Ej ! Jemi në luftë civile !

Kam vite që shkruaj e them , me zuri gjuha lesh: jemi në lufte civile ! Një luftë e nisur ne vitin 1943 por që nuk ka mbaruar akoma madje është bere me e fortë me sofistikuar , here e ngrohte e here e ftohte ajoi shfaqet hera herës ne të gjithë përmasën dhe egërsinë e saje dhe sakate janë si gjithnjë ta qe e nisën , komunistet shqiptar me një urrejtje e frike bashke. Urrejtje klasore ndaj kundërshtarëve të tyre politike të gjallë e te vdekur dhe fike po nga ata për shkak të humbjes së pushtetit .
Viti 1992 në se do të ishte menaxhuar për se mbari mund te kishte qene fillimi i fundit të kësaj lufte por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu , përpjekja jonë , shansi ynë për ti dhënë fund luftës civile 70 vjeçare u shpërdorua ,u sabotua u dogj dhe serish përgjegjës për ketë janë komunistet të vjetër e të rinj .Në besuan se ata mund të reformoheshin dhe të hiqnin dorë nga qëllimet mjetet dhe metodat e tyre kriminale ,por jo .Ujku qimen e ndërron po zakonin se harron, Sot 25 vjet me vonë ne e shohim veten serish te kërcënuar nga komunizmi dhe vazhdimësia e tij politike juridike e gjenetike .
Vrasësit janë kthyer në krye të shtetit pasi kane grabitur e marre për 25 vjet pasuritë e pronat e këtij vendi , ketij populli . Tani kanë rifilluar revanshin në të gjitha aspektet. Po shkatërrojnë edhe shenjet e fundit të nacionalizmit e anti-komunizmit m çdo shenje nacionalizmi e patriotizmi . Po demonstrojnë rilindjen e tyre me portrete te diktatorit ne përkujtimet e krimeve te tyre kundër popullit e kombit të te vet. Eterit e mbetur gjalle dhe bijtë e tyre tani kanë dalë hapur ne qëllimet dhe veprimet e tyre, Shqiptaret ata qe kane sy te shikojnë e vesh të dëgjojnë besoj se nuk kane me nevoje për fakte e prova qe lufta civile vazhdon.
Të gjithë janë ne rrezik edhe ata qe për shume arsye nuk e pranojnë realitetin nuk reagojnë edhe ata qe kane frike ta bëjnë një gjë të tillë . Askush nuk shpëton dot nga komunizmi dhe barbaria e tij . 45 vjet te sundimit de jure te tyre janë te mjaftueshme kushdo ta kuptoje mire se çfarë e pret. Ata janë kthyer serish . Ne fakt këtu kanë qenë por ne nuk i kemi pare , nuk kemi dashur ti shohim apo nuk na kane lenë ti shohim . Tani janë ata qe dalin hapur qe duan qe ne te tjerët ti shohim mire qe janë po ata te 70 viteve me pare , me veprimet e tyre revanshiste ne parlament qeveri , Peze apo Vermosh. Ata po vijnë me te njëjtën egërsi , te njëjtat objektiva , kundër te njëjtit armik , popullit e kombit të te tyre, një lloj si ne vitin 1945 .
Çështja tani nuk janë ata por me pala tjetër. Do te reagojmë te gjithë bashkë apo do rrimë e te bëjmë sehir deri sa e keqja te na vije ne derën tonë. Vërtet kemi humbur luftën 70 vjeçare por kemi fituar çështjen por kjo nuk mjafton , prandaj beteja siç po e shohim vazhdon . Në kemi humbur jo për shkak te tyre por për fajin tone , Fisnikërinë tonë, moralin tonë, dashurinë tone për këtë vend . komb e popull na e kanë marrë gjithnjë për dobësi. Faji jone eshte se ne i kemi llogaritur edhe komunistet si shqiptar por ata nuk kane e nuk duan atdhe e as komb . Duan vetëm pushtetin. Ne harruam që… derri do plumb . Beteja jonë është e qartë dhe ka gjithmonë te njëjtat palë : Ca shqiptarë qe shkrin pasurinë e jetët e tyre për të bërë Shqipërinë dhe ca te tjerë që kanë shkrirë e po shkrinë Shqipërinë për te bërë pasurinë e tyre ! Fakti që qe deri “luftën” kanë fituar këta të fundit nuk do te thotë qe ne te kapitullojmë përfundimisht. Ne , pala “e humbur” : Jemi te gjëshëm të dalim sërish para ,togave te pushkatimit , te përfundojme burgjeve apo kampeve te internimit, apo jo ?! Në se jo reagoni tani që nesër të mos jetë shumë vonë. Mblidheni mendjen ! Mos besoni rrenat me përallën e vjeter të “lugës se floririt “që sot servilët si demokraci , rilndje e perspektive perëndimore. Destinacini si në 1945 është serish Jugosllavia qe do te thjote diktatura .
Ej zgjohuni ! Jemi në luftë civile !
N.Cika