Meta është kategoria e diskutimeve mbi vetë Peshkun

@peshku kam nje sugjerim: po sikur te hiqnit disa nga informacionet qe dalin ne fillim fare te temes, si postuesit e shpeshte, lidhjet aktive, si dhe ate rreshtin qe thote qe ka x postime e do duhen y minuta te lexohet. Me duket sikur zene vend kot + perserisin informacion (p.sh. numri i postimeve del edhe me lart).

kur i sheh tek permbledhja e anetarit pelqimet, me formen e zemres ato kane marre nje vlere te shtuar dhe sikur perfaqesojne me shume se c’jane (qe eshte nje dakordesi mendimi, nje mendim i arrire, nje menyre e shkurter per te thene “po”, etj. )

Zemrat japin pershtyjen sikur pelqehet personi, por nuk duhet te jete keshtu.

1 Like

C’dmth shenjimi me te kuqe, ‘vizita e fundit’ ?

Siper vizes, ka postime te reja qe nga vizita juaj r fundit.

flm., sqarim i nevojshem.

gjithashtu, desha t’ju bej te ditur si positive feedback kesaj here, manipulimet me sajtin dhe perdorimi, po behen familjare dhe te kapshme dita dites.

1 Like

Sajtin bëjeni si të doni, se juaji është… Veç diçka të fundit kisha unë: komanda Ctrl+ F është komandë universale për shfletuesit (apo brouserat, si njihen) në sistemet Windows e Linux, por ju i keni mbivendosur me përdhunë komandën tuaj të kërkimit. Ajo lupa në qoshen e sipërme të sajtit tuaj mjafton për të na treguar se keni krijuar diçka origjinale, s’është nevoja të sajoni të tjera.

Nese te kam kuptuar drejte, ctrl+f kerkon vetem ate qe gjendet ne ekran (monitor) ne ate moment. Ndersa lupa e peshkut kerkon historine komplete te peshkut, dmth edhe komentet e temat e hapura para nje muaji a viti.

Ctrl + f dy here per te perdorur kerkimin standard te shfletuesit. Discourse (sistemi i faqes tani) e ben “override”, per arsye se kur hapet nje teme nuk ngarkohen te gjitha postimet. S’eshte sajese e jona.

Per mendimin tim:

  • Duhet opsioni per te fshire fare nje koment tendin.
  • cascading comments ishte me e mire tek sistemi i vjeter sepse mundesonte biseden. Kjo s’eshte user-friendly, megjithse e kuptoj se perdor me pak resources te server.

o admin, sec na del nje si bicim mrroklle cdo dy , tre dite te profili qe njofton se ‘‘fituam’’ dicka. p.sh : fituat reader, fituat first share, fituat thank you etj…

faleminderit, faleminderit ! -por na bete cik si te varur me gjithe keto dhurata.:smiley: une p.sh, sa here futem te peshku, aty syte, mos shoh mrrokllen e profilit me ndonje dhurate te tipit : fituat nje weekend ne hotel me 4 yje, all inclusive, ne Rome…Vjene apo Paris, merr vesht…:joy:

Kam nje kerkese: a mund te na jepet mundesia per te bllokuar teresisht dike? Dmth qe te mos na shfaqet hic ne faqen e peshkut dhe te mos na shkruaje dot as mesazhe?

Mesa mar vesh unë nga informatika nuk ka, ky blog është i ndërtuar në mënyrë të tillë dhe ka mungesa serioze jo vetëm ato që ju shkruani më lart. Këtu as adminet s’bëjnë dot pa bërë kurs s’paku 6 muaj

na shtoni opsionin “dislike”

1 Like

nebilesë i mungonte vetëm …ferexheja …!

O Admino,

a mund te behet qe çdonjoni te heqe komentin e çdonjerit te cilit nuk i pelqen si surrat?

Bile, akoma me teper dhe me mire, a mund te behet qe çdonjoni te heqe çdonjerin surratsez prej Peshkut?

1 Like

Linket he per he, hapen ne faqen egzistuese ppu, duke bere qe t’a humbasim ate.
Ka mundesi ta shikoni qe te hapen ne Tab te ri? flm.

Shiko mos e rregullon këtu: http://take.ms/W4ZeN - tek faqja e preferencave personale.

funksionoi. flm!

Meqe per pamundesi teknike nuk arritet t’i mbani flamujt,a mundet qe te profili i gjithesecilit te vihet edhe vendi nga shkruajne? Edhe po s’u be,s’eshte ndonje problem i madh,po hajt ma,meqe jemi ne komunikim virtual,jemi te interesuar per detaje. :slight_smile:

Do mundohemi t’i gjejme nje zgjidhje, Pjeter.

1 Like