Meta kërkon "Qeveri të besimit"

Or vllai jon Pjer, a ha pykë apo jo?

Nuk më interesojnë shifrat që ti, si gjel i ngrefur, jep majtas djathtas për të tërhequr vemendjen e galerisë së spektatorëve që zgurdullojnë sytë nga admirimi, duke bërë gjoja sikur kanë kuptuar diçka.
Nuk dua as gjojna specifike ( siç i quan ti).

Unë të bëj vetëm dy pyetje:

  1. e para, përgjigja e të cilës është me “po” ose "jo:
  • a ke parashtruar një program të tërë me 29 pika “Për një shtet Social”?

M’u përgjigj të lutem!

  1. Nê se “po”, a e ke shifruar këtë program?
    Ndryshe, sa mijra , miliona apo miliarda euro do t’i duheshin “Kryeministrit” Pjer (në vit - përgjatë sa vitesh) për ta vënë në jetë këtë Program?

Po e përsëris, nuk më interesojnë se ku do t’i gjesh këto pare, cilat janë burimet e të ardhurave të tua etj… etj…
A je në gjendje me më dhon’ nji shifër?

" …Unë të bëj vetëm dy pyetje:

  1. e para, përgjigja e të cilës është me “po” ose "jo:
  • a ke parashtruar një program të tërë me 29 pika “Për një shtet Social”?.."

Po.

" …2) Nê se “po”, a e ke shifruar këtë program?
Ndryshe, sa mijra , miliona apo miliarda euro do t’i duheshin “Kryeministrit” Pjer (në vit - përgjatë sa vitesh) për ta vënë në jetë këtë Program?
Po e përsëris, nuk më interesojnë se ku do t’i gjesh këto pare, cilat janë burimet e të ardhurave të tua etj… etj…
A je në gjendje me më dhon’ nji shifër?.."

Ne boten perendimore, investohen me miliona euro, dollare, etj, ne armatim, ne prodhimin e bombes berdhamore, ne energjine nga atomi, ne autostrada, ne ura gjigande, ne tynele, metro, ne proteza dhembesh e kembesh, ne kerkime shkencore, etj. Tani po te bej une nje pyetje; Si investohet ne to, kush jane mekanizmat levizes per projekte kaq gjigande. Une i di, mos ma merr per mburrje te lutem, se kjo eshte puna ime, fusha ime.
Pergjigjia e kesaj pyetje, sqaron te tere edhe botkuptimin e kerkesen tende.

E qartë si ujët e kthjellët të Lumit të Tiranës, Pjer.
Dhe mendoj, jo vetëm për mua por edhe për të gjithë ata që e kanë ndjekur këtë shkëmbim:
ekonomisti Pjer është në gjendje të hartojë programe 29 pikshe, të predikojë se si bëhen investimet (dhe po të citoj):

njeh në majë të gishtave (po të citoj rishtas):

por nuk është në gjendje të japë qoftë edhe një shifër të vetme lidhur me paret që duhen për të vënë në jetë Programin e tij të Shekullit “Për një Shtet Social”.
Dikur, në kohën e qepës, ekonomistët (të lartë por edhe ata të mesëm) ndaheshin në dy kategori: ata të Planit dhe ata të Financës ( troç: ata që merreshin me llafe dhe ata që merreshin me shifra).

Ve bast, që ti Pjer ke qenë planovik!

P.S: stadi më i lartë i ekonomistave ishin politekonomët. Shembulli më i përkryer i tyre ka qenë i ndjeri Gramoz Pashko i cili, para se të përfundonte në teoricien i ekonomisë së Tregut dhe frymëzues i “Rrafshit Zero” të ekonomisë demokratike shqiptare, ish bërë Doktor i Shkencave Ekonomike (të lutem!) me një tezë mbi “Krizat dhe ndryshimet strukturore në ekonominë botërore - vitet 70’ - 80’” - ndryshe: si do të shembej kapitalizmi nga krizat!

I nderuar, gjer me tani -fatkeqesisht- nuk kam punuar as edhe nje ore apo dite ne shtet apo qeveri, megjith deshiren e madhe qe kam. Dikur, aty nga vitet e para te demokracise, Ligori me tregoi tek Bibloteka Qendrore tek Pallati i Kultures, nje nga ekonomistet e medhenj te socializmit, Yllin, nje burre plak, ne pension.

  • Ky bente ato planet e medhaja 5-vjeçare,- me tha Ligori.
  • Ou, qenka interesante,- i thashe,- pa ta njoh pak,- dhe u afruam. E pershendeti Ligori, e aty perfitova te hyj ne biseda ekonomike me Yllin. Te them te drejte, ai mund te ishte burre i shkelqyer, por nga makro-ekonomia ishte pertoke. Lere qe per investimet nepermjet aseteve, as ia kishte idene fare.
    Keshtu qe i dashur, te me krahasosh me ata ekonomistet qe punonin ne Komitetin Qendror apo Kryeministri, me ofendon. Edhe te me krahasosh me te ndjerin Gramoz, me ofendon, se ai as nga ekonomia politike (qe thua ti) nuk mirrte vesh. Biseden me te, e kam te permbledhur me ca rreshta tek Intervista e VQ.
    Tani meqe kerkon nje shifer, per ke pike e ke llafin?
    Ajo shifra prej 300-400 milion euro ne vit, nuk tu duk bindese.
    Ti thua;
    " … Pyetje 1, sa fëmijë nga 0-21 vjeç i bie të kompensosh, sa nëna shtatzane nga 1-9 muajshe egzistojnë në natyrën e qetë shqiptare?.."
    Aq sa femije, shkojne ne shkolle, sepse pagesa per femijet 6-7 vjeç e siper do behet mbi bazen e regjistrave te shkolles. Pra shkon ne shkolle, merr parate, 50% bono e 50% leke, Per ata qe sapo lindin e deri sa shkojne ne shkolle, po 50% bono e 50% leke, por ne dy tarifa, tarifa sociali per familjet e varfera e tarif normale per ata qe nuk jane ne nevoje. Tarifen e socialit e kam parashikuar pak me te larte nga tarifa normale, ku nese femija me tarif sociali do marri 15 euro ne muaj, ai me tarif normale do marri 10 euro ne muaj.
    Normalisht, shume pyetje, gjera specifike, kisha deshire ti pergjigjem ne Intervisten e Mijvjeçarit qe e kam lene me shume ketu. Keshtu qe, mblidhi pyetjet, beji te qarta, e kur te vij Intervista e Mijvjeçarit, mi dergo.

Mendja…mendja eshte gje e madhe!

1 Like

Nuk e di per ty Pjero po ne te tjeret nuk besoj se do jemi gjalle ne vitin 3001.

hidhi gropes pjer se ppu ketu eshte nuk ka ku shkon.

Gjembo, keto emertimet, Mijvjeçarit, Shekullit, Madhe, jane thjesht per shaka, per nje çik pompozitet, por jo ta marresh seriozisht :blush:

xixe, po pres ankese-pergjigjen tende, kam qysh dje qe te dergova ca sqarime (te pjeseshme kuptohet).

O Pjer,

Je bo si Shaban Qosja - Hunderri,
edhe kur nuk të pyesin, je ti që fillon grricesh: e pra, pse nuk po m’shani?

1 Like

Po per temen, nuk kishe noi gjo me thone.

" … - Natyrisht, - e pashe qe biseda po futej ne veshtersi, mu kujtua Ylli, ekonomisti i KQ te PPSH apo me sakte i E.Hoxhes, te cilin ma kish prezantuar tek Bibloteka Qendrore, Ligori, ne kohen e Buall Mavrise si President, " Ky eshte ai mavria qe pregatiste ter materialet per planet 5 vjeçare, dhe ia jepte E.Hoxhes, shih si eshte katandis", me pat thene Ligori (Grigor Zaharia), gje qe me kish intriguar ta testoja ate ekonomist. Me prezantoi Ligori, dhe fillova muhabetin me Yllin, ekonomistin e socializmit, ai nuk e dinte qe une po e testoja, dhe aty kuptova se ai ishte shabllon, per ate ekzistonin formulat e gateshme matematikore, por jo se si te investohej nepermjet aseteve, kambialeve, riblerjes se produktit, obligacioneve te ndryshme, nje sere burimeve te brendeshme siç quheshin. Ai ishte i nje shkolle shum te vjeter. Megjithate vazhdova biseden me Lizandrin, - natyrisht, po ne mund tu japim njerzeve kestin e pare nga regjistrimi i nje pjese te aseteve kombetare qe kemi, apo nga regjistrimi i paketave te CO2 …"

Prill 2013 , lexoje te ter tregimin, po kishe deshire, 500-600 komente.

http://arkivi.peshkupauje.com/2013/04/edhe-njehere-mbi-parapergatitje-per-misionin-e-0

http://arkivi.peshkupauje.com/2013/04/edhe-njehere-mbi-parapergatitje-per-misionin-e-02