Nese afati i fundit i regjistrimit te partive politike prane KQZ per zgjedhjet e qershorit ka skaduar te premten e kaluar date 10 mars 2017, a ka ndonje shans per PD te regjistrohet nese i mbushet mendja?

Gjith ankth e gjith merak qeke mooo :smile:

Po kemi qe ne 1912 duke qeverisur sipas motos "ngrehu njeri e bjeri tjetrit ".

  1. Zgjedhjet i organizon dhe menaxhon KQZ-ja. Vetem ajo eshte organi legjitim.
  2. Nuk kemi krize parlamentare, pra mungese shumice qe te kalohet ne nje qeveri me baze te gjere, apo teknike apo ku di une.
  3. Edhe nese Rama ta zeme jep doreheqjen si kryeminister, partite e pozites caktojne propozojne nje kryeminister tjeter per te drejtuar shteti.
  4. Jane mbi 1 milion votues qe kane votuar kete koialicion per ti qeverisur per 4 vjet dhe ata, pra pozita nuk mund te tallet me elektoratin e saj.
    Dhe se fundmi, a di ti te me thuash se cilat jane mekanizmat ligjore per krijimin e nje qeverie teknike, ne kushtet kur kemi nje shumice solide?

Me shume do ti qe te tallet Opozita me 1 milion votat e Rilindjes mo Kozi ?

Kot thashe une, se mu duket shume te sigurte qe i fitoni zgjedhjet. Po, keni shume arsye per mos ta leshuar pushtetin, por gojet e keqija thone qe arsyeja kryesore eshte se mos perfundoni ne burg, megjithese per kete ju akuzoni opoziten.

i bera nje shtese komentit te mesiperm. Mos perto dhe me jep nje pergjigje se dukesh qe je profesionist.

Po or patjeter, cfare pergjigje te duhet?

pergjigje teknike, jo politike.

Ska mekanizma ligjore per kete, duhet vetem vullnet politik per te konkuruar ndershem.

Epo nese nuk ka, dmth nuk eshte e nevojshme. Dhe dalim aty ku thashe une qe ne fillim, se KQZ-ja eshte organi legjitim per organizimin e zgjedhjeve dhe jo qeveria.

Le te te shkruaj, si e mendoj une kete pune. Nese do beheshin zgjedhje te ndershme dhe pa ndikime te jashtme, une mendoj se koalicioni i tanishem fitonte perseri, per dy arsye, e para fanatizmi i elektoratit te tyre, e dyta makina e propagandes shume efikase e se majtes, qe mbahet dhe me zellin e militanteve te saj. Nga ana tjeter, elektorati i PDse permban nje pjese te mire njerezish, qe ju mbetet qejfi si ato vajzat tekanjose dhe qe do votonin prape pet pd-ne jo me heret se 8 vjete nga humbja e pushtetit. Vetem qe diferenca mes dy kampeve, eshte e vogel . Prandaj Ed dhe Ilir ustai e perziejne pak gjellen me me shume ereza, gjate zgjedhjeve qe te dale shija qe duan ata.

1 Like

Ti po thua qe… te hapen kutite?

2 Likes

Pas zgjedhjeve

Vota eshte e fshehte, nuk e dallon dot nese eshte jotja.

Shume te trashe keta dhemokratet me ne krye ket kokrren e debilit Lulit. Ec aty Rama I more dhe 4vjet, e ne vazhdim.

PD ne 97 nuk ishte ne gjendje te bente fushate ne gjysmen e vendit e prape mori pjese ne zgjedhje , njohu rezultatin e fitoi 35% te votave.

Po pse pd-ja, duhet te hyj ne zgjedhje me kete disavantazh te madh, kur mañipulimi eshte thuajse i sigurte. Edhe nese vete Pd-ja mund ta kete bere kete ne te shkuaren, ka ardhur koha qe kjo te ndryshoje. Ne fund te fundit nese e doni me domosdo ate, mbajeni dhe 4 vjete deri sa te diskretitoheni fare, por zgjedhje fasade sduhet te kete.

1 Like

PD ne 1997 u detyrua te njihte rezultatin qe te gjithe e dime ishte i manipuluar.
Jo se ndryshoi fituesi se PS do ti fitonte ato zgjedhje por ne Vloren me 60 mije banore PS merr 90 mije vota,sikur nuk besohet.
Sa per gjendjen e sotme jam i sigurte qe koalicioni i sotem i fiton pasi ka parate e hashashit ne dore
Ka median komplet ne anen e saj
Gjate qeverisjes se majte jane kujdesur te largojne elektoratin e PD jashte shtetit.
Kete rradhe qeveria Rama largoi me hir a me pahir 150 mije shqiptare shumica derrmuese votues te PD-se.shtoi ketu 500 mije qe u larguan 1997-2005 ,bene qe PD kaloje nga force e pare ne 1992 ne force te dyte.

Greva e PD eshte nje perpjekje e deshperuar per te nxjerre ne pah keto probleme,thjesht perdorin terminologji tjeter.

Une mendoj qe PD do te beje mire te bojkotoje keto zgjedhje te shitura,dhe ndoshta ne 2021 te marre pjese.

Nuk ka arsye qe PD te beje dhune.Thjesht do te jete mire qe PS te mos kete me pretekste per qeverisjen skandaloze te tyre.
Se deri tani po ankohen se i pengon PD kur PS ka mbi 90 mandate dhe kalon cdo ligj qe i do qefi.

Lul Berisha u lirua,Hakmarrja per Drejtesi u lirua,po behet gati lirimi i Aldo Bares,Izet Haxhise dhe Zan Caushit.
Juve ju duken normale keto gjera…ata skane per te punuar per PD por per PS dhe juve e dini shume mire por beni sikur nuk e shikoni se nuk ju leverdis.
Gjate 2017-2021 si te jete si te mos jete PD ne Parlament bandat e kuqe do te bejne terror qe te largohen edhe ata qe kane mbetur jashte vendit,dhe do tja hedhin fajin PD-se.
PD ben mire te mos marre pjese ne kete maskarde.
Ne fund te fundit po behet gati edhe skenari per ta nxjerre PD-ne jashte ligjit,qe eshte piksynimi i mazhorances se sotme,per ta zevendesuar me opoziten e emeruar te Bamir Topit dhe Spartak Ngjeles,sic bene gjate legjistatures 1997-2001.

Cila eshte zgjidhja?Nuk e di!

Ky lloj presumption e vjedhjes se zgjedhjeve eshte njelloj si Te akuzoc dike per vjedhje a vrasje pa e kryer ende ate lloj krimi. Mejtimi im qe prej 1997 eshte se shqipot nuku Jane Te afte Te vetqeverisen eduhen vene nen nje KKN .