Meta është kategoria e diskutimeve mbi vetë Peshkun

vajta hapa nje teme se fundi. Cfare kam gabim ne Preferencat se me dergohen njoftime per cdo postim te ri

1 Like

Ashtu eshte automatikisht per temat qe hap vete. Por mund ta ndryshosh tek ai butoni ne fund te temes “Ne vezhgim”.

ne rregull, faleminderit.

c’ndryshim ka efekti ‘ne vezhgim’ vs. ‘ne gjurmim’ (ne mos paca harruar nje opsion te trete atje)

E ke te shkruar poshte seciles. Gjurmimi nuk te con email, por radhitet tek te palexuarat.

1 Like

shoke admina,
me kete opsionin 'kjo teme u sinjalizua …",vetem sa i bani nder komentuesit,pasi shtoni kureshtjen per t’a lexu.

3 Likes

https://peshkupauje.com/t/ceshte-ky-peshk-i-ri/56/175?u=korriku

cili ishte butoni te lutem se s’po e shoh

Eshte ikona e profilit tend ne te djathte siper.

flisja per kete buton, andri
ku eshte ky buton qe fshin llogarine

Butoni eshte ne fund te faqes se preferencave. Per te arritur aty, shko tek ikona e profilit siper ne te djathte dhe kliko mbi shenjen e ingranazhit.

Tek preferencat, buton ne fund te faqes ke “Ruani ndryshimet” me te kuqe.

Cfare emri ka ky buton qe fshika llogarine, kete me thuaj te lutem shume.

Ka emrin “Fshi llogarine”. Nese nuk e ke, mendoj qe duhet te lajmerosh @peshku per kete.

Pikerisht aty duhet te jete. Nese nuk e ke butonin, mund te jete nje problem i faqes. Une s’kam llogari tjeter ketu qe te mund ta shoh vete. Nese mundesh, bashkengjit nje screenshot.

Jo nuk e kam nje buton te tille (Fshi llogarine) fare. Dyshoj se as te tjere nuk e kane, perndryshe do kish nderhyre dikush deri tani me ndonje pergjigje pozitive…

Nese po thua qe eshte vetem nje problem i konfigurimit te faqes, kjo eshte e kuptueshme.
E kam parasysh sesi ne fillim @peshku u perpoq ne ndertimin e saj, dhe kerkoi ndihmen e anetareve per ta provuar, dhe permiresuar sipas nevojave tona.

po i shkruaj per kete & do t’i bashkangjit screenshot-in.

Why u guys doni me vra veten?? Kete fshi llogarine mbaj mend se ku e kam pare… ne fillimet e peshkut te ri…s’e kujtoj ne c’vend, por e kam pare.

ej cuna,po kete opsionin qe te duken ata qe jane online,eshte muncia me e gadit ?

butoni ‘Kthehu Mbrapa’ (scroll down) i papare per funsionet e shtuara (informacionin)
Bravo!

PPU ka probleme me skriptet e shumta që aplikon, aq sa shkakton rregullisht bllokim (ngrirje të përkohshme) të Firefox-it. Dy faqe të tjera shqiptare që njihen se shkaktojnë të njëjtat probleme janë Tema dhe Balkanweb. Për këto dy të fundit ka edhe ankesa të nëndheshme se ngarkesat me skripte i përdorin për të vjedhur info mbi identitetin e vizitorëve. Akuza të njëjta ka pasur edhe për gazetën online Sot, për s’jam vizitor i saj, ndaj s’di çfarë të them ndonjë gjë për të. Në vlen kjo edhe për PPU, nuk di ta them, por di të them se sjellja e PPU në bllokimin e Firefox-it është e njëjtë me të dy sajteve të tjera. Gjendja “Firefox is not responding” është e njëjtë në të gjitha situatat.

A e ke Firefox te vjeter? Cilin version ke? (A persor edhe plugine per firefox?)

Persa i perket te dhenave, ne nuk ruajme asgje te vecante nga te dhenat e perdoruesve. Kemi vetem nje tracking atandrd me google analytics, sa per te patur ca statistika mbi numrin e vizitoreve.

Firefox-i që përdor përditësohet rregullisht me versionin më të fundit, ndërsa shtojcat e instaluara janë pak dhe vetëm për ta thjeshtuar punën për kërkesat e mia, pa ndikim në shfletimin e sajteve. Problemi qëndron tek faqja juaj, jo tek Firefox-i. Sajtet që bllokojnë Firefox-in janë shumë të pakta )flas për sajtet që vizitoj unë dhe jo ç’ka interneti mbarë). Shumica e këtyre sajteve janë shqiptare dhe duket ashiqare që janë të ngarkuara me skripte. Natyrisht, as faqja juaj, as sajtet e tjera nuk paraqesin problem, po të eksperimentosh një instalim Firefox-i me shtojcën Noscript - problemet dhe bllokimet zhduken si me magji, por bjerr funksionaliteti i faqeve

Sistemi qe Peshku perdor eshte i rende ne JavaScript. Quhet Discourse, dhe kodi eshte i gjithi open source. Nuk besoj te kete mangesi me firefox, prandaj te pyeta edhe per versionet dhe pluginet e firefoxit tend. PPU nuk e bllokon Firefox fare, s’kemi pse ta bllokojme.