e parë dhe në çdo koment. S’e di se cilën faqe serioze ke parë ti që është më qëndror se kaq, po dhe s’ka shumë rëndësi. Ne s’jemi të detyruar të jemi njësoj si të tjerët. Përkundrazi, na pëlqen që jemi ndryshe nga norma.
Kerkova te hape/propozoje nje teme te re qe do te ishte nje link nga blogu Pejsazhe te Fjales dhe qe bente fjale per shqetesimet e nje malesoreje ne lidhje me ndertimin e HEC-ve atje, por nuk munda ta coje deri ne fund pasi me dilte : 500 Internal Server Error
Per mendimin tim faqja leviz shume, gjithnje ne levizje (perditesimet pambarim, gadgets te panumert, vonesa ne ngarkimin e permbajtjes, etj) sikur je ne nje cirk, aq saqe s’eshte me nje faqe per lexim anymore sepse syte nuk e ndjekin dot.
Lypset shume scrolling, qe mendoj eshte i panevojshem.
Hapesire (e bardhe) boshe shume e madhe ndermjet komenteve. Tre komente me nga nje rresht, faqja eshte full, kur lehte mund te ishin te pakten 10 komente te tilla, pa nevoje per scrolling.
Ndjese nese nuk eshte e qarte ideja.
flm!
hapesiren mes komenteve, pak ndjehet, te thuash te drejten. flm per punen.
ps. Dje perpiqesha te krijoja temen e re, dhe ky ishte (njeri nga ) frustrimi. Ne cell nuk shfaqet simboli i hallkes per te bere lidhjet. Madje as ketu ne comment box, tani.