Na ishin njëherë Vikingët

Vetem nje gomar kujton se di se çfar kane kuptuar te tjeret (121 shikime deri tani) pa folur njeri, ose duke fol si ne kafene kamarjerit (20 komente)!

Ca lidhje kane 120 shikimet , me te kuptuarin e temes ?

Sa tema ka ketu qe numri i shkimeve i kalon 10-20 here numrin e komenteve, po nejse ti faleminderit se na rrite numrin e komenteve, se te tjeret si ti me siper te gjithe e kuptuan temen…Pastaj c’ke prit njehere,se sa jane zgjuar peshqit amerikano-veriore :wink:

Çer leshin ka me kuptu ktu? Ti je i lobit çifut shqiptar dhe paguhesh per te urryer myslimanet! Kaq eshte kuptimi, t’bofshin mire ato pare!

Duhet te presim Muç Nanon te jape kushtrimin :grinning:

Pyetje nga salla: sa here ka qene autori ne Suedi (bashke me korentin) dhe sa gjate keni jetuar atje?

Te hidhedh ne sulm kur nuk ke argumenta dinjitoze per diskutimin eshte rrugezgjidhja me e thjeshte, e frikacakeve …

Ne rradhe te pare se di per cilin korent e ke fjalen, ne rradhe te dyte pse duhet domosdoshmerisht te jetojme ne Suedi per te sjelle nje lajm/opionion ketu ?!

Ato cfare jane shkruar si kam shpikur une, jane lajme dhe fakte , une thjeshte i parashtrova per diskutim.

kur s’ke pare je frikacak, kur ke pare behesh trim!

çfar diskutimi do te bej me ty o katunarteleskop? Per çfar te diskutojme, qe nje loqe eshte ambasador dhe nuk kthehet ne vend te vet? Kjo nuk ka ndodh as ne kohe te komunizmit, ne asnje vend, asnjehere! Kjo eshte katastrofe e logjikes, detyres, bon sensit, pergjegjsise, e fut brenda gjithe fjalorin po deshe! Kjo eshte per ku ku mi nane! Ti do me diskutu! Ti je me keq se ku kuja e nanes se ambasadorit! Edhe Mosadi paska mor fund me t’tana, i harxho paret kot!

Po une prandaj e solla , se eshte rast i vecante e ia vlen te diskutohet per njerez qe i shtjellojne gjerat me tej…

Bote e lire i moth, peshku s’eshte me norma e kuota ,nese se shef te arsyeshme te diskutosh e mjaftohesh me ‘ku ku mi nane’ je i lire te vazhdosh.

Por edhe diskutimin mos e degrado se nuk i ploteson parametrat e “intelektit e shijeve te tua dyfelore” :wink:

Vazhdo o anti-simite , anti-franxholle delusional , te ishte ashtu si thua ti kujton se do kisha kohe te merrem me peshkun…ncncnc :joy:

ti perveç te tjerave, nuk ke as ndjenjen e humorit!

ta kam lene ty rolin e palacos …

ne teresi shkrimi pervec 2 paragrafeve te fundit te gjitha jane fakte dhe lajme qe kane dale kohe pas kohe , te bashkuara per te perforcuar idene e shkrimit.

Pra ti ke mbledhur copeza lajmesh nga nuk e di ku (zakonisht duhet permendur burimi) te mbeshtjella me opinionin tend te tipit “Të pafuqishëm ndaj kriminelëve,ekstremistëve forcat e policisë Suedeze sot nuk janë në gjëndje të mbrojnë as veten dhe jo më qytetet dhe qytetarët për të cilët shërbejnë. Të pambështetur nga klasa politike,nën petkun e frikës së etiketës së racizmit sot nuk është cudi që disa lagjie e blloqe banimi të caktuara janë klasifikuar si zona të paprekshme nga policia.” Apo dhe kjo eshte pjese e lajmit? se me poshte thua

Ato cfare jane shkruar si kam shpikur une, jane lajme dhe fakte , une thjeshte i parashtrova per diskutim.

Si mund te diskutojme per nje vend ku as kemi qene ndonjehere bazuar vetem ne cfare mund te lexojme diku? Per ta bere me te kuptueshem: nese ti apo ndonje tjeter do te jepnit opinion per demokracine apo shoqerine amerikane bazuar thjesht ne cfare lexon ne psh Breitbart (apo ne krahu tjeter ne Occupy Democrats a ku di une), apo Liveleak sic bente njeri ketu, une do te qeshja me te madhe.

Ne mos gaboj edhe ti je nje nga ata qe na akuzoni neve emigranteve te qelbur qe nuk mund te flasim per Shqiperine kur s’jetojme atje. Pavaresisht se ne kemi shume me teper lidhje me Shqiperine se c’mund te kesh ti me Suedine apo Amerikene se kemi lindur e rritur atje, kemi familje atje, vijme per vizita, flasim gjuhen, shohim dhe lexojme media te ndryshme, etj. etj.

Nuk po dua te zgjatem se e di qe je i zgjuar sa te kuptosh cfare po perpiqem te them.

1 Like

E kam sqaruar qe ne fillim , tek komenti i Xixes qe 4 paragrafet e pare jane lajmi aktual mbi amabasadorin, pjesa tjeter jane lajme te nderthurura sipas opinionit e interpretimit tim per ti shtuar ngjyre diskutimit,ambasadori eshte shkendija e temes…

Nuk kuptova asgje me teper se te erdhi shansi te hakmerresh per akuzat tona ndaj juve emigranteve,por gjithesesi ka ndryshime, une te kjo teme vetem i kam cekur ceshtjet e temat e nxehta te diskutimit , s’po i jap mend Suedezeve ,
thjeshte i meshiroj nga larg :stuck_out_tongue:

Ka dallim niveli i diskutimit , kur flisni ju mbi Shqiperine e hallet e Shqiperise , e mbi kete teme qe flet per te ardhmen e gjeopolitikes evropiane.

Hakan Juholt ambasador i ri i Suedisë në Islandë
në intervistën e tij të fundit pranë të përditshmes suedeze “Svenska Dagbladet” - mua si burim me duket emri i gazetes origjinale, per te tjerat qe jane suplementare s’do i sillja te gjitha nje nga nje se s’me pelqen roli i tellallit me “google translate” si shumica ketu :wink:

Rrallë herë kam parë një shkrim kaq tendencioz, për të mos thënë keqdashës. Shembulli vetë i “fake writing”.
Nuk po mundohem të dal aspak në mbrojtje të suedezëve, paçka se që nga titulli (e vetmja gjë “origjinale”) dhe deri në fjalën e fundit, autori hiqet sikur po ju qan hallin - në mos po tall bythën me ta. Bëhet fjalë thjesht për PPU dhe lexuesit e saj që duhen respektuar edhe informuar - dhe jo nëpërkëmbur!

Kështu, e thënë ndryshe, ky autori ynë tejkqyrës ka çepkatur diku një copë teksti - 4 paragrafë nga një burim lajmi (jo “Svenska Dagbladet” por - The Local) dhe shgënjimin e ambasadorit Juholt lidhur me çmontimin e demokracisë suedeze, e cila sipas tij po zëvëndësohet nga një qeverisje ekspertësh, na e shet si dështimin e politikave ndaj valës migruese - pasi e mbështjell këtë lloj bifteku me njê kontorno nga vehtja e vet, me formulë origjinale - pak eksploziv, një grusht me bomba artizanale, ca lagje të pakontrollueshme nga policia dhe nja 200.000 rrefugjatë myslimanë!

Kështu është kur e vrojton Suedinë me teleskop nga larg, ndërkohë që duhet mikroskopi për të analizuar shkarjen teknokratike që ka zëvendësuar social-demokracinë tradicionale.

P.S: i propozoj autorin të fshijë mirë lentet e syzeve para se të kqyrë edhe një herë foton origjinale të “Svenska Dagbladet”. Bën vaki që është kjo e uruar foto që i ka dhënë atij idenë e shkrimit.
Pasi, edhe me sy duket se ajo rradha e gjatë e njerëzve rreth-e-rrotull pellgut s’ka të bëjë aspak me rrefugjatët myslimanë që po mundohen të kalojnë Balltikun me këmbë për të çatisur në Suedi.

2 Likes

Foton origjinale e kam pare shume mire qe jane ne site gejzerash diku ne Islande e jo rradhe refugjatesh pa merak, dhe nuk u nisa nga foto thjeshte kjo foto mu duk me interesante se ajo rrugeve me sfonde flamujsh e birrarish :wink:

Nese per ty nuk ka nderlidhje midis situates aktuale ne Suedi me faktin se si po e perceptojne dhe trajtojne ata multikulturalizmin deri ne ate pike saqe jane gati te hedhin poshte dhe historine e rraces se tyre per hir te trendit liberal , atehere dakort , je ne rregull e pranoj qe mund te jete tendencioz si shkrim.

“Tendenca” nuk i hedh poshte faktet dhe lajmet, do kisha dashur ta kisha zgjatur me tej shkrimin e te plotesohej panorama , po mesa duket qenkam nxituar. Hall te zgjatesh , e hall ta lesh pergjysme i thone ketij muhabeti :thinking:
Por ne peshk eshte e sigurte , sido e cfaredo qe te shkruash ,do dale dikush kunder …

Une teleskopin kam ne dore, ju qe keni mikroskopet e jeni ndoshta te fushes se psikologjise e shkencave politike mund te jepni pikepamjet personale mbi aktualitetin Suedez , une jam thjeshte “fake news” apo jo :stuck_out_tongue:

Mund te japesh shembull se ku e ka thene kete? Me cfare kam lexuar deri tani, Merkel vazhdon ta mbroje nismen e saj.

Sputniku eshte fake news i puntinkes mo

1 Like

Keto me kapi dora nga shpejtesia se aq shume jane

O Teleskop,

S’e kam zakon të dal kundër shkrimeve që dalin në PPU - bile po ta kesh vënë re, s’e kam zakon as edhe të komentoj para-mbrapa sikundër shumë të tjerë…
Por ky ishte një rast unikal, që s’mund të lihej pas dore.

Thjesht, për t’i dhënë një horizont këtij debati:

  • hajde-dé - trendi liberal suedez paska tradhtuar principet kombëtare dhe i ka shitur lëkurën multikulturalizmit… por Mbretin Carl XVI Gustaf ç’mizë e paska pickuar?