“Miss Peregrine’s Home For Peculiar Children” ose: Magjia e humbur e Tim Burton-it

E kam patur kete ndjesi edhe kur pata parë “Dark Shadows, filmin e tij te parafundit: Tim Burton-it ka filluar ti shterroje përroi i frymezimit te tij prej magjistari. Dhe u bene jo pak, por 3-4 filma (”Liza ne boten e cudirave“, “Dark Shadows”, “Big Eyes”) qe më kane lene kete pershtypje.

http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2016/10/12/miss-peregrines-home-for-peculiar-children-ose-magjia-e-humbur-e-tim-burton-it/

fakti qe filmat e fundit te Tim Burtonit jane te gjithe adaptime kinematografike veprash letrare.

Ndersa ne nje gazete (te dores se trete) lista e librave te vjeshtes thuajse 50% ishin tituj perdorur per skenare filmi sivjet, ky ketu perfshire.

Kjo puna e ketyre të talentuarve të kinemase:

Po shikoja para pak ditesh nje nga filmat e parë të Coppola-s (regjizorit të Kumbarit apo Apocalypse Now) : THE RAIN PEOPLE. Eshte filmi i katert i tij, realizuar në 1969.
Pure poetry !! Ta keshilloj nxehtesisht ta gjesh e ta shohesh (do e vija number One në nje top-10 të filmave të regjizorit, edhe pse jam fans absolut i “Rusty James”, po aq poetik!!). Dhe po mendoja : c’te semes ka patur Coppola qe, pasi realizon nje film kaq të mrekullueshem, kaq ‘pure cinema’, kaq ‘pure poetry’, disa vite më pas i futet realizimit të Kumbareve apo Drakulave, filma puro-romaneske dhe totalisht banale ne krahasim me nje margaritar si “The Rain People” ??
Njesoj dhe puna e Tim Burton qe s’ka c’ben dhe adapton romanet e fundit bestseller qe dalin në USA (Peregrine), nga frika se mos nuk “realizon planin”.

Veshtire, shume e veshtire të rilindesh artistikisht. Por edhe TA QEPËSH, e veshtire u dukerka. Dhe po flasim për artiste qe e kanë provuar talentin e tyre tashme, ok?

Stalkeri (i filmit) paralajmeron per plakjen e ngurtesimin te vetes, vs. dobesise qe ruan fleksibilitetin.
Korrelacioni ‘moshe’ dhe ‘ngurtesim’ duhet te jete nje nga konceptet e struktures shoqerore, sic plot te tjera, qe lypsin vigjilence konstante, por qe per pertese, i pranojme si te dhena njehere e pergjithmone, them une. Titulli u bookmark, sh. flm.

Jo jo, nuk eshte vetem pune moshe. Coppola eshte ‘dorezuar’ shume heret, pothuaj në kulm të aktivitetit të tij. Biles kjo më kujton faktin se Godard ka folur GJITHMONE mirë për të (ja ka njohur gjithmone meritat e asaj qe Coppola i ka dhene kinemase), gjithe duke e thumbuar me shakà e duke i kujtuar ‘pasionin’ qe i lindi papritur për vreshtarine
:grin:

:wink:

atehere varet nga njeriu … ?

“…when in 1975 he purchased the former home and adjoining vineyard of Gustave Niebaum in Rutherford, California using proceeds from the first movie in the Godfather trilogy…”

E paska bere anapolla, me fondet e filmit ka blere vreshtat

çik megaloman Coppola por shtttt :stuck_out_tongue_closed_eyes:

Shih “The Rain People” dhe harroi të tjerat

1 Like

The Rain People ish UNBELIEVABLE :astonished: :heart:
Pak tituj nga Coppola kisha (Conversation, Apocalypse now, Peggy Sue got married, Kumbari) por te kam parasysh kur permend megallomanine e tij, Filmi gjendet ne net. S’ka falenderim mjaftueshem kur njofton per tituj keshtu.:smile:

1 Like

Ahahahha, qenka në YouTube !!!

Do ulem ndonje diten të bej nje liste me filmat të mirë USA të viteve 70 (fund i viteve '60, fillimi i viteve 70). Ajo eshte dhe periudha e arte e kinemase amerikane edhe pse, dicka kam pas shkrujt tashme ketu : http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2013/09/17/iv-vitet-70-tentativa-e-fundit-e-quajtur-new-hollywood-rradikalizem-identitar-ne-europe-e-gjetke-dhe-fundi-i-kinemase/

ps: ti me duket e ke parë “The effect of the gamma rays on man-in-the-moon marigolds” ?

po , e kam pare. Ka lidhje?

Staker edhe une po mendoja sa i madh The Rain People consideruar vitin. Disa tituj dhe regjisore i kerkova menjehere.
Te lutem ulu shkruaj per ne…

Ka ‘lidhje’ se eshte po aq i mirë sa The Rain Poeple :slight_smile:

1 Like

ke te drejte, me vonese une… Ky nuk ishte ne titujt qe mendova dje, por duhet te jete nga me te miret, ne mos me i miri, i tille.

Nga shkrimet me te mira e te medha lexuar ne kinoditar. Edhe shume didaktik, i nevojshem per ke niset hyn ne kinemane ndryshe.

Obsession (De Palma)
Annie Hall (Woody Allen)
Sisters (De Palma)
Days of Heaven (Terrence Malick)
Norma Rae (Martin Rit
Midnight Cowboy (John Schlesinger)
Sleuth (Joseph Mankievitz)
Husbands (Cassavetes)
Minnie & Moskowitz (Casavetes)
American Gigolo ( Paul Shreider)
The Beguiled (Don Siegel) :heart_eyes:
Five Easy Pieces (Bob Rafelson) :heart_eyes::heart_eyes:

pak kam pare nga kjo liste , nr. 2, 4, 6, 10. Te gjitthe 10☆ me perjashtim te American Jigolo - madje prej kesaj e shmanga tani afer kur e shfaqi tv, te kembim te nje titulli tjeter. Por eshte pare para eres se re :grinning: dmth para asaj te kinemase (ashtu sic dhe Kumbaro i Coppolas) keshtu qe mbase s’quhen si te shikuar…

Per Cassavetes, dje, mendova Faces, 1968. Gjithashtu m’u kujtua Breezy, i Eastwood, 1973 (sigurisht rekomanduar nga ty)

Shkruajta c’me erdhen në mendje. Sigurisht qe duhet të kem harruar (por disa të tjere janë tek “filmat e viteve 70”)

Po lista e filmave te 70 kujtoj ka qene e gjate. (Akoma ka tituj qe s’i kam pare.)Por besoj edhe sepse ka tituj europiane te medhenj te perfshire. Ajo eshte nje liste e mrekullueshme, parajsa vete :smile:
Liste reference

Meqe pe “The Rain People”: sikur qofte dhe skenarisht, filmi eshte i mrekullueshem (zaten, permbajtja (skenari) nuk eshte vecse forme (mizaskene) dhe anasjelltas) :
SPOILER
Po të kish qene nje regjizor tjeter cinik në vend te Coppola-s (e qe automatikisht do bente nje film qe shpesh e quajme të keq) do bente nje film në të cilin, do ishte heroi kryesor ai qe do vriste dike (jam i sigurt qe pak minutat para se të mbaron filmi, ti vete e ke menduar nje mbyllje të tille - une po), sepse drejt nje mbylljeje të tille shkojne, në dukje, gjerat. Por jo! Jo vetem qe nuk eshte ai qe shtien, POR perkundrazi, SPOILER - eshte ai qe vdes. Pse? Po sepse Coppola do qe të dale në të tjera shtigje (e jo thjesht në nje histori banale vrasjeje - ‘shtigjet’ e tjera ku do të dale Coppola kanë të bejne mbi të gjitha me heroinen kryesore dhe historine e saj :wink: )

po , as une nuk mendova se futbollisti vdes. Po shpresoja goxha per nje fund pozitiv per heroin & heroinen.
Vdekja ne fund erdhi e papritur dhe me duket eshte ajo qe te godet, dhe te ben te rimendosh te teren, perse po behet ky film.
Dhe kur e rimendon, del ashtu sic thua ti, Coppola ka dashur te flase per tjeter gje, momentet e jetes se Natalise, problemet e se ciles i ngre me te madhe si film.
Eshte nje film i bukur e delikat si petale.

(Une bera hile meqe filmi eshte me pjese ne jutube dhe s’e ndoqa sipas rradhes por:5,3, 4,5,6,7,1,2,3.
Falje per vonesen se ketu isha qysh 5 min. te mesazhit, por eshte me mire te merret koha qe t’i dal para ndonje keqleximi se ashtu s’komunikohet.)

Ahahaha, i paske bere nje tjeter montazh filmit :laughing: