Midis Amerikës dhe Gjermanisë gjërat po ndryshojnë, për keq

Gjermania ka qënë për Shtetet e Bashkuara njëri ndër aleatët më të besueshëm qysh nga mbarimi i luftës së dytë botërore. E anasjellta është gjithashtu e vërtetë, teksa Gjermania e ka parë Amerikën si aleatin më të rëndësishëm në botë, dhe një mik ku mund të mbështetej. Por gjërat nuk janë më si më parë. Udhëtimin në Europë, zoti Trump e ka quajtur të vështirë por të suksesshëm. Ndërsa Merkel nga ana e saj u tha mbështetësve në një takim elektoral se “kohët kur mund të mbështeteshim plotësisht tek të tjerët kanë ikur”, me shumë gjasa, e kishte fjalën për Shtetet e Bashkuara, dhe Britaninë.

Presidenti Trump ka lajmëruar se këto ditë do të shpallë tërheqjen (apo jo) të ShBA-ve nga Marrëveshja e Parisit, e cila arriti dakordësinë e mbi 200 vendeve për të luftuar ndryshimet klimaterike. Ndjekësit e politikës amerikane thonë se vendimi është marrë tanimë dhe Trump vetëm po pret ta njoftojë - ShBA do dalë nga marrëveshja arkitekte e së cilës ishte ajo vetë. Ky mund të ishte hapi i parë i madh drejt kthimit nga vetja si filozofi pushteti, “America First”. Gjermanët i shohin këto lëvizje si heqje dorë nga roli i liderit dhe garantuesit të rendit global, që ShBA ka mbajtur gjithë këto dekada.

Trump ka qënë shumë kritik ndaj Europianëve, gjatë fushatës, por edhe gjatë vizitës. Gjermaninë e ka quajtur “të keqe, shumë të keqe” kur fliste për surpluset e saj tregtare, dhe nuk i ka kursyer kritikat ndaj vendeve të për mosshpenzimin e 2% të PPB-së kombëtare për ushtrinë, NATO-n. Gjermania nga ana e saj ka premtuar se do ta arrijë pragun e kërkuar deri në vitin 2024. Kjo është veçanërisht e vështirë në Gjermani, ku publiku e sheh me shumë skepticizëm militarizimin, për shkak të historisë.

Me pak fjalë, aleatët e shkëlqyer deri dje, nuk janë më në të njëjtat kushte. Gjërat po ndryshojnë midis ShBA-ve, Gjermanisë dhe vendeve të tjera perendimore, të cilat deri dje përfaqësonin një pol të bashkuar vlerash humane dhe demokratike. Bota nuk është më ajo e pak viteve më parë, ku Shtetet e Bashkuara udhëhiqnin dhe të tjerët ndiqnin. Për momentin duket si një ecje e paorganizuar, ku ca shkojnë në njërin drejtim, dhe të tjerët në një tjetër.

Prurja më e mire tek peshku. Prej muajsh!

Drejt luftes - mund te permblidhet ndryshe, e gjitha kjo.
Nuk eshte rastesi qe deklaraten e saj Merkel e beri pergjate nje feste birre bavareze, nje simbol i gjalle gjerman!

Nga ana tjeter, Sigmar Gabriel, ministri i jashtem, e tha edhe me shkoqitur:

“Cdokush qe pershpejton ndryshimet klimatike dhe redukton mbrojtjen e ambjentit, qe shet gjithe e me shume arme ne zonat e konflikteve e qe nuk do qe konfliktet fetare te zgjidhen politikisht, vë ne rrezik paqen ne Europe.
Politika aktuale amerikane eshte ne kundershtim me interesat europiane”

Nga ana tjeter tjeter, Merkel sapo priti kryeministrin e 1.2 miljard frymëve, dmth Modi-n e Indise : nese kontratat e kembimit te lire firmosen midis dy vendeve, GDP-ja gjermane do rritet me 4.6 miljarde €. Marshalla

Nga ana tjeter tjeter tjeter, ekipi qeverises i francezit Macron eshte më gjermanofili qe mund te kete patur Franca: kryeministri aktual e ka kaluar rinine ne Bon dhe minstrja e Mbrojtjes, gjermonofone 100 karat; minsitrin e ekonomise e therrasin shpesh “zemer-gjermani”. E te tjera e te tjera. Ekipi i Macron punon vecse drejt forcimit te motorit franko-gjerman.

Trump i ka kuptuar fare mire te gjitha keto; Twitteri i tij e provon kete
https://twitter.com/realDonaldTrump/status/869503804307275776

Shkurt : te gjithe, nga te gjitha anet, bejne nga nje hap suplementar drejt luftes. Asaj imperialiste. Qe eshte karateristika nr 1 e kapitalizmes

Ta gezojme !

jo, jo, ta gezojme ne komunistet, sepse klasiket m-l kane thene qe lufta imperialiste shndrrohet ne lufte te proletariatit kunder borgjezise rentiere, kapitalizmit, bankave etj.

Vetem te filloje lufta, po do ja qime nonen filonazistit Macron qe e kane vene bankat ne krye te vendit!

2 Likes

Nuk mund te kete lufte mes Amerikes dhe Europes pasi jane shume te nderlidhura me njera tjetren…
Juve qe predikoni Apokalipasin ngjani me ata majtistet europiane qe predikonin te njejten gje kur erdhi Reagan ne Shtepine e Bardhe.
Trump thjesht po kerkon ate qe Bush e Obama e kane kerkuar me diplomaci:qe aleatet te japin pjesen e tyre ne NATO dhe te zbatojne vendimin qe moren bashkarisht ne 2014 per 2%.

Trumpi po i shpall lufte te gjitheve ne te njejten kohe dhe pa qene nevoja. Lufte me Kinen, Korene, Europen, Kanadane, Meksiken. Duke dashur te mbyll problemet (politike dhe ekonomike) e brendshme me preteksin se fajin e kane te tjeret ( skizofren egocentrik) ai po pershpejton renien e mbreterimit amerikan ne bote. Renie qe per fat te keq filloi me GWB, vazhdoi me sukses te plote per 8 vjet nga BO dhe ky i fundit ne 6 muaj po ia kalon te dyve ne dobesimin e USA-ve.

1 Like

Per fat te keq?
Po juve ne Europe keni kohe qe na cani koken qe doni ti beni gjerat pa SHBA.
Tani keni rast te tregoni sa te forte jeni…
Trump ka shume te drejte ne ato qe kerkon dhe po perpiqet te korrigjoje pa aftesine e para ardheve ne berjen e marreveshjeve duke futur ketu ate te Klimes ne Paris,ku Amerikes i kerkohet te ule CO2 ne 2025 ndersa Kines dhe Indise ne 2035…aq me teper qe Kina nuk lejon te kontrollohet dhe cdo gje qe marrim, eshte ajo qe thote qeveria kineze qe besoj se te gjithe e dime qe genjen per cdo gje.

Apo “kalova lumin, … kalin”.

Merkel sapo priti kryeministrin e 1.5 miliarde banoreve ne fakt.

Trumpit i mungon nje arme prej guri ne dore…nga ato te paleolitit, per te kompletuar figuren e tij prej shpellari. Une nuk e kuptoj sa injorant duhet me qene me shqiptu nje fjali te tille “Germans are bad, very bad”, emisioni i perrallave per femije. Nje president qe te heq zarin vetem nga fjalite qe prodhon, kushedi ca mundimi duhet te jete per aleatet te ulen e te bisedojne me te…eshte kaq idiot…shif qendrimin ne foto njehere…Amerika me kete ne krye, o Zot…kaloji shpejt 4 vjet.

5 Likes

Ku ka per t’i mbush kater vjet ky gomari. Ja po ia gjejne anen pak nga pak. Ishalla eshte zevendesi i ketij i hajrit thuaj, megjithese me keq se ky zor se behet.

1 Like

Keshtu eshte kur teprohet me demokracine, qellon qe edhe idiote ne politike te drejtojne vendin. E keqja eshte se ky vend eshte me i madhi ne bote per fuqine ekonomiko-ushtarake.

Problemi me demokracine eshte se votojne turmat, dhe se politikanet shpesh marrin vendime populiste per perfitime afatshkurtra, thjesht se per t’u zgjedhur pas tre muajsh, dhe pasojat afatgjata te atyre vendimeve ua lene pasardhesve. Pas meje, qameti le te behet.

gjermania o si shpirt

Ke te drejte se 2024 do edhe 7 vjet ne fakt…
Trumpit ti rruajne bythen se ka me vete tere amerikanet e ndershem.

Koha e kuraverve dhe baxhellave te Washingtonit,New Yorkut,Hollivudit dhe San Franciscos mori fund ne mengjesin e 9 Nentorit 2016.
Vetem kur i shikon qe po qanin live ne tv,them se kemi votuar kandidatin e duhur.
Boll tallen bythen me kete popull per 30 vjet me rradhe.

keshtu foli dikush qe ish betuar se vota e tij do i shkonte H. Clinton

2 Likes

A je I sigurte se Trump nuk tallet me ty ?

palvata 2.0 i trumpit ?

Ky nuk eshte problem personal i Trump-it, apo Merkel-it apo … . Ata perfaqesojne dikë, ose më sakte, disa.

Ky eshte problem sistemik.

Kapitalizmi niset nga principi i konkurences (competition). Kjo eshte alfa. Qe nga ky moment, vetem disa arrijne t’ja dalin, duke i zhytur te tjeret (ose duke i blere). Ne menyre te paevitueshme krijohen monopole te reja (sipas cikleve), por vetem disa vende arrijne te marrin nje pozicion dominues ne ekonomine boterore.

Problemi eshte se ekonomia kapitaliste, duan apo nuk duan disa, ka per ligj te saj te brendshem TRPF-në, uljen tendeciale te perqindjes se perfitimit dhe per rrejdhoje, monopolet e vendeve dominuese behen gjithe e me shume agresivë, sa ne planin e brendshem, aq dhe te jashtem, gje qe korrespondon me levizje fashiste ne planin e brendshem dhe lufte, ne planin e jashtem.
Nga ana tjeter, ky proces i forcimit te monopoleve shoqerohet me zhvillimin e forcave prodhuese e per pasoje, lehtesimin e jetes ne rrafshin material, i cili perfiton nga hovi i zgjatur i zhvillimit teknologjik. Njerezit sot, ne cilindo vend te botes, nuk jetojne si ne shek XIX : te gjithe perfitojme nga zhvillimi teknologjik, sidmos ne fusha si mjeksia dhe informatika.

Hovi i ekonomise kapitaliste sigurisht qe ka zbehur procesin revolucionar, ne ate pike qe vete ideja e revolucionit te duket pothuaj e pamundur. Nga ana tjeter, njerezit, ne pergjithesi, nuk besojne se lufta eshte e paevitueshme : besojne se ajo mund te evitohet (peshku eshte nje nga provat), duke u kthyer ne aktorë pasivë ose në romantikë qe kritikojne ‘oligarkine’, te plotfuqishmit, dominuesit.

Por ky refuzim, me ndergjgje ose pa ndergjegje i revolucionit eshte i vlefshem per sa kohe kapitalizmi propozon dicka! Por kur atij i shterin propozimet? Po kur ai propozon vetem luften si zgjidhje?
Uniteti (fronti) popullor behet i paevitueshem, gjithmone permes nje forme demokratike, duke u kthyer ne te vetmen zgjidhje. Revolucioni lind pikerisht nga ky terren demokratik, nga kundershtimi qe ai i ben kunder-revolucionit (te cilin e propozon fashizmi dhe lufta).

Trumpi perdor kete discourse qe te jete sa me afer elektoratit te tij, njerez pa njerezillek, harbuter e injorante, delenxhinj e dallkauk, e mbi te gjitha qenie qe jane kunder interesave te tyre themeltare te mbijeteses, qe nuk duan as femijet e tyre …qe po rriten ne nje amerike te helmuar nga produkte te pakontrolluara e nga nje ndotje mjedisore marramendese.
Trumpi di te flase me mire se kaq por flet per te frymezuar kafshet qe e kane votuar.