Meta kërkon "Qeveri të besimit"

Një ditë pas darkës duket se peshku i Pazarit të ri nuk i ka plotësuar shijet politike të Ilir Metës dhe LSI-së. Mediat komentuan se takimi ishte i tensionuar por i suksesshëm, por nuk duket kështu. Meta, në emër të LSI-së efektivisht ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit. “Qeveria e besimit” për të cilën flet Meta, do ishte e kryesuar nga dikush që nuk quhet Edi Rama. Në deklaratën e sotme Meta ka kërkuar plotësimin e të gjitha kushteve të PD-së, si kusht për koalicion me PS-në.

“LSI deklaron se vendi ka nevojë për një qeveri të besimit, për zgjedhje të gjithëpranuara nga të gjithë, që do të garantojë mospërfshijen e administratës në zgjedhje, sidomos policisë së shtetit, garantimin e luftës kundër drogës dhe çdo përpjekjeje kriminale për përfshirje në zgjedhje. Reforma zgjedhore është një kusht i domosdoshëm për realizimin e një gare zgjedhore me kushte të barabarta”, tha ai. Kryeministri nuk ka komentuar ende zhvillimet e sotme, ai ndodhet në një vizitë zyrtare në Malin e zi.

Nenkupton me Qeveri Besimi nje Qeveri me pjesmarrje te gjere nga te gjitha Partite Parlamentare ku Kryeministrin ta kete LSI , Idrizi ka rene dakord meqerallafi.

Deklarata e radhes (pending): Shqiperia s’e ka luksin te kete per kryeminister dike qe s’ka besimin e Shtepise se Bardhe.

" Rama dhe Meta dakordesojne paktin per nje mandat te dyte "
Po me kte ca do bohet Blendo .

Do kene pire shume mbreme, kane kujtuar se jane marre vesh. :joy:

1 Like

Po pra, 4 vete me dy shishe vere , jane bere tape :))

Aq dobet? Pffffff. Ej, po kush e rrejti Topin?

Si gjithmone , Vilajet Qyrku , mire qe nuk tha qe Meta ka ngel me barre :))

E cfare rendesie ka se cfare thote z. Meta. Amerikani cfare thote, kjo po qe eshte e rendesishme.

Kush Amerikan mo kozi , ai qe ishte turp per kombin Amerikan te zgjidhej President ?

Po, le ta shikojme qe ishte turp apo nder te zgjidhej president.

Po jo mo kozi se nuk e shohim as une as ti ate pune , e ka pare lideri i MODH i rilindjes Ed nallonja ket pune .

Rama e Meta dakordësojnë paktin për një mandat të dytë :stuck_out_tongue_winking_eye:

jo se ky oshte nonje burre i mire por mbase e ka kuptu se Rama eshte bo si ajo kerrma qe i largohen te gjithe

E bene karagjoz fare kapo , jo se nuk ka qene po kete rradhe e bene lolo fare , si klloun duket :))

hahaha nderkohe me PDhistat me syte nga qielli luten …

Mesa duket e vetmja genjeshter qe do i dale si e vertete Rames, eshte ajo qe tha ne 1Prill, qe po pergatitemi per qeveri teknike, qe Ilir Meta e quan “besimi”.:joy:

Gjynaf, iku dhe Edvin Kristaqi vetem me nje mandat, do na marri malli per batuta.

E paska vulos Z. Basha kete pune me Z. Trump.:wink:

Dhelper meta. Po e loz bukur. Po sja futi ky rames, ska kush ja fut